Gazeta "ODRIE" NR.48

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70



Gazeta “Odrie” 48 Në këtë numër:

1. Trungjet familjare të Labovës

2. Djemtë e Karjanit.

3. Jeta është histori

4. Letër e labovitit Dhimo Nika

5. Një intelektual i mençur e përparimtar

6. Pushteti nuk ka bërë asgjë për Labovën

7. Djemte me ”peshe“ te Odries

8. Shkolla e Labovës nuk vdes kurrë

9. Të dhëna gjeopolitike të Labovës

10. Veprimtari model e Leklit, analize konkrete
       e Kryesise se Shoqates sone

11. Te pa thena per Zhapen

12. Selenica vlerëson kontributin e Lekëliotëve

13. Kisha e Profetit ILIA

14. Ku ka rrjedhur do pikoje. Nga Keno NOTI

 

 

 

 
1.
Trungjet familjare të Labovës
Sipas librit “Rrugët e jetës më shpien në Labovë”, të Thanas Hodës
TRUNGJET FAMILJARE TË LABOVËS

1. AVULI     24.GJIKDHIMA   47.LOLI         70.PANI                  93.SHANI
2. BEJA       25.GJINUSHI     48.LLOGO      71.PAPAJANI            94.SHARGANI
3. BEQO      26.GJOKGJIN1   49.LLUKANI    72.PAPAVANGJELI     95.SHOSHI
4. BEZHANI  27.GJONI          50.MALO        73.PALLASHI           96.TOLA
5. BIRCE     28.HAXHIU        51.MARA        74.PECANI              97.TOTI
6. BULO      29.HILA             52.MATI        75.PELLI                 98.TURO
7. ÇAM1      30.HODA           53.MEÇI        76.PIPERI               99.THANASI
8. CIKO      31.JARAKU         54.MEKSI       77.POGA                100.THANO
9. ÇUMENI   32.KACI            55.MELEQI      78.PORODINI         101.THOMARI
10.CAKA      33.KALLUCI       56.MËKSHI     79.POSTJERI           102.VASILI
11.ÇAPI       34.KARAJANI     57.MËRTIRI    80.PRIFTI              103.VELI
12.ÇEKANI    35.KOÇI           58.MIHA         81.PURI                104.VESHKA
13.ÇIÇI        36.KOKOLI       59.MIHALI      82.QENDRO            105.VODA
14.ÇUÇURI   37.KOLETA        60.MISHTO    83.QIRKO               106.XHAVARA
15.DEÇKA     38.KONOMI       61.MUÇI        84.RAMI                 107.XHORRI
16.DEDULI    39.KONDILI       62.MURAITI   85.REXHI
17.DILO       40.KOSTA          63MUSARI     86.SAFI
18.DISHO     41.KOZMAI        64.NARI        87.SEVI
19.DUKA       42.KULI            65.NIC A       88.SINO
20.DHIMA     43.KUSHGJINI    66.NIKA        89.SOPIQOTI
21.GOXHI     44.KUTRA          67.NOÇKA     90.STAVRI
22.GJERGJI   45.LANE             68.NOTI        91.STEFANI
23.GJIKA      46.LEKA             69.PANA.JOTI 92.STOJA



2. Djemtë e Karjanit.

DJEMTË E KARJANIT E KANË  KTHYER  FYTYREN  NGA FSHATI

                                                                                          - Reportazh

Në datën 23 gusht të këtij viti, ndërmora një udhëtim në Lunxhëri. Kur arrita aty, ndjeva se jehona e dy ngjarjeve të atyre ditëve nuk ishte shuar akoma: E para, ishte festa e rikonstruksionit të sheshit të Nokovës, më datën 14 gusht dhe, e dyta, festa tradicionale e 65-vjetorit të krijimit të batalionit "Misto Mame", në datën 17 gusht, në lëndinat e njohura të Shën Todhrit.

Pata shumë dëshirë që të isha pjesëmarrës në to, si shumë lunxhiotë, por arsye objektive më penguan. Megjithatë, ato i ndoqa në distance dhe pata kënaqësinë që u zhvilluan me sukses të plotë, si dhe me një pjesëmarrje të gjerë.

Me këtë rast, dua të përgëzoj e falënderoj organizatorët e tyre. Në mënyrë të veçantë, kryetarin e komunës së Lunxhërisë, zotin Ilia Kuro, i cili ishte nismëtar dhe organizator kryesor i këtyre dy evenimenteve mbresëlënëse, duke vënë ne dispozicion të tyre edhe fondet e  nevojshme.

Por mendoj se do të ishte akoma më mirë, sikur këto dy ngjarje të ishin bashkuar në një ditë të vetme. Kjo dhe për faktin se në vitin 1952, sheshi i Nokoves ishte vendi kur u festua për herë të parë krijimi i batalionit "Misto Mame", gjë që u realizua në mënyrë madhështore, me pjesëmarrjen jo vetem te lunxhioteve, por edhe të banorëve të Rrëzës, libohovitëve e gjirokastritëve, sepse batalioni në fjalë u krijua mbi bazën e katër çetave partizane, që shtriheshin në këto hapësira.

Ndoshta do të ishte me vend që edhe në të ardhmen të vazhdohet kjo tradite dhe Sheshi i Nokoves, që është qendër e Lunxhërisë, të quhet: "Sheshi i Festave të Lunxhërise", për çka duhet të shprehen e vendosin këshillat, si ai i Komunës së Lunxhërise, ashtu dhe ata të  Odries, Antigonesë dhe Libohovës.

Në Karjan, në familjen e Vasil Vasit, ishin dy arsye të forta që  u bënë shkak për vajtjen time atje:  Perkujtimorja e dajkos, Sofo Vasit, me rastin e tre vjetorit të ndarjes se tij nga jeta dhe, pas tri ditësh, një rast gëzimi: pagëzimi i djalit te Vasil dhe Flora Vasit, Adrianit.

Në varreza, bashkë me buqetat me lule, u derdhën edhe kujtime e lot. Pastaj, në një drekë të shtruar me këtë rast, ishin mbledhur fëmijët, nipërit e mbesat, madje, edhe stërnipër e stërmbesa të Sofos e nënë Talos, të ardhur enkas edhe nga Greqia. Gota e parë ishte në kujtim të Sofos së paharruar dhe unë gjeta rastin aty të përcillja mesazhin që vlerat e larta morale e shoqërore të Sofo Vasit të trashëgohen edhe nga pasardhësit e tij.

Ceremonia e pagëzimit ishte parashikuar të zhvillohej aty në kishën e Shën e Prëmtes, në fshati. Por mungesa e një prifti dhe e mjeteve teë nevojshme për nj ritual të tillë shumë të rëndësishëm, e spostuan atë në kishën e Gjirokastres. Nuni, Sotir Vasi (xhaxhai i djalit që do të pagëzohej) dhe nunesha Nica, ishin në  krye të kësaj ceremonie të bukur.

Vazhdimi i saj do te ishte nje darke e shtruar, ku mezet me mish te pjekur qengji, birra e ftohtë dhe rakia "Moskat", e shoqëruar me këngë e valle në atë freski te këndshme vere atje ne taracën e bukur, e bënë edhe më të këndshëm këtë eveniment të veçantë.

Zakone e tradita të bukura janë këto të treves sonë.. Në to,  njerëzit mblidhen për të ndare midis tyre, sipas rastit, dhimbjet dhe gëzimet, por dhe për t'u takuar e çmallur, veçanërisht në  kushtet e sotme, kur jetojmë larg njëri-tjetrit.

Në ato ditë,  përjetova edhe njeh rast të veçantë e të gëzueshëm. Disa djem të ardhur nga Greqia në Karjan: Vezir Skënderi, Nardi Lena e Sotir Vasi, së bashku me Kane Mersinin e Vasil Vasin, organizuan një darkë shoqërore, aty në lokalin e Flora e Vasil Vasit. Në këtë darkë,  më ftuan edhe mua. Nuk kish kenaqësi me te madhe që të isha në atë shoqëri, aq rinore e gazmore, ku m'u duk edhe mua vetja i ri.

Por, më tepër se kjo, kënaqësinë e ndjeva në ato biseda aq të ngrohta dhe në ato projekte të bukura e plot fantazi që ata djem shpalosnin për sot e për të ardhmen. M'u bë zemra mal kur dëgjova Vezirin, i cili tha se me prodhimet e sivjetme të mishit që kish, po siguron aq të ardhura, sa në Greqi nuk i arrinte kurrë. Prandaj kam vendosur, vazhdoi ai, që të kthehem përfundimisht në fshat. Boll u rropatëm si punëtore në Greqi. Këtu do të jem zot në punën time.

Bisedën e vazhdoi më tej Nardi, i cili tregoi se, me fitimet e realizuara në Greqi, kishte nisur të hidhte hapat e para të krijimit të një biznesi fitimprurës. Aty në Karjan, së bashku me vjehrrin e tij, Vasil Vasi, po krijojnë një qendër të rritjes e mbarështimit të derrit. Për këtë qellim, ata kane hedhur themelet dhe kane shtruar platformën mbi te cilën do ngrihen së shpejti kapanonet ose stallat me anekset përkatëse, si dhe kanë shpurë edhe ujin me tubacione të posaçme, aq i nevojshëm për këtë lloj aktiviteti.

Por dhe unë,  nisi te thoshte Sotiri, gjate viteve qe po punoj ne Korfuz, me të ardhurat që kam siguruar atje, bleva një sipërfaqe trualli në bregdetin e qytetit të Sarandës. Kam menduar disa variante se ç'mund të bëj me të. Por, një gjë është e sigurt, se diçka do të realizoj.

Shembull nxitës në këtë drejtim është ai i Vasil Vasit, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, Florën, pasi punuan disa vjet ne Greqi, u kthyen ne Karjan dhe, me ato te ardhura qe siguruan, bënë disa investime. Në fillim, blenë një furgon. Më pas, hapën një dyqan me artikuj të konsumit të gjerë. Pas kësaj, hapën edhe një lokal dhe, pasi blenë edhe një traktor, paralelisht me bizneset e sipërme, iu kthyen edhe punimit të tokës. Djali i tyre, Adriani, krahas ndjekjes së shkollës mekanike në Gjirokastër, i është përveshur edhe punimit të tokës. Dhe, a e dini se çfarë prodhimesh kanë siguruar këtë vit? Jo vetëm disa dhjetëra kuintalë  rrush, me të cilat sigurojnë një sasi jo të vogël rakie e vere për treg, por morën edhe 60 kuintalë grurë, 80 kuintalë  patate, si dhe disa kuintalë pjeper.

Sot në Karjan, djemtë karjanjotë po ndërtojnë shtëpi të reja. Vila të vërteta kanë ngritur Andrea Kutra, Kane Mersini, Leto Kutra, Landi Krisafi, Petrit Vasi, etj. Kjo tregon se djemtë karjanjotë po e kthejnë tytyrën nga fshati. Karjani, me klimën, tokën dhe ujin e bollshëm që ka, ësht një fshat i begatë. Si i tillë, ai iu sjell karjanjotëve që punojnë atje, një begati të vërtetë.



3. Jeta është histori

APOSTOL DUKA

                                                                     Jeta është histori

 

                                                                                         - Shkruar sipas kujtimeve të Mitro Anastasit.

 

Jeta është histori. Është histori, që e shoqëron njeriun që në ditën e parë të lindjes së tij dhe deri sa ikën nga kjo jetë. Por ajo, në të gjitha rastet, duhet qëmtuar e mbledhur me kujdes, ndryshe të rrëshqet nga duart, ikën, fluturon, deri sa vjen një ditë që të vërtetat e jetës shndërrohen në gjysmë të vërteta dhe mjegullohen e humbin nëpër kohë.

Kështu më ka ndodhur mua me Vitori Rrapin, nusen e bukur të baba Mitros. Ajo erdhi një ditë befasisht në Rrapaj, në atë shtëpinë e thjeshtë me dritare nga lindja dhe derë nga veriu, me kopshtin e lulëzuar me pemë nga duar punëtore. Dhe ajo shtëpi atdhetare njerëzish të guximshëm e luftëtarë, për të cilët ka folur e do të flasë historia, sikur mori një dritë të re.

Vito! Zanë, jetë, ëndërr... Sa i shkonte për shtat ky emër! Në fshat i thoshin Labovite, ndërsa ne të vegjlit e thërrisnim mama. Ajo ishte një grua me shtat të lartë e të lezetshëm, të drejtë si selvi, me flokët gështenjë, gërshetat e të cilëve i arrinin deri në mes, me fytyrën të bardhë e të rrumbullakët, me vetullat të harkuara e qerpikët e gjatë, që iu bënin hije dy syve të shkruar bojë qielli, gjithmonë e qeshur dhe e shëndetshme dhe kjo i jepte asaj një nur e bukuri të rrallë.

Fjala e kursyer dhe urtësia, dashuria për njerëzit, respekti i natyrshëm për të afërmit dhe banorët e fshatit, të qenët e dashur dhe punëtore, një amvisë e shkëlqyer dhe pastërtore, kultura dhe edukata e lindur dhe e natyrshme, - këto ishin disa nga cilësitë e veçanta të nënë Vitorisë. Nuk dinte kurrë të grindej, as të shante ose të fyente ndokënd. Përkundrazi, shpirti i saj prirej gjithnjë drejt paqes dhe harmonisë njerëzore; iu largohej sherreve dhe mundohej t'i shuante ato, duke u shprehur me humor: "More, po përse zihen këta njerëz kështu?!... Mos kanë për të ndarë çifligjet, xhanëm?..."

Vitoria me baba Mitron lindën katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, Janon, Vangjelin, Hajdhon dhe Gathon. Më shumë, s'kishte ç'i duhej një familjeje të thjeshtë fshatare për të qenë e lumtur sipas mënyrës së saj. Por shumë shpejt kjo lumturi e brishtë do të vihej para sprovash të vështira. Baba Mitrua, një nga pjesëmarrësit aktivë të luftës së vitit 1920 në Vlorë, si dhe një nga fanolistët dhe demokratët më të flaktë të kohës në anët tona, u detyrua të emigronte në Argjentinë, sepse rrezikohej nga regjimi i asaj kohe.

Në një nga vajtjeardhjet e tij të rralla prej rrugëve të kurbetit, baba Mitrua e mori Janon, djalin e madh, me vete. Kishte ndër mend të merrte më vonë edhe Vitorinë me fëmijët e tjerë, por kjo nuk mund të bëhej hë për hë, sepse Vitorisë i duhej të kujdesej edhe për prindërit e tij të moshuar. Pastaj erdhi lufta dhe rrugët e gjata jashtë vendit u bënë pothuajse të pamundura, deri sa u mbyllën fare.

Me sa mbaj mend, baba Mitrua u kthye përfundimisht në fshat aty nga fundi i viteve pesëdhjetë ose fillimi i viteve gjashtëdhjetë, por vitet e moshës dhe punët e rënda të kurbetit e kishin lodhur e plakur aq shumë, sa që vetëm simbolikisht mund të quhej si i zoti i shtëpisë. Kështu, në Rrapaj, bashkë me joshën time, domethënë gjyshen e Vangjelit dhe mama Viton, u shtua edhe një tjetër i moshuar. Dhe jo një i moshuar dosido, por një burrë i shquar si Mitro Rrapi, i cili ishte një atdhetar i madh dhe kishte lidhje të shumta pothuajse në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Dhe ja ku vijmë përsëri tek historia. Të gjitha fjalët që thashë më lart, janë plotësisht të merituara. Ato dalin nga zemra, për të qenë ndër kujtimet më të dashura të fëmijërisë e rinisë sime. Por ato janë njëkohësisht edhe fjalë të zakonshme, me të cilat mund të hapet e të mbyllet një shkrim i thjeshtë për gazetën. Ato mund të thuhen edhe për shumë e shumë nga bashkëfshatarët tanë dhe prapë nuk përbëjnë histori. Atëherë çfarë, cila është e veçanta që do ta shndërronte këtë shkrim në një grimcë historie?...

E kam të vështirë t'i jap një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Por besoj se e veçanta qëndron pikërisht tek origjina e nënë Vitorisë. Asaj, i thoshin në Humelicë LABOVITJA dhe ne të miturit e mbiquanim MAMA, duke e veçuar natyrshëm ndër të tjerat, por mbiemri i saj i vajzërisë ishte VAJA. Dhe ky mbiemër të thotë diçka, ai të kujton menjëherë Thanas Vajën e lavdishëm nga Lekli, bashkëpunëtorin më të afërt, më trim dhe më besnik të Ali pashë Tepelenës. A kishte nënë Vitoria lidhje me këtë fis të famshëm, a ishte babai i saj nip e stërnip i atyre kapedanëve të dëgjuar, me aq shumë bëma e histori? Sigurisht që kishte, mamaja e thoshte shpesh me modesti një gjë të tillë, por se si e çfarë, nuk e mësova kurrë. Gjithnjë nëpër vite, mendoja se kisha mjaft kohë për t'i mësuar të gjitha, se nënë Vitoria aty ishte; mund të ulesha e të bisedoja në çdo kohë me të, të mbaja shënime dhe t'i shkruaja gjërat hollësisht. Madje mund të pyesja shumë mirë edhe baba Mitron, sepse ai nuk mund të mos e dinte nga ç' derë vinte nusja e tij e bukur. Për fat të keq, me atë shkujdesjen e pafalshme të shumicës së shqiptarëve, këtë nuk e bëra asnjëherë dhe ja ku jemi sot. Nënë Vitoria dhe baba Mitrua nuk janë më, gjithçka tani gati ka humbur, është tretur e ka mbetur larg nëpër mjegullën e viteve.

Tjetër: Mbiemri i vajzërisë së nënës së Vitori Rrapit ishte STOJA. Kisha dëgjuar shpesh se nga Labova ishte një kapedan i famshëm, një Spiro Stoja, që i këndoheshin këngë: "Kush e bëri proto fora, / Lule, more Spiro Stoja, / Kapedan Spiro Labova..." Sigurisht, kjo lidhje krushqie midis dy dyerve të famshme kapedanësh, nuk ishte dhe nuk mund të ishte e rastit. Kjo është e kuptueshme, po më tej, 

 ç' mund të thuhet akoma? Sa e afërt ishte Vitoria me Spiro Stojën, nëna e saj ishte e bija, apo mbesa e tij? Më tej, përse familja Vaja nuk banonte në Lekël, por në Labovë? Mos vallë ndonjë pinjoll i këtij fisi kishte ardhur dhëndër brenda në fisin Stoja, apo kishte Vajaj edhe në Labovë, siç ka ndodhur rëndom midis këtyre dy fshatrave? Edhe për këto pyetje, nuk mora kurrë përgjigje, për fat të keq.

Por, më në fund, nuk mora përgjigje edhe për pyetjen më të zakonshme: "Përse Vitori Vaja u martua pikërisht në Humelicë, pikërisht me Mitro Rrapin dhe jo me ndonjë tjetër?..." Ajo ishte një vajzë e bukur, e rritur me pekule në një derë të pasur e të dëgjuar, dora e saj kërkohej natyrshëm nga shumë djem e burra të zot të krahinës së Rrëzës. Vajajt nuk mund të bënin një krushqi e aq, martesa e Vitorisë nuk mund të ishte e zakonshme; ajo duhej të ishte në përputhje me origjinën dhe rangun e tyre dhe kjo do të thotë se edhe fisi i Rrapajve në Humelicë nuk ishte aq i zakonshëm, përderisa mund të merrte nuse nga një derë kapedanësh.

Më tej akoma: Kur fëmijët u rritën e u bënë  për martesë, nënë Vitoria bëri dy zgjedhje që vetëm të rastit nuk mund të jenë. Hajdhon e martoi me Jano Zhapën, i cili vinte nga një fis që origjinën  e tij të lashtë e kishte nga Labova. Babai i tij e kishte emrin Vangjel, njëlloj si ai bamirësi i madh, që e bëri Labovën e tij me emër ndoshta në të gjithë botën. Mos është kjo një rastësi? Nuk i dihet. Edhe Vangjelin, djalin e dytë, nënë Vitoria e martoi gjithashtu me një vajzë nga fisi Zhapa. Babai i saj e kishte emrin Koço - Kostandin domethënë, njëlloj si bamirësi tjetër i madh nga Labova   - dhe këtu përjashtohet çdo lloj rastësie.

Tani është vonë, shumë vonë. Jetët janë shuar, historia fle kushedi në ç'arkiva të Turqisë e Greqisë dhe neve s'na mbetet, veçse të merremi me ato pak grimca që mbajmë mend dhe të bëjmë atë pyetjen e përhershme retorike: "Përse?!... Përse?!..."



4. Letër e labovitit Dhimo Nika

Letër e labovitit Dhimo Nika, me banim në USA

 

      New York March 29,   I980

 

Dërgon: Dhimo Nika                           Mer: Sofokli Duka

1150 Grand Concoursw                           Albturizëm

Bronx, New York, 10456                           Elbasan

USA                                                Albania

N

I Dashuri Shoke dhe Djali im Sofokli

Te pershendetem. Gezohem qe letra te te gjej me shendet te plotë e mire. Me kete letër po plotesoj fiset e Laboves,qe deri ne ditet e mia,dhe ketu neve labovitet themi akoma Çetë e Madhe dhe Çete e Vogel. Sipas regjistrimit te kadastres, Kuçuk Labova,  si thuej Labova tone,qe te ndryshonte nga Bylyuk Labove, Labove e Madhe se kishte 100 hane. (HIXHRI 855 TARIHLI. SURET-I DEFTER-I SANCAK-I ARVANID) KESHTU SHKRUAN REGJISTRIMI: Ez Tahvil-i Hamza PasamuZ Arvanid'e Vardiklarinda Muzaf Edip Vermisler, Kapu'da da Musellem Dutup Verildi, Tahriren ffRebi'ilahir sene 838, Der Mevzi-i Edrine.  Ez Karye-i Kucuk Labova Hane 29* Hasil: Tahminen 1400: Ez Tahvil-i Muhammedi,Tabi-i kanina,Ez Karye-i Kucuk Labova Hasil: 2279. Keto shkruan HALIL INAICIKU qe ka botuar regjishtrimi. Po kjo vertetohet dhe ne nisjen e shekullit I714 nga fermani qe direktohet Sanxhakbeu i Vlores,Katiun e Tepelenes dhe Muco Hysoja (Gjyshi i gjyshit i Ali Pashes) te shtypin kryengritjen.( 1714 Shkurt: Shtateqind te Krishtere te fshatrave Hormove,Lekel dhe Labove, te Kazase se Tepelenes te udhehequr nga kreret e fshatrave (Koxhabashet) dhe te perkrahur nga disa ajanë kane kundershtuar te paguajne pjesen me te madhe te takses se Xhizjes.) Keto dokumenta arrijne. sa per emerin Labove,  sot Labove e Madhe dhe Labove e Vogel.

Fiset e Çetes Madhe,  vero Labovite kane qene keto: Notskajt te gjithë femija e ketij fisi mbajti llagapin Notskaj dhe nuk e ndryshoi dhe mehalla quhej Bregu Notskae. Pak me lart kur ngjiteshe per bregun e Priftaje dhe per Shentelli qenë Xhavarajt,  qe u ndane ne Gjonaj. Me duket se nga ky fis s'ka mbetur rrenje. Ne Dhovi qenë Meksajt qe u ndane ne Vasilaj,Panajotaj,Kondila. Panajotajt e ca nga Vasilajt,muar llagapin e vjeter, Meksaj. Po ne ate breg qenë Ramajt,Dedulajt dhe Sinajt e Veshkajt. Di qe Niko Sinua kish marre vajzen e Koco Mihes,te cilen e takova ne 1969,  qe kisha ardhur i ftuar per festimin e 25 vjetorit te clirimit. Me tutje qene Dilajt,dhe ky fis se kish nderuar llagapin. Tsutsurajt, Zhapajt,Mihajt,Narajt,Totajt,Tsumenajt,Goxhajt,Konomajt, Kushtegjinjat, Nitsajt, Tsapajt,Thomarajt, Meleqajt, Pogajt,Malajt dhe Rexhajt. Priftajt ne majë te Shendelliut qenë vendosur me ferman te Ali Pashait. Kalutsi,Hodajt,Vodajt, Turajt dhe  ca te tjere qenë hormovite,si dhe ca qe kishin hyre dhendure brenda.

Me kaq labovite te edukuar ne te shkuaren nuk u ndodh ndo nje te shkruante historinë e ketyre tre fshatrave qe u ngriten kundra imperatorisë Osmane dhe refuzuan te paguanin taksat, dhe me te vertet nuk paguan taksa deri ne kohen e Ali Pashait, si thote per Hormoven Haxhi Sehreti ne "Alipashiadhen" (Sti Mesi Stin Arvanitia na Sikothun Jyrevun/ Sti mesi Stin Arvantia Qefali Na Sikosun/ Midhen Haraci tis Turqias tharevun na mi dhosun/ Ja tehun hronus Apirus kanena dhen saitizun/ Miahen Spai sti Porta tus katholu dhen gnorizun)

I perkthej gerqishtet qe ti kuptosh ne gjuhen shqip.

(Ne mes te Shqiperise te ngrihen kerkojne/ Ne mes te Shqiperisë koken duan te ngrenë/Dhe taksat Turqis guxojne te mos paguajnë/ Se kan shume vitera njeri nuk peshojne/ As nje Spahi,ne dere asnjehere nuk njohën.)

Ke vajtur ndo njehere ne Koreze? Sheshi mbi shkemb qene arat e Trikajve,te fisit tuaj. Te vjeterit: Dukajt, Kocajt dhe Mertirajt vinin dhe i punonin ato ara. Ne shkemb eshte nje gube e cila perdorej si kishe. Ne shkemb me anen e djathte, një zograf ka bere nje pikture te nje shenjti (te Shenmihillit ne nuk gabohem. Kush e ka zografisur,e c'ne sene? Duhet te veje njeri ta shikoj dhe te marre daten. Mavrambeli ka qen fshat i madh. Eshte prishur pare se te te shkelnin Turqit vendin tone. Ka histori te madhe vendi po duhen germuar burimet historike,  që të gjëndet e vërteta .Pyet nga një herë edhe babanë tënd, se dhe ai dicka di per historin e shkuar te vendit. Une jam plak dhe se besoj sido qe dua ta vizitoj Shqiperine, Jam 85 vjecosh.Shpirti do,po kurmi thot jo. Ne Qukes-Shkumbim ështe mesuse vajza e mbeses time Dhurata Bashari, si dhe djali i Lele Mertirit,  Illiu eshte Veteriner, meme e tij eshte Misi Dishia. Po te shpie udha ndo njehere capu dhe takoi.

Te perqafos me mall si Shok e si djale

  Dhimosten Nika

P.S. Letrën e z.Dhimo Nika, po e botojmë ashtu si ai e ka shkruar gati 30 vjet më parë,  pa redaktim dhe pa koment. Ato  le t‘i bëjë vetë lexuesi, për të nxjerrë në pah dëshirën e vazhdueshme të labovitëve, kudo në botë, për të shkruar historinë e fshatit të tyre. Aktualisht i nderuari Dhimo Nika, nuk jeton më. Ju lutemi labovitëve që banojnë në SHBA, të kontaktojnë me pasëardhësit e tij, sipas adresës së më sipërme, për t'ju kumtuar këtë botim, si dhe për t'u interesuar, në se ai ka shënime të tjera për Labovën.

Redaksia



5. Një intelektual i mençur e përparimtar

Më datën 25 tetor të këtij viti, u mbushën plot njëqind vjet nga dita kur lindi intelektuali labotvit, mësuesi dhepedagogu i shumë viteave, Filip Tola. Edhe pse në kushte jo të favorshme ekonomike e familjare, shumë shpejt ai do t'i futej rrugës së gjatë të dijes, duke ndjekur njëri pas tjetrit nivelet e ndryshme të arsimimit të tij, deri sa mundi të siguronte të drejtën të drejtën e studimit në Shkollën Teknike Amerikane në Tiranë, që njihet ndryshe dhe si Shkolla e Harri Fultzit. Falë kulturës së gjerë perëndimore me të cilën u pajis aty dhe të tri gjuhëve të huaja që zotëronte, Filip Tola do të afirmohej si një intelektual i kompletuar, i cili, për vite të tëra, do të jepte një kontribut të rëndësishëm në fushën e arsimit, jo vetëm si mësimdhënës në disa shkolla e krahina, përfshi dhe fshatin e tij, por dhe si një edukator me një mision të lartë qytetar e përparimtar. Një plejadë e tërë, të rinj e të reja, të pajisur me dije te larta shkencore e kulture qytetare nga puna e mençur dhe Një intelektual i mençur e përparimtar shumë e kujdesshme e mësuesit të tyre Filip Tola, do të dilnin në jetë të  përgatitur për të përballuar çdo sfidë të saj. Por Filip Tola, në të njëjtën kohë, ishte edhe i brumosur me bindje të thella atdhetare e përparimtare. Duke qenë se këto binin ndesh me ato te megali idesë të shovinistëve grekë, në vitin 1940, gjatë Luftës Italo-Greke, Filip Tola do të provonte arrestimin e burgosjen e tij përnjë farë kohe. Por ai s'u thye asnjëherë dhe u qëndroi deri në fund të jetës bindjeve të tij. Këto bindje shqiptarizmi dhe urrejtja që ai pati ndaj pushtuesve nazifashistë, si dhe kontaktet që pati me drejtues të lartë të LANÇL, si Mehmet Shehu e Shefqet Peçi, ishin ato lajtmotive që e nxitën Filip Tolën të përfshihej qysh në fillim në Levizjen Nacionalçlirimtare të popullit tonë.. Për shkak të kulturës dhe bindjeve të tij, duke qenë i dalluar në këtë drejtim, atij do t'i besoheshin detyra të rëndësishme, në fillim si kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të krahinës së Rrëzës e me pas edhe
si kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit Labovë e Vogël. Nëse nga Labova e Vogel dhe ajo e Madhe, si dhe nga gjithë krahina e Rrezes, një numër jo i vogël të rinjsh rrokën armët dhe u radhiten në formacione të ndryshme partizane, ishte dhe merita e frymëzimi i mësuesit të tyre të nderuar Filip Tola. Mbas Çlirimit të vendit me vendosjen familjarisht në Tiraneë, në vitin 1945, sërish Filip Tola do të vlerësohej e anagazhohej në detyra e veprimtari te rëndësishme, si drejtor në shkollën "Kristoforidhi", inspektor arsimi në ministrinë e Arsimit etj. Ndërsa më vonë, pedagog në shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Për nivelin që kishte, ai.u përfshi në grupet e punës pedagogjike, duke dhënë një kontribut me vlera në përgatitjen e kuadrove të rinj të arsimit, si dhe në fushën e botimeve. E gjithë kjo veprimtari e Filip Tolës, nuk ishte e rastit. Gjatë shekullit të kaluar, të dyja Labovat, sikurse del edhe nga një botim i Prof. Dr. Foto Totit, kanë nxjerrë një plejadë të tërë prej më se 150 mësuesish e pedagogësh, që kanë rrezatuar dije e kulture në tërë Shqipërinë, si në të kaluarën, ashtu edhe sot. Ndër ta, gjen sot me tituj e grada
shkencore ne shume institucione te vendit. Një ndër ta, është edhe i biri i Filip Tolës, Vasil Tola, ish - dekan i Fakultetit të Veterinarisë në Universitetin e Kamzës, i njohur për nivelin e tij të lartë intelektual, si dhe për titujt shkencorë që mban. Edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga koha kur Filipi është ndarë nga jeta, e gjithë veprimtaria e tij mbetet një burim vlerash e frymëzimi për brezat e tanishëm, por edhe për të tjerë më pas.
RUSTEM PEÇI
ODHISE PORODINI



6. Pushteti nuk ka bërë asgjë për Labovën

Me gjithë koprracinë e madhe të shtetit ndaj pushtetit lokal, prapëseprapë,komunat diçka marrin dhe, kuptohet, disa thërrime nga këto fonde i takojnë secilit nga fshatrat që qeveriset prej tyre. Ato janë të destinuara për rregullimin e rrugëve, çezmave riparimin e ndonjë objekti social etj. Por, kur kryetarët e komunave tregohen dorështrënguar dhe në shpërndarjen e këtyre thërrimeve, siç e ka adet kryetari ynë, atëherë koprracia bëhet e dyfishtë dhe njeriu i shkretë që banon në këto vende pranë majëmaleve, nuk di dhe nuk ka çfarë të bëjë. Nuk ka ku të ankohet, sepse
e di që askush nuk do ta dëgjojë, nuk di dhe nuk ka ku të trokasë, sepse edhe dyert e shtetit tonë janë të shurdhra, nuk ka cilit pushtetari a deputeti t'i shkruajë, sepse e di që letrat e tij nuk do t'i lexojë askush. Dhe nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të gjejë ngushëllim duke bërë një shkrim modest për gazetën e shoqatës së tij, me shpresën se mbase kryetari do ta vejë dorën në zemër kur ta lexojë. (Në u botoftë, natyrisht, se me shkrimet që dërgojmë ne nga fshati disa hera edhe ata anë treguar koprracë të vërtetë...) Por e kishim fjalën tek ato pak fonde që i takojnë edhe Labovës sonë, që herë i thonë e Zhapës e herë e Madhe, pavarësisht se në këto vite të demokracisë sikur është rrudhur e ka hyrë në ujë dhe në të kanë mbetur vetëm 25 familje. . Po edhe aq po të jenë, madje edhe dhjetë, edhe pesë, mor po edhe një Të fala nga fshati
e vetme, njerëzit duan të jetojnë, të pinë ujë, të ecin nëpër rrugët e kalldrëmet e fshatit e të tjera. Hë, një llaf goje është të thuash se duhet mbushur ujë në krua, ose duhet ecur nëpër rrugët e fshatit, sepse ka mbi dy vjet që në to nuk vihet dorë. Kryetari Foto çoku duket ndonjëherë edhe këtej nga fshati ynë dhe unë e ndonjë tjetër si unë i lutemi të na ndihmojë. Nuk ka para, na thotë Fotua hazërxhevap, u harxhuan për të bërë rrugët e Mursisë e ta varrezave të fshatit. Dhe, mos u ankoni, se për juve kemi bërë më shumë se për të tjerët. Këto ka kërkuar kryeplaku juaj, në fund të fundit, këto bëmë, s'ka tjetër! Ec e fol më tej, po deshe, me kryetarin tonë. Çfarë t'i thuash? T'i thuash se ajo rruga e famshme prej disa qindra metrash deri në Mursi iu duhet vetëm dy-tri familjeve nga dhjetë ditë të çdo viti për të mbarur barin e korrur, se në Mursi ka vite e vite që as nuk mbillet e as nuk vilet gjë prej gjëri? T'i thuash se ajo rruga prej dhjetwra metrash, që edhe pa u betonuar nuk ishte e keqe, fshatit tonë i duhet vetëm një herë në vit a në dy vjet? Ia themi edhe këto, por ai i pret shkurt drutë:
"Ohu, ju kërkoni qiqra në hell. E ç'më duhen mua rrugët dhe krojet në brendësi të fshatit. Unë shoh vetëm kryesoren, qendrën e fshatit, fasadën demek, të tjerat duhet t'i bëni vetë, se nuk i keni duart të thara..." Dhe mirë e ka ai me atë fasadën, se ajo të merr në qafë më bukurinë e vet, sidomos kur në rrugë shfaqet kryetari me atë fuoristradën e vet. Lëre pastaj po të marrësh rrugën e të shkosh në fshatin e lindjes së kryetarit. Rrugët atje, janë të gjitha të shtruara me asfalt, çdo gjë është e sistemuar, drita dynjaja ditë e natë, lumë investimesh e fondesh. Atje, po, atje ndihen shteti dhe komuna, aq sa ke ç'e do Gjirokastrën para Andon Poçit. Mirë, nuk ka përse të bëhemi xhelozë për këtë. Kur janë mirë fqinjët tanë, me të cilët kemibashkëjetuar e bashkëjetojmë më  tepër se treçerek shekulli, mirë kemi edhe ne. Po përse jo edhe Labova me një të kaluar aq të lavdishme, me aq shumë histori? Të paktën të bëhet për të gjysma ose çereku i asaj që bëninpara afro dy shekujsh bamirësit e mëdhenj Zhapa. Se jemi tek mëma e ujit, si i thonë e nuk mbushim dot ujë, kemi pasur një herë e një kohë rrugë e kalldrëme të mrekullueshme, të pastra e të mirëmbajtura, ndërsa tani ato janë bërë gropa-gropa, aq sa kanë frikë të kalojnë edhe qeniet me katër këmbë e jo më njerëzit. Mundohem t'i shpjegoj kryetarit diçka nga historia jonë, i përmend emra njerëzish e fisesh të dëgjuar, po atij befas i hipin xhindet e i kërcen damari keq: "More, për kë më flet mua ti, për Meksajt e Totajt, që vijnë këtu si turistë, pjekin e hanë nga një sheleg dhe ia mbathin prapë andej nga kanë ardhur?!... Ja, gjashtë vjet kishit kryeministër bashkëfshatarin tuaj, tetë vjet kishit në qeveri gjithë ata njerëz që kishin marrë gra ose burra nga fshati juaj, kishit gjithë ato lidhje krushqie ose farefisnore edhe me vetë Fatos Nanon. Çfarë bënë ata për Labovën? Një vërë në ujë! Rri, mos më fol mua për ta! Edhe këtë copë rrugë që vjen deri tek Kroi i Kallogresë, edhe këto gjëra këtu, nuk i rregulluan ata..." Nuk e zgjat më. Jemi në klubin e fshatit dhe nuk bën të na shohin njerëzit duke u telendisur me njëri-tjetrin. Në krah kam kryeplakun. I lutem me vështrime të thotë ndonjë fjalë, por, aha, kryeplaku nuk dëgjon nga ai vesh, ai hesht, vetëm hesht, thua se kryetari ka në dorë jo vetëm ca palo fonde, por edhe vetë çelësat e jetës tonë, të krojeve e kalldrëmeve, si nënolubia e përrallave. Edhe unë vetë, hesht e duroj...
KOÇO LANI


 

7. Djemte me ”peshe“ te Odries


Kanë kaluar dyzet vjet qe atëherë kur jam ndodhur në mes të artistëve të qytetit te Gjirokastrës, jo si spektator me një biletë teatri, por si aktor i teatrit profesionist të sapokrijuar dhe, më vonë, si regjisor i teatrit te Kukullave. Qyteti hijerëndë, ku mbinin lulet në gur, më priti mirë dhe unë u bëra pjesë e Artit Gjirokastrit, e familjes së atyre që iu "peshonte" fjala.

Kryefamiljari artisteve, domethënë drejtor, ishte libohoviti Muharem Bejleri, pastaj me radhë, regjisoret Bernard Kokalari, Viktor Zhusti, Baftjar Cene, Bukuroshe Kokalari etj. nga shkolla e Artit Dramatik dhe aktoret si Lumturi Shtino, Zhaneta Papamihali, Margo Arseni, por edhe Thoma Pesha, në "portën" e  te cilit jam nisur sot të trokas për të pire nj "kafe". Lidhjet e mia me këtë njeri ishin vendosur shumë herët. Ai është vëllai i mësuesit tim të shkollës fillore të viteve 1960 në qytetin e Libohovës, Mihal Peshës, për të cilin më burojnë fjalë të mira edhe tani që është ndarë nga jeta. Si fëmijë, unë kisha ndjere doren e tij të ngrohtë, kur ai na mësonte me aq shumë përkushtim gjuhën shqipe të Koto Hoxhit dhe të veprimtarëve të tjerë lunxhiotë e rrëzomas, që e kishin prurë dritën e diturisë nëpër librat e dhaskalëye të Bukureshtit, ku u lëvrua gjuha shqipe në botimet e saj të para.

Mihali na mëkonte me durim e mençuri. Ai kishte dhënë kontribut në gjithë Jugun si mësimdhënës, sidomos nëpër fshatra, ku në shekullin e kaluar jetonte më e shumta e popullsisë .Femijët e fshatarëve, falë kujdesit të mësuesve si Mihal Pesha dhe shoqja e tij Areti Pesha, rriteshin me trurin plot ambicie, si ata plepat në fund të përroit, që kërkojnë diellin e majave. Erindi, Libohova, Përmeti dhe tërë  Lunxhëria ishin shkolla e tij e hapur dhe ne, nxënësit e e tij, e përcjellim emrin e tij në veshët e pasardhësve, dhe  me Kostaqin, Linditën dhe Valbonën, fëmijët e tyre të nderuar, përtërijmë miqësitë njerëzore. Mjaftonte kjo, që unë të isha ndër dashamirët e Thomait, me një botë të njohur dhe me "ambasada" tek njëri - tjetri. Ky afrim nuk pati asnjë ceremoni, por ndodhi ndërmjet "genesh. Thomai është më i madh se unë  dhe ndoshta më gjirokastrit, me përvojë, por edhe me garanci shoqërore, pa të cilat nuk dilje dot në "qafe të pazarit. Dhe kështu në simbiozë, ne udhëtuam gati 25 vjet bashkë, duke marrë, por dhe duke i dhënë tone jetës artistike në qytet. Thomai ne grupimin artistik, ishte ndër të shquarit dhe, falë talentit, por sidomos impenjimit të tij, ai delte mbi ujë, si notar i veprimit.

Në vitet 1969 dhe 1971, e kam ndjerë në skenë, në dialog, si partner,  peshën e këtij veprimtari, që pushtetin e tij ekuilibrues e shtrinte në gjithë jetën artistike të atyre viteve. Ai ishte atje ku mbylleshin konflikte, ku punohej seriozisht, ku mbrohej e drejta, ku grisej intriga, ishte një "gjenerues pozitiv". Me të njëjtin ritëm, ai ndërtonte edhe jetën private ,me një grua simpatike me gjithsej, Marianthin, që krijonte edhe ajo ekuilibra si "shefe kuadri". Të dy në të njëjtën rrugë, ecën ata përbri njëri - tjetrit, duke "prodhuar" mirësi, por edhe tre fëmijë të mbarë, djalin Edi dhe vajzat Aleksandra e Luljeta .Në "akropolin e artit" ndërtuar nga sistemi social, në një nga majëkodrat përballë kalasë, nga ku dukeshin bukur edhe  "të shtata penxheret", një  grup artistësh

të talentuar i dhanë qytetit humor dhe argëtim, gjithmonë nën vështrimin e rreptë të Partisë-shtet, e cila edhe i kishte goditur artistët para se unë të mbërrija në atë "stacion, duke i çuar në riedukim "pranë kazmës".

Përveë pallatit të kulturës, ku ishin instaluar në vitet shtatëdhjetë gjithë embrionet e arteve të bukura për Jugun e begatë, aty pranë fqinjëronte edhe kinemaja dhe, për shoqëritë kulturore të së shkuarës është ngritur dhe një obelisk, që përjeton kulturën e qytetit. Aty patën djepin e lindjes talentet në artin e piktures,të teatrit, të dramës, të estradës, teatrit të kukullave dhe cirkut. Pas një jete të gjatë në kushte amatore, ata u bënë profesionistë.

Thoma Pesha, i lindur në 28 .11.1938, ishte një nga aktorët që u dallua në sipërmarrjet amatore dhe, më 28 .11.1968, ishte ulur në studjon e teatrit të dramës se qytetit si interpreto me cilësi të veçanta dhe tepër ambicioz e kërkues ndaj vetes.

Duke luajtur tek "Kurbeti" e Çajupit, "Shtëpia në rrugicë" e Minush Jeros si amator në Estradë, por sidomos tek "Vptra e huaj " e Ndrekë Lucës, me regjizor të shquarin Dhimitër Dhima, ai ishte diplomuar si aktori më i mirë, në takimin e Shkodrës, por kur realizoi dhe rolin e drejtorit  tek drama "Drita" e Mimika Lucës, meritoi "trofeun" e aktorit profesionist. Kalvari i " vuajtjeve" të personazheve skenike zgjati deri në pensionin e tij në vitet ‘90. Numëron reth 70 premiera, ku në 30 prej tyre kishte role te para dhe në 20 role të dyta dhe episodike. Për tipin dhe karakterin e tij skenik, ai meritonte vëmendjen e regjizoreve. Nuk ishte i "madh ", por ishte i domosdoshëm. Aktori hollivudian kosovar, Bekim Fehmiu, krenaria mbarëkombëtare e artit skenik shqiptar, ka asistuar ne premierën e dramës "Shtëpia në Bulevard " të Fadil Paçramit dhe ne kemi ndjere pushtetin e tij, kur dialogoi për rolin e Thomait dhe kur vlerësoi regjizorët Bernad Kokalari, Baftjar Cene, Viktor Zhusti e Dhimo Dhima si artistët më në zë të Gjirokastrës, ku arti ishte i vështirë. Unë që po shkruaj për Thomanë, jam edhe partner i tij, si tek "Lagjia e varfër",  tek "Sipas ligjit",  tek komedia "Dhëndri" dhe, në të gjitha situatat, qofshin ato edhe passkenike, ai meriton të mbiquhet "njeri i përkushtuar". Thomai i ka të gjitha rolet si kokrrat e tespijeve të plakut Mere, tek filmi "Njeriu me top" dhe do që t'i përmendë të gjitha rolet që ka luajtur, se ndryshe nuk i ndihet "e shtëna me top", këtij nostalgjiku për të shkuarën artistike.

Thomai ishte njeri me peshë në institucionin artistik dhe gjallonte me plot humor. Që ambicia ka shpikur rrotën e suksesit, - kjo dihet, por shpesh ambicia yret, mpreh thikat, ngre kurthe, të ndërron sensin, të përmbys, gjer në asgjësim.. Në të gjitha këto situata, Thomai ka jetuar ekuilibristin.  Prejardhja e tij nga një popullsi shpirtmadhe si ajo e Labovës së Zhapës,  me shembuj të lëvduar që i njeh bota, ishte pa tjetër pjesë e orgjinës së tij fisnike. Bëmat e labovitëve valaviten tek "Flamuri Olimpik", ku është përjetësuar humanizmi largpamës në një formë të papërsëritshme, prandaj dhe Thomai, si pjesë e asaj shkolle, meriton vëmendjen tonë.

Qetësia e tij, mençuria, "lënia të kullojë" e turbullirave, e ekseseve me bazë ambjcien, lidhen të gjitha me karakterin e spikatur të Thomait, që sillej me të gjithë shokët dhe kolegët si i barabarti me të

barabartin.  Ai ishte mbrojtës i të pambrojturve, që punonin e sulmoheshin si kalorës të parë, për të mos iu hapur punë atyre që s 'punonin. Sot do të  ishte një sindikalist i tipit të papajtueshëm me grëvethyerjen e tradhtuar nga ata që nuk blihen me para.

Për të plotësuar merakun e tespiheve të plakut Mere, duhet thënë me sinqeritet se Thomai është shquar në dhjetëra role të luajtura me vërtetësi, por sidomos me rolin e priftit tek "Gryka e Nëmur", ai kishte gjetur vetveten.

Ndofta ky ka qenë kryeroli i tij dhe në jetë ai mund të ishte një njeri me

"yeladon ", që të predikonte mirësinë . Ky ishte karakteri i tij, i trashëguar në

gen..

Ai në teater ishte atje ku kishte ngecje, ku zëvendësohej një rol i aktorit të munguar. Ishte rne  patentë shoferi dhe mund të udhëtonte vetëm në vendin e parë nëpër turne,  mbasi e zinte makina në vend tjetër . Kjo ishte një çudi  e ma dhe për një   mashkull, por ja që  shoket e sidomos femrat aktore  e kishin pranuar ... në vendin e parë. E thënë ndryshe, ai " konkurronte për vendin e parë".  Gërmonte  vazhdimisht, ishte kurioz, kurajoz dhe qëndron me sedër mbi dy këmbë që e kanë rrezikuar shpesh për ta rrëzuar. Por qoftë dhe nga një fije bari, ai do te mbahet dhe di se si të mbahet.

 Kur ishte tek te pesëdhjetat,e pashë një herë të tronditur, se gjithmonë ishte pa nj shtëpi për të qenë e: gdhihej_ mes mureye të lagësht të një dhome përdhese, ku banonte .

- Çfarë  ke ?- i thashë.

- U vizitova, - më tha shkurt.

- E si te tha mjeku ?-

- S' është ndonjë çudi që ti Thoma të "ikësh" shpejt, ja si më tha mjeku...

Kemi qeshur sa u tund teatri. dhe ajo e qeshur po na ndjek nga pas tërë jetën . Thomai është racë e fortë. Ai e sfidon të keqen me vullnet. Fëmijët iu bënë të mbarë dhe tani e shikojmë si zotëri në rrugët e qytetit të Gjirokatsrës, për të cilin ai bëri sa mundi.

Në shtëpinë e re qe ka sot, Thomai meriton të ketë një pleqëri të mirë, pas atij kalvari të gjatë pune dhe lufte në mbrojtje të së mirës. Unë krenohem që isha nxënësi dhe shoku i këtyre dy vëllezërve, që përcollën kulturë dhe dije. Misioni i tyre quhet i kryer dhe të dy vëllezërit Pesha, Mihali dhe Thomai,  janë pjesë e laydisë së krahinës së Rrëzës e më tej.

 

                                                                                OSMAN BUZO

                                                                                    Regjizor



8. Shkolla e Labovës nuk vdes kurrë


                Vijon nga numëri i kaluar

PAK HISTORI

            Perandoria Osmane nuk njihte kombësi, por vetëm komunitete fetare. Rrjedhimisht shqiptarët ishin të shpërndarë në të tre komunitete fetare, duke mos u njohur si njësi kombëtare më vete. Vetëm komuniteteve fetare u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore dhe kulturore në gjuhët turko-osmane, greke dhe latino-italiane. Shkollat e komunitetit ortodoks, që funksiononin në Shqipëri qysh në shekullin XVII, ishin nën mbrojtjen e patrikanës së Stambollit dhe te qeverise turke.

            Pas vitit 1821 Qeveria e Athinës, duke shfrytëzuar simpatinë që kishte fituar në Shqipëri Revolucioni grek, përpiqej të kultivonte nëpërmjet gjuhës, fesë dhe historisë së Greqisë ndërgjegjen kombëtare greke, veçanërisht në rininë shqiptare ortodokse. Duke u paraqitur si përhapëse e arsimit dhe kulturës dhe duke spekuluar mbi ndjenjat arsimdashëse dhe fetare të shqiptarëve, propaganda greke bëri për vete fillimisht një pjesë të ortodoksëve shqiptarë. Për më tepër në Greqi kishin filluar te fabrikoheshin dhe te përhapeshin teori të ndryshme antishqiptare. Teoria që mbizotëronte në mes të shekullit XIX ishte ajo e origjinës së përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve.

            Në atë kohë patriotët shqiptarë nuk mund të mbështeteshin në institucione të specializuara, shkolla etj. për t'ju kundërvënë fqinjëve shovinistë. Mendimtarët tanë rilindës, në luftë kundër këtyre rrymave, përpunuan platformën e duhur e cila u bë baza e veprimit të mëtejshëm patriotik-kulturor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Nisur nga fakti se sipas kritereve objektive populli shqiptar, me gjithë ndarjen fetare përbënte një komb më vete me rrugë të veçantë të formimit historik, ideologët e lëvizjes kombëtare me në krye Naum Veqilharxhin drejtuan propagandën e tyre kundër përpjekjeve asimiluese të "panislamistëve" dhe "panhelenistëve".



9. Të dhëna gjeopolitike të Labovës

Distanca nga mali i Çajupit

Mali i Strakavecit

Lindja e diellit: 04:10, ndërsa perëndimi,  19:04.

Températura më e lartë : 9°C/48.2°F

Distanca nga mali i Strakavecit

Mali Odria

Lindja e diellit: 04:10, ndërsa perëndimi,  19:04.
Temperatur: 9°C / 48.2°F
Shpejtësia e erës: 0 Km/h.

Distanca nga mali i  Odries

Labovë e Vogël 

Dielli në verë,  lind në orën 04:11  dhe perëndon në orën à 19:04, ndërsa në dimër    06:50-16:55.
Gjerësia gjeografike 40.1966667°,gjatësia. 20.1377778°
Températura : 9°C/48.2°F
Shpejtësia e erës: 0 Km/h, në drejtim të veriut/
Mjegullnaja : Afërsisht  2000ft.

Labova e Madhe: Të dhëna përafërsisht të njëjta.

Distancat nga Labova e Vogël:

 

          

 DEKRET

Nr.3060,date 18.2.1960

 

Mbi

disa ndryshime ne ndarjen administrative tokesore te Republikes Popullore te Shqiperise ne mbeshtetje te nenit 11 te ligjes Nr.1763 date 26 nentor 1953 mbi keshillat popullore;

VII. NE RRETHIN E GJIROKASTRES

9. Fshatrat Labova e Zhapes, Karjani. Hundekuqi, Terbuqi dhe Andon Poci te lokalitetit te Lunxherise, bashkohen dhe formojne fshatin Odrie.

 

 

DEKRET

Nr.4689, datë 4.5.1970

 

MBI DISA NDRYSHIME NË NDARJEN ADMINISTRATIVE TOKËSORE TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË

VI. Në rrthin e Gjirokastrës:

3. Fshati Labova e Zhapës ndahet në dy fshatra: Fshati Labova e madhe dhe Labova e vogël.

Dekret

Nr.4799, datë 28.1.1971

Mbi disa ndryshime në ndarjen administrative tokësore të republikës popullore të shqipërisë

1.      Fshati i bashkuar i NBSH Gjirokastra prishet dhe fshatrat e tij: Andon Poçi, Dhoksati, Hundkuqi, Këllëzi, Karjani, Labova e Madhe, Labova e Vogël, Qestorati dhe Tërbuqi lidhen me fshatin e bashkuar të NBSH Muzo Asqeri.

Dekret

Nr.6763, datë 5.4.1983

 

Për një ndryshim në ndarjen administrative tokësore të Republikës popullore Socialiste të Shqipërisë

 

 

Neni 1

 

Fshatrat Qestorat, Dhoksat, Këllez, Karjan., Andon Poçi, Hundëkuq, Tërbuq, Labovë e Vogël dhe Labovë e Madhe, shkëputen nga fshati i bashkuar në ndërmarrjen bujqësore "Myzafer Asqeri.

 

Neni 2

 

Krijohet fshati i bashkuar në Ndërmarrjen Bujqësor Frutore me fshatrat Qestorat, Dhoksat, Këllez, Karjen, Andon Poci, Hundëkuq, Labovë e Vogël, Labovë e Madhe, dhe Tërbuq.

 

Përgatiti Dr. Sofokli Duka 

 

10. Veprimtari model e Leklit, analize konkrete
       e Kryesise se Shoqates sone

...Jo pa qellim, Kryesija e Përgjithshme e Shoqates Atdhetare kulturore "QDRIE-GOLIK"  e  zgjodhi veprimtarinë model  te Leklit, per te paraqitur edhe punen e saje te    zhvilluar ne vitin 2008.  Lekli, vitet e  fundit, i drejtuar nga biri i saj dhe Zv/Kryetar i    Shoqates "A.K. "Odrie-Golik" zoti Miltjadh Muçi, ka zhvilluar nje veprimtari te    etheshme per njohjen e trashegimise  kulturore te fshatit te  tyre. Me  shume  mbresa eshte  zhvilluar veprimtaria "Sofra -lekelote", takimet tradicionale ne Tirane  dhe Lekel.  Lekli numeron rreth  180 abonime  ne  gazeten "Odria".

Një rreth  lekelotesh si: Lluke Llukani,Anastas Bezhani, Arqile Ciko, Alqi Toti, Gani Braho,  Pano Puleri, Dragan Gjikondi, Niko Gjoni, Jeta Suli,Pandeli Koci,Theodhor Demiraqi, Kico Jorgo, e te tjere, ndihmojne  mbarevajtjen e puneve    te    Leklit.

Jo vetem Lekli, por edhe Labova, Hormova dhe Tërbuqi e Hundkuqi, dashurine per vendlindjen e kane ne epiqender te kujteses se tyre. Dokumentaret televizive per Hormoven, Laboven, paraqitjet ne epideskop te trashegimive kulturore, kesetat me kenge per Labovën, grupet folklorike te Hormoves, dhe Andon Pocit, vajtjet në fshat, flasin për dashurinë për vendlindjen  dhe strehzat e te pereve tane.

Botimet studimore labovite jane nje shembull i vacantë ne Shqiperi per punen atdhetare, te nje fshati arsimdashes dhe me histori te rralle, siç eshte Labova. Abonimet ne gazeten "ODRIA" zedhenese e fshatrave tanë, me kryeredaktor Apostol Duken,  drejtor Tome Meksin dhe administrator   Sofokli  Duken, eshte bere nje shembull i gjalle i patriotizmit rezjot ne vite.  

.. .Panairi i "LIBRIT RREZJOT", sesioni shkencor  per Apostol Meksin ne Gjirokaster,  botimi i librit te    deshmoreve te Rrezes, festivali foIklorlik  Labova,  abonimet ne gazeten "QDRIA", qe ajo te shkoje ne çdo shtepi  rezjote, e shume veprimtari  te    tjera, do te jenë objektivi ynë per vitin 2009, vazhdimisht ne aktivitet, me  dashuri per  vendlindjen tone  !...

                 Thanas Meksi



11. Te pa thena per Zhapen

Studimet dhe  "gërmimet" që vazhdojnë të bëhen për Vangjel Zhapën, nxjerrin ne dritë  fakte dhe dokumente të reja, jo vetëm në drejtim të bamirësisë së këtij kolosi labovit, por edhe për zhvillimin e arsimimit të fëmijëve shqiptarë, botimit të evetoreve shqip, gazetave shqip dhe veçanërisht  të mësimit të gjuhës shqipe, në të gjitha shkollat e Lunxhërisë dhe të Rrëzës. Studiesi grek,  Prof. Spiros Dolianitis, kur erdhi në Labovë në prill te vitit 2006, na tregoi dokumente që  shkruanin për  bamirësinë dhe kontributin e Vangjel Zhapës, jo vetëm ne Ballkan, por edhe në Kinë dhe Brazil.

Por theksi për veprën e Vangjel Zhapes duhet vënë në bamirësitë dhe punën kërkimore që bëri në drejtim të arsimit shqiptar. Studiuesi i pasionuar pas çështjes së arsimit, Prof. Iljaz Gogaj, shkruan për   Zhapen: "Vangjel Zhapa kishte hyrë denjësisht në plejadën e veprimtarëve   të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të mërgimit. Kësisoj, në çështjen madhore të arsimimit të shqiptarëve  ai nuk mbeti vetëm një mecenat,  por u be edhe një ideolog e veprimtar praktik. Ai  u angazhua për çështje të rëndësishme të mësimit të  shqipes, siç ishte ajo e alfabetit të gjuhës se shkruar, si  dhe të organizimit e të drejtimit te shkollave në Shqipëri".

Gazetat e kohës,"Vatra",  "Tomorri",   Gazeta e Re",   "Laboremus",  në Tirane,"Kombi"  në Vlorë  etj., të cilat botoheshin në vite të mëvonshme, flasin për  një lidhje të Zhapës me Anastas Bykun nga Lekli i Tepelenës, duke e quajtur këtë të fundit rilindës. Sipas gazetës "Pellazgu",  që botonte A.Byku ne Athine më I86l, milioneri shqiptar,  Zhapa nga Labova, kishte  shpërndarë në disa personalitete të kohës projekt-alfabetin e gjuhës shqipe,  mbi baza te greqishtes. Për këtë  të fundit, ai u lidh edhe me  Naun Veqilharxhin. Alfabeti i Zhapës u botua në një gazetë  të Athinës.

Zhapa e afroi Anastas Bykun në postin e drejtuesit dhe të inspektorit të shkollave të ngritura prej tij në Shqipëri. Në  të gjitha këto shkolla që ngriti, ai    detyrimisht vuri gjuhën shqipe. Zhapa ndihmoi financiarisht edhe në botimin e Evetoreve te N.Veqilharxhit, që botoheshin në gjuhën shqipe në Rumani.

 Edhe kamata e parave të shkollave, që depozitoheshin nga bankat greke, Vangjel Zhapa kërkonte që   të kalonte  në favor të shkollave, që, krahas gjuhës greke, të mësohej edhe gjuha shqipe.  Por, si pasojë e makinacioneve dhe pengesave të kohës,  testamenti i  Zhapës për arsimin, depozituar në Bankën e Athinës, u    nda në rindërtimin e vetëm tri shkollave: në Labovë të Madhe, në  Kostandinopojë dhe në Adrianopojë. Pastaj, me këto para, u ngritën shkolla fillore në Lekël, Nivan, Labovë, Delvinë, Dhrovjan, Hundëkuq,Përmet, Piqeras, Nivicë Bubar etj. Në  të gjitha këto shkolla, sipas porosisë së Zhapës, mësohej edhe gjuha shqipe.

Zhapa kontribuoi edhe në ndërtimin e godinave dhe objekteve shkencore e kulturore,  siç ishte ndërtesa e Akademisë Rumune të Shkencave në Bukuresht, Stadiumit Olimpik dhe Muzeut "Zappion" të Athinës, e të  tjerë, çka tregon se ai ka pasur një vizion të qartë për arsimin dhe kulturën shqiptare. Është mjaft domethënës fakti që ai mbante rreth  l00 burra labovitë në oborrin e tij,  në Bronshtein të Rumanisë, të veshur me kostume popullore shqiptare. Këtu ai kishte edhe një bibliotekë mjaft të pasur, çka flet për një njeri të arsimuar dhe studiues.

Si  përfundim, duhet të themi se Vangjel Zhapa kontribuoi për zhvillimin e arsimit shqiptar, evetoreve shqip dhe të alfabetit të gjuhës se shkruar shqipe. Kjo do të çonte me siguri në hapjen e shkollave shqipe, mbas 60 vjetëve në krahinat e Jugut të Shqipërisë dhe  çeljen e lules së parë te diturisë, shkollës së parë shqipe të Labovës së Madhe në vitin I9I0. Ky kontribut i Vangjel Zhapës s'duhet mohuar.

Kontributi i tij s'duhet "mbyllur" vetëm ne bamirësi sociale, por edhe në arsimimin e popullit shqiptar.

Asnje historiografi nuk mund të hedhë baltë mbi  veprën madhore të Vangjel Zhapës, për arsimimin e kombit shqiptar, me gjuhën e mëmës dhe as ta krahasojë këtë punë kolosale të tij, me ngritjen e disa ndërtesave shkollore. Spekulimet pas vdekjes së  tij, janë  të kota dhe boshe.

Ai mbetet një shqiptar i vërtetë dhe një labovit i denjë për shkollën dhe të mësuarit shqip !...

 

Thanas Meksi



12. Selenica vlerëson kontributin e Lekëliotëve


NGA ARQILE CIKO

Në vjeshtën e vitit 1940 sikurse disa fshatra të tjerë të Rrëzeës,u kthye në front i luftimeve midis dy ushtrive  kundërshtare ,italiane dhe greke.Pasojat ishin aq të mëdha sa u ndjenë për shumë vite.Pjesa më e madhe e banorëve u larguan për mos tu kthyer .Të shumtë ishin familjet lekliote që u vendosën në Vlorë  e Fier,sidomos në Selenicë.Xha Pandeliu ishte më i vjetri që ishte punësuar në minierën e Selenicës,në fillimet e iteve ′30 dhe nuk u largua,sikurse edhe djemtë  Nako e Minella.Xha  Taqia në vitet ′40 bëhet pjesëtar aktiv i Frontit Antifashist Nacional Çlirimar,midis më të kërkuarve që fashistët Italian donin ta arrestonin, në ditët e shkurtit  1943,pas aksionit të madh të "ÇETËS PLAKË " dhe forcave territoriale,që në bashkëveprim me punëtorët kryen shkatërrimin e minierës dhe vrasjen e dy drejtuesve më të urryer italian ,Pakratit dhe Dorazit.Ai mundi ti shpëtoi arrestimit sepse bashkë me fëmijën më të madh Harrillën u kthyhen në Lekël.Polo Bezhani  pas arratisjes  nga burgu i Vlorës bëhet luftëtar i" Cetës Plakë" ,e cila vepronte kryesisht në zonën e Selenicës,të lumit të Vlorës dhe Mallakastrës.Pas një jave të aksionit të 2 shkurtit 1943,ngjarje të tjera ndodhën në qytetin e Selenicës.Komanda italiane në Vlorë,në hakmarrje të pasojave në njerëz e materiale, rikthehet në Selenicë me forca të mëdha ushtarake,për tu përballur me banorët e pambrojtur të qytetit.Hakmarrja ishte edhe më e madhe ,ku u vrane 14 persona ,pa falur jetën e disa fëmijve ,grave dhe të moshuarve.Midis tyre u vra edhe nëna lekliote Asimo Muçi.Ishte masakër e vërtetë,që fashistët italianë donin tu tregonin banorëve të Selenicës,të fshatrave rreth saj ,por edhe më gjerë se ,kushdo që mbështeste Lëvizjen Nacional Çlirimtare,kështu do ta pësonte.Nga 28 shkurti i vitit 1943 kanë kaluar 65 vjet dhe nënë Asimos nuk i ndodhet as varri,si i shumë të tjerëve,të zhdukur nga rrënimi i galerive të minierës më të vjetër.Por pikërisht një ditë Këshilli i Bashkisë së Selenicës vendosi që me emrin e nënë Asimos të nderoj dhe respektoj komunitetin lekliot,veteranin e minierës dhe familjen e Pandeli Muçit,aktivistin e sakrificave të mëdha të Taqe Leska,luftëtarin tribu të Rrëzës së Tepelenës Polo Bezhani,të gjithë lekliotët e tjerë që  punuan dhe jetuan për disa vjet bashkë më velleh,treblovas,armenas,karbunaras,mallakastriot etj,të cilët kontribuan aq shumë për Selenicen dhe vendin.Ky këshill vlerësoi që rrugës pranë banesës ku 65 vjet m parë u vra dhe nëna lekliote, të marrë emrin "Asimo Muci".Faleminderit  seleniciotëve për vlerësimin  e kontributit të lekliotëve ,edhe pse kanë kaluar shumë dekada,kur njerzit jo për faje të tyre jnë larguar ,me këtë veprim ne lekliotëve na kujtojnë ׃"Mos e harroni Selenicën".

 

Dhjetor  2008

 

13. Kisha e Profetit ILIA

VESHTRIM HISTORIKO-ARKITEKTONIK

Lekli eshte nje fshat malor rreth 800 m. mbi nivelin e detit, 12 km. larg Tepelenes, gjate rruges automobilistike qe e lidh me qytetin e Permetit.

Kisha ngrihet ne' nje pozite zoteruese, prej nga hapet nje pamje e gjere mbi peizazhin rrethues. Per ndertimin e kishes ruhet ende gojedhena qe e lidh ate me emrin e All Pashe Tepelenes. Duke shkuar per ne Janine Pashai i jep urdhe'r nje ushtari besnik te' tij nga Lekli, Thanas Vajes, qe te ndertohej nje xhami mbi shkembin me te ekspozuar te fshatit. Ne kundershtim me urdhrin e Pashait, ushtari con fjale ne fshat, qe ne ate vend te ndertohej nje kishe. Ne kthim, Pashai i habitur, pyet ushtarin pse nuk ishte zbatuar urdhri i tij dhe ushtari i pergjigjet se e ndertoi kete' kishe per kauret (te krishteret), sepse kishin kohe' qe e kishin kerkuar. Ne ate kohe fshati kishte rreth 600 familje te krishtera.

Kisha eshte' e tipit bazilikal trenefeshe, me permasa 14,5x10,7 m. Dy radhet e kolonave prej guri qe ndajne nefet, lidhen ndermjet tyre dhe me muret perimetrale me harqe, duke krijuar nje numer te madh berthamash, te mbuluara me kalota sferike, ndersa berthamat e ambientit te altarit jane te mbuluara me qemere cilindrike. Ambienti i altarit permban tri apsida te nxjerra jashte. Naosi nuk pe'rmban pikture murale, ndersa te gjithapajisjet e saj te brendshme ishin zhdukur.

Ne anen pere'ndimore naosi lidhet me narteksin qe ka sherbyer edhe si dhome page'zimi. Ne qoshen jugperendimore te narteksit ngrihet kulla e kambanores.

Sipas gjurmeve, ne anen veriore duhet te kete qene zhvilluar hajati.

Muratura dhe sistemi i mbuleses jane ndertuar me gure jo te rregullt, te lidhur me llac gelqereje. Trajtimi i jashtem eshte shume i thjeshte, ku mbizoteron masa e muratures se gurte dhe mungesa e elementeve dekorative. Te vetmet elemente qe tentojne te thyejne kete thjeshtesi jane apsidat ne pamjen lindore, te cilat jane trajtuar me nje varg harkadash te verbeta. (çatia e gjere dyujese, e prere ne anen lindore, eshte e mbuluar metjegulla.

2. GJENDJA E NDERTESES

Gjate periudhes se diktatures komuniste kisha ishte transformuar krejtesisht. Naosi ishte thyer, braktisja e nderteses per nje kohe te gjate kishte krijuar probleme serioze per qendrueshmerine statike te saj. Vereheshin dekompozime te llacit lidhes, demtime teresore te catise se kishes, dalja jashte funksionit te tirantave te harqeve, carje ne murature dhe ne sistemin e mbuleses se kurbezuar te interierit, dobesime te seksionit mbajtes te kolonave, sidomos ne kapitelet e tyre ose ne kontaktet me thembrat e harqeve.

3. NDERHYRJET KONSOLIDUESE DHE RESTAURUESE

Gjendja e keqe statike ne te cilen kishte arritur ndertesa, si dhe transformimet qe kishte pesuar, duke e humbur teresisht funksionin frllestar, i benin te domosdoshme nderhyrjet restauruese.

Ndonese per arsye te ndryshme ndertesa nuk perfshihej ne listen e Monumenteve te Kultures, per karakterin, historine dhe vlerat qe permban, restaurimi i saj u udhehoq nga te njejtat kritere te perdorura per monumentet e kultures.

Pra, kriteri baze i restaurimit ishte sigurimi i qendrueshmerise statike te nderteses, duke ruajtur

skemen filleslare statike te saj, nga njera ane, dhe, nga ana tjeter, rikthimi i funksionil fillcstar, duke rcspcktuar karakteristikat tipologjike e morfologjike te saj.

Pummel e restaurimit u perqendruan si me poshte:

a)   Punime pastrimi

Zhveshja e muratures nga suvatimet. Heqja e catise dhe pastrimi i sistemit te mbuleses se kurbezuar.

Prishja e shtesave te mevonshme.

b)   Punime perforcimi

Qepja me shufra hekuri te garjeve te konsiderueshme ne murature dhe ne qemeret e mbuleses.

Fugatimi i plote i muratures dhe i sistemit te mbuleses.

Plote'simi i rrezimeve ne sistemin e mbuleses.

Konsolidimi i kolonave dhe i mbeshtetjes se harqeve

c) Perforcimi i konstruksionit me elemente te reja Vendosja e tirantave teveshja e tyre me dm per qellime estelike.

Ndertimi i nje drezi B.A. nc kryc te muratures.

d)   Punime rikonstruksioni

Rinde'rtimi i hajatit ne anen veriore sipas gjunneve te ruajtura dhe ne analogji me monumentet e tjera te se njejtes periudhe.

Rindertimi i catise.

Suvatimi brendshem i naosit dhe narteksit.

Shtrimi i dyshemese se naosit dhe narteksit me pllo^a guri.

Hapja e hapesirave te mbyllura me vone dhe vendosja e dyerve dhe dritareve.

e) Punime te sistemimit te territorit dhe instalime elektrike

U kryen punimet e sistemimit te territorit perreth dhe te instalimit elektrik te brendshem dhe te jashtem.

Me punimet e mesiperme monumenti rifitoi vlerat e tij si nje tregues me rendesi per perhapjen gjeografike te ndertimeve te kultit dhe te krishterimit ne kete krahine, e cila iu nenshtrua nje islamizimi te vone.

4) TE DHENA TEKNIKO-EKONOMIKE

Projekti i restaurimit u hartua nga Zyra e Sherbimit Teknik e KOASH-it, nen drejtimin e ark.. restaurator At Theologos.

Punimet e restaurimit u realizuan nga Shoqeria Ndertimore, me drejtues ing. S. £elen.

Punimet filluan ne muajin qershor 1999 dhe perfunduan ne qershor 2000.

Supervizimi i punimeve u krye nga Zyra e Sherbimit Teknik e KOASH-it.

 

Nga Thoma Vojniku


14. Ku ka rrjedhur do pikoje. Nga Keno NOTI

Jolandën, të bijën e Timoo Muçit dhe bashkëshortes së tij të paharruar Evanthi, që në Labovë i thoshin Mantho, nuk e kisha njohur më parë dhe nuk e dija që punonte në poliklinikën e lagjes sonë. Sebep i njohjes dhe i këtij shkrimi modest, u bë sëmundja e nipit tim, Enos. Na u desh ta çonim në poliklinikë dhe aty na priti një zonjë grua, që e vizitoi Enon e vogël me shumë kujdes. Pas kësaj, na tha se vogëlushi kishte marrë një të ftohur të lehtë, plotësoi kartelën, na dha mjekimin e nevojshëm dhe u bë gati të na përcillte me po atë mirësjellje e edukatë që na priti.

 Ndërkohë, siç është bërë zakon i rëndomtë sot, unë nxora një dyqind lekëshe të vjetër dhe e vura si me druajtje në cep të tavolinës. Fytyra e mjekes u skuq e u zbeh brenda pak sekondash dhe ao nxitoi të ma kapte dorën me rrëmbim.

- Iu lutem, iu lutem, si mund të marr unë para nga një pensionist, aq më tepër kur është fjala për një fëmijë të vogël?!... Pastaj, ne sikur njihemi, familjet tona kanë miqësi prej shumë e shumë vjetësh dhe jemi nga i njëjti fshat, apo jo, - buzëqeshi me ngrohtësi Jolanda, duke vënë edhe njëherë dorën e saj delikate mbi kartelën e Enos.

            - Pa dale, moj vajzë. Pse, nga je ti? Dhe e bija e kujt je?

            - Jam Jolanda, vajza e Timo Muçit, o xhaxhi Këno. Po ti nuk ke faj, se në derë ëshë shkruar mbiemri Tauzi, që është ai i tim shoqi. Thashë se e dije, prandaj, se Enua është vizituar edhe herë të tjera këtu.

            - Pa shih, pa shih. Epo, thuaje, me të shkretën, se desh u turpërova me vajzën e mikut tim të shtrenjtë. Jo, jo, nuk është kot ajo kënga: "Tek ka rrjedhur, do pikojë, / Do vejë soji në soj..." Ç'kënaqësi të madhe ndjen njeriu kur mëson se një goxha doktoreshë nga fshati i tij punon mu në qendër të Tirnës!

            - O, sa për atë punë, këtu nuk jam vetëm unë, o xhaxhi Këno. Është edhe vajza e Pano Xhavarës, është edhe i biri i Telo Dedit, Ardiani. Dhe, po të vizitosh të gjitha qendrat mjekësore të Tiranës, qoftë edhe klinikat e shumta private që janë hapur tani, befasia do të jetë shumë-shumë herë më e madhe. Në mos gabohem, vetëm me titullin e lartë të Profesorit janë katër mjekë të talentuar nga Labova. Filloje me tët vëlla, Foton dhe vazhdo pastaj me Anesti Kondilin dhe Fedhon e Sokrat Meksin. Mund të ketë edhe të tjerë, por unë kaq mund të kujtoj për momentin. Ndërsa mjekë e mjeke si puna ime ka me dhjetra, për të mos thënë me qindra. Lëre pastaj ata që janë nipër e mbesa nga Labova, për shkak se kanë nënat ose gjyshërit nga ana e nënës nga fshati ynë, të mos i llogaritim edhe ato dhjetra mjeke e mjekë që janë nuse e dhëndurë të Labovës, se numri do të shkonte shumë...

Pothuajse e dija që do të merrja këtë përgjigje, e cila gjithsesi, nuk ma hoqi kënaqësinë e madhe të atij takimi sa të rastësishëm, aq edhe domethënës. E si të mos krenohesh me djemtë e vajzat e krahinës sonë, që kanë bërë e bëjnë emër kudo ku kanë punuar e punojnë. Ne mblidhemi e takohemi me njëri - tjetrin here pas here. Na vjen edhe keq nganjëherë që në mbledhjet dhe veprimtaritë e shoqatës nuk para vijnë fëmijët tanë, pa lëre më nipat e mbesat e çoku edhe e prishim gojën. Por ja, kur na duhen, ata na gjenden dhe na ndihmojnë e na gëzojnë aq shumë. Sidomos na nderojnë edhe më shumë. Mirë do të ishte të ishin ca më të afruar edhe me Shoqatën, por kjo nuk ndodh vetëm me Rrëzën tonë. Ndodh edhe me shoqatat e tjera, sigurisht, të cilat më së shumti përbëhen prej të moshuarish. Dhe kjo është e kuptueshme. Të moshuarit dhe pensionistët, e kanë të gjithë kohën në dispozicion dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e ndryshme shoqërore është për ta edhe një lloj çlodhjeje e argëtimi. Ndërsa djemtë e vajzat tona, aq më tepër nipat e mbesat, kanë tjera interesa dhe të tjera gjëra për të bërë. Shkolla, argëtime, punë të mëdha, ndeshje me vështirësitë e mëdha të jetës në këtë tranzicion kaq të egër e të stërzgjatur, pa më të rinjtë duan edhe të gjejnë punë,  edhe të martohen, të krijojnë familje e të lindin fëmijë. Kjo është logjika e lindjes dhe zëvendësimit të brezave nga njëri-tjetri.

Me këto fjalë dashamirëse, nuk dua të justifikoj ose të marr në mbrojtje ndonjërin nga brezat, për një gjë që është e njohur dhe e ditur si buka që hamë. Dikur, si ne, ishin nënat e baballarët tanë, të pakënaqur kurrë, sedërllinj, kapriçiozë, burra e gra të vërteta Labove, që na rritën me aq përkushtim e dashuri. Tani jemi ne në rolet e tyre, nesër do të jenë fëmijët tanë, dhe fëmijët e fëmijëve tanë dhe kështu ndoshta Shoqata "Odrie-Golik" do t'i mbijetojë kohës, dhe emri i Labovës së Zhapës do të mbetet i paharruar nëpër shekuj, si vendi i origjinës së njerëzve të mençur e të shquar.

 

                                                                                            KËNO TOTI

                                                                        Kryetar i degës së Shoqatës  "Odrie-Golik"

                                                                                      për qytetin e Tiranës