Gazeta "ODRIE" NR.50

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70



Ne kete numer do te lexoni:

1. Poetit Arben Duka i jepet titulli “QYTETAR NDERI” i Komunës “ODRIE”

2. AVOKATËT E MIRË LABOVITË

3. FAMILJA ALIBALI NË LABOVË MERITONTE RESPEKT

4. Poezia e Benit ka magji edhe muzikë!

5. ÇETA QE RREZOI AVIONIN ARMIK

6. PËRSËRI NOSTALGJI

7. Labovitët kudo që janë, të kontribuojnë sadopak për mirëmbajtjen e rrugëve të Labovës

8. Këngëtarja Kejsi Tola, mbesë labovite

9. Restauratorë të monumenteve të kulturës dhe gazetarë te TOP CHANNEL TV, vizitorë në Lekël

10. Falenderime nga Lekli për z. Dule e Beqiri

11. LLUKË VAJA, mjeku i Ali Pashë Tepelenës, që shëroi lordin anglez Bajron

12. VANGJEL ZHAPA, BARTES I MADH I TRADITES POPULLORE NE MJEKESI




1. Poetit Arben Duka i jepet titulli “QYTETAR NDERI” i Komunës “ODRIE”

Më 9 Maj 2009, në Tiranë, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit Qytetar Nderi”, i Komunës së Odries, poetit labovit, Arben Duka. Mernin pjesë drejtues dhe anetar të shoqatës atdhetaro-kulturore, “Odrie-Golik”, drejtues të Komunës “Odria”, si dhe të ftuar poet e shkrimtarë. Ceremoninë e çeli, Kryetari i Degës së Tiranës e njëkohësisht iniciatori i këtij aktiviteti, Këno Toti. Pastaj, Kryetari i Komunës “Odrie”, Foto Jani, i dorëzoi titullin “Qytetar Nderi” i komunës, poetit Arben Duka, gjë që u shoqërua me duartrokitje të përzëmërta dhe tufa lulesh nga Ilir Balili, Këno Toti e Niko Zherdhi. Në vazhdim, nënkryetari i shoqatës, Odhise Porodini, mbajti fjalën e rastit. Poeti Apostol Duka, përshëndeti në emër të poetëve të shoqatës. Ilir Balili, lexoi përshëndetjen e korifeut të poezisë shqipe, Dritëro Agolli, si dhe recitoi një poezi kushtuar poetit Arben Duka. Gjatë drekës së shtuar me ketë rast, përshëndetën edhe poeti Hysni
Milloshi, mik i poetit dhe familjes Duka, kryetarja e shoqatës "Lunxhëria”, Katerina Mitrokosta, Prof. Zihni Haska, përfaqsues i shoqatës “Ali Pashë Tepelena”, si dhe nxënës i labovitit Nako Bezhani, Roza Mosko, mësuese letërsie, ishdrejtoreshë shkollës 8-vjeçare të Hundëkuqit e cila i bëri një analizë poetike poezisë së Arben Dukës, si he Prof. Arqile Bërxolli. Drekën festive e freskuan poezitë e recituara nga vogëlushet Kesti Toti e Françeska
Duka, që ato vetë i kishin kushtuar poetit Arben Duka, si dhe kënget e bukura labe të Paros.
Korespodenti i gazetës
“Odria”


2. AVOKATËT E MIRË LABOVITË

Preferova t’i quaj keshtu, sepse si c’do Labovit, qe te miren e ka ne shpirt, edhe avokatet labovite, ne punen e tyre ne cdo sistem, jane munduar te sherbejne ne te mire te klienteve te tyre, te popullit fukara, Por te zgjuar dhe punetor. Historia e avokatise labovite fillon ne
shekullin XIX dhe vazhdon edhe sot. Ajo ze fill me punen plot pasion te avokaterve Dilo, (Vasil dhe Petro), te Apostol Dhimes, e shume te tjereve, si: Polo Meksi, Thanas Meksi, Menella Nocka, Jani Panajoti,Sokrat Polo Beu, Jani Konomi, Lame dhe Koço Dilo, Dhimiter Nocka, GllastonMeksi, Petraq Mishto dhe shume e shume te tjereve.

Vasil Dilo, u lind ne Labove ne vitin 1868. Fakultetin e Drejtesise e kreu ne
Athine ne vitin 1892 dhe pastaj punoi per kater vjet ne Stamboll . Deri ne vitin 1925 punoi si avokat ne Gjirokaster. Ne kohen e luftes se pare Boterore ka qene keshilltar ligjor i Prefektures se Gjirokastres. Me vone emerohet ndihmes prokuror i Gjyqit te Diktimit dhe pas vitit 1925 punonerseri ne avokati ne Gjirokaster. Petro Dilo u lind ne Labove me 11 Qershor 1877. Shkollen e mesme e kreu 2 vjet ne Janine dhe 2 vjetet e tjera ne nje shkolle tregtare ne Athine. Fakultetin e Drejtesise e filloi ne Athine dhe e mbaroi ne Stamboll. Ne fillim te shekullit XX kthehet ne Atdhe dhe punon 6 vjet ne zyren avokatore te Apostol Dhimes dhe Vasil Dilos. Nga viti 1919 e deri ne vitin
1941 punon si nenpunes ne Prefekturen Gjirokastres, pastaj me Vendim te Keshillit te Larte, emerohet Zv/Prefekt ne Libohove dhe me vone Zv/Prefekt ne Kurvelesh. Nga viti 1941 punon perseri si avokat ne Gjirokaster.

Apostol Dhima nga Labova e Vogel,U lind rreth vitit 1880. Studjoi per Drejtesi ne Athine dhe aty rreth vitit 1922, Ministria e Drejtesise I jep lejen e Avokatit te Klasit te pare. Profesionin e avokatise e ushtron ne qytetin e Gjirokastres, duke punuar se bashku
edhe me labovite te tjere.

Thanas Meksi (I vjetri) u lind ne Labove ne vitin 1902. Mbaroi gjimnazin Franko-Grek ne Pera te Stambollit. Studimet e larta i kreu ne Fakultetin e drejtesise te Universitetit te Parisit ne vitin 1925. Fillon punen si Gjyqtar paqtues ne Shijak. Me vone antar i Gjyqit
te shkalles se pare ne Vlore dhe pas vitit 1929 transferohet si gjyqtar hetues ne Elbasan dhe po me kete detyre sherben ne Durres dhe Tirane. Ne vitin 1933 emerohet Prokuror i Shtetit ne Korce. Pas clirimit te vendit ushtron profesionin e avokatise ne qytetin e Elbasanit.

Polo Meksi u lind ne fshatin Labove. Studimet e larta per drejtesi i kreu ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Athines ne vitin 1884. Pas mbarimit te shkolles mori graden Hankallos. Ne vitet 1885-1886 punon ne Stamboll si avokat i atashuar prane dy avokateve me emer G.Tehako dhe N. Lesaridhi. Ne vitin 1890 vendoset ne Bukuresht ku qendroi deri ne vitin 1912. Aty punoi me avokate ne ze te qytetit dhe mori pjese si mbrojtes ne te gjitha instancat gjyqesore te procesit te labovitit Vangjel Zhapa. Ne vitin 1920 emerohet anetar i gjyqit te diktimit ne Vlore, e me pas anetar i gjyqit te Apelit dhe anetar i gjyqit te Fillimit ne Gjirokaster.

Menella Nocka u lind ne familjen e mjekut labovit Koco Nocka ,ne vitin 1902 dhe sherbeu si jurist ne diplomacine Shqiptare. Arsimin e mesem dhe te larte per drejtesi e perfundoi ne Universitetin e Athines ne Greqi. Kur ishte akoma student, punoi si sekretar i Legates shqiptare ne Athine ne vitin 1925. Mbas vitit 1928 punon ne Korce si noter publik. Me vone emerohet si gjyqtar Fillor ne
Tirane. Mbas vitit 1946 punon si avokat ne Elbasan deri sa doli ne pension Vdiq ne Elbasan, ne vitin 1980 i nderuar dhe i respektuar.

Gllaston Meksi u lind ne Labove te Vogel, nga porta e mesuesit te pare te shkolles Shqipe te Laboves. Ju fut punes se sistemit gjyqsor, sepse ishte njeri i drejte dhe parimor. Megjithese pa shkolle punoi si avokat e sekretar gjyqi ne Peshkopi, Tropoje, Kavaje e gjetkë, duke treguar pasion dhe devotshmeri. U burgos dhe u internua aty nga vitet 60 dhe vdiq ne internim.

Petraq Mishto nga familja e labovitit Tnastas Mishto, u lind ne Elbasan ne vitin 1939. Mbas mbarimit te shkolles se mesme, u punesua ne Gjykaten e Elbasanit dhe ju nenshtrua studimeve per marrjen e arsimit te larte juridik. Punoi si sekretar gjyqi, krye/sekretar, prokuror dhe ndihmes dhe se fundi, qe nga viti 1991 ushtron profesionin e avokatise ne Elbasan. Juriste te tjere i jane shtuar rradheve
te avokatise labovite. Ne pamundesi te nje informacioni per ta, po permendim emrat e tyre: Jani Panajoti, qe sherbeu ne Fier; Sokrat Polo Beu, i diplomuar ne Bukuresht dhe qe sherbeu si avokat ne Peqin; Lame Koco, dhe Petro Dilo ( ipadiplomuar ) qe punuan ne Gjirokaster dhe Tirane; Pavllo Sopiqoti sherbeu ne Vlore, Dhimiter Nocka qe sherbeu ne Elbasan, e shume te tjere, te cilet perbejne plejaden e avokatise labovite ne keto tre shekujt e fundit djemte labovite nga familje me emer te Laboves, ju kushtuan avokatise,
profesion aq I kerkuar atehere dhe tani,me djerse dhe passion. Studimi i veshtire juridik, pasioni per avokatine, nuk i pengoi aspak djemte labovite te merrnin rrugen e Botes. Ndershmeria labovite, motivi I tere laboviteve, i beri ata avokate te zotë dhe te ndershem. Perkushtimi ne profesionin e avokatise, i beri avokatet labovite te zot dhe profesioniste te mire. Njohja dhe bashkejetesa me hallet e popullit fukara, i beri praktike dhe proceszgjidhes te problemeve te popullit. Miresia labovite, e njohur dhe provuar ne shume raste, e ka thene fjalen e vet edhe ne avokatine Shqipetare. Nuk eshte pak, qe nje fshat me 70 shtepi, te nxjerre mbi 17 avokate me emer.


3. FAMILJA ALIBALI NË LABOVË MERITONTE RESPEKT
Josif Duka

Ndonëse e prisja prej vitesh, nuk arrita ta dëgjoja intervistën e zonjës Adivie (bashkëshortja e Jusuf Alibalit), dhënë në emisionin e Pandi Laços, në "TV “Klan". Pas disa ditësh, një shoku im, që e kishte ndjekur emisionin, më tha: Dëgjova një grua që e çonte “në qiell” familjen Duka. Emrin nuk ia mbaj mend, por mbiemrin e kishte
Alibali. Ajo familje, nuk ishte si të tjerat, kishte qenë komenti i kësaj zonje në televizion, pasi ata më kanë ndihmuar shumë gjate viteve te internimit. Pas këtyre hollësive që mbase edhe i prisja, por edhe më befasuan shumë, i zhytur në kujtime, u ktheva 30 vite mbrapa dhe në mendjen time u shfaq tablo e qartë: një familje që vjen në Labove, e internuar. Njerëzit e saj, zbresin nga një makine e mbuluar, ashtu të ndrojtur, të heshtur e të
trembur. I kishin larguar nga Tirana për të jetuar aty në atë fshat të vogël, rrëzë maleve, larg, shumë larg, në Jug
të Shqipërisë, ndonëse ata vetë ishin me origjinë nga Shkodra. Jusufi, kryefamiljari, një burrë i qetë, i veshur mirë, serioz e i matur, mundohej të mbante me kurajë dy djemtë e tij, Ilirin e Agronin, të cilët ndiheshin të befasuar e disi të trembur aty në fshat, mes njerëzve të panjohur, që në momentet e para i pritën jo me shumë dashamirësi, për të mos thënë atë që sot nuk është e tepërt ta them, në qëndrimet, gjestet dhe vështrimet
e tyre kishte shumë urrejtje. Mbizotëronte kudo mendimi se, derisa i kishin internuar, duhet te ishin armiq të klasës, kundër vijës së partisë...në isha ndër të parët që u njoha me ta, pasi isha ngarkuar që të adaptoja mencën e fshatit në shtepi banimi, e cila do të ishte banesa e tyre e re në Labove, për aq kohë sa do të rrinin. Dhe nuk kishte se si te mos miqesoheshe me atë familje. Ata ishin sa të kulturuar, aq edhe të dashur e të urtë, të edukuar e të sjellshëm, që të bënin për vete menjëhere. Adivia ishte një grua e pashme, e gjatë, gazmore, sikur ishte lindur e rritur në Labovë. Ajo, shpejt u miqësua me gratë e fshatit dhe pothuajse u harrua që ata aty ishin të internuar. Iliri ishte djalë simpatik dhe luante shumë mirë futboll. Kjo bëri që unë të mos e ndaja për asnjë cast, kudo që shkoja. Ndersa Agroni ishte tip studiues dhe shumë i urtë. Ëndrra e tij ishte të studionte per
filozofi po t’i jepej rasti (Dhe më duket se ai e ka realizuar ëndrrën e tij.). U miqësuam aq shumë me atë familje, a thua se ishim farefis a njerëz të një gjaku. Ata vinin natyrshëm tek ne dhe ne shkonim shpesh tek ata dhe
rrinim gjatë duke biseduar. Shpesh mamaja jonë bënte byrek me lakra dhe unë jua çoja tepsinë në shtëpi, fare hapur, pa u ruajtur hiç nga “vigjilentet “ e fshatit, që ruanin të paprekur vijën e partisë. Bile me këtë familje u miqësuan dhe vëllezerit e mi, të cilët punonin në poste të rëndësishme. Dhe ata, hynin e dilnin, pa teklif fare në atë familje. Më kujtohet një rast: Pak kohë pas internimit të familjes së Alibalëve, Apostoli erdhi me shërbim në
Gjirokastër dhe natyrisht që do të vinte edhe në Labovë. Shtyu me rrëmbim portën e madhe dhe që nga pragu i saj, ashtu siç e kishte zakon, thirri me zë të lartë e gazmor: -O Lenoo! mamaja ishte në kuzhinë, bashkë me Adivijen. Bisedonin për shtatë palë qejfe dhe ardhja e tim vëllai sikur e tensionoi paksa situatën. Ai punonte në ministrinë e Mbrojtjes, ishte gazetar dhe nuk i dihej se si mund të reagonte. Natyrisht, mamaja kishte besim tek i
biri, por gjithësesi ajo doli me nxitim në oborr, vuri gishtin tek buzët, si për ta paralajmëruar ta dëgjonte me kujdes dhe i tha me zë të ulët: -Dëgjo, brenda është Adivija, e shoqja e Jusuf Alibalit. Se mos të shpëton ndonjë llaf, se ke punë me mua pastaj...Apostoli u zverdh, e mori mamanë për krahu, hyri së bashku me të në kuzhinë dhe dhe foli me zë të dridhur: A, moj mama, më mirë të mos m’i thoshe këto fjalë!... Unë e njoh shumë pak Jusufin, Adivijen e kam parë që i vogël tek luante rolin e Mamicës në filmin “Skënderbeu”, por Xhevatin e
Besnikun, dy vëllezërit më të vegjël të Jusufit, që kanë qenë që të dy oficerë madhorë në ushtri, i njoh shumë mirë. Kanë qenë dhe janë miqtë e mi. Xhevati ka qenë për një kohë të gjatë një nga gazetarët më të mirë të shtypit ushtarak, autor dhe përkthyes shumë i talentuar dhe bashkëbisedues i shkëlqyer, ndërsa Besniku një nga
xhenierët më të mirë të ushtrisë, pedagog në Akademinë Ushtarake. A, moj mama, ti nuk e di dhe nuk ke si ta
dish se sa shumë njerëz nga Labova dhe sa gjëra për fshatin tonë dinte Xhevati dhe sa shpesh e përmendte
Labovën, kur niste nga ato shakatë e tij të kripura me Thoma Notin e z.Lame Çekani. Ç’rastësi e çuditshme!...
E shihja Jusufin që rrinte nën hijet  qiparisave të kishës duke lexuar libra e gazeta e thosha me vete : -E ç’mund t’i ketë bere partisë ky njeri?!...”Mos harro, me thoshte me atë qetësinë e tij stoike, më sill pak gazetën pasi ta mbarojë babai dhe merre prape... E ç’mund të bënte tjetër aty gjithë ditën? E kujtoj me shumë respekt atë njeri dhe me vjen shumë keq që nuk u takuam dot dhe njëherë para se ai të ndërronte jetë. Po keshtu e solli fati. Edhe une pata probleme shendetësore për gati një vit e gjysmë...Më kujtohet një ditë kur me Ilirin e Agronin do të shkonim në Çajup për të prashitur patate. Rruga ishte e përpjetë dhe shumë e gjatë, gati dy orë e ca. Tek vendi i quajtur “Guri i Sevos”, u ulëm të pushonim dhe Iliri me tha qetësisht: -Mirë ne, që na ka zënë halli, po ti, pse rri këtu në fshat, pse nuk ikën?...Une, me shaka, iu përgjigja : - Po ja, ku t’iu le juve, këtu nuk e keni mirë punën po ika unë...Iliri qeshi:-More, po ik njëherë ti, se ne ia morem doren tani, u mesuam.. Edhe këta të fshatit, sikur na i kanë marrë dorën, u mësuan me ne. Dhe për çudi, mjaftoi kjo bisedë e shkurtër dhe të nesërmen unë përfundova në Elbasan, ku jetoj dhe sot e kësaj dite. Vitet kaluan njëri pas tjetrit, koha na ndau e na largoi, por
ne kurrë nuk e harruam njëri - tjetrin. Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që ajo grua fisnike e kujtoi familjen
tonë pas kaq vitesh dhe shprehet se ne ia kemi lehtësuar vuajtjet, në ate kohe kur njeriu hante njerinë e mbase
edhe vëllai spiunonte vellanë…sot jam i lumtur dhe i qetë, se ato veprime i kemi bërë me deshirë e vetëdijë, pa e ditur se si do të dryshonin kohët. I kemi mbështetur ata njerëz se ashtu e kemi ndjerë e nuk mund të dilnim jashtë natyrës sonë.Respekt për familjen Alibali, që e vlereson qendrimin e familjes sonë, në ato kohë të turbullta.Por ajo familje e meritonte gjithçka.

4. Poezia e Benit ka magji edhe muzikë!
 Përshëndetje e poetit Dritëro Agolli
Në ceremoninë e akordimit të titullit Qytetar Nderi i Komunës Odria, kushtuar poetit Arben Duka, u ftua edhe legjenda poezisë shqiptare, Dritëro Agolli. Poeti Ilir Balili, u ngarkua me detyrën qi t’i dorëzonte ftesën. Ai e lexoi disa herë atë me vëmëndje dhe pastaj pyeti:”Ku do e bëni?”. Pasi mësoi vendin e aktivitetit, vazhdoi: “Siç e sheh, i dashur Ilir, nuk vij dot, por do të dërgoj dëshirën time me ty dhe do të përshëndetësh ti për mua.Të përshëndetësh miqtë e mi labovitë pa kufizim dhe sidomos poetin Arben Duka!”...Ai është poet tërësisht i angazhuar. Burrë i zoti. Është bërë mjeshtër dhe ka lirizëm të tejdukshëm. Më ka dërguar librin e fundit me dedikim. Ai ka qënë sëmurë ca kohë, por ka vullnet e kurajo vërtet të fortë. Kjo gjëndje ka sjellë një çudi tek Arben Duka. I janë rritur ndjenjat, i është fisnikëruar shpirti dhe ka bërë poezi të mira për të tjerët. Ka dashuri të madhe ai për jetën. Dhe në poezitë e tij dhe zëmërimi, shkalla më e madhe mërzisë, që ai e shpreh me figura të ndryshme, ka kuptim për jetën. Se jeta i ka të tilla gjera. Jeta është si trëndafil i bukur me erë...Ka bukuri dhe erë, por ka edhe gjëmba, të cilat të shpojnë dhe të shkaktojnë dhimbje. E kështu, s’ka trëndafil pa gjëmba, s’ka jetë pa dhimbje!”...poezia e Benit ka magji edhe muzikë. Poezia e tij edhe shpon edhe qëllon të këqijat në jetë dhe të pasuron shpirtin. I këndon jetës e në anën tjetër s’ka frikë nga e liga e padrejtësi të tjera, që e krimbin këtë jetë. Ai nuk i fsheh, as i zbukuron anët e këqija të jetës.E falenderoj shumë Benin. Ma përqafo fort për mua, se është poet i vërtetë, burrë i mençur dhe patriot i guximit. Nuk është pesimist. Është i inatosur me
kohën, por jo i dëshpëruar. Është ende në shtegëtim, nuk ka vetëkënaqësi. Se Labova është Labëri, si Ju dhe Beni ka gjak labi, sepse Labova bën pjesë në Labërinë etnike, pra është Labëri e vërtetë!...
9 Maj 2009

5. ÇETA QE RREZOI AVIONIN ARMIK

Tri krahina, Rreza, Lunxheria dhe Libohova, jane prane njera-tjetres. Kane nje terren. Nje rrenje. Nje histori. Nje rruge. I ka lidhur fort atdhedashuria, pushka dhe abetarja. Jane tri krahina, qe ngriten kater çeta partizane: “Prokop Meksi”, Koto Hoxhi”, “Mihal Duri” dhe“Sabaudin Gabrani”. Nje nga te parat qe u krijua ne Krahinen e Rrzes ishte çeta “Prokop Meksi”. Kjo çete nuk lindi ne nje terren te papergatitur. Ajo mbiu mbi gjak dhe ne gjak u rrit. U shtri ne Koder, Lekel, Hormove, Terbuq, Labove dhe Hundekuq. Ishin muajt e pare te vitit 1943. Ne Rreze vepronin njesitet guerile, qe ishin ngritur fshat me fshat. Kenga e pushkes se tyre u degjua edhe ne betejen e Mezhgoranit, kunder fashisteve italiane, edhe ne Shkallen e Zeze, kunder kolones gjermane, qe vinte nga Greqia. Pagezimi i tyre u be ne lufte, radhet u shtuan me luftetare të rinj dhe kjo çoi në krijimin e çetes. Ne fillim të korrikut, te vitit 1943, luftëtarë te lirise u mblodhen ne Laboven e Madhe. Ishin tridhjete e pese pushke. Ata u mblodhen ne shkollen e fshatit dhe pas inaugurimit u vendosen ne llogore, ne kodrat e kishes se Shen Thanasit. Qendronin me sy hapur. Me barut te thate. Me gishtin ne kembezen e pushkes. Dhe ja, kështu u krijua çeta
partizane “Prokop Meksi”. Perurimi i saj gezoi zemrat e gjithe fshatareve patriote. Dita u shnderrua ne feste.
Gjemonin kenget e vallet. Fashistet tentuan ta shuanin kete çete. Ne mesdite te kesaj feste, nje avion armik
fluturoi nga Gjirokastra dhe mberriti ne zone, mitraloi disa here. Partizanet e çetes zune pozicione mbrojtese dhe nuk pesuan asnje dem. Çeta iu pergjigj me zjarr armikut. Avioni mori flake dhe u rrezua tamam atje nga qe nisur.
Qe diten e parë pushka e partizanit te çetes u be top. Ajo mori emrin e deshmorit Prokop Meksi. Ne kete menyre, ajo nisi rrugen saj te gjate luftarake. Çeta u rrit dhe u be kompani dhe ne gusht te vitit 1943, u inkuadrua ne batalionin, qe mori emrin “Misto Mame” dhe me 20 maj 1944, hyri ne brigaden XII sulmuese. Partizanet e çetes “Prokop Meksi”, kudo ku u inkuadruan, treguan nje shpirt te larte luftarak dhe deri ne fund, vazhduan luften me trimeri kunder pushtuesve te huaj. Kete fryme luftarake, ajo e tregoi edhe ne çlirimin e Libohoves, ne shpartallimin e operacionit nazist ne zonen e Delvines, ne perballimin me sukses te Operacionit te Qershorit te vitit 1944, i cili filloi ne zonen e Therepelit, Paraspuarit dhe Tendes se Qypit, ku luftimet u zhvilluan te ashpra e ne vije frontale. Ketu armiku vuri ne perdorim mjetet e blinduara. Kjo rezistence e pashoqe beri qe Kongresi i Permetit te mbaronte punimet me sukses. Pas kesaj, brigada u terhoq ne Kurvelesh, ku me nje manovrim te shkelqyer, çau rrethimin armik dhe i shkaktoi deme te medha atij. Pjesa me e madhe e kompanise, qe bente pjese ne Batalionin e IV te Brigades XII, perbehej nga partizane te çetes “Prokop Meksi”. Ajo mori pjese ne beteja per çlirimin e Sarandes, Himares, Vlores, Fierit dhe Lushnjes. Ne nentor te vitit 1944, marshoi drejt Peqinit dhe ne afersi te tij, i beri prite nje kolone te madhe gjermane ne terheqje. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit me nazistet, me e rrepta e me fitimtarja, qe vazhdoi disa dite. U vrane mbi dyqind gjermane, u plagosen mjaft te tjere dhe
moren flake mjete te blinduara dhe makina. Pas kesaj beteje, brigada ndoqi këmbe pas kembe armikun dhe çliroi
Peqinin, Rrogozhinen e Durresin dhe me 9 nentor partizanet e çetes “Prokop Meksi”, bashke me luftetare te tjere te brigades, parakaluan krenare ne paraden e madhe te kryeqytetit. Çeta e kurorezoi rne fitore luften e saj. Ajo la ne fushen e betejes shoke nga me trimat si: komisarin trim dhe agjitatorin e palodhur Polo Bezhani, trimin Sofo Meksi e te tjere. Krahina e Rrezës i dha Luftes Antifashiste Nacionalglirimtare gjashtedhjete e tete deshmore. Nga çeta “Prokop Meksi” dolen komandante e komisare trima si: Polo Bezhani, Thimio Muçi, Gjoleke Kokona, Nane Kutra; mitraljere e topçinj te guximshem si: Thanas Duka, Koço Stefani, Stillo Voda. Pas çlirimit te vendit, ishpartizanet e çetes “Prokop Meksi”, vazhduan me besnikeri rrugen atdhetare per ndertimin dhe mbrojtjen e vendit. Shume prej tyre dhane kontribut te çmueshem ne zhvillimi dhe perparimin e vendit. Ne, ne prag te gjashtedhjete e pese vjetorit te çlirimit, i kujtojme sot me nderim dhe respekt deshmoret e kesaj çete.
PIRO KOÇI
Ish-partizan i çetes



6. PËRSËRI NOSTALGJI

Kur shkrova “Fshatin e duan vetem nostalgjiket”, në gazetën “Odria”, nuk desha t’i joshja ose t’iu bëj propagandë të ikurve nga fshati, apo thirrje që të duan fshatin. Mendoj se u mundova të jepja një mesazh modest që të zgjedhë ku do e mund të jetojë më mirë mosha e tretë si unë. Jam larguar nga fshati në moshën 12 vjec, fillimisht në Tiranë e më vonë në shumë vende. Kam kryer lloj-lloj detyrash, kam provuar gjithë ato punë e profesione, por gjithmonë malli dashuria për Labovën time, vendin e bekuar nga Zoti, siç ka thënë dikur bamirësi i madh Vangjel Zhapa, nuk më eshtë ndarë nga mendja dhe zemra. Kushtet në atë kohë, mbas luftës, me shtëpi të djegur dhe me pasojat që dihen , me imponuan të vete me punë në Tepelenë e Gjirokastër. Larguar për 30 vjet, por fshatin e kesh afër dhe shpesh herë vija, sidomos në stinën e verës e të vjeshtës, se në dimër na
privonte rruga me këmbë e moti i keq dhe, pse ta fshehim, atëherë jeta në fshat ishte e vështirë, pasi kish bërë jetë qyteti, me çdo gjë të siguruar në dyqan e në furrë. Mbi të gjitha, mosha e re kishte kërkesa, si për biblioteka,
drita,radio,kinema e dëfrime, që dikur ishte e vështirë t’i plotësoje në fshat. Më vonë, si në të gjithë Shqipërinë edhe në Labove ndryshim erdhi, sidomos pas ndertimit të hidrocentralit të Hosit, që i dha dritë elektrike Lunxhërisë dhe Odries. Me orar të shkurtuar, por nevojat kryesore u plotësuan, gjersa u lidhëm me energjitikun kombetar me 1968. Kështu degjonim radion e më vonë shihnim edhe televizorin. Kjo ishte kenaqësia e parë,
keshtu e mblodha mendjen dhe iu përgjigja deshirës së zemrës, u ktheva në fshat, pranë prindërve dhe
bashkëfshatarëve të mi. Në fillim u mora me çdo pune, por brenda vitit, për dijet e mia për frutikulturen, më caktuan mjeshter për tre fshatra.Ketu m’u dha kenaqësia e dytë pas elektrikut. Puna që bëja, me gjithë lodhjen e rrugës së përditshme Subash - Labove e Vogël, me jepte kenaqësinë e madhe, sepse po i vishnim kodrat me frutikulturë të dryshme, natyrisht pa agrume e ullinj, që nuk i bënte vendi. Është fjala ko vetëm për kenaqësinë e punës, por nga një njeri zyrave, me fytyrë të verdhë dhe i brishtë e i pafuqishëm, mora pamje dhe energji, duke riparuar atë copë jete të plogët.Dhe nuk mund ta përshkruaj kënaqësine që më jepte puna në frutikulturë, pemët
ziheshin, rriteshin dhe u futën në prodhim të bollshëm. Shpesh bëja dialog me veten:“Bëra mire apo keq që ika nga qyteti?...” dhe me dilnin në përfytyrim paraardhësit labovitë, që qenë kurbeteve në rini dhe ktheheshin në moshën time në Labovë, deri në fundin e jetës.Kështu kënaqesha për vendimin që mora. Jeta në pension për nostalgjikët, është kenaqësi (sipas meje) për mënyrën se si e bëj jeten edhe një çikë për kushtet e sotme. Kam një shtëpi me 72m katrore, dy dhoma, një mesore, kuzhine, aneks dhe banjë brenda, me kushte higjienike, oborr 700m2, plus 800m jashtë oborrit, të mbushura me pemë nga të gjitha llojet, duke filluar nga manat tre llojesh, të
bardhë, larash e të kuq, kumbulla e beut etj. Me fruta vere e vjeshte, 3 lloje shegësh, ftoj, hurma, nga të cilat veç
rakisë e verës nga rrushtë për gjithë vitin, thaj për dimër komposto molle, kumbulle, dardhe e fiku e thane, arra,
bajame e lajthi. Oborrin e kam të mbushur me lloj - lloj lulesh dimërore e verore aromatike dhe me trendafila,vasiliko, barbarozë,manxuranë, dhjosmarinë e të tjera lule dimërore dekorative. Me që jam anës përroit, kam zhurmën e ujit në dimër e freskinë në verë, këngën e mëllenjës, bilbilit, qyqes, turos, zogun murrash e kam mëngjes e darkë duke ngrënë me pulat, ujë të pastër e të ftohtë, të shendetshëm, të bollshëm në oborr e në kuzhinë, ditë e natë, ajrin e pastër, erën e malit me klimë mesdhetare në dimër e të freskët në verë, me hapsirë e pamje që nga Tepelena e Labëria përballë, deri në Dropull, me diell 9 orë në dimër e 13 orë në verë. Kultivojme nga të gjitha perimet, qepë, patate, hudhra, karrota, panxhar, domate, speca, bamje, patllixhana, barbunja. Pak me vonese piqen vërtet, por edhe vonë mbarohen. Sigurisht, kur lexon deri këtu të vjen të thuash: “Ç’na këput të trasha, o Koço, jeta ka kërkesa sot…”Ashtu është, jam në një mendje me ju, po kërkesat plotesohen kudo që
jeton njeriu që e njeh jetën, sepse sot kane kushtet më të mira, sot kemi ambulancë dhe infermiere mami për
ndihmë të shpejtë e të kualifikuar . Në fshat jane tetë vetura për një urgjencë, telefon e postë përditë, përveç celularëve, që ka nga 1-2 çdo shtëpi. Gjysma e rrugës Subash – Labovë është e asfaltuar , kemi një klub shumë
interesant, që të krijon çlodhje vetë ambienti dhe bufeja e pasur, me të gjitha pijet dhe sendet ushqimore, fruta e
zarzavate, që, për më tepër, është dhe në anë të rrugës. JETA FAMILJARE : Festova me 21 Maj 82 - vjetorin e lindjes. Më erdhën, siç nuk e prisja, plot urime të largëta dhe të afërta. Kam nje grua të arsimuar dhe me edukate qytetare (korçare nga qyteti), kam gjashtë fëmijë në Greqi dhe një djalë në fshat me misionin e priftit. Ne shtëpi kam pajisjet elektronike të nevojshme, si 3 televizorë, radio e kompakt disk, video e aparat digital, soba zjarri në të dyja dhomat, sobë korenti në kuzhinë për bukë e tava, gaziere për gatim e për kafe, dhome pritjeje me kolltuqe e kanape dhe orenditë e nevojshme. REGJIMI DITOR: Jam shume korrekt ne orarin e ushqimit, mëngjes
në orën 9:00, dreke më 13:30, ndërsa darkë e ha në orën 20:30. Gjumë, 7 ore, zgjimi gjithnjë në orën 6. Ndjek pak program televiziv, në orën 7:30 çohem e dal ne oborr, ku bëj gjimnastikën, më 7:45 kafeja, në orën 8:00 iu sherbej kafshëve të shtëpisë, në orën 9:00 ha sa shqepem mëngjesin, gjithmonë me shume bulmet, orët 10 deri në 13 të drekës,i kaloj herë-herë nëpër bahçe, kryej punë sipas nevojës e stinës. Nuk fle kurrë në drekë, dëgjoj e shoh programe, lexoj libra që kam në bibliotekën time modeste, nga ora 16 deri më 19:00, merrem me shërbime
në perime dhe bëj vizita në gjitonë. Të dielave, loz shah me tre shokë, Ilirin, Lilin e Aleksin. Lexoj çdo të shtunë gazetën Intervista”, e cila më pëlqen shumë për qyfyret e Kaso Kosës, si dhe për rubrikën: “Pyetje e pergjigje mjeku e psikologu “ . Por dalin edhe gjëra të paplanifikuarara, dihet ajo. Kështu, dita me duket gjysmë ore, gjithmonë mendoj si e kalojnë shokët e mi çdo ditë ne qytet. Shpresoj që ndonjëri të ketë mirësinë të më përgjigjet
Nga Koço LANI


7. Labovitët kudo që janë, të kontribuojnë sadopak për mirëmbajtjen e rrugëve të Labovës


Jemi dy banorë nga fshati ku lindi dhe kaloi fëmijërinë dhe rininë e hershme Vangjel Zhapa, bamirësi më i madh I Ballkanit në shekullin e 19-të. Vepra e tij e madhe rrezaton edhe sot; ajo na nxit e na frymëzon të bëjmë diçka sado modeste për vendlindjen tonë dhe të ndjehemi krenarë se jemi pasardhës të Vangjel Zhapës. Quemi Stefan Stefani, në moshën 65 vjeç dhe Lili Prifti në moshën 45 vjeç, me profesion mjeshtër ndërtimi. Me ndjenjën e dashurisë si labovitë, prej 3 vjetësh punuam me përkushtim për ndërtimin e kishës së Labovës së Zhapës, e cila është sot një godinë e bukur dykatëshe, me oborr dhe mure rrethuese, e cila do te përurohet në muajin gusht të këtij viti. Financimi për ndërtimin e kësaj kishe është bërë nga Mitropolia e Gjirokastrës. Gjatë kohës së ndërtimit. kanë ardhur në Labovë shume vizitorë, nga Shqiperia dhe diaspora, nga Amerika, Franca, Gjermania, Italia dhe Greqia. Kanë ardhur edhe turistë dhe studiues të huaj. Për këtë vepër madhështore që është bërë, na kanë përshëndetur dhe falenderuar shumë, duke na uruar: “Iu lumshin duart!” Pas falenderimeve, ata na pyesnin se nga cili mjeshtër e kishim mësuar këtë zanat aq të vështirë dhe ne, menjëherë dhe me një gojë u thoshim: “Nga mjeshtri i madh i ndërtimit, nga laboviti Pila Duka…”Por bukuria madhështore e kishës stonon si nata me ditën me rrugët dhe kalldrëmet e labovitët kudo që janë, të kontribuojnë sadopak për mirëmbajtjen e rrugëve të Labovës
Letër Kryesisë së Shoqatës “Odrie - Golik” fshatit, që janë degraduar, me kroin në krye të fshatit, që është rrënuar, aq sa, kur kthehen turistët nga vizita në krua dhe nga rruget e fshatit, mbledhin buzët dhe ikin të pakënaqur. Për këto punime që janë sa urgjente aq edhe të domosdoshme, kemi kërkuar tek kryeplaku i fshatit Labovë dhe tek kryetari i komunës sonë që të na jepet vetëm baza materiale, si çimento, zhavor e llaç dhe një
puntor, ndërsa punën e ustait do ta bëjmë ne të dy vullnetarisht; por deri tani nuk na janë pergjigjur. Me mundesitë dhe forcat tona dhe me ndihmën financiare të Teli Totit, përfunduam rrugën me kalldrem nga Qilia deri tek shtëpitë Veshkajve. Rruga nën shtëpitë e Veshkajve është e rrënuar, tubacionet e ujit kanë dalë përjashta dhe këtë dimër ajo do të dalë me siguri jashtë përdorimit po të mos ndërhyhet tani. Nga fshati ynë ka me dhjetra njerëz të shquar që pas viteve ’90 kanë bërë prokopi dhe sot kanë të ardhura e biznese të konsiderueshme. Ata janë gjithashtu edhe anëtarë të nderuar të Shoqatës “Odrie - Golik” dhe, nëse do të sensibilizohen e do tiu bëhet
thirrje nga kryesia dhe nga gazeta jonë, me siguri që do të ndjekin sadopak shembullin e Vangjel e Konstandin Zhapës. Shuma për të cilën bëhet fjalë është modeste, për të mos e thënë e papërfillshme, duhen vetëm 30 - 35
mijë lekë të reja, ndërsa puna parapërgatitore dhe ndërtimi, siç e thamë, do të bëhet nga ne vullnetarisht.
Në vazhdim të mendimit tonë, besojmë se çdo bashkëfshatar mund të kontribuojë me një shumë të caktuar për këtë qëllim, që Labova jonë të fitojë përsëri nurin e bukurinë e dikurshme. Shembullin më të mirë për këtë, e
gjejmë në Tërbuq, që po i rregullon rrugët e fshatit për së mbari. E njjëta gjë që kërkojmë e lutemi për Labovën e Madhe, mund të bëhet dhe në Labovën e Vogël. Siç e thamë, nga të dyja Labovat ka me dhjetra njerëz të shquar,
me tërë ato tituj e grada shkencore, me emër e pasuri, me tërë ato libra të shkruar e të lexuar jo vetëm brenda vendit, por edhe më gjerë. Askujt prej tyre nuk ka përse t’i dridhet dora për pesë mijë lekë për të rregulluar rrugët e krojet e fshatit, se paratë venë e vijnë, por emri dhe vepra e mirë mbeten përjetë. “Jepni për nënën…”, ka thënë dikur Noli i madh. Jepni dhe juve për fshatin, jepni për Labovën tonë, o labovitë të nderuar!...Shembullin e mirë le ta gjejmë tek Laboviti Vasil Meleqi, I cili, së bashku me familjen e tij, para se të ndërtonte shtëpinë e lindjes, bëri
rrugën me kalldrëm 100 metra, për kalimin e automjeteve të rënda.
Me respekt,Stefan Stefani, Lili Prifti


8. Këngëtarja Kejsi Tola, mbesë labovite

Në një intervistë dhënë për TVSH këngëtarja Kejsi Tola, tregoi se ajo është nga një fshat i Gjirokastrës, që quhet Labovë. Ajo edhe prindërit e saj kanë lindur dhe banojnë në Vlorë dhe i përkasin fisit te Tolajve, nga Labova e Vogël. Dhe, vërtet, në Labovën e Vogël mbiemri Tola është shumë i njohur. Kujtojmë dëshmorin Thoma Tola, që u pushkatua nga gjermaneët dhe ballistët e Syrja Shehut në oborrin e kishës së fshatit, së bashku me Theofan Kozmain dhe Misto Dedin, kujtojmë vëllain e tij, Mihon, me atë qetësinë, thjeshtësinë
VLERA LABOVITE ëngëtarja Kejsi Tola, mbesë labovite dhe dashurinë e tij proverbiale për vendlindjen dhe sidomos mëmën e tyre të mençur e stoike, vdekjen e jashtëzakonshme të së cilës e përshkruan aq bukur e madhërishëm Lame Çekani në librin e tij “Jeta ushtarakre”. Kujtojmë mësuesin e pasionuar labovit Lipe Tola, nga Labova e Vogël, familja e të cilit banon në Tiranë. Djali i tij Vaso Tola, është me titullin Profesor për shkencat bujqësore. Kujtojmë gjithashtu se po nga fisi Tola ishte edhe Ferua, nëna e vëllezërve Timo, Thimjo e Telo MuçIi dhe e Persefonit, kujtojmë edhe gjithë ata Tolaj bij e bija, pasardhës të të të parëve, që banojnë e punojnë edhe sot në Tiranë, duke qenë edhe anëtarë të Shoqatës sonë. I urojmë Kejsit suksese të tjera në këngën e bukur shqiptare dhe e presim
me shume dashuri dhe mall në Labovë!...Kejsi Tola konkurroi në Festivalin e Këngës Evropiane në Moskë dhe u rendit në vendin e 17-të.
Korrespondenti gazetës

“ODRIA”


9. Restauratorë të monumenteve të kulturës dhe gazetarë te TOP CHANNEL TV, vizitorë në Lekël

Pas një viti përpjekjesh për t’u çelur fondi I rikonstruksionit të rruges 3.5 km, që lidh Leklin e objekteve të trashëgimisë kultorore, përfaqësuesit e pushtetit vendor e qendror ngushëllojnë komunitetit lekliot: “Fondi I saj i kaloi segmentit Dragot-Beçisht…” Si në dekadat e shkuara , Lekli i ortodoksëve vleresohet si delja e zezë e fshatrave myslimanë të Tepelenës. Me këto lekliotet përgatitën dhe promovuan projektin e rrugës midis bashkëfshatarëve në Lekël dhe përfaqesuesve të Komunës, Qarkut dhe Prefekturës, të cilët premtuan dhe
uruan nën trokitjen e gotave të koktejlit dhe drekës së shtruar, se rruga e Leklit do të përfundonte para rrugëve të tjera të fshatrave më të afërt me Tepelenën, si prioritare për turizmin natyror dhe kulturor te Leklit. Lekliotet e kulturuar, të qytetëruar pa qytet, sikurse i quan 80-vjeçari Vangjel Kola në bisedën për gazetën”Shqip” me publicistin e suksesshëm Fatos Baxhaku, asnjëherë nuk i largohen pikësynimit qe “Leklin ta bejnë qendër të trashëgimisë kulturore e historike të turizmit familjar, ekologjik e sportiv”. Disa javeëpas lajmit të keq për rrugën, të cilës lekliotet nuk i ndahen, më 13 dhe 14 maj në Lekël erdhën mysafirë restauratorët, përfaqesues të Institutit të Monumenteve të kulturës dhe gazetarë të TOP CHANNEL TV. Grupi I restauratorëve, me drejtorin e Institutit, Prof.Valter Shtylla, specialist i veprave inxhinierike, vizitoi Leklin për të parë dhe vlerësuar objektet e shumta
të trashëgimisë kulturore: nëntë kishat, njëra më e vjetër se tjetra, sistemin e ujësjellsave dhe të ujitjes me depozita e rezervuare, shtrirjen e tubave prej qeramike dhe tunelin e muruar me gur, ansamblin urban të lagjes më të vjetër poshtë kalasë së lashtësisë, rrënojat e shkollës së vitit 1860, të ngritur nga bamirësit Vangjel dhe Kostandin Zhapa, varret e Thanas Vajës dhe Janko Pogës, bashkëluftëtarëve besnikë të Ali Pashë Tepelenës, që ndodhen pranë kambanares së kishës të Shën Dëllisë, të gjitha për t’u shpallur “Monumente të Kulturës”. Grupi simpatik i televizionit me publicistin Fatos Baxhaku, i mirënjohur për reportazhet tërheqës dhe interesanët në median e shkruar dhe vizive,me subjekte të banorëve dhe individëve të fshatrave dhe krahinave si pjesë të
historisë së Shqipërisë, vizitoi kalanë e Leklit për të nxitur gërmimet arkeologjike të pakryera ndonjëher, për të zgjidhur dilemën e emrit të Antigonesë së vërtetë, nëse ajo ndodhet në Lekël të Tepelenës apo në Jermë të Gjirokastrës. Gjithashtu, grupi i televizionit mori përsipër vlerësimin objektiv të figures së Thanas Vajës, të familjes së tij dhe teë vëllait Lluk Vaja, mjekut më të fundit të Ali Pashë Tepelenës që kuroi në Mesolongi Lordin Bajron, i cili edhe luftoi për Revolucionin grek, sakrifikoi në të jetën dhe u varros në Argos, në vendlindjen e bashkëshortes.
Vlerat e trashëgimisë kulturore të Leklit janë njohur shumë dekada më parë, por të pavlerësuara, dokumentuara e
promovuara edhe pse gjeografikisht është hyrja ose porta e Epirit, qendër banimi që nuk e ndryshoi besimin kristianoortodoks. Sipas gojëdhënave të mbërritura në ditët tona, në Lekël kane ardhur mbretër të sëmure nga Evropa, të cilët nuk kishin gjetur shërim në vendin e tyre, ndaj dhe njihet toponimi “Vendi I Mbrete”, shumë afër me qendrën e fshatit. Vlerësime dhe promovimet e sotme për turizmin, iu bëhen bregdetit dhe bjeshkëve të veriut, duke harruar lartësitë pranë autostradave, si ajoe malit Golik në Tepelenë, në faqen e të cilit shtrihet edhe Lekli. Për këto vlera, lekliotët po punojnë që të vlerësohen dhe të shfrytezohen në kohë shumë të afërt, por larg ndikimeve politike e të politikaneve, që për interesat e votave I kane bërë edhe qytetet e jo më fshatrat pa qytetërim . Shekuj më parë, lekliotet edhe në emigrim, nuk u shkeputen nga Lekli, ku linin prindërit, bashkëshortet dhe femijët. Lekliotet u detyruan të largohen nga Lekli vetëm pas luftrave të njëpasnjëshme e
shkatërruese të shekullit XX. Pak familje u rikthyen në Lekël , sepse kushtet ekonomike u vështirësuan edhe më
shumë. Në ndryshimet e ndodhura në vitet’90, të gjithë lekliotet mendojnë dhe kerkojnë t’i rikthehen Leklit, të investojnë si dikur paraardhesit, për ta bërë në të gjitha stinët të vizitueshëm nga vendas dhe të huaj. Ky ballkon natyror mbi luginën e Drinos dhe të Vjosës, do të kthehet në qendër të rëndësishme të trashegimise kulturore dhe turizmit të Jugut të Shqipërisë, krahas Sarandës ,Gjirokastrës, Tepelenës dhe Permetit.
PANO PULERI


10. Falenderime nga Lekli për z. Dule e Beqiri

Zotërinj të redaksisë së gazetës “Odria”
Lutemi të botoni ne numërin më të pare, në emër të banorëve të Leklit, falenderimin tonë, për zotërinjtë Vangjel Dule dhe Idajet Beqiri. Falenderojmë z. Vangjel Dule, i cili në takimin e fushatës elektorale me banorët e Leklit, mori përsipër të interesohej pranë konsullatës greke në Gjirokastër, për t’u pajisur me vizë gjashtë vjeçarja
Varvara Puleri dhe prindërit e saj. Tashmë, ajo është gati, që edhe me ndihmën e bashkëfshatarëve të saj , emigrantë në Athinë, të ekzaminohet he ndërhyet nga specialistëtë e kardiologjisë, në zemrën e saj të vogël,
gjë të cilën prindërit nuk mundën ta realizonin edhe pse u ishte premtuar shumë nga institucionet shëndetsore të Tiranës. I urojmë Varvarës shërim a më të shpejtë. Falenderojmë, z.Idajet Beqiri, kandidat për deputet I
PSV-91 në Qarkun e Gjirokastrës, i cili në takimin me banorët e Leklit, mori përsipër të depozitojë dhe dhe të na përfaqësojë pa asnjë shpërblim, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës, në kërkesë padinë ndaj Ujësjellës Kanalizime të Tepelenës. Ka më shumë se dy vjet që kanë përfunduar punimet në Ujësjellsin e Tepelenës dhe nuk eshtë lëshuar asnjë pike ujë i Gurrës së Leklit për ekologji në pyllin e Ujit të Ftohtë, me status “Monument kulture” që mbrohet nga shteti, si dhe për vaditjen e tokave arë, pemtarisë etj, të vetmet burime jetese për banorët e Leklit. Kjo gjë nuk ndodh edhe pse në zbatimin e projektit ekzistojnë saraçineskat, tubat dhe kanalizimet e parashikuara për këtë qëllim, në marëveshje me komunitetin.
Me shumë respekt
Kryepleeqësia e fshatit Lekël




11. LLUKË VAJA, mjeku i Ali Pashë Tepelenës, që shëroi lordin anglez Bajron

Pjesë e shkëputur nga enciklopedia “Dhomi”,
botim i vitit 2005, ku shkruhet për diagnozën dhe kurimin e Lordit
Bajron në Misonllogji.


Nga Miltiadh M. MUÇI
“Vaja” është mbiemri që e kanë pasur disa luftëtarë të Pavarësisë së Greqisë, të cilët, më të shumtët, janë nga veriu i saj, dhe pikërisht nga Suli i Epirit, Këta luftuan në krah të gjeneralëve epirotë si Karaskaqi dhe Kiço Boçari. Pas rënies së Pashallëkut të Janinës dhe pasi luftuan me Thanas Vajën, ata patën mundësi të vazhdonin luftën kundër turqve, në mbështetje të Revolucionit Grek, ndërkohë që Thanasi mbeti i larguar në Kostandinopojë, i izoluar nga Perandoria osmane. Kushdo që ka shkruar për Thanasin, nuk mund të mos përmendte vëllezërit Vaja,
Llukën, Janin e Kristaqin, të cilët, sikurse edhe Thanasai kanë qenë jo vetëm trima e luftëtarë, por edhe arsimdashës. Në veçanti për Llukën, nuk do t’i shkonte ndër mend askujt që ai kishte studiuar dhe ishte
diplomuar në tri fakultete mjekësie, në universitete të Vjenës, Parisit dhe Laipsigut. Disa autorë, në veçanti të huaj, kanë shkruar njëkohësisht për Ali Pashë Tepelenën dhe bashkëpunëtorin e tij të më të afërt, Thanas Vajën, për babanë e tij dhe vëllezërit,për më shumë, për vëllain e vogël, Llukën,mjekun personal të Vezirit të Janinës dhe uftëtarin e Misonllogjit, për të cilin kanë shkruar autorë grekë e anglezë dhe, fare pak, historianë e shkrimtarë shqiptarë. Aliu e humbiste gjithnjë e më shumë besimin te aftësitë e mjekut Jani Koleti, të cilin e kishte njëkohësisht këshilltar të oborrit, prandaj dërgoi llukën të studionte për dymbëdhjetë vjet në universitete te Evropës, ku ai arriti rezultate të larta. Një herë, kur Lluka kishte ardhur me pushime, i lexonte Ali Pashës një dorëshkrim të përkthyer, që bënte fjalë për Sokratin dhe Aeropagun e Athinës. Pashai e përpiu në çdo fjalë dorëshkrimin dhe i tha Llukës me zë të ulët: “Grekët e varfër kanë pasur gjyshër të mëdhenj, prandaj
fërkohen aq shumë pas tyre. Por s’mjaftojnë gjyshërit për të jetuar”. Studiuesi grek M. Athinagoro, në botimin
“Ipiritika Selides”në vitin 1922, ka shkruar: Thanasi ishte njëkohësisht vëllai më i madh i një prej mjekëve personalë të Aliut”. Po kështu, në vitin 1815, anglezi Holland kishte shkruar: “... njeriu që ka influencën më të
madhe te Aliu dhe në pashallëk, vendimet e të cilit janë të padiskutueshme, është Thanas Vaja, vëllai i madh i mjekut personal të Aliut.”3. Lluka, duke qenë në shërbim të Aliut dhe shumë pranë tij, u njoh me poetin anglez,
Lordin Bajron, i cili kishte ardhur edhe në shqipëri, për të ndenjur për pak kohë në Pashallëkun e Janinës. I tërhequr pas mrekullive të natyrës shqiptare, në poemën te njohur “Çarl Harold”, ai i këndoi kësaj natyre dhe bukurisë së vajzave e djemve shqiptarë, sikurse edhe Ali Pashë Tepelenës. Llukë Vaja pati fatin të tregojë aftësitë e tij te mëdha profesionale, të padiskutueshme, në fushën e mjekësisë, kur kuroi Lordin Bajron që u sëmur rëndë gjatë ditëve të qëndrimit në vendin tonë. Edhe pse Bajroni kishte mjekun e tij që e shoqëronte, i kërkuan Llukës të jeptë ndihmesën e tij për ekzaminimin dhe diagnostikimin e sëmundjes. Thuhet se me terapinë që rekomandoi Lluka, shërimi i Bajronit u bë shumë shpejt. Kjo ndodhi në vitin 1824 në Misonllogji.
Aftësitë e Llukë Vajës i njohën mirë dhe i vlerësuan edhe mjekët angleze Holland dhe Melingen, të cilët kanë vënë në dukje se “Lluka nuk ishte vetëm mjek, por një shkencëtar, studiues i vërtetë.”. Pashai i Janinës kishte, ndërmjet këshilltarëve shqiptarë dhe të huaj, edhe Athanas Psalidhin, i cili më parë jepte mësim në gjimnazin “Zosimea”. Ishte vëmendja e drejtpërdrejtë e Ali Pashë Tepelenës që iu mundësoi vëllezërve Zosimea të ngrinin qendrën arsimore të qytetit të Janinës. Athanasi ishte burrë i kulturuar, mjaft i ditur, i njohur si zotërues i shumë
gjuhëve të huaja dhe këshilltar i Vezirit të Janinës për problemet e politikës, arsimit dhe të kulturës. Pas rënies së Pashallëkut të Janinës, me fitoren e Revolucionit Grek, ai do të bëhej edhe kryeministër i Greqisë. Me vajzën e tij u martua Lluka Vaja, kur të dy shërbenin në Oborrin e Ali Pashës. Kjo lidhje ndoshta bëri që Lluka të qëndrojë edhe më afër miqve të Athanasit, të bashkuar në shoqërinë “Miqësia”, ku jepte kontribute pranë Aleksandër Mavrokordhës.Shoqëria “Miqësia” ishte krijuar në Odesë në vitin 1814, dhe midis themeluesve të parë ishte zejtari nga Arta, shqiptari Nikolla Skufaj. Shoqata, edhe pse kishte shpallur si qëllim ngritjen e shkollave të reja, mirëmbajtjen e të vjetrave, botimin e shkrimeve të autorëve të Greqisë së lashtë dhe dërgimin e studentëve në Evropën Përëndimore etj., në të vërtetë synimin e kishte të kontribuonte për dëbimin e turqve osmanë nga Greqia, mundësisht, nga gjithë Ballkani. Llukë Vaja, në betejën e tretë të Misonllogjit që shpuri në rënien e saj, ka dhënë kontribute me vlera. Në rrethimin e fundit, duke sfiduar rreziqet, urinë dhe vdekjen, u ofroi luftëtarëve shërbimet mjekësore të tij, por edhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse ishte shkencëtar, dhe jo vetëm mjek, sipas vlerësimeve të kolegëve të tij anglezë Lluka, duke qenë njëlloj trim si Thanasi, në vitin 1824 mori pjesë në luftimet e përgjakshme kundër ushtrisë franceze në Argos, ku nuk kurseu as jetën, ende të re.“Do ishte e drejtë të shtonim se në betejën e tretë për Misonllogjin, që shpuri në rënien e saj, dha një kontribut me vlerë edhe mjeku lekëljot Llukë Vaja, vëllai i Thanas Vajës, besniku i Ali Pashë Tepelenës...Në rrethimin e fundit të Mesonllogjit Llukë Vaja, duke sfiduar rreziqet urinë dhe vdekjen, u ofroi luftëtarëve shërbimet mjekësore të tij, por edhe luftoi me armë në dorë. Për këto hkaqe ai gëzoi respektin dhe dashurinë e luftëtarëve”7), do të shkruajë Koli Xoxe për mjekun lekëljot Llukë Vaja.Të gjithë lekëljotët, dhe në veçanti ata që punojnë dhe jetojnë në Greqi, duhet të interesohen të mësojnë më shumë për mjekun Lluka Vaja, ashtu si për vëllezërit e tjerë të tij, si dhe për mikun dhe bashkëpunëtorin e Thanasit, Janko Pogën të interesohemi, pse jo, të mësojmë vendin ku prehen eshtrat e Llukës, në një nga varrezat e Argosit, për t’i vendosur herë-pas-here lule nga vendlindja.



12. VANGJEL ZHAPA, BARTES I MADH I TRADITES POPULLORE NE MJEKESI


Bamirësi i madh, luftetari i Madh i vitit 1821, biznesmeni i madh me famë në Greqi, Rumani, në Shqipëri dhe jo
vetëm, ishte edhe mbartes i madh i traditës popullore në mjekësi. Ai lindi më 1800 në Labovë të Gjirokastres,
fshat që sot mban emrin Labovë e Zhapës. Si në të gjithë vendin e sunduar nga turqit, në shekullin 18 dhe 19 edhe në kazanë e Gjirokastrës dhe zonat përreth dhe sidomos në gjysmën e parë të shekullit të 19, nuk kishte mjekë, spitale, s’kishte mjek kirurg, farmaci dhe ilaçe. Dalloheshin njerëz që kishin dëshirë dhe iu vinte doresh
të merreshim me traditën popullore në mjekësi, duke shfrytëzuar dhe vënë në përdorim zonën malore të Lunxhit
(Luxhëri), florën e saj të pasur, duke prodhuar etere të ndryshme aromatike, pomada, për të përballuar simptoma
(shenja) dhe sëmundje të ndryshme, duke bërë edhe ndërhyrje të ndryshme minikirurgjikale. Këto ndërhyrje i kryenin kryesisht ata që quheshin berberr, apo të quajturit xherahë. Këta dinin dhe kryenin mirë prerjen rrethore në organet gjenitale të femijeve meshkuj. Quhej ndryshe edhe synet, zakon i muhamedanëve. Si xherah ne ate kohe njihet dhe emri i Vangjel Zhapes. Në librin e Profesor Fejzi Hoxhës “ Njoftime historike mbi zhvillimin e
mjekësisë në Shqipëri”, lexojmë: “Njeherah I njohur, I cili mbahet mend akoma në Shqipërinë e Jugut, ka qenë
Vangjel Zhapa nga Labova, i cili në Rumani ushtronte këtë profesion. Mjekoi vajzën e mbretit të Vllahisë, që i kishte mbledhur gjiri, ndërkohë që mjekët austriakë, gjermanë dhe francezë, të thirrur për konsultë, propozuan, prerjen e gjirit. U thirr Vangjel Zhapa për t’i dhënë mendje. Ai i siguroi për shërim të plotë. Oborri mbretëror pranoi dhe Vangjel Zhapa filloi menjehere nga puna. Të nesërmen, e sëmura e ndjeu veten mire, si pasojë e thithjes së qelbit.” Në të njëjtin burim, lexojmë: “Dr. Ali Mihali, në referatin e tij në një kongres në Rumani, për historinë e mjekësisë, përmend: Vangjel Zhapa banoi dhe punoi në Rumani nga viti 1825 deri ne vitin 1865 dhe ushtroi zanatin e xherahut. E ftoi zonja Elena Gornesku, vajza e Janko Gorneskut dhe motra e gjeneral George Gornesku, t’I mjekonte këmbën, që e mundonte për shumë kohë dhe mjekët i kishin rekomanduar prerjen. Vangjeli e bëri mirë këtë punë, duke e shpëtuar nga gjymtimi.”Para se të emigronte në Rumani,Vangel Zhapën e gjejmë në oborrin e Ali Pashës në Janinë, më vonë oficer në taborrin e Marko Boçarit, duke mjekuar luftëtarët e plagosur të vitit 1821.