Gazeta Odria Nr.56

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70

VITI 2011, VIT I RIVLERĖSIMIT TĖ ZHAPĖS DHE RINDĖRTIMIT TĖ LABOVĖS

 

Pasuria nga shërimi  i një jete, për të shpëtuar mijëra jetë dhe për të ndriçuar mijëra e mijëra mendje.

Nderim për Vangjel e Kostandim Zhapën.

Nga aktori Viktor Zhusti.

Trashëgimtar i Zhapajve. Sikur të mos përdorej  si përcaktues për të  dalluar dy fshatra me të njëjtin emër, në Jug të Shqipërisë, mbiemri Zhapa do të ishte ose krejtësisht  i pa njohur, ose tepër i zakonshëm dhe pa asnjë domethënie e histori, në këtë pjesë të vendit. As vetë, banorët e atij fshati, shumica ngulës të rinj, që lanë jetën nomade të çobanit dhe vendosën një themel a strehë në këtë shpat mali, të braktisur nga vendasit e shpërngulur nëpër botë, duke shkulur pllakat e dy varreve të lashte dhe gurët e  sarajeve të  shkretuara të shkollës së madhe, që dikur përbënin krenarinë e Odries, nuk e dinin se mbi ç’tempull të shenjtë po vinin dorë . As që e dinin e jo më të vlerësonin,  që duke vendosur atë pllaka e gurë në themelet e ngrehinave të tyre, kishin vënë dorë mbi historinë dhe kishin marrë copëza  nga një e legjendë e legjendave. Mbiemri Zhapa, në Shqipëri, askujt nuk i thoshte gjë të veçantë. Rreth viteve 50—60 të shekullit të kaluar, një erë ëndrrash e iluzionesh e nxori në sipërfaqe këtë emër dhe të thënat të përcaktuar nga historia e tyre, kur u fol se shteti socialist por kërkonte trashëgimtarët e Zhapës për një pasuri të pa anë,  që ishte gjetur dhe i takonte  dhe se ishin caktuar avokat që mendonin se me thesin e zbrazur nëpër Rumani, Greqi e gjithë Ballkanin e trazuar. S’kaloi shumë dhe iluzioni u tret dhe një tjetër perde errësirë 50 vjeçare u hodh mbi historinë Zhapa. Këtej e tutje, ai do të dëgjohej tek tuk, bashkë me psherëtimave të ndonjë trashëgimtari ëndërrmitrar, që ankohej për fatin e vet. Që nga kjo kohë në Jug të Shqipërisë, mbiemri Zhapa u bë sinonimi i pasurisë, i trashëgimisë, iluzioneve. Ishim tepër të mbyllur e tepër të varfër e ndoshta kështu mund të na falet mosmirënjohja ndaj veprës së tyre.Të shikosh Zhapën, vetëm nën dritën e pasurisë, është një pragmatizëm dhe anshmëri mjerane, ndaj trashëgimisë të tyre. Pasuria e Zhapës, shpërndarë dhe investuar po thuajse në gjithë Ballkanin, kryesisht Greqi, Turqi e Rumani, kishte përmasa marramendëse .  Është një pasuri  përrallore, që dhe si përrallë nis historia e saj. ... Një herë e një kohë, një djalë i varfër... Është një pasuri që e ka pikënisjen tek sakrifica humane e një djali labotit për të shpëtuar një jetë njeriu. Pas këtij fakti, realiteti dhe fantazia e ndërthurur  deri në atë shkallë, sa humbën kufijtë dhe e vërteta e legjenda u bënë një. Sepse ajo që lëngonte paskësh qenë një vajzë mbreti, por na paskësh qenë edhe vajzë  e vetme dhe asnjë në mbarë mbretërinë, nuk i bënte  dot ballë lëngatës së vajzës dhe dhimbjes së mbretit, deri sa një ditë në portën e pallatit, me opinga të grisura nga rruga e gjatë, u shfaq një djalë me emrin Vangjel. -          Nga ç’legjendë kishte dalë vallë? -          Nga Labova e Odries!Jo më mbreti, por as ushtari më i fundit nuk ja kishte dëgjuar emrin!!!  Dhe ai do të pretendonte se do të shëronte plagën e mbretërisë! ! Një leckaman për të qeshur para  heqimëve, fallxhorëve dhe magjistarëve që erdhën hijerëndë dhe ikën kokulur... Dhe që mbreti i pa shpresë,  nxori një mërmërimë.-          Lërmëni të hyj! Dhimbja e pa durueshme, apo fati i djalit, bënë që  portat të hapeshin.  Një histori gati e njëjtë me ato që tregohen në përrallat e një mijë e një netëve. Shpërblimi përrallor, nuk e tjetërsoi djaloshin fshatar. Pasuria që nisi nga shpëtimi i një jete, do të përdorej për të shpëtuar qindra e mijëra jetë të tjera e për të ndriçuar po aq mendje.Po të ndjekësh veç kësaj aktivitetin patriotik në Revolucionin grek të viteve 1821 për çlirimin nga zgjedha osmane, pjesëmarrjen në çetat e komitëve, plagët që mori për lirinë, do të ndjesh që figura e Zhapës, ka të tilla dimensione, që rrallë i gjen të jetojnë brenda një njeriu të vetëm.

Pasuria nuk ishte qëllimi i tij, ishte mjet për të arritur qëllime të larta humane e patriotike. Vetëm  një vështrim mbi testamentin voluminoz e tepër të detajuar të Vangjel Zhapës, do të zbuloj menjëherë botën e një shpirti të madh dhe thellësisht të një njeriu human dhe mendjen e ndritur të një vizionari. Në të zbulohet edhe shpirti bujar i një kalorësi  të qytetërimit dhe përkujdesja e dhimbshëm i një djaloshi fshatar për bashkëkrahinasit e tij. Në të flitet nga pallati madhështor i Zhapës. (ZAPIOS MEGARO) në hyrje  të së cilës të urojnë mirëseardhjen statujat me përmasa natyrale, të dy vëllezërve Zhapa, një ndërtesë gjigante që trondit e befason vizitorin. Aktualisht ajo është selia e Selia e Këshillit të Evropës së Athinës, vend ekspozitash e takimesh qeveritare, me një arkitekturë, ornamente, e  afreske, që e bëjnë të qëndrojnë denjësisht përballë Akropolit dhe në fqinjësi të Parkut Mbretëror edhe kjo dhuratë e vëllezërve Zhapa për shtetin grek, të çliruara nga Perandoria Osmane. Veç kësaj edhe miniera bakri, shkolla, kolegje, kishe, etj, etj e deri tek kujdesi për fëmijët fshatarë, që të studiojnë me bursat e tyre në Evropë.

Po kështu edhe vëmendja që një shumë e përvitshme  qe caktuar për vajzën më të varfër të Odries, që të bënte pajën e t’i buzëqeshte fati e deri tek shpërblimin për kandillonaftin më të fundit, që do të ndriçonte kishën dhe rrugët e fshatit.Në vlerësim të gjithë kësaj vepre, kombi grek e rendit ndër njerëzit e parë, emrat e të cilëve janë gdhendur me germa të arta  në listën e patriotëve bamirës e filantropë. Ata krenohen me emrin dhe veprën e tyre.  Por, duhet përmendur edhe pse me dhimbje, që në Odrien e largët, Labovën që i lindi dhe i rriti, deri varret e tyre, janë të paktë ata që i kujtuan. Kushërinjtë  Zhapa, u nisën nga hiçi dhe fluturuan në përjetësi, kurse në vendlindjen e tyre, vepra e tyre përmbyllet gati me një hiç. Ka 20 vjet që Shqipëria është e hapur dhe demokratike. Ka 20 vjet që konsullata greke, funksionon vetëm 25 km larg këtij fshati, pallati i bijve të të cilit fqinjësohet me PARLAMANETIN grek, në qendër të Athinës. Ka 20 vjet që komisionet që merren me administrimin e pasurive të Zhapës kanë menduar e planifikuar  gjithçka, përveç një memoriali për ta në vendlindjen e tyre.  Është vetëm një zë që flet e flet, pa e dëgjuar askush, ai i shoqatës “Odrie-Golik”, që  përfaqëson vendlindjen e tyre, Labovën. 50 vjet heshtje të diktaturës, iu shtua edhe 20 vjet heshtje të demokracisë.Vangjel, e Kostandin Zhapa,  lanë emrat dhe veprat e tyre në disa kryeqytete të Ballkanit, të cilët kanë ngritur edhe muze në nderin të tyre. Por kush dhe kur, më në fund dikush do të kujtohet e do të ngrejë zërin, që t’ju kujtojë të gjithëve, se ata njerëz lindën në Labovë, në pllajën mbi lumin Drino, se aty hodhën edhe shtat,  se  pikërisht nga ai fshat nisën rrugëtimin e gjatë, pa ditur fundin e tij, se pikërisht andej nisën aventurën, luftën, përpjekjen dhe hapë portën e përjetësisë. Se, vërtet, diku lanë veprën, emrin, një statujë apo memorial, por ciklin vendosën ta mbyllnin pikërisht atje, nga ku nisi rrugëtimi  me çape të ndrojtura dhe opinga të grisura, pikërisht në Labovë, në kishën e fshatit, poshtë, ngjitur me shtëpitë e tyre, të përcjellë përjetësisht nga vaji dhe kënga e shamizezave labovite, duke i lënë atij fshati një histori monumentale, që lexohet akoma në gërmadhat e sarajeve Zhapa, rrënojat e një shkolle, shkretinë e dy varreve të harruara dhe një emri - Labovë e Zhapës.Ndër njerëzit më të afërt të gjakut me korifenjtë Zhapa, është edhe stërgjyshja ime, Maro Zhapa (Zhusti). Ndjehem mirënjohës dhe krenar për këtë trashëgimi të paraardhësve të ndritur, për të cilët, mund e duhet të bëja diçka, por...Dhe pa pritur mësoj se miku im Vangjel Kokoli, labotit nga i ati, piktor si profesion dhe artist nga shpirti, njeri aktiv, i shqetësuar dhe me shije të hollë, që më fliste kurdoherë me krenari për origjinën, Labovën, Odrien, historinë, traditat dhe mbi të gjitha  për të ndriturit, kushërinjtë Zhapa, ndërmori një aksion konkret. Nisi të trokasë në të gjitha dyert dhe zemrat labovite, për të shkundur heshtjen dhe indiferencën e të gjithë atyre që duan dhe duhet të bëjnë diçka për çështjen Zhapa. Të kujtohen e nderohen ata që nderonin dhe respektonin gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre, të ngrihet një memorial në mirënjohje të tyre, se për mermerin dhe arin kishin menduar vetë krijuesit e veprës së tyre. Nismën e tij, Kokoli e boti edhe në gazetën “Odria” të shoqatës së Labovës. Në imazhet dhe planet e Kokolit, Labova ringjallet e lartësohet gjithë dritë në pllajën e malit ,të Strakavecit. Ai parashikon një triptik monumental për kushërinjtë Zhapa: rindërtimin e sarajeve, rindërtimin e shkollës të ngritur prej tyre qysh në vitin 1860 dhe ngritjen e dy varreve në oborrin e kishës, ku ata mbyllën rrugëtimin e jetës, duke u prehur përjetësisht nën hijen e malit. Një triptik domethënës. Vepra në shenjë mirënjohje ndaj paraardhësve tanë të ndritur. Për t’u pasuar edhe nga shumë triptik të  tjerë, për ta ringjallur e ndriçuar Labovën edhe më bukur se ç’ka qenë.E, në se ndihma e atyre që Zhapa ndihmoi në shtetin fqinj e kudo, do të jetë në raport me dinjitetin e këtij emri të madh dhe entuziazmin e një krijuesi fisnik, si Vangjel Kokoli, atëherë Labova e Zhapës, do të shndërrohet në një vend i shenjtë pelegrinazhi e turizmi, ku nuk do të mungojë në   guidat e turistëve të huaj, që Zhapë e njohin, e nderojnë dhe duan ta vizitojnë edhe më tepër se ne.Dhe Vangjel Kokoli, si ideator e nismëtar, do të ketë jo vetëm një meritë të veçantë, por edhe mirënjohjen e falënderimin e të gjithëve. 

 

Vangjel e Kostandin Zhapa. JETA DHE VEPRA

 

VLRESIME DHE AKORDIME TITUJSH PËRVANGJEL    ZHAPEN 

·        Ne  Rumani, në  vitin    1845, Vangjel Zhapës  iu  akordua  titulli i larte "KESHILLTAR I  OBORRIT TE  MBRETIT TE  RUMANISE".·        Për shërbimet ushtarake ne Greqi, nga viti 1821 deri më 1830, duke  përfshire  edhe Revolucionin grek,Vangjel Zhapa u  shpërblye   me "MEDALJEN    E    ARGJENTE"       luftëtarëve te    vijës së pare.·        Me 30 Nëntor te vitit l869, Qeveria Greke  e shpall Vangjel Zhapen "THEMELUES TE OLIMPIKEVE" dhe Kostandin Zhapen si "EKZEKUTUES TË PROJEKTIT TE PALLATIT ZAPPION". Kjo vepër monumentale  u  bashkëshoqërua  edhe  me  ndërtimin  e   dy busteve te Vangjel  e Kostandin Zhapës, pranë  pallatit "Zappion".·        Për  pallatin "Zappion", vepër  e  monument i madhërishëm i fondit te    arte  te  kulturës  Greke, kushërinjtë   Vangjel dhe Kostandin Zhapa  u    dekoruan ne    vitin 1888  me  medaljen  e  "KRYQIT    TE MADH".·         Ne     vitin    I908, ne    Ekspozitën    e   katërt  Olimpike ne    Athinë,  këndohet një    HIMN MUZIKOR, nga    një    kor zërash të veçante, kushtuar    Vangjel Zhapës, i kompozuar    nga kompozitori    M. Avlikos nga    Ishulli    i Qefalonise. Ky    himn    shoqëronte    te    gjitha    veprimtaritë   e zhvilluara  për  V. Zhapën ne  Greqi.·         Vangjel    ZHAPA    është    përfshire    ne    Fjalorin    e Enciklopedisë Botërore,  Fjalorin    e      Enciklopedive    Greke    dhe    Turke    dhe    ne FJALORIN    E    ENCIKLOPEDISE    SHQIPTARE,Viti  2009,Faqe     3019,Vëllimi  3.·        Busti i pare prej bronzi për Vangjel ZHAPEN u be  nga  skulptori  Karl    Storck  ne Rumani dhe u inaugurua    ne gusht te vitit I8670.·         Shoqata    atdhetare kulturore    "ODRIE-GOL1K"  e    Rrëzës.   për     nder të 210 vjetorit te  lindjes se Vangjel Zhapës, e  shpalli  vitin 2010,  “VITIN  VANGJEL    ZHAPA", duke    organizuar    një    sere    veprimtarish.·        Shkolla e ndërtuar nga Vangjel ZHAPA ne vitin I860,  ne Labove te    Madhe, te    Odries, me  Vendim        Ministrisë së Kulturës Nr.25/4, date  05.04.2010,  shpallet “MONUMEMT    KULTURE”. ·        Me Vendim  te  Këshillit te  Qarkut te  Gjirokastrës,, date   25.10, 2010    177/1, ne    mbështetje     te    ligjit     te    KM, Nr. 8652, date 31.07.2000, Vangjel Zhapës I është akorduar titulli:” PERSONALITET I SHQUAR”,              pas    vdekjes.·        Për     Vangjel    Zhapen, shoqata kulturore "ODRIE-GOLIK",   organizoi një meshë përkujtimore ne Kishën e Papandisë, Labove, më 23 Gusht 2010.     Gazeta    "ODRIA",  numrin 55 të saj, Shtator 2010,  ia kushtoi  tërësisht Vangjel e Kostandin Zhapës.·        Faqe    te    veçanta    për    përvjetorin    e    Vangjel Zhapës    kane botuar    gazetat: "Panorama", "Standard","Elbasani","Egnatia", si dhe kane dhëne     emisione    televizionet:    Top Cenell  dhe TVGJ. 

          Përgatiti  etnolog Thanas  MEKSI


 


 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KESHILLII QARKUT

GJIROKASTER


 

 


 


Nr. 177/1.


Gjirokastër me 25. 10./2010.


 

L E N D A : Ne përgjigje te kërkesës tuaj .

Z. Thanas Meksi

SHAK "Odrie -Golik" Bulevardi "Qemal Stafa",8/l,

ELBASAN

Duke shprehur   respektin  për ju, dhe për misionin qe keni marre për te nderuar figurën e Bamirësit te madh Vangjel Zhapa , ne kuadrin e 210 vjetorit te lindjes se tij, njëherazi Ju uroj shëndet dhe te mira.

Është ne nderin Tim personal dhe te Këshillit te Qarkut Gjirokastër,  te nderoje figura te tilla.   Këshilli i Qarkut Gjirokastër, ne mbështetje te Ligjit 8652 date 31.07.2000,  "Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore", ka miratuar titullin e nderit, "Personalitet i Shquar" për Vangjel  Zhapen pas vdekjes ,te cilin po ja u dërgojmë me poste .

Ju faleminderit për mirëkuptimin !

     KRYETARI

ARBEN ÇULLI.

 

  Shkollat e Zhapës në krahinën e Rrëzës.

 Përgatiti:  Sofokli Duka,  Miltiadh Muçi.

 Pas shkollës së parë në vendlindjen e tij, në vitin 1860, në Labovë, Çeta e  Madhe, siç quhej në atë kohë, Zhapa hapi edhe një sërë shkollash të tjera   në Jug të Shqipërisë, si në krahinën e Zagories, atë të Delvinës, Çamërisë dhe   Bregut.Në krahinën e Zagories u hapën 9 shkolla fillore, në fshatrat Zhej, Lliar, Topovë, Dëshnicë, Ndëran, Hoshtevë  etj, si dhe dy  shkolla të mesme, në Nivan dhe Sheper.  Në këtë të fundit, në vitin 1874,  fshat me  1220 banorë, kishte 55 nxënës  dhe dy arsimtarë, ndërsa në Nivan, me 580 banorë, kishte po 55 nxënës dhe 2 arsimtar.  Në këtë krahinë, jepnin mësim 11 arsimtarë.  Sipas librit “Shkollat e Zhapës në Labovë”, në  vitin shkollor 1873-1874, shkolla e Labovës  së Vogël kishte 31 nxënës dhe  mësues ishte Jani Miha.  Shkollat e Zhapës përbëhej  nga këto nivele: shkolla foshnjore  dhe fillore, si dhe   shkolla ushtrimore me  dy vite dhe shkolla e mesme me tre vite. Në vitin e mësipërm shkollor numri  i nxënësve në Labovën e Madhe,  paraqitej si më poshtë:       108 në Foshnjore dhe  Fillore, 31 ne   tre klasat e Shkollës së Mesme, 2 ne klasën A të ushtrimore dhe 2 ne klasën B të Ushtrimore.  Ne vitin 1878 ne Labovën e  Madhe, filloi te funksionoje edhe Shkolla Femërore, me dy mësuese, nga te cilat njëra jepte mësim edhe ne artin e endjes.  Në Labovë të  Vogël (Çeta e Vogël), fshat me rreth 60 familje, vazhdonte të funksiononte  shkolla e  lëne si trashëgim nga bashkëfshatari Lluka Koçi, tregtar në Rumani. Por edhe për këtë shkollë Zhapa, kishte dhënë një ndihmë vjetore prej 700 frangash. Më vonë , shkolla të tilla u hapën edhe në Karjan e Kakoz, të cilave në testament Zhapa, u kishte lënë 1300 franga në vit.Siç shihet nga Tabela e mëposhtme, një shkollë e tillë funksiononte edhe në Hundëkuq e sidomos në Lekël, shkolla e të cilit kishte numurin më të madhe të nxënësve, 93.
NrFshatiBanorëSh.FilloreLiceMësuesNxënësFranga
1Çeta e Vogël3001 130700
2Ç.  Madhe1000112731200
3Hundëkuq5501 130700
4Lekël8501 3933000

 Në krahinën e Delvinës, u hapën dhe funksiononin 6 shkolla, ku më e madhja ishte ajo e Delvinës, me 2400 banorë, 150 nxënës dhe tre arsimtarë.Po kështu, në krahinat e tjera, si në atë të Dropullit,  Çamërisë, Sarandës dhe të Bregut  , funksiononin 6 shkolla të tjera të  Zhapës.  Ndër to mund të përmenden shkollat e Filatit, Dhrovianit, Qiparoit  etj.  

Dhjetë të vërtetat e historisë së Vangjel Zhapës. 

 Prof. Fedhon Meksi. 

Në librin e tij shterues, tashmë të mirënjohur dhe të lexuar nga të gjithë labovitët, “Vangjel Zhapa, mirëbërësi i madh labovit” (Tiranë, 2003), Qirjako Hila na përcjell tekstualisht edhe përgjigjen e Konstandin Zhapës, kur i kërkuan në vitin 1890 informacione “mbi jetën dhe veprimtarinë e Vangjel Zhapës”, që kishte vdekur një çerek shekulli më parë. Konstandin Zhapa përgjigjej: “Duke mos pasur asnjë broshurë apo lloj tjetër informacioni në gjuhën rumune dhe duke parë se edhe ato që ishin shkruar në gjuhën greke nuk ishin ekzakte (të sakta F. M), do të desha të hartoja një material në gjuhën greke dhe ta vija në dispozicionin tuaj sa më shpejt” (N. Postolake, Lavdi Vangjel Zhapës, Bukuresht, 1996).  I nxitur nga shkrimi i Konstandinit dhe duke ndjerë si labovit dhe shqiptar shqetësimin e tij që duket hapur në ata rreshta të shkruar dy vjet para se të ndërronte jetë, në Nantes la Jolie (Francë), mblodha dhjetë të vërteta mbi jetën dhe veprimtarinë e Vangjel Zhapës, i sistemova kronologjikisht dhe po i paraqes. E VËRTETA E PARË: PËRKATËSIA ETNIKE.
Vangjel Zhapa ka lindur në fshatin Labovë e Madhe, rrethi i Gjirokastrës, nga prindër shqiptarë vendës. I ati, Vasili, ishte nga familja Zhapa (edhe sot ka shumë familje me origjinë nga Labova e Madhe, që mbajnë si mbiemër këtë fjalë te rëndomtë shqipe), ndërsa e ëma, Sotira, e kishte prejardhjen nga fisi Meksi. Emri i fisit Meksi mund ta ketë origjinën nga funksioni, ofiqi ose posti i kryetarit të tij, që duhet të ketë qenë mjek, kurse prapashtesa -si tregon zotërim vendi, si edhe te mbiemra të shumtë shqiptarë (Malasi, Bregasi, Shalsi etj). Sipas profesor E. Çabejt, mund të ketë në themel fjalën mjek dhe më pas mjekës - mjekësi - Meksi, si “nomen agentis” (emër veprues) që është. Shumë nga Meksajt kanë ushtruar profesionin e mjekut pas studimeve në universitetet më të shquara të kohës, por edhe si mjekë popullorë, duke e trashëguar këtë profesion nga të parët e tyre, që kanë qenë të famshëm në të gjithë Ballkanin.Vangjel Zhapa, pasi mbushi moshën 13 vjeç, u largua nga fshati për në Janinë, ku u lidh me mjekun e famshëm popullor Petro Meksi, kushëri i së ëmës, i cili shërbente në gardën e Ali Pashë Tepelenës. Në të vërtetë, njohuritë për njohjen, kultivimin dhe përdorimin e bimëve mjekësore i kishte marrë nga e ëma, që duket se kishte parë tek i biri prirjen për mjekësinë popullore dhe vokacionin për të ndihmuar njerëzit e sëmurë dhe në nevojë, kurse Petro Meksi e stërviti për të ushtruar me sukses veçanërisht kirurgjinë. Të shumtë kanë qenë bashkëluftëtarët e tij gjatë betejave kundër turqve, që përfituan nga shërbimet e mjekut popullor, Vangjel Zhapa. Pak vite më vonë, në Rumani, ishin sukseset e arritura gjatë ushtrimit të mjekësisë popullore, të cilat do të përcaktonin të ardhmen e jetës së tij.

E VËRTETA E DYTË: ARSIMIMI

Njohuritë e para arsimore i mori nga prifti i fshatit, që kryente si zakonisht në atë kohë, edhe rolin e mësuesit. Në Janinë u regjistrua në shkollën ushtarake për përgatitjen e kuadrove. Në këtë shkollë, që ishte hapur nga Ali Pashë Tepelena, jepnin mësim pedagogë të ardhur nga vendet perëndimore. Atje janë përgatitur edhe shumë nga figurat e shquara të kryengritjes greke si: Andruco, Karaiskaqi, Varnajoti, Dhiakos, Gurras, Grivas, Bakallos, etj. (Shih Filip Liço: Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare, Tiranë, 2009, f. 92). Vangjel Zhapa nuk ka shërbyer kurrë si ushtar, aq më tepër si mercenar i Ali Pashë Tepelenës. Si oficer i ri që ishte, u emërua në kështjellën e fshatit Mazia, që ndodhej në jug të Janinës dhe më pas (1820) u bashkua me suljotët, në atë kohë miq të Aliut, për të luftuar kundër turqve. Nga mesi i viteve ‘30, ai thelloi njohuritë agronomike duke kryer studimet përkatëse në Paris. Pasi u kthye në Rumani, zbatoi me sukses metodat e reja që rritën dukshëm rendimentet bujqësore në pronat e tij.

E VËRTETA E TRETË: ITHTAR I ALI PASHËS

Pas dështimit të përpjekjeve për formimin e një shteti të madh shqiptar, në përbërjen e të cilit do të ishte edhe pjesa veriore e Shqipërisë, me qartësinë e një politikani të shquar të kohës, Ali Pasha u përpoq ta bashkërendonte kryengritjen kundër Stambollit me lëvizjet çlirimtare të popujve të Ballkanit, duke e parë këtë si të vetmen rrugë drejt lirisë. “Aliu kishte filluar një bashkëbisedim me agjentin rus, grekun Jan Paparigopullos, i cili shkoi në Sankt-Petersburg me mision për të përgatitur një plan për një kryengritje të përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve, që do të udhëhiqesh nga Ali Pasha” (Gabriel Meksi, Ali Pashë Tepelena, Arkivi Institutit Historisë, A-III-169, 1950). Në librin e Aravantinos, Historia e Ali Pashë Tepelenës, f. 28, cituar nga Gabriel Meksi, shkruhet se “shumë prej udhëheqësve ushtarakë grekë (Aleksis Navos, Odhise Andruco etj.), i sugjeruan Aliut të marrë kryesinë e lëvizjes, që do të kish për qëllim shkëputjen e Shqipërisë dhe të Greqisë nga Perandoria Osmane”. Në rast fitoreje, Aliu do të krijonte një shtet monarkik konstitucional shqiptar të përbërë nga zotërimet shqiptare dhe nga Thesalia, në krye të të cilës do të vihej vetë, kurse Greqia qendrore dhe Moreja do të formonin një shtet autonom, i cili do të vihej nën protektoratin e tij (Historia e popullit shqiptar, I, 2002, f. 665). Aliu dërgoi njerëzit e tij në Vjenë për të parë nga afër modelin e Perandorisë Austriake konstitucionale dhe shumëkombëshe, duke dashur ta kishte si shembull për shtetin e ardhshëm shqiptaro-grek, që synonte të krijonte bashkë me ithtarët e kësaj ideje. Për këtë fakt ka shkruar në revistën e tij “Albania” më 1902 edhe Faik Konica, që ka gjetur në kujtimet e princit Jozef Meternik, kancelari i atëhershëm i Perandorisë Austriake, shënimin e mëposhtëm: “Ali Pashë Tepelena më dërgoi më 3 mars 1822 një njeri të besës, me një letër për të bërë një konstitucion për Shqipërinë” (Shih F. Konica, Vepra, Tiranë, 1993, cituar tek F. Pouquville, Ali Tepelena, Tiranë, 2009, f. 528). Vangjel Zhapa, oficer në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës, u përfshi plotësisht në këtë projekt që kishte hartuar Aliu së bashku me këshilltarët e tij shqiptarë. Dhimitër Shuteriqi ka shkruar: “Vangjel Zhapa, që kishte shërbyer që shumë i ri tek Ali Pashë Tepelena dhe i kishte mbetur këtij besnik deri në fund, ishte me sa duket, në krye të herës, për një shtet shqiptaro-grek, ku shqiptarët të luanin rolin e madh që luante Aliu” (Dhimitër Shuteriqi, Gjurmime letrare, 1974, f. 246).

E VËRTETA E KATËRT:
 PLAGËT QË VAZHDONIN TË DHEMBNIN
Pas shkatërrimit të shtetit të Ali Pashë Tepelenës, Vangjel Zhapa, i përfshirë në repartet kryengritëse greke nën udhëheqjen e Xhavellës, Boçarit, Gurras, Zervës etj., luftoi nga dita e parë deri në të fundit dhe kudo u dallua si hero (revista “Epirotiqi Eteria”, Athinë, 1996. Cituar nga Qiriako Hila te “Vangjel Zhapa, mirëbërës i madh labotit”, f. 13). Vangjel Zhapa mori pjesë në kryengritjen greke, si edhe dr. Vangjel Meksi, mjeku i Ali Pashë Tepelenës, përkthyesi i Dhiatës së Re në shqip, bashkë me mijëra shqiptarë të tjerë, të bindur se me çlirimin e Greqisë do të shpejtohej edhe çlirimi i Shqipërisë. “Pas luftës, atij i dhanë vetëm medaljen e argjendtë të luftimeve në vijën e parë të frontit dhe disa toka në Verios, afër Selenikut, ku kishte si fqinj turq të egërsuar, që e shikonin me dyshim dhe urrejtje” (N. Postolake, Lavdi Vangjel Zhapës, Bukuresht, 1996, cituar nga Q. Hila, f. 15). Në këto kushte, braktisi Greqinë e ngushtë, tërë male të thata dhe mosmirënjohëse, për fushat pa fund dhe pjellore të Rumanisë, ku e priste edhe një koloni e madhe shqiptarësh. Iku nga Greqia me zemër të thyer. Për dhjetë vjet nuk rreshti së kërkuari gradat dhe medaljet që meritonte. Më në fund dhe pikërisht në vitin 1843, d.m.th. 13 vjet pas përfundimit të luftës në Greqi, “sipas dy diplomave të mbretit Otton, që mbajnë datat 6 mars 1843 dhe 18/30 qershor 1843, Vangjel Zhapës i jepet grada kapiten falange” (komandant kompanie) (Shkresë e Ministrisë së Jashtme greke, datë 3.12.1890, cituar nga Q. Hila, f. 13). Vangjel Zhapa u fye edhe më tepër nga shkalla e ulët e gradave që i dha mbreti Otton dhe thellësisht i prekur, dërgon letrën e fundit, ku nxjerr në pah sakrificat e tij gjatë viteve të luftës dhe ankohet për vlerësimin e pamjaftueshëm që i ishte bërë nga autoritetet greke të kohës.

Ja përmbajtja e shkurtuar e letrës:  

....”Në gjithë këtë periudhë (1821-1830) mora pesë plagë, shenjat e të cilave duken edhe sot në trupin tim, ndërsa nëna ime plakë, me urdhër të Vezirit Qutahi, më 1825 u rrëmbye, u soll e lidhur në Janinë dhe u fut në burgun e nëndheshëm për dy vjet. Për sa më sipër mund të dëshmojnë ata që u bënë heronj nga lufta si Xhavella, Millo, Panaja etj. Nga të gjitha këto luftëra dhe sakrifica, u shpërbleva vetëm me medaljen e argjendtë të luftëtarëve të vijës së parë....... Por që të mos gëzoj gradën time që më takon ........ e konsideroj veten të dënuar padrejtësisht dhe i respektuari ynë mbret, asnjëherë nuk do ta falë këtë padrejtësi” (Epirotiqi Eteria, Athinë,1990). Ishte viti 1845, kishte kaluar shumë kohë, por qeveritarët grekë nuk kishin harruar se Vangjel Zhapa, përveçse shqiptar, kishte qenë edhe përkrahës i zjarrtë i idesë për një shtet të madh shqiptaro-grek, ku do të ishin shqiptarët që do të udhëhiqnin. Letra e përmendur më sipër nuk do të kishte përgjigje, kurse Vangjel Zhapa, ende jo shumë i pasur, do të mbetej vetëm një kapiten falange në lirim. 
  
E VËRTETA E PESTË: MË I PASURI I EUROPËS LINDORE

Ky njeri energjik, largpamës, i vendosur dhe me njohuri të thella, u emërua këshilltar në oborrin e mbretit të Rumanisë.

Falë njohurive agroteknike moderne dhe aftësive drejtuese, pasuria e tij shtohej në mënyrë marramendëse. Fshatari nga Labova dhe mjeku popullor u shndërrua në një latifondist me të ardhura financiare të pallogaritshme. Veçse, ai dallohej nga të tjerët edhe për klasën dhe sjelljen elegante, mënyrën evropiane të jetës që bënte dhe shoqërinë e tij të zgjedhur që përfshinte edhe princa e mbretër. Rezidenca e tij afër Bukureshtit përmendej jo vetëm si vend i darkave madhështore që shtroheshin dhe i shampanjës e i verërave franceze nga më cilësoret që shërbeheshin pa kursim, por edhe për bibliotekën madhështore, unike, në Rumani.Pasuria e pafund që grumbulloi, ia shtoi edhe më shumë fisnikërinë, duke i ngjallur gjithashtu pasionin për të ndihmuar të varfrit kudo që ishin dhe për të dhënë dhurime me përmasa të mëdha dhe të zgjedhura me shumë kujdes.

E VËRTETA E GJASHTË: EUREKA OSE RRUGA PËR ATHINË

Vangjel Zhapa ishte magjepsur që nga koha e shkollës nga kultura, arti, historia, letërsia dhe qytetaria helene. Tashmë, me një pasuri që vlerësohej 6 milionë florinj, kishte vendosur që pas Rumanisë të materializonte idetë e tij edhe në Greqi, e cila vazhdonte të tregohej e ftohtë me të. Në fillim të vitit 1856 i propozoi qeverisë greke se ishte i gatshëm të mbështeste moralisht dhe materialisht ringjalljen e lojërave olimpike të lashtësisë. Ai do të dhuronte me këtë rast medaljet e arta për sportistët fitues, të cilat do t’ua dorëzonte personalisht. Ministri i Jashtëm grek, Rangavis, i përgjigjet jo pa sarkazëm: “Sot kombet nuk dallohet nga atletët dhe vrapuesit më të mirë, por nëpërmjet kampionëve në industri, artizanat dhe agrikulturë.” (N. Postolake, Lavdi Vangjel Zhapës, Bukuresht, 1996. Cituar nga Q. Hila).  Zhapa, mishërimi i kampionit më të suksesshëm për kohën, me urtësi dhe durim zhvilloi një letërkëmbim të dendur me Rangovisin, që zgjati dy vjet me radhë, por më kot. Qeveria greke nuk lëvizte nga pozicioni i saj. Duke ditur tashmë se çdo gjë ka një çmim, biznesmeni Vangjel Zhapa nga Labova i drejtohet mbretit Otton, duke i ofruar qeverisë greke si dhuratë 400 aksione të shoqërisë rumune të lundrimit, mijëra monedha flori, përveç medaljeve të arit për fituesit e garave të Olimpiadës. Qeveria greke dhe mbreti Otton nuk mund të rezistonin përballë kësaj oferte. Këto dhurata bënë të mundur që të dalë menjëherë dekreti i veçantë mbretëror, që pranonte dhuratat dhe ngarkonte një komision të posaçëm me ministrin e Brendshëm në krye, për organizimin e garave dhe ekspozitave.
Garat që u organizuan në nëntor 1859 në rrugët e Athinës dhe jo në stadiumin e vjetër, për rikonstruksionin e të cilit Zhapa kishte dhënë një shumë tjetër të madhe të hollash, dështuan.
Vetë Vangjel Zhapa vendosi në kokën e fituesit kurorën e lavdisë. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që ai shkeli tokën greke, që pas përfundimit të luftës kundër turqve më 1830.
Edicionet e tjera u zhvilluan normalisht në vitet 1870, 1875,1889. Veçse Zhapa, i sëmurë që nga viti 1862, ndërroi jetë më 1865.
 
E VËRTETA E SHTATË: NJË QËNDRIM I NEVERITSHËM...

Për kontributin e madh që dha Zhapa për Lojërat Olimpike dhe jo vetëm, shteti grek i ndërtoi një shtatore përjetësimi, që u vendos në të majtë të hyrjes qendrore të pallatit, e cila do të mbante emrin Zappeion (greqishtja nuk e ka tingullin zh), ndërkohë që emri i tij u shkrua bashkë me emrat e burrave më të mëdhenj të Greqisë, në sallën e Parlamentit.Pas vdekjes së tij, qeveritarët grekë të kohës, bashkë me pasurinë lakmonin edhe Vangjel Zhapën si personalitet poliedrik, hero i kryengritjes greke dhe pasaniku më i madh i Europës Lindore. Veçse, Zhapën e donin grek, me origjinë greke, me prindër grekë, i lindur në një fshat që ndodhej në një krahinë greke. Pra, ata donin Labovën dhe Rrëzën greke, edhe pse është një krahinë e vendosur thellë në tokat shqiptare. Kështu paraqitet fatkeqësisht Vangjel Zhapa, jo vetëm në botime të ndryshme greke, por edhe në gjuhë të tjera. Përkatësia e tij qind për qind shqiptare dhe karakteri i pastër etnik shqiptar i krahinës së tij mjegullohen me formulime si “Vangjel Zhapa është me origjinë greke dhe ka lindur në Labovë, një fshat i Epirit të Veriut”, duke lënë të kuptohet se vinte nga një krahinë greke. Në të vërtetë, “Epiri i Veriut nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston si toponim i një territori të caktuar gjeografik” (Filip Liço, “Probleme të marrëdhënieve greko- shqiptare”, Tiranë, 2009, f. 108). “Epiri i Veriut  lindi historikisht në fund të luftërave ballkanike si një term politik, që lidhet me koniunkturën politiko-ushtarake, diplomatike dhe strategjike në atë kohë, kur secili nga vendet ballkanike synonte të merrte sa më shumë territore nga Perandoria Turke e larguar nga Ballkani.” (Po aty, f. 158 ). Pra, në kohën kur jetonte V. Zhapa (1800-1865) ende nuk ishte sajuar Vorio Epiri, kurse për turqit ai, si çdo i krishterë shqiptar, ishte kaur (grek), sikurse çdo mysliman ishte turk. “Këto emërtime janë kapërcyer me kohë dhe përdorimi i tyre në ditët tona tregon varfërinë e argumenteve prej autorëve të tyre.” (Po aty f. 160 ), meqenëse “identifikimi i ortodoksëve shqiptarë me etninë greke është krejtësisht i gabuar. Ortodoksë në Ballkan janë edhe serbët, edhe bullgarët, edhe rumunët” (po aty, f. 167).“Sot, në fillim të shekullit 21, të flitet me gjuhën e shekujve të kaluar është e paperceptueshme. Me pretendime të tilla nuk mund të ketë kurrë marrëdhënie të sinqerta miqësie dhe bashkëpunimi midis Greqisë dhe Shqipërisë “, përfundon minoritari i urtë grek, Filip Liço, në librin e tij “Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare”, (f. 166).

TË VËRTETAT PËR LABOVËN E MADHE DHE LABOVITËT

Këto teori të djallëzuara dhe pa asnjë bazë shkencore, që u fabrikuan para mesit të shekullit XIX, çuditërisht vazhdojnë edhe në ditët tona edhe pse modeli për argumentimin e autoktonisë së shqiptarëve buron drejtpërdrejt nga studimi i zakoneve të banorëve të Rrëzës, “fshatrat në krahun e djathtë të lumit Drino, para bashkimit të tij me Vjosën.” (Hahn, Studime Shqiptare, Jena, 1853, f. 175), të cilat janë përzgjedhur nga shkencëtari i madh gjerman Johann Georg von Hahn dhe shqiptari dr. Apostol Meksi”, ngaqë i përkasin një zone të pastër nga pikëpamja etnografike, larg ndikimeve greke, sllave dhe aq më tepër turke”. (Nelson Çabej, Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane. Tiranë. 1990, f. 79).Labovitët dhe gjithë banorët e Rrëzës, krenarë për origjinën dhe të dashuruar pas gjuhës së tyre të bukur, kanë dhënë një ndihmesë të madhe për lëvrimin dhe futjen e saj në kisha dhe në shkolla. I pari në këtë drejtim shkëlqeu dr. Vangjel Meksi (1770-1823), mjeku i Ali Pashë Tepelenës, që pasi hartoi gramatikën shqipe, e para nga autorë shqiptarë (para vitit 1819), përpiloi alfabetin origjinal që përmbante edhe shkronja neolatine, hartoi drejtshkrimin e gjuhës shqipe, si dhe shqipëroi veprat e francezit Fleuri me format teksti për nxënësit shqiptarë (1814), duke përfunduar me kryeveprën e tij, shqipërimin e plotë të Dhjatë së Re (1821).Fill pas tij spikat Vangjel Zhapa (1800-1865), që i shtyrë nga dashuria për popullin e tij dhe për gjuhën shqipe, bëri të mundur mësimin e saj në shkollat me dy klasë gjimnaz që i ngriti vetë (1860), si dhe në shkollat fillore greke që funksiononin në Shqipërinë e Jugut. Ai mbështeti financiarisht Naum Veqilharxhin për botimin e abetareve të para shqipe (1844, 1845) dhe bëri të mundur nxjerrjen e fermanit për hapjen e shkollave shqipe në Shqipërinë e Jugut. Përbri Vangjel Zhapës duhet vendosur leklioti Anastas Byku, që ushtroi veprimtarinë atdhetare në periudhën 1848-1878 dhe nuk rreshti së theksuari se, “me gjithë ndarjet fetare dhe krahinore, populli shqiptar përbënte një njësi kombëtare më vete”. Ai ishte kryeredaktor i gazetës së parë në gjuhën shqipe Pellazgu, që kishte karakter të theksuar atdhetar dhe subvencionohej nga miku i tij i familjes V. Zhapa. Kjo gazetë shërbeu për të zgjuar dhe orientuar polemikën e zjarrtë që zhvillohej në gjirin e inteligjencës shqiptare në fund të viteve ’50 të shekullit XIX në Shqipëri dhe jashtë saj. Me dhurimet e V. Zhapës botoi Gramë për shqiptarët. Ai hartoi gjithashtu projektin për krijimin e një sistemi të veçantë për arsimin në Shqipëri (1860).E jashtëzakonshme ka qenë veprimtaria patriotike e dr. Apostol Meksit (1825-1869). Ai, duke ndihmuar Hahn-in për të mësuar më mirë gjuhën shqipe, e njohu edhe me traditat e zakonet familjare të vendlindjes së vet dhe të krahinës së Rrëzës. Hahn-it i tërhoqën vëmendjen rrëfimet e tij dhe e ngarkoi të kryejë mbledhjen dhe përshkrimin e plotë të tyre. Këtë material studimor Hahn-i e botoi në veprën e mirënjohur “Albanesische Studien” (Studime Shqiptare). Me këtë përshkrim dr. A. Meksi del si studiuesi i parë shqiptar në fushën e etnografisë.Vazhduesi i punës së rilindësve labovitë, dr. Dhimitër Apostol Meksi(1855-1910), ishte njëkohësisht lëvrues i gjuhës shqipe, mbledhës i folklorit dhe materialeve etnografike në Çamëri, përkthyes i klasikëve grekë në shqip dhe arkeolog.Këta rilindës të vërtetë i kanë shërbyer atdheut duke ruajtur dinjitetin dhe identitetin kombëtar në periudhën më të vështirë, kur pushtuesit osmanë dhe shovinistët fqinjë përgatiteshin ta eliminonin atë, duke krijuar dhe përhapur në mënyrë obsesive teori të shumta të djallëzuara.I jashtëzakonshëm ka qenë edhe aktiviteti i politikanëve labovitë gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke filluar nga Petro Meksi, komisar i Lidhjes së Prizrenit për jugun dhe luftëtar në luftën e Vlorës, Jorgji Meksi (1860-1942), gazetari revolucionar që shkruante se “nuk janë vetëm shkollat që do të na ndajnë nga Turqia, por edhe baruti”, dhe Kristo Meksi (1849-1930), që pas një veprimtarie të dendur patriotike në Rumani, shoqëroi Ismail Qemalin për në Vlorë, ku si deputet i Gjirokastrës, nënshkroi dokumentin final të Shpalljes së Pavarësisë.E rëndësishme ka qenë veprimtaria patriotike e mësuesve labovitë, Nane Panajot Meksi (1862-1937) dhe Vasil Konomi, që të mbështetur nga vëllezërit Illo dhe Vangjel Noçka dhe pothuajse nga gjithë bashkësia labovite (94 nga 100 familje që banonin në Labovë), kapërcyen pengesat e shumta të ngritura nga Mitropolia e Gjirokastrës dhe autoritetet turke, dhe në 10 prill 1910 hapën shkollën e parë shqipe në rrethin e Gjirokastrës. Ata gjithashtu përkthyen “Apostollin” për ta thënë shqip në kishën e Labovës.Besoj se do të gjejë mirëkuptimin e bashkëfshatarëve të mi që të rreshtoj, bashkë me labovitët e shquar edhe Vangjel Meksin (1903-1983), autor i librit Labova në shekuj  (1970), që paraqet përpjekjet titanike të labovitëve për futjen e gjuhës shqipe në kisha dhe shkolla, ngjarje këto që rrojnë edhe sot në kujtesën historike të popullit tonë si dëshmi e tij për të ruajtur identitetin dhe dinjitetin kombëtar, gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare. Në fillim të shekullit XIX labovitët u vendosën pranë Ali pashë Tepelenës në mbështetje të synimit të tij për të krijuar shtetin shqiptar të pavarur. Komuniteti labovit vazhdonte i bashkuar edhe në mes të shekullit XIX, kur nxiste dhe mbështeste Vangjel Zhapën për futjen edhe të shqipes në shkollën e tij të Labovës, ose kur Nane Panajot Meksi me shokë hapën në 10 prill 1910 shkollën e parë shqipe.Me formimin e Shtetit shqiptar, shumë labovitë të diplomuar në universitetet e Europës, u kthyen në Shqipëri dhe u vendosën në Tiranë, kryeqyteti i atdheut dhe vunë në shërbim të tij aftësitë profesionale, ndershmërinë dhe patriotizmin për ndërtimin dhe funksionimin e një shteti të lirë në shembullin e demokracive perëndimore.  
   
E VËRTETA E TETË: LËVRUES I GJUHËS SHQIPE

Vangjel Zhapën, edhe pse i larguar prej kohësh nga Shqipëria, e gjejmë në disa dokumente që vërtetojnë se gjatë viteve ’40, qëndronte shumë pranë Naum Veqilharxhit në Rumani dhe “kishte diskutuar me javë të tëra lidhur me alfabetin e tij” (Aleks Buda, Studime historike, 1965, 2, f. 60). Andrej Ibagovu, në librin e tij “Carte de alegere” nënvizon: “Rreth viteve 1844 Vangjel Zhapa dhe dr. Arsaqi, të nxitur nga bashkatdhetari i tyre Naum Veqilharxhi, kishin vendosur të mbështetnin një lëvizje për kulturë kombëtare. Naum Veqilharxhi kishte përgatitur një abetare në gjuhën shqipe një gramatikë dhe libra të tjerë didaktikë. Zhapa dhe Arsaqi e dërguan në Stamboll me letra rekomandimi për shtypjen e librave dhe nxjerrjen e një fermani me anë të cilit të lejohej hapja e shkollave në gjuhën shqipe. Librat u shtypën menjëherë, fermani doli dhe librat u dërguan në Shqipëri” (A. Ibagovu, Carte de alegere, Bukuresht, 1887, f. 119-120, cituar nga Myslim Islami tek N. Veqilharxhi, Tiranë, 1977, f. 119-120). Nikolla Naço (1843-1913), atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes Shqiptare, ka dëshmuar se: “Vangjel Zhapa me dr. Arsaqin dhuruan respektivisht 25,000 dhe 10,000 flori për gjuhën shqipe dhe punuan së bashku me N. Veqilharxhin për të shkruar gjuhën shqipe dhe për të shtypur shumë kartëra” ( Nikolla Naço, Gaz.Shqiptari, Bukuresht, 23. 10. 1888, cituar nga Dh. Shuteriqi, Gjurmime Letrare, f. 246).  Librat e N. Veqilharxhit që panë dritë nëpërmjet dhurimeve të Zhapës, janë “Ëvetari” (1844) dhe “Fare i ri ëvetar shqip” (1845), d.m.th. dy abetaret e para të gjuhës shqipe. Me këta libra dhe me idetë e shprehura në ta nga N. Veqilharxhi, hapet programi kulturor-gjuhësor i Rilindjes Kombëtare dhe hidhen hapat e parë të arsimit shqip. Në vitin 1860 V. Zhapa shprehet hapur se “shqipja mund të shkruhet për nevojat e përdorimit familjar, por edhe si mjet për të fituar më shumë dije.” (gaz. Elpis, Athinë, 5.11.1860) (cituar nga Dh. Shuteriqi, Naum Veqilharxhi, në Gjurmime letrare, Tiranë 1974, f. 229). Vangjel Zhapa mbështeti financiarisht Anastas Bykun për botimin e gazetës patriotike Pellazgu, gazeta e parë në gjuhën shqipe, si dhe gramatikën “Gramë për shqiptarët” më 1861, që u përdor në shkollat e tij, ku, siç dihet, u mësua edhe shqipja përveç greqishtes.

E VËRTETA E NËNTË:

SHKOLLAT E ZHAPËS

Vangjel Zhapa, edhe pas vdekjes së Naum Veqilharxhit, vazhdoi të jetë aktiv në drejtim të problemeve të shumta lidhur me Shqipërinë, shqiptarët, gjuhën shqipe dhe futjen e saj në shkolla. Në frymën e porosive të Naum Veqilharxhit u shtrua në mënyrë propagandistike se “në qoftë se nuk e mësojmë një popull në gjuhën e tij amtare, nuk është e mundur ta edukojmë atë”. “Për të arritur këtë qëllim, ishte hartuar një program i gjerë veprimtarish, që do të realizohej kryesisht me mbështetjen financiare të Vangjel Zhapës, i cili prej kohësh kishte dhuruar të holla për mbajtjen e shkollave në fshatrat e rretheve të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, etj.” (A. Buda, Studime historike, Tiranë 1965, 2, f. 99). Sipas programit të hartuar nga Vangjel Zhapa dhe Anastas Byku, që do të ishte inspektor i shkollave të Zhapës në Labovë dhe gjetkë, parashikohej:

- botimi në shkallë të gjerë i librave shkollorë në gjuhën shqipe;

- hapja e shkollave fillore në shqip për vajza dhe djem, mundësisht në çdo fshat;

- ndërtimi i gjimnazeve në Gjirokastër, Përmet, i një liceu në Berat, si dhe i dy shkollave të mesme për vajza në Rrëzë dhe Labovë. (Pellazgu, 25.5.1859 dhe 24.12.1860). Në gazetën Pellazgu, 1.3.1861, A. Byku boton një artikull ku vë në dukje se: “V. Zhapa prej kohësh kishte dhuruar të holla për mbajtjen e shkollave në rrethin e Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës etj. Në njërën nga këto shkolla, në Labovën e Zhapës, nuk mësohej vetëm greqisht, por edhe shqip, si mjet ndihmës”Po në gazetën Pellazgu, Vangjel Zhapa shkruan një artikull në të cilin “vë në dukje veprimet e veta në favor të shkollave në Shqipëri, ku ka futur edhe shqipen.” (A. Buda, Të dhëna mbi lëvizjen kombëtare shqiptare në vitet 1859-1861, Studime historike, nr. 2, 1965). Dh. Shuteriqi shkruan :” Zhapa ndihmoi vërtet për futjen e shqipes në shkollat greke” (Dh. Shuteriqi, Gjurmime letrare, Tiranë, 2, 1974, f. 247). Në një periudhë shumë të vështirë për shqiptarët, kur Perandoria Osmane dhe Mbretëria e Greqisë shtuan përpjekjet e tyre për të zhdukur gjuhën dhe kombësinë e popullit tonë, ndërkohë që Lëvizja Kombëtare Shqiptare qëndronte në nivelin më të ulët, ishte vetëm laboviti Vangjel Zhapa, i cili me energjinë dhe pasurinë e tij bëri të mundur që shqiptarët të mësonin gjuhën amtare jo vetëm në shkollat që ndërtoi vetë, por edhe në qindra shkolla greke që funksiononin kudo në Shqipërinë e Jugut. Vetëm pas disa dhjetëvjeçarësh dhe pikërisht në fund të shekullit të XIX, lufta për mësimin e gjuhës shqipe do të zinte një vend qendror në programin politik dhe kulturor të Rilindjes Kombëtare.

E VËRTETA E DHJETË: PARARENDËS I QYTETËRIMIT EUROPIAN

Labovitët e të gjithë brezave prej kohësh kanë shprehur trishtimin e tyre për faktin se Vangjel Zhapa ka ndarë dashurinë e tij edhe me dy vende të tjera. Ai ka qenë nënshtetas rumun gjatë pjesës më të madhe të jetës dhe Rumaninë e quante “atdheu i adoptuar”, kurse atdhe quante edhe Greqinë, megjithëse fjalët më të ëmbla do t’i shprehte për vendlindjen e tij, si “atdhe të veçantë” ose “vendi i shenjtë ku takohej me Zotin”. V. Zhapa kujtohet dhe nderohet me respekt në Rumani, pasuritë e tij të shumta kanë lumturuar dhe vazhdojnë t’i lumturojnë grekët, ndërsa ne shqiptarët, të drejtuar keq nga historiografia jonë, vazhdojmë të mos e shohim në 360 gradë figurën e tij poliedrike dhe bëhemi xhelozë me popujt e tjerë të Ballkanit që, në kohën kur jetonte bashkëfshatari ynë milioner, ishin në gjendje të thithnin investimet dhe donacionet e shumta që ofronte ky bamirës shqiptar i jashtëzakonshëm.  Krahas parave të shumta që dhuronte, me delikatesën që e karakterizonte, ai kishte gjithashtu kapacitetet e duhura të shpërndante paqe, dashuri dhe mirëkuptim midis popujve, duke u integruar plotësisht në historinë e kulturës, të zhvillimit ekonomik dhe të qytetërimit panballkanik të mesit të shekullit XIX.
      

 

 

Notifying Visitors of Site Enhancements

 

Viktor Zhusti, aktor i shquar shqiptar. Lindi më 8 dhjetor të vitit 1942Athinë - Greqi.
Ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Albertit, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Luigj Gurakuqi, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut. Dëshiron të rikthehet sërish, por këtë herë me një projekt të vetin në teatër.
Marë nga  Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

TRADITĖ DHE AKTUALITET

 

FILLIMET E PUSHTETIT LOKAL MBAS ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISËNË KRAHINËN E LUNXHËRISË E TË RRËZËS  Një vështrim i shkurtër  historik   Nga Odhise Porodini            Këshillat Antifashiste Nacionalçlirimtare (NÇL), të krijuara mbi bazën e vendimeve të Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942, të cilat kryenin disa funksione, midis të tjerash, edhe atë të administrimit të pushtetit lokal, sikurse dihet, mbas çlirimit të Shqipërisë më 29 Nëntor 1944, pushuan së vepruari.          Vendin e tyre e zunë ato që u quajtën Këshillat popullore të fshatrave,të zgjedhura nga vetë fshatarët në mënyrë demokratike. Ato përbëheshin nga kryetari i këshillit, sekretari dhe 3 anëtarë. Njerëzit e zgjedhur në këto këshilla ishin nga më të përkushtuarit, të provuar në luftë e në punë, njerëz me moral të lartë, të ndershëm e të drejtë, nga ata që i njihnin mirë hallet dhe problemet e fshatarëve.          Të tilla këshilla, si  në tërë vendin, u zgjodhën në të gjitha fshatrat e Lunxhërisë e të Rrëzës. Detyrat që kanë kryer këto këshilla në këtë periudhë fill pas çlirimit, kanë qenë të shumta e komplekse. Ato organizonin punën për të riparuar pasojat e luftës, sikurse ishin ngritja e shtëpive  dhe të shkollave të djegura nga pushtuesit, i urave e rrugëve të shkatërruara, etj., duke zëvendësuar kështu të ashtuquajturat “kompani të punës”, të ngritura gjatë luftës në zonat e çliruara, të cilat kryenin të njëjtat detyra ndërtuese: mobilizonin njerëzit në realizimin e reformave, sikurse ishte, në fillim ajo për zgjedhjet e pushtetit qendror, apo për realizimin e reformës agrare të ndarjes së tokës. Merreshin me sistemimin e ujërave dhe organizimin e shpërndarjes së tij për nevojat e vaditjeve; kujdeseshin për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kullotave, të pyjeve; me problemet e ruajtjes së rendit e të pronës, në zgjidhjen e konflikteve midis fshatarëve, etj., duke zëvendësuar funksionet që kryenin gjatë LANÇ në zonat e çliruara komandat  e vendit, të cilat vepronin në çdo krahinë me një numër partizanësh, të vendosura në Erind dhe në Labovën e Madhe.          Përvoja e veprimtarisë së zhvilluar nga Këshillat popullore të fshatrave, në disa vite pas çlirimit të Shqipërisë, vërtetoi se, për të përballuar një varg kërkesash të domosdoshme që nxirrte koha për banorët e fshatrave ku vepronin ato, Këshillat popullore nuk ishin në gjendje për t’i zgjidhur ato, jo vetëm për shkak të mungesës së kompetencave, por dhe te pamundësia faktike objektive.          Këto mundësi nuk i kishte as pushteti i rrethit, sikurse kanë qenë Komitetet Ekzekutive të Këshillave popullore të rretheve, me seksionet e tyre përkatëse, për shkak të distancës midis tyre dhe fshatrave të rrethit.          Në këto kushte, me vendim   Kuvendit Popullor, u miratua ligji për krijimin e një hallke pushteti të ndërmjetëm – midis Komiteteve Ekzekutive dhe Këshillave popullore të fshatrave, sikurse ishin Këshillat popullore të Lokaliteteve, të përbëra nga kryetari, sekretari dhe një numër anëtarësh,që përfaqësonin çdo fshat.          Në krahinën e Lunxhërisë u krijuan dy Lokalitete: një në Lunxhërinë e sipërme, në të cilin përfshiheshin fshatrat: Këllëz, Dhoksat, Qestorat, Tranoshishtë, Krinë e Saraqinishtë, me qendër në Qestorat. Ndërsa Lokaliteti tjetër përfshinte Lunxhërinë e poshtme, në të cilin bënin pjesë fshatrat: Mingul, Nokovë, Erind, Gjat, Kakoz dhe Karjan, qendra e të cilit në fillim ishte në Erind dhe më pas në Nokovë.          Lokalitetet në fjalë, ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe në dy krahinat tona, u krijuan në prill 1948, mbi bazën e një votimi plebishitar. Në një mbledhje me pjesëmarrjen  e shumicës së banorëve të fshatrave përkatëse, u propozuan kandidaturat e paraqitura nga Komiteti i Partisë së Rrethit, të cilat u miratuan me votim të hapur me shumicë absolute. Kujtoj si tani se mbledhja për zgjedhjet për  Lokalitetin e Erindit u bë në vështin e Pogaj, në të hyrë të fshatit Erind.  Aty u propozuan e u miratuan  për kryetar Lokaliteti Odhise Porodini dhe sekretar Pilo Spiri. Ndërsa anëtarë u zgjodhën 6 persona, të cilët përfaqësonin secili fshatin e vet.          Zyrat e Lokalitetit të Erindit, në fillim u vendosën në shtëpinë e Koço Gjokut, ndërsa më pas u transferuan  në shtëpinë e  Nase Lefterit në Nokovë.          Në Lokalitetin e Lunxhërisë së sipërme, kryetar u zgjodh  Leko Çipi, ndërsa sekretar  Nano Mihali. U zgjodhën gjithashtu dhe 6 anëtarë përfaqësues të çdo fshati. Zyrat e Lokalitetit në fillim u vendosën  në shtëpinë e Dukajve në Qestorat, ndërsa më vonë në shtëpinë e Lekajve, po në Qestorat.          Lokaliteti në krahinën e Rrëzës përmblidhte katër fshatra: Labovën e Vogël, Labovën e Madhe, Tërbuqin dhe Hundëkuqin. Në këtë Lokalitet kryetar u zgjodh Mihal Vardhami, kurse sekretar Kozma Ciko, si dhe nga një anëtar nga çdo fshat..          Zyrat e Lokalitetit të krahinës së Rrëzës ishin vendosur në shtëpinë e Gjonaj, në Labovën e Madhe.          Krijimi i Lokaliteteve u diktua nga disa arsye të rëndësishme dhe konkretisht:           Së pari: Nga nevoja për të siguruar disa furnizime me artikuj nga më të domosdoshmit,të cilat në atë periudhë mungonin pothuajse tërësisht në tregun e lirë. Të tilla qenë: vajguri, kripa e, në rradhë të parë, drithrat e bukës, mungesa këto që vinin  si pasojë e shkatërrimeve nga lufta.  Furnizimi me këta artikuj të domosdoshëm  nuk mund të realizohej nga Komitetet Ekzekutive, sepse ata nuk e njihnin gjendjen. Kjo detyrë u krye nga Lokalitetet, mbi bazën e një testimi të studiuar me kujdes, me qëllim që ato t’i përfitonin, në radhë të parë, familjet më të varfra. Për këtë qëllim hartoheshin lista me emrat e fshatarëve, që do t’i merrnin ato. Këto lista hartoheshin e miratoheshin nga gjithë anëtarët e Këshillave të Lokaliteteve, duke bashkëpunuar me Këshillat popullore të fshatrave përkatëse. Mbi bazën e këtyre listave jepeshin autorizimet me të cilat të interesuarit shkonin në Gjirokastër dhe merrnin furnizimin përkatës.           Kjo veprimtari dha mundësi për të kapërcyer atë periudhë tepër të vështirë brenda një periudhe 2-3 vjeçare, sa filloi mëkëmbja e ekonomisë personale dhe në shkallë vendi.                     Së dyti: Lokalitetet u krijuan  për të sjellë sa më afër fshatarëve disa shërbime të domosdoshme. I tillë shërbim ishte ai  i gjendjes civile, ku më parë, për të kryer veprimet e lindjeve, të martesave, të vdekjeve, etj., fshatarëve u duhej të shkonin në qytetin e Gjirokastrës. Me ngritjen e zyrave të Gjendjes civile pranë Lokaliteteve, këto veprime kryheshin  këtu. Natyrisht, kjo ishte një lehtësi e madhe për fshatarët.           Në zyrat e Gjendjes civile të Lokaliteteve u emëruan nëpunës të posaçëm e të aftë për këtë veprimtari. Në Lokalitetin e Qestoratit,  nëpunës i Gjendjes civile u emërua Mëno Koti. Në Lokalitetin e Erindit, në fillim u emërua Nedime Gaba, një vajzë nga Gjirokastra, ndërsa kur zyrat e Lokalitetit u vendosën në Nokovë, në Gjendjen civile u emërua Kiço Xharahu. Kurse në  Lokalitetin e Rrëzës, nëpunës i Gjendjes civile u emërua Pilo Voda.          Pranë Lokaliteteve, në atë periudhë u vendos edhe një shërbim tjetër, ai i policisë së Lokalitetit. Ky ishte një shërbim që kryhej pa pagesë. Këshillat popullore të fshatrave zgjidhnin për këtë shërbim elementë të devotshëm , por dhe me një gjendje familjare që e lejonte për të kryer këtë shërbim. Personi që ngarkohej  me këtë detyrë duhet  të qëndronte pranë Lokalitetit për një muaj. Gjatë asaj periudhe ai kryente disa detyra: si atë të rojës, të korrierit për të shpurë e shpërndarë postën nëpër fshatra dhe në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit.           Së treti: Lokalitetet, sikurse vërtetoi praktika, u krijuan për një komunikim e zgjidhje të shpejtë të halleve e problemeve që nxirrte koha. Pati në atë periudhë, si dhe më vonë, lëvizje familjesh që vinin nga vise të tjera për t’u vendosur në fshatrat e Lunxhërisë. Këtyre familjeve u duhej siguruar shtëpi, por dhe mjete jetese, si  toka, baçe, etj. E këto, natyrisht, i zgjidhte Lokaliteti. Një rast të tillë  ishte ai i familjes  Mema, e ardhur në Erind, të cilës ju siguruan jo vetëm shtëpi, por dhe toka e baçe. Ndërsa vajzës më të madhe ju dha e drejta e ushtrimit të profesionit të rrobaqepëses.            Së katërti: Lokalitetet u krijuan, gjithashtu, për të pasur mundësi më të favorshme për mobilizimin e fshatarësisë në veprimtari të domosdoshme. Kështu, në atë periudhë një fushatë e madhe mobilizuese u organizua nën drejtimin e Lokaliteteve, në luftën kundër zhdukjes së karkalecit, i cili po bënte kërdinë në dëmtimin e drithërave të bukës, por dhe në prodhimet e tjera bujqësore, në ato të perimeve etj.          Organizimi që bënë Lokalitetet, në bashkëpunim me Këshillat popullore të fshatrave, por dhe me organizatat e masave, sidomos me organizatën e rinisë, dha rezultate të dukshme në zhdukjen e vatrave të ndotura me karkalec. Lokalitetet siguruan mjete efikase nga Komitetet Ekzekutive, sidomos nga seksionet e bujqësisë, që patën efekte në zhdukjen e karkalecit.              Periudha dy vjeçare 1948-1949, tregoi se të tre Lokalitetet e ngritura në krahinën  e Lunxhërisë dhe atë të Rrëzës, pasi ato kishin  plotësuar mjaft nga detyrat që diktoi koha, u arrit në përfundimin se tashmë duhej një pushtet lokal më i reduktuar, por dhe me një nivel të tillë që t’i përgjigjej zhvillimeve të kohës. Rrjedhimisht, me vendim të Presidiumit dhe me ligj të posaçëm nga Kuvendi Popullor, ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe në dy krahinat tona, të tre Lokalitetet (Qestorat, Nokovë e Labovë)  u shkrinë. Në vend të tyre, për të dy krahinat u ngrit vetëm një Lokalitet, me qendër në Nokovë, administrata e të cilit u vendos po në shtëpinë e Nase Lefterit.           Në Lokalitetin  që e shtrinte administrimin  e tij në të dy krahinat, kryetar u zgjodh Ilo Tefa, ndërsa sekretar Gole Prifti. Nëpunës i zyrës së Gjendjes civile u emërua Jorgo Tefa.          Natyrisht, kompetencat e Lokalitetit në fjalë ishin më të gjera dhe më komplekse, si në fushën   sociale, ashtu dhe në atë ekonomike.

          Veprimtaria e Lokalitetit të Nokovës  u shtri në disa vite, gjersa ato u shkrinë aty rreth viteve 1957-1958. 

Edhe njëherë mbi dilemën e Antigonesë.

 Kur do të nisin kërkimet në Antigonenë e Leklit ? Miltiadh MUÇI1.    Në vend të hyrjesNë vitin 2007, në shtypin e përditshëm kam shtruar pyetjen: Antigonea në kodrën e Jermës në Gjirokastër apo të Leklit në Tepelenë? Qëllimi ishte të tërheq vëmendjen e specialistëve të fushës së arkeologjisë dhe drejtuesve të saj. Në identifikim e objekteve të lashtësisë, gjetjet epigrafike lehtësisht të përdorshme, nuk mund të kenë vlera të njëjta me objektet e vështira për t’u lëvizur, sikurse janë edhe teserat me stampën e lexueshme ‘‘ANTIGONEON’’, të zbuluara në vitin 1968 nga arkeologu Dhimosten Budina, në Jermë të Gjirokastrës. 2.    Kalaja e LeklitNdodhet në juglindje të fshatit Lekël, në kodrën e Shën Mëhillit, në lartësinë 500 m mbi nivelin e detit. Kodra është shumë shkëmbore, me pjerrësi të theksuar nga lindja në drejtim të perëndimit. Fillon e ulët në formë tarracash, deri në këmbët e malit Golik ku kalon lumi i Drinos. Në sipërfaqen e kësaj kodre, duken rrënojat e murit antik, të cilat është vështirë ti ndjekësh në gjithë perimetrin rrethues. Këto përbëjnë sistemin e fortifikimit të ruajtur deri në ditët tona, ku dallohen teknika të ndërtimit në formë poligonale dhe izodomike (me blloqe guri në formë paralelepipedi). Muri ka trashësi që shkon deri në 3.20 m.Muri ndjek linja të drejta, i ngritur ndërmjet shkëmbinjve apo i mbështetur mbi platforma shkëmbore të rrafshuara për këtë qëllim. Skajet e murit me shkëmbin natyral, herë blloku i gurit e herë shkëmbi futen si pykë tek njëri – tjetri. Me studimin e mureve, edhe sipas datimit që ka arritur të bëjë arkeologu anglez Hamond në vitet ’30 të shekullit XIX, sistemi fortifikues i vendbanimit mendohet të jetë ngritur në fillimet e shekullit III p. Kr. Datimi mbështetet në teknikën dhe materialin arkeologjik, të pa shkëputur nga ngjarjet historike. 3.    Gjetjet arkeologjike në kodrën e Shën Mëhillit.Në sipërfaqen e kodrës së Shën Mëhillit,  ku ndodhen edhe muret e Kalasë së Leklit, gjetjet janë të pakta. Por shpesh konstatohen fragmente enësh të përdorimit të përditshëm, pjesë pitosash (qypa të mëdhenj të përdorura si enë për të mbajtur rezervat ushqimore) dhe tjegullash. Materiali i pakët arkeologjik i gjetur i përket periudhës helenistike dhe asaj romake. Në tarracën e sipërme janë parë fragmente mozaiku shumëngjyrësh, me figura gjeometrike që i takojnë shek. IV -IIIp. Kr. Në jugperëndim të kishës së Shën Mëhillit, shkruan arkeologu anglez Hamond në kujtimet e tij, banorët vendas më kanë treguar për një varr në formë tholosi, pjesërisht i zbuluar, por në vitet ’30 të shekullit XIX kur e ka vizituar,  varri nuk ka qenë i dukshëm. Para Hamondit, Isambert ka treguar për disa varre antike që i ka parë në vendin e quajtur ‘‘Nerinon’’, dhe disa monedha të periudhës bizantine dhe veneciane. 4.    Lekli fortesë apo...Edhe pse vizitorë të huaj dhe vendas, e kanë quajtur sitin antik të Leklit qytet të fortifikuar, ekziston ideja se mbi kreshtën shkëmbore,  ku lugina e Drinosit, para se te bashkohet me atë të Vjosës, ndodhet një fortesë antike. Me pozicionin natyral ajo zotëron horizont të gjerë, pamje në territorin e dy ngushticave, pikërisht ku përfundon lugina e Drinos dhe e Vjosës, të cilat zgjerohen   sapo kalojnë Leklin. Sikurse shihet nga përshkrimi krijohet mendimi se Lekli me kalanë e tij ka qenë një fortesë për të kontrolluar lëvizjet e kalimtarëve, të cilët dëshironin të shkonin nga Iliria apo Maqedonia në thellësinë e Epirit. Pikërisht, në këtë kuadër kalonte edhe rruga e dikurshme për në Molosi apo Kaoni. Për t’u futur në brendësi të luginës së Drinos, rruga antike ndiqte shpatin lindor të ngushticave, me terren të stabilizuar dhe pjerrësi relativisht të pakët. Më shumë se 500 m në juglindje të territorit të fshatit Lekël, lartësohet kreshta që hap shikimin e horizontit të gjerë, prej fushave të Tepelenës deri në të Dropullit. Prandaj kalaja është vlerësuar shpesh si fortesë për kontrollin e kalimtarëve, lartësi për vëzhgim të lëvizjeve të trupave të huaja,  rezistencë fillestare ndaj tyre. 5.    ...qytet i fortifikuar ?Siti i Leklit është vendosur në mënyrë të admirueshme, për sa i përket kontrollit të hyrjes nga veriu për në luginën e Drinosit. Pozicioni i Leklit gëzon  mbrojtje të madhe natyrore, i përforcuar nga themelimi i një qyteti të fortifikuar. Në luginën e Drinosit, shprehet arkeologu Hasan Ceka, ndodhen gjashtë gërmadha arkeologjike që meritonin emrin qytet dhe pikërisht: Lekli, Paleokastra, Jerma, Labova e Kryqit, Melani dhe Seloja.Lugina e Drinos është nga krahinat më të pasura të vendit, për gjurmë të vendbanimeve antike. Në vitin 1952 H. Cekës i tërhoqi vëmendjen  kështjela antike pranë fshatit Lekël, një nga gjurmët e vendbanimit të lashtësisë në luginën e poshtme të Drinos. Vizitorët e huaj dhe vendas mendojnë se, në antikitet ka qenë një qytet i fortifikuar. Para çlirimit dhe deri në vitin 1968, kur arkeologu Dh. Budina zbuloi në kalanë e Jermës gjetjet epigrafike me stampën e lexueshme “ANTIGONEON”, mendimi i të gjithëve ishte se aty ndodheshin rrënojat e Antigonesë, qytetit të ndërtuar nga Pirro i Epirit në kujtim të gruas së parë, e cila vdiq mbas pak vitesh martese.Jerma tashmë është Park Kombëtar, por akoma ekziston dilema se Lekli është Antigonea e vërtetë. Dh. Budina është shprehur: “me gjithë zbulimin e rëndësishëm epigrafik në Jermë, H. Ceka vazhdon të mbajë mendimin e mëparshëm, duke i konsideruar rrënojat e kalasë së Leklit, rrënoja të Antigonesë së lashtë”. 6.    Hamondi: Lekli,  Antigonea e vërtetë  Tani që kemi vëzhguar të gjitha rrënojat antike në zonë, identifikimi i mundshëm për Antigonenë është siti në Lekël, për shkak se qytetet e tjerë të afërt antikë janë në Selos, Plloçë dhe Saraqinisht, është shprehur njohësi më i mirë i Jugut të Shqipërisë Hamond. Ai do të shtojë se fakti që Antigonea ndodhet në Lekël mbështetet në dy pika:Së pari, është  krijuar për të mbrojtur hyrjen nëpërmjet Luginës së Drinos në Epir dhe jo hyrjen përmes Luginës së Vjosës për në Dangëlli, drejt Maqedonisë dhe për këtë arsye themeluesi i tij është Pirro Molosi,  jo Antigoni i Maqedonisë.Së dyti, ngushtica nga Antigonea nuk është e njëjtë si ngushtica nga Vjosa. Kjo bëhet e qartë nga veprimet e Filipit V në vitin 198 p. Kr., që kishte për detyrë të parandalonte kalimin e ushtrive romake përmes Epirit, duke dërguar trupat me armatim të lehtë për të bllokuar kalimin,  që sipas Livit,  është në Antigone, me qëllim të mos lejonte kalimin e ushtrisë romake në drejtim të Maqedonisë, përmes ngushticës së Vjosës.Duke ndjekur gjithmonë botimin e Hamondit mbi ngjarjet e vitit 230 p. Kr., lexojmë se epirotët në luftimet ndaj ilirëve i ndanë forcat, ku njëri grup u përball me ilirët në Foinike ose Finiqi i sotëm, grupi tjetër nxitoi për të mbrojtur Antigonenë, duke ditur që Skerdilajdi do të kalonte nëpërmjet ngushticës së Antigonesë ose Leklit të sotëm. 8. Mendimi i Arkeologëve tanëDuke iu referuar historianëve bashkëkohës të ngjarjeve të ndodhura në ngushticat e Tepelenës dhe pikërisht Polibit, Hasan Ceka shkruan se   ushtria ilire prej 5000 trupash e kryesuar nga Skerdilajdi, hyri në Epir nëpërmjet ngushticave të Tepelenës ku hyrja veriore e tyre, si portë natyrore që lidhte Ilirinë me Epirin, zotërohej nga qyteti i Antigonesë – Lekli. Ndërsa Neritan Ceka shkruan,  se Kalaja e Leklit, një fortifikim antik, në rrëzë të një kreshte shkëmbore në juglindje të fshatit Lekël, kontrollon drejtpërdrejte rrugën natyrore që kalon nëpër shpatin perëndimor të malit Golik, për në thellësi të luginës së Drinos, por në një vështrim më të hapur kontrollohet gjithë gryka e quajtur në antikitet “ngushtica e Antigonesë”, që nga fushat e Tepelenës deri në bashkimin e lumit Kardhiq me Drinosin.Në shkrimet e Dh. Budinës mbi  luftimet midis Ilirëve dhe Epirotëve, lexojmë se, kur Polibi flet mbi këtë ngjarje, Teuta dërgoi Skerdilajdin,  i cili rrugës kapërceu “ngushticat e Antigonesë” për të arritur në destinacion. Këtë rrugë ndoqi për tu kthyer në Iliri, duke kaluar përsëri në “ngushticat e Antigonesë”. Nga ky përshkrim vazhdon Dh. Budina, për të mbërritur sa më parë në ndihmë të ushtrisë Ilire, e cila kishte rrethuar Finiqin, Skerdilajdit i është dashur të zgjedhë rrugën më të shkurtër, ndoshta më me shumë rreziqe. Për mendimin tonë dhe të mbështetur nga orientimet gjeografike,   Skerdilajdi duhet të ketë ndjekur këtë itinerar: i ardhur nga veriu,zbret në luginën e Vjosës, kalon lumin diku në afërsi të Memaliajit dhe shkon drejt jugut nëpër grykën e Hundëkuqit, pastaj përmes luginës së Kardhiqit del në faqen e Skaficës, nga e cila zbret në fushën e Delvinës ku ndodhet para portave të Finiqit.Sa afër janë ngushticat e Antigonesë me Leklin dhe sa larg tyre ndodhet Jerma, kuptohet me përshkrimin që ka bërë edhe Dh. Budina, mbështetur tek historiani grek Polibi. Pra, “ngushticat e Antigonesë” i përkasin Leklit, sikurse i kanë përshkruar Hamondi, Hasan Ceka dhe Ceka i ri, Neritani. Por edhe Dh. Budina, për sa pranohet se nga veriu në drejtim të jugut, në ngushticat e Antigonesë,  përfundojnë aty ku bashkohet lumi i Kardhiqit me Drinon, ndërsa Jerma ndodhet disa kilometra më në jug.   Mbështetur në të dhënat e historisë dhe arkeologjisë, nuk mbetet veç se të themi që në Lekël duhet të nisin gërmimet arkeologjike,  të cilat nuk janë kryer asnjëherë më parë, edhe pse nga kushdo e kurdoherë është thënë: siti i qytetit të Antigonesë ndodhet në Lekël.9.    Në Leklin e harruar duhet të nisin gërmimet arkeologjike.Gjetja në Jermë e teserave me elemente epigrafikë, ku lexohet "ANTIGONEON", nga viti 1968 ka bërë të largohet vëmendja për të gërmuar në kodrën e Shën Mëhillit të Leklit. Për gjithçka që trajtova në këtë shkrim,   vazhdon të ekzistojë dilema e ANTIGONESË së vërtetë. Në një bisedime ish Drejtorin e Institutit të Arkeologjisë,  akademiku  Muzafer Korkuti, më është shprehur: "Lekli mbetet me shumë vlera edhe në të ardhmen, për kërkimet dhe zbulimet arkeologjike, sepse për të është folur çfarë janë konstatuar në sipërfaqe, ndërsa duhet të kryhen patjetër gërmime arkeologjike’’. Kanë kaluar më shumë se tre vjet por gërmimet ende nuk kanë nisur. Prandaj, edhe këtij shkrimi do ti bëj të njëjtën mbyllje me të vitit 2007.             Ju drejtohem edhe një herë studiuesve të Jermës së Gjirokastrës të mos i ndajnë gërmimet e saj me të Leklit. Për të qenë objektiv,  të saktë në përcaktimin e Antigonesë, për sa ekzistojnë mendime të kundërta, domosdoshmërish duhet të nisin gërmimet arkeologjike në Kalanë e Leklit dhe duke përdorur pjesë nga fondet që sigurohen për vazhdimësinë e gërmimeve në Kalanë e Jermës. Nuk është në të mirë   të studiuesve që këmbëngulin se Antigonea ndodhet në Jermë të Gjirokastrës, ku në 42 vjet nuk janë kryer gërmime   edhe në Kalanë e Leklit të Tepelenës. Shmangia e gërmimeve në Kalanë e Leklit ka për qëllim të lihet pa emrin e vërtetë, të lashtë: ANTIGONE.                                                                             

 

Në Labovë me Dr. Anesti Kondilin. Nga Koço Toti. Sa herë që takohem me shokë e miq, që janë mjekuar nga Dr. Anesti Kondili, jam ndeshur me konsideratat më të larta që ata shprehin për interesimin, preokupimin  e lartë njerëzor dhe profesional, si dhe dëshirën, për t’i shëruar të gjithë. Ky mjek i pasionuar, sot njihet në gjithë Shqipërinë, jo vetëm për aftësitë e tij të veçanta profesionale, por edhe për zemrën që i dridhet dhe i rreh për të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndihmën e tij.Në marsin e çmendur të  vitit 1977, kur gjëmonin armët si në luftë e vriteshin njerëz të pa fajshëm, Dr. Anesti, nga ekrani i TVSH-së, ju bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij, të ndalonin këtë tragjedi, që kishte veç pasoja negative për jetën, shëndetin dhe të ardhmen e secilit. Fjalët e tij u mirëkuptuan dhe dhanë efektin e duhur, brenda e jashtë vendit. Dr. Anesti, përveç preokupimit profesional,  në çdo takim e  bisedë shpreh interesim të jashtëzakonshëm, dashuri e nostalgji për Labovën, pasi është djalë i atij fshati, megjithëse nuk ka lindur atje. Ai pyet për fiset labovite, për të parët e fisit të tij, si dhe për figurat e shquara të atij fshati, historitë e shumë prej të cilëve i ka dëgjuar nga bisedat e prindërve të tij, apo i ka lexuar në librat kushtuar Labovës.Familja Kondili është shpërngulur nga Labova para Luftës së Dytë Botërore, duke u vendosur në Korçë e më vonë në Tiranë. Anesti ka lindur më 30 janar 1943 në qytetin e Korçës. Pasi është diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në vitin 1965, ka punuar si pedagog pranë këtij fakultetit, duke ushtruar njëkohësisht edhe specialitetin e kardiologut. Gjatë karrierës së tij ka ngjitur të gjitha shkallët e mundshme profesionale dhe shkencore të mjekësisë, duke krijuar një profil të pasur e të gjithanshëm, ku do të duheshin faqe të tëra për të përmendur të gjitha gradat dhe pozicionet e fituara me meritë dhe aftësi. Por midis tyre mund të përmendim vetëm disa: Profesor në Fakultetin e Mjekësisë, Dekan i fakultetit të Mjekësisë, anëtar i Akademisë Mjekësore të Polonisë, anëtar i Akademisë Botërore të Mjekësisë Albert Schweitzer, autor, bashkautor, redaktor e bashkëredaktor i 15 teksteve mësimore, President i shoqatës shqiptare të kardiologjisë, i dekoruar me Urdhra pune etj, etj.Anesti, ashtu si edhe të parët e tij,  ka jetuar me shpirt e me zemër pranë Labovës. E këtë ndjesi e ka edhe Anesti. Nisur nga ky pasion, planifikuam një vizitë në fshat. Më datën 10 tetor 2010, u gjendëm në qendër të Labovës. Shëtitëm rrugët e fshatit, shkruam në shtëpinë e Kondiljave, tashmë një gërmadhë e mbetur e tillë që nga koha e luftës, në vitin 1944. Ajo ndodhet në lagjen e Noçkajve, që dikur konsiderohej si lagjja e arkondëve. Por tani në atë lagje të bukur nuk banon asnjë familje.  E fotografuam atë me hidhërim  e pikëllim. Shtëpia e Kondilajve ndodhet në një pozicion të tillë, nga ku e shikon Labovën si në pëllëmbë të dorës. Që andej e fotografuam Labovën në pozicione nga më të ndryshmet. Binte në sy shtëpia e Zhapës, ndonëse e djegur, me mure të fortë, që u kishin qëndruar në këmbë dekadave të tëra.Në një nga ato gërmadha, një i ardhur, Miho Rapushi, ka ndërtuar një shtëpi, ku edhe banon. Na ftoi dhe na priti sipas zakonit me përzemërsi. E zonja e shtëpisë, Vita na qerasi me raki e fruta. Dr. Anesti u interesua për shëndetin e tyre, i vizitoi dhe ju dha rekomandimet e nevojshme. Në biseda kujtuam  labovitët e sidomos  veprat e Vangjel e Kostandin Zhapës për hapjen e shkollës greqisht e shqip qysh në vitin 1860, për ndihën financiare që të arsimoheshin çdo vit pesë djem e vajza labovite deri në përfundim të studimeve universitare, në Universitetet më të dëgjuara të kohës.Ata pak fshatarë që banojnë tani në Labovë, kur morën vesh se kishte ardhur Dr. Anesti, vrapuan për ta takuar, për tu njohur e për tu shpallur me të. Ata që kishin probleme me shëndetin, u vizituan dhe u këshilluan me kujdes nga doktori. Beka Peshës, që vuante nga zemra, pasi u vizitua, ju ndryshua kura. Në vend të pareve që doktori nuk do ti merrte kurë, ajo e shpërbleu me një grusht arrash, të cilat ai i pranoi me kënaqësi. Dr. Anesti ndjehej i lumtur dhe i rinuar duke ecur rrugëve të Labovës, kur dikur kishin ecur të parët e tij. Kur thithte atë ajër të pastër, dukej sikur e shijonte. Piu disa herë ujë të freskët nga gurra e fshatit dhe u kënaq me gjelbërimin e hijeshinë e fshatit, pa i bërë përshtypje rrugët e mbuluar nga ferrat, kadërllëmet e shkatërruar e krojet e prishur nga koha dhe të pa mirëmbajtur nga bashkëfshatarët.Megjithatë, ai e  shikonte me optimizëm rilindjen e Labovës, duke u bazuar në ndërtimin e kishës së Papandisë, restaurimin e shkollës së Zhapës, ambulancën e re dhe ndërtesën e Postë Telegrafës, rindërtimit të disa shtëpive nga labovitët e larguar prej kohësh t të rikthyer së fundmi,  që i japin një pamje të bukur qendrës së fshatit. Por ajo që ka më tepër rëndësi, është fakti se labovitët kudo që janë, jetojnë me mall e dashuri për Labovën, me dëshirën për tu rikthyer një ditë atje. E tillë është edhe dëshira e Dr. Anesti Kondilit.

 

Nga Begë Musta. ...“Moj Hormovë, moj kockëpallë, linde djem për gjeneralë”.  GJENERALËT E HORMOVËS.   Kosta Hormoviti (Dalaropulli). (1770-1826). Ka lindur në Hormovë. Në moshë fare të vogël,  me qindra hormovitë të tjerë, të masakruar dhe të ndjekur me dhunë nga Ali Pashë Tepelena, lanë përgjithmonë  vend-lindjen e tyre dhe u vendosën në Shën-Mavrek, afër Pirgos (Greqi). Për të mbajtur gjallë identitetin dhe vend-origjinën e tyre, ruajtën për mbiemër të dytë, mbiemrin “Hormoviti”. Kaluan një jetë të vështirë dhe në varfëri të plotë. Ata humbën gjithçka, por atdhetarinë, besën dhe  trimërinë. nuk e humbën kurrë. Në revolucionin grek (1821-1829), Kosta bashkë me vëllanë, Diamantin, nën komandën e këtij të dytit, afër kalasë së Nafpaktos (Lepantit), krijuan njësitin ushtarak me 400 trupa hormovitë, mes të cilëve kapedanë të dëgjuar dhe trima të mëdhenj si Anastas Hormova, Dhimo Lulja, Thimjo Lulja, Vasil Gjokaj (Hormova), Vasil Gjonaj (Hormova), Dhionis Metaqi, Orland Hormova,Vangjel Dallamanga, etj. Në maj të vitit 1821, kundër turqve, përkrah forcave të hormovitëve, të komanduara nga Diamanti, u bashkuan edhe hormovitët e Kravaras, të cilët morën pjesë aktive në rrethimin e Lepantit. Sipas G.Gazit, (V.1976, fq 157,) shumica e luftëtarëve që u sakrifikuan gjatë kësaj beteje, ishin hormovitë.  Më 5 qershor të vitit 1821, në përpjekje me turqit, Diamanti mbeti në fushën e betejës, duke lënë në varfëri të plotë familjen dhe tre fëmijët e tij, djalin, Vicencon dhe dy vajzat. Pas rënies së tij në fushën e betejës komandën e mori Kosta, vëllai i tij. Ai ka qenë inxhinier miniere dhe një nga më të famshmit luftëtar për minimin e zonave përreth qyteteve, për mbrojtjen e popullsisë nga sulmet dhe goditjet turke. Kosta është një nga heronjt gjigantë të luftës për mbrojtjen e Mesollongjit, Akropolit dhe vlerave të tyre të rralla historike, kulturore, arkeologjike dhe monumentale. Në kujtimet e tij, luftëtari i madh grek, Makrijani, e vlerëson atë si hero të kombit dhe është shprehur se atdheu i ka atij një borxh të madh. Për merita të shquara dhe trimëri të rrallë në luftë ka marrë gradën “Gjeneral” .Epiroti, Vasil Qirani, në një fjalim të mbajtur prej tij, më 11 janar 1981, në Boston, ka theksuar  se kur plasi revolucioni grek (25.03.1821), shumë gjëra të mira i dedikohen Konstandinos Dalaropullos, nga Hormova e Tepelenës, i cili u mbiquajt “Yponomopios” (Lagëmxhi), sepse ndërtonte kanale nëntokësore, kurse kryengritësit vendosnin lëndë eksplozive dhe hidhnin në erë turqit. Ne kujtim të këtij heroi të madh, shkolla artistike e Greqisë, në vitin 1886, ka përgatitur dhe i ka dhuruar Muzeumit Historik Kombëtar të Athinës një maskë të fytyrës së tij, të cilën, drejtoresha e këtij muzeumi, Efthimia Pappaspirou, në vitin 2009, së bashku me të dhëna të tjera, i dërgoi si material dokumentar dhe historik. Në nderim të veprës dhe emrit të tij të madh, me propozim të bashkisë së Athinës, një nga bulevardet kryesore në “Neo Kosmos”, ka marrë emrin “Lagoumitziz” (të Kosta Llagëmxhiut), ndërsa në Nafpakto (Lepan), një shesh mban emrin e vëllait të tij, Diamant Hormovitit (Dolaropullo).    Rakip Çelo Çelaj . (1810 -1871). I përkiste familjes Çela, nga Hormova. Ishte i biri i Çelos dhe Sulltanës, vëllai i Isufit dhe Benës. Kishte studiuar në shkollat dhe akademitë e larta ushtarake osmane dhe shërbyer si oficer madhor në ushtrinë e Sulltanit. Mbante  gradën më të lartë, gjeneral. Ka qenë luftëtar me famë dhe ka marrë pjesë në beteja të mëdha dhe të përgjakshme. Ishte i martuar me hormoviten, Gjylso Guçaj, e cila vdiq në vitin 1928, në moshë 98-vjeçare, në Tiranë. Nga martesa e tyre kishin lindur një djalë, Fetiun.  Rakipi kishte pozitë  të lartë dhe ekonomi të fortë. Në Hormovë ka pasur pranë njëra-tjetrës, troje dhe pasuri të shumta. Shtëpi dhe rezidenca personale, ka pasur në Tepelenë, Shkodër, Titograd, Selanik, Greqi, Arabi, Egjipt etj. Ka qenë Pasha në Libi dhe në Mal të Zi. Për  shkak të konflikteve të mëdha dhe përplasjeve të forta me autoritetet e larta të administratës zyrtare osmane, (1865-1868), u arrestua dhe u burgos në Greqi. Me dekret të Sulltanit (1868-1870), u lirua nga burgu dhe u dërgua në veri të Shqipërisë, për të drejtuar luftimet kundër serbo-malazezëve. Në luftimet kundër tyre tregoi trimëri dhe heroizëm të lartë. Për merita dhe aftësi të rralla, Sulltani e emëroi  pasha në Janinë. Pa kaluar ende në detyrën e re,  gjatë luftimit  trup me trup me serbët, ra  heroikisht në fushën e betejës.  Theu tre këllëçe të arta dhe nuk u tërhoq nga zjarri i luftës  deri në fund. Në nderim të veprës dhe sakrificave  të tij, Kazaja e Tepelenës  mbajti zi dhe i kreu të gjitha respektet  që i takonin një heroi si Rakip Çela.  Këllëçet dhe dorezat e arta, gradat, farmelitë, fotografitë dhe gjithçka personale që kishte, Sulltani i dërgoi me ceremoni në Tepelenë. Përreth dyzet e ca vjet, bashkëshortja e tij, Gjylsua, i ruajti si relike, të varura në shtëpinë e saj në Hormovë, por në vitin 1914 u vodhën dhe u dogjën nga andartët grekë. Djalin e tij, Fetiun, e vranë pas shpine. Ai la një djalë,  Neki Çelën, të cilin bashkë me shumë hormovitë të tjerë, e pushkatuan gjermanët dhe ballistët, në janar të vitit 1944.   Ethem Zenel Gjinushi. (15.08.1922-16.03.1980)  Luftëtar trim dhe patriot. Biri i Zenel Gjinushit, atdhetarit dhe antifashistit të vendosur,  në Hormovë dhe në të gjithë Krahinën e Rrëzës. I edukuar me urrejtjen e madhe  ndaj  regjimit të Zogut dhe pushtimit  italian u përfshi në lëvizjen komuniste dhe antifashiste-nacionalçlirimtare. Në dhjetor të vitit 1941, u pranua anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ka qenë një ndër drejtuesit kryesorë të njësiteve guerile të Vlorës, komisar i çetës së Treblovës, komisar i batalionit “Perlat Rexhepi” etj. Emri dhe pushka e tij u bënë frika dhe tmerri i armiqve. Trim dhe atentator i guximshëm i sa e sa aksioneve dhe betejave të  rrezikshme. Jetën e tij e kaloi në llogore, në shtigje lufte e beteja të zjarrta. E kaloi në male, sa në jug e në veri, .pa ditur për plumbat,  borën dhe shiun. Për djalin e Hormovës dhe bashkëluftëtaren e tij, bijën trime të Vlorës, Nailen, mbi gjithçka qëndronte liria, populli dhe atdheu të cilëve u shërbyen me trimëri dhe besnikëri të lartë. Si luftëtar i rezistencës antifashiste, përgjegjësive dhe lidhjeve që kishte me organet dhe personalitetet e larta të luftës, mori dhe mbajti me nder deri në fund të jetës së tij, pseudonimin “Goliku”, emër të cilin e gëzon nipi i tij, Golik Skënder Gjinushi. “Goliku” ka qenë pjesëmarrës në Brigadën e Pestë Sulmuese, komisar i batalionit të pestë dhe komisar i batalionit të parë, deri në shtator të vitit 1944, mandej komisar në Brigadën e 24-Sulmuese. Ai tashmë ishte bërë një kuadër i njohur dhe me rëndësi të lartë politike dhe shtetërore. Pas luftës punoi dhe kontribuoi në radhët e ushtrisë popullore, me detyra të rëndësishme politike dhe ushtarake, kandidat i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Deputet në Kuvendin Popullor, Komisar Korpusi, Drejtor Politik i Ushtrisë, Komisar i Akademisë Ushtarake dhe detyra të tjera të rëndësishme. Në korrik të vitit 1955, u gradua me titullin gjeneral-major. Shquhej  për dashuri dhe lidhje të ngushta me vendlindjen dhe njerëzit e tij. Ka qëndruar gjithmonë pranë dhe përkrah tyre, në gëzime dhe ditë të vështira. Kontribuoi dhe ndihmoi  për shkollimin e brezave të rinj, zhvillimin dhe emancipimin e jetës në fshat, njohjen dhe vlerësimin e figurave të luftës dhe të historisë, ngritjen e hidrocentralit elektrike, ndërtimin e rrugës automobilistike Subash-Hormove, ndërtimin e muzeut historik, shtëpinë e kulturës, ndërtimin e pasarelës, etj. U nda nga jeta në kulmin e punëve dhe angazhimeve të tij të mëdha. Largimi i tij nga jeta preku thellë në shpirt  bashkëshorten, Nailen, vajzat, djalin e tij të vetëm, Skënderin, bashkëfshatarët, miqtë dhe shokët e tij të shumtë.  Në ceremoninë mortore  të tij, shkuan nga Hormova në Tiranë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit,  birit të tyre të lavdishëm,  dy autobusë me mbi 100 vetë. Për merita të shquara, trimëri dhe besnikëri të lartë ndaj popullit dhe atdheut të tij, Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar me urdhra dhe medalje të shumta pune dhe lufte. Me emrin dhe figurën e tij legjendare,  hormovitët krenohen. Në kujtim të jetës dhe veprës së tij, në  aktivitete përkujtimore, djemtë e këngës labe të Hormovës, këndojnë këngën:Kush qëlloi e s’iu drodh dora / Qe nj'ë djalë nga Hormova /Gjenerali nga Hormova, /S’t’u drodh syri, s’t’u drodh dora......    KOKOLAJT NGA LABOVA E ZHAPËS.  Kokaljt janë një nga fiset autokton të Labovës së Zhapës. Shtëpia e tyre ndodhej në krye të fshatit. Dhimitër Kokoli, i pari i familjes, ishte martuar me Polite Vardhamen nga fshati Tërbuq,të cilët rritën tre djem: Thomanë, Minellën dhe Theofanin. Vështirësitë ekonomike të kohës dhe veçanërisht të Labovës, me toka dhe kullota të pakta e detyruan Dhimitër  Kokolin të shkonte në kurbet, në Amerikën e largët si dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë. Fillimisht largimi i Dhimitrit e vështirësoi jetesën e familjes së Kokolajve, por bashkëshortja e tij, burrëresha Polite (Verdhamja) Kokolja me shumë mund dhe sakrificë i  rriti djemtë dhe i nxori në jetë. Nënë Politja përveç përballimit të punëve të renda  te bujqësisë dhe blegtorisë, u shqua edhe si një mami me përvojë pa shkolle. Patrioti labovit Koço  Toti ne librin e shkruar për Labovën, vlerëson ndihmën e dhëne nga Polite Kokolja për lindjet ne fshat.Polite Kokoles djersa dhe mundi nuk i shkuan dem, sepse djemtë e saj ju bene te hairit. Thomai,me i madhi i fëmijëve pasi mbaroi shkollën e fshatit , ne moshën 13 vjeçare, shkoi ne Janine për te punuar,i  përkrahur edhe nga bashkëfshataret e tij qe kishin shkuar vite me pare dhe ishin rregulluar me pune  dhe sistemuar familjarisht, Ai u punësua ne tregti dhe krahas punës vazhdoi dhe mbaroi shkollën e mesme. Thomai u be mbështetës i familjes me ndihmën ekonomike qe i jepte. Ne Greqi ai mësoi zanatin e bojaxhiut për lyerjen e shtëpive  me piktura dhe ngjyra te shumëllojshme. Me etjen për dije dhe kulture, Thomai mësoi tre gjuhe te huaja, italishten, greqishten dhe serbishten. Pushtimi i Shqipërisë dhe Greqisë nga Italia fashiste e detyroi Thoma Kokolin te kthehej ne Shqipëri, i cili mbasi punoi për pak kohe ne Gjirokastër,transferohet ne Tirane,ne Organet e Xhandarmerisë te asaj kohe. Me stabilizimin e tij tërhoqi edhe familjen. Mbas çlirimit te vendit, Thomai drejtoi edhe Sindikatat e bojaxhijve te Shqipërisë. Thoma Kokoli, qysh kur ishte në Labovë, qe bërë mik e shok i ngushtë me doktor Theodhori Bllanin, i cili punoi një jetë të tërë në fshatrat e Jugut të Shqipërisë, përfshirë edhe Labovën e Zhapës.Doktor Thoeodhori Bllani, nga fshati Sotir i minoritetit në Shqipëri, u martua me zonjën Pinellopi Karajani, që rridhte nga një familje e dëgjuar e Karajanëve të Labovës së Zhapës, e cila mbas vdekjes së të shoqit, në vitin 1944 në Tiranë mbeti e ve, por e nderuar dhe e respektuar për punën e madhe humane të bashkëshortit të saj, kudo që kishte punuar e së fundi edhe në spitalin ushtarak të Tiranës.Ne periudhën e pushtimit te Shqipërisë nga nazistet gjerman,Kokolajt ndihmuan luftën moralisht dhe materialisht. Me krijimin e Ushtrisë Nacional- Çlirimtare,vajza e Thoma Kokolit, Varvara 16 vjeçare mori pjese aktive  ne luftën për çlirimin e vendit deri jashtë kufijve,Kosove dhe Jugosllavi. Ajo kapet rob lufte nga gjermanet ne territorin jugosllav dhe dërgohet ne një kamp përqendrimi ne Greqi,
 ku atje u njoh dhe u dashurua me partizanin grek Kosta Spatalin,te çilet u arratisen dhe u vendosen ne Zelandën e Re,dhe krijuan atje familjen e tyre. Mbas çlirimit te vendit Varvara konsiderohej e vrare ne lufte  dhe  shteti e kishte shpallur dëshmore. Ne vitin 1966,fare papritur, ajo vjen ne Shqipëri për tu takuar me mall  dhe dashuri me prindërit e saj dhe te afërmit , si dhe me shokët e shoqet e luftës. Organet e larta te Shtetit te asaj kohe organizuan për Varvara Koklin një ceremoni  nderimi dhe e dekoruan me medaljet e “Trimërisë” dhe te “ Çlirimit te vendit”.
Thoma Kokoli gjate periudhës se sistemit komunist  e shtriu aktivitetin e punës se tij  ne Tirane, Gjirokastër, Tepelene dhe Memaliaj. Dy djemtë e mëdhenj te tij, Dhionisi dhe Vasili si dhe vajza Vjenua, punuan dhe krijuan familjet e tyre ne Tirane. Dhionisi ishte martuar me Evgjeni Varfen, vajzën e Neço Varfit nga Himara,te çilet ritën dhe edukuan tre fëmije, Andonin,ku krahas punës kreu dhe fakultetin juridik dhe me vendosjen e demokracisë  ushtron profesionin  e juristit,kurse motrat e tij Luiza dhe Rajmonda  kane krijuar familjet e tyre dhe jetojnë ne Greqi. Ndërsa Vasil Thoma Kokoli ishte martuar me Parashqevi Seminin nga Durrësi, te çilet ritën dy fëmije Andrean dhe Irinin, te martuar dhe me fëmije.Djemtë e tjerë me te vegjël te Thoma Kokolit,Dhimitri dhe Vangjeli, kane punuar ne Tepelene,Memaliaj dhe Gjirokastër, kurse pas vendosjes te demokracisë kane shkuar familjarisht ne Athine. Dhimiter Thoma Kokoli ne Athine ka hapur një aktivitet privat, kryen punime artistike te banesave dhe zbukurimin e tyre. Dy fëmijët e Dhimiter Thoma Kokolit kane kryer arsimin e larte,Thoma Dhimiter Kokoli për matematike dhe Aleksandra Dhimiter Kokoli dentiste e punësuar laborante. Edhe Vangjel Thoma Kokoli ka një biznes te tij “ Kondicionerësh” si dhe kryen edhe pune te tjera speciale ndërtimi, ku ka punësuar  fëmijët  e tij  Arin qe ka mbaruar për arkitekture dhe Kriston qe vazhdon për arkitekture.Vangjel Thoma Kokoli me mendje dhe zemër jeton ne Shqipëri dhe me Labovën e prindërve te tij,me një pikësynim te vetëm për te bere gjithçka për “Rilindjen e saj”. Viti 2010 për Shoqatën  e Odries dhe gazetën e saj,ishte viti i përhapjes se nismës te marre nga  Vangjel Thoma Kokoli  për “Rilindjen e Labovës se Zhapës”, te vendit ku kane lindur dhe kane shkruar historiane e vendit tone, Vangjel dhe Kostandin Zhapa, njerëzit qe punuan  për përparimin  dhe zhvillimin  e njerëzimit,Vangjel Meksi qe shkroi dhe përktheu ne shqip “ Dhjatën e Re”, Vasil Dilo, avokat, mësuesi i pare i gjuhës shqipe te Labovës, Nane Panajoti etj, pa harruar shume pasardhës te tjerë intelektual te dëgjuar Labovite  te ditëve tona.Djali i dyte i Polite Dhimiter Kokoles,Minella Kokoli,u sistemua ne Tirane,punoi fillimisht ne tregti si kamerier  dhe me pas si tregtar fruta perimesh ne rrugën e Fortuzit.Minella Kokoli u martua me Cene Kulen nga Labova, te çilet rriten dy djem dhe dy vajza, Leonidhen, Miten , Mariken dhe Violeten. Leonidha dhe Mitia ushtruan profesionin e marangozit, te ndihmuar nga mjeshtri i prodhimit te mobileve qe nga viti 1925,daja i tyre Fori Vardhami. Djali me i madh i Minelles,Leonidha Kokoli ishte martuar me Persefoni Tamburin nga  rrethi i Permetit dhe kane dy djem, Robertin dhe Alfredin, te martuar dhe me fëmije. Kurse Mitja e mbylli karrierën e tij ne ushtri, eshte martuar me Hajdho Seven, vajzën e Aristidh Sevit nga Krahina e Zagories, te çilet kane rritur dy vajza, Mimozen dhe Evisin, te martuara me fëmije,jetojnë jashtë shtetit. Ndërsa vajza me e madhe e Minella Kokolit, Marika Kokoli ishte martuar me Dhimter Vasilin nga Kuçova  dhe kane djalë e vajze, Sandrin dhe Rudinen te martuar. Kurse Violeta Kokoli ka punuar ne Stabilimentin “Mihal Duri” dhe me pas u punësua ne Ansamblin Shtetëror te Këngëve dhe te Valleve si soliste, e martuar me Tonin Saten nga Shkodra, jeton ne Finlande me dy vajzat e saja te martuara.Ndërsa djali i  trete i  Dhimiter dhe Polite Kokoles, Theofan Kokoli  patriot e demokrat,  asnjëherë nuk u pajtua me skamjen dhe varfërinë e sistemit  te kaluar si dhe me luftën  e ashpër  te klasave te atij regjimi. Theofani shprehte vazhdimisht pakënaqësitë  e tij ne rrethet  e ngushta shoqërore, por i  spiunuar, u akuzua si armik i regjimit ne fuqi, te cilin e dënuan me burgim te gjate dhe qe nuk arriti te dilte, vdiq ne spitalin e burgut te Tiranes,duke tronditur familjen e tij dhe te afërmit.Pas kësaj drame te madhe familja e Theofan Kokolit pësoi një goditje tjetër te madhe,spiunet dhe informatorët i ngritën një kurth djalit te tij, Llazo Theofan Kokolit, se gjoja donte te arratisej ne grup, ne periudhën kur  kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kjo ishte një tjetër shpifje dhe trillim i radhës për ketë familje. Pa fakte e dënuan 15 vjet burg. Por Llazar Theofan Kokoli me besim dhe kuraja tek e ardhmja e demokracisë,u lirua nga burgu, i cili krijoje dhe stabilizoje familjen e tij te mrekullueshme,rriti katër vajza  dhe dy djem, qe te gjithë me arsim te larte,fale demokracisë.Kokolajt kane dhëne dhe japin një kontribut te madh për përparimin e vendit dhe veçanërisht  për “Rilindjen e Labovës se Zhapës”, qe amanetin e te pareve tanë ta shpiem ne vend,ku qe te gjithë se bashku te kontribuojmë për ta shndërruar Labovën ne një qendër historike  e turistike te zhvilluar.                                Kristaq Meleqi.
 
                          

 

 

NJOFTIME

 

U NDANË NGA JETA

  OREST CIKO

 

            Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, në moshën nëntëdhjetë vjeç, u nda nga jeta  Orest Ciko, një nga anëtarët më të nderuar të shoqatës sonë, madje edhe një nga nismëtarët e themelimit të saj. Ai u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni të denjë, në të cilën morën pjsë edhe dhjetëra bashkëfshatarë dhe anëtarë të shoqatës sonë.

            Orest Ciko lindi në Labovë të vogël, në biti 1930. Kaloi një fëmijëri dhe një rini shumë të vështirë, përjetoi gjithë hallet e brezit të vet, mësoi në shkollat më të mira të mundshme të asaj kohe, u mundua ta gjente veten në lloj-lloj rrugësh e profesionesh, si bari, bujk, bletërritës, artist në “Çineçita-në” e asaj kohe, prift ortodoks, kujdestar i fëmijëve të familjeve të pasura dhe kështu e gjeti atë Lufta Nacionçlirimtare.

            Ai u përfshi në këtë luftë që në fillimet e saj, duke qenë, si të thuash, “në qendër të vullkanit”. Njihej shumë mirë me Misto Mamen, Mihal Durin dhe mjaft nga drejtuesit që ishin realisht luftëtarët e vërtetë të asaj kohe. Me rekomandimin e tyre, u dërgua në Krahinën e Rrëzës si drejtuesi i Rinisë Komuniste. Ai u rikthye në Labovë, krijoi celulat e Rinisë gati në të gjithë fshatrat e krahinës, mori pjesë edhe vetë me armë në dorë në Luftën Antifashiste Nacionlçlirimtare dhe, në kuadër të saj, u bë pjesë organike dhe një nga protagonistët kryesorë të Teatrit Partizan, që drejtohej në atë kohë nga i madhi dhe i paharruari Gaqo Avrazi.

            Pas çlirimit të vendit, Oresti kreu disa detyra mme shumë rëndësi në institucionet qendror e lokale, por qëllimi i tij kryesor ishte vetëm një: Të arsimohej sa më shpejt dhe sa më shumë, që të bëhej i denjë për poullin, familjën dhe vendin e tij. Për këtë qëllim, shkoi më studime në Kroaci dhe, më vonë, në ish-Bashkimin Sovjetik, duke përzgjedhur një dhe vetëm një nga degët që nuk ishin ndër më të preferuarat e asaj kohe: agronominë. Mbaroi me rezultate të shkëlqyera, bashkë me agronominë, edhe inxhinerinë e pyjeve dhe pasi u  u kthye në Shqipëri, punoi gjatë gjithë kohës në këta dy sektorë të rëndësishëm, duke qenë herë pedagog në shkollat e mesme bujqësore të asaj kohe dhe, më vonë, në Institutin  Bujqësor të Kamzës  (që më vonë u shndërrua në universitet), herë një agronom kooperative, herë studiues i gjenetikës, herë një kultivues i rallë agrumesh nëpërmjet metodash të panjohura deri atëherë në Shqipëri, aq sa nisën ta mbiquanin natyrshëm Miçurini i Shqipërisë.

            Me jetën dhe veprën e tij, Orest Ciko mbetet i paharruar në zemrat tona dhe një shembull  unikal se si duhet ta kuptojë dhe jetojë jetën e tij një labovit i vërtetë. APOSTOL DUKA .         

 FOTO DUKA . 

 

    Më 7 janar 2011, në moshën gjshtëdhjetëekatër vjeçare, e cila sot konsiderohet  relativisht e re dhe aktive, ndërroi jetë Foto Duka, babai i Gjergjit e i Klarës dhe i biri i Thanas Dukës, një nga luftetarët dhe veteranët e njohur të viteve ’40-80 të shekullit të kaluar.

            Fotua u lind dhe u rrit me shumë dashuri në familjen e tij atdhetare me shumë fëmijë, e cila e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Kuçovë të qarkut të Beratit. Atje, ai kaloi një fëmijëri dhe një rini të qetë e të gëzuar, natyrisht me hallet e shqetësimet e asaj kohe. Mësoi shumë mirë, punoi për një kohë pas mbarimit të shkollës së mesme për t’u bërë një krah i shëndetshëm për prindërit dhe familjen e tij dhe pastaj vazhdoi studimet për inxhineri elektrike në Universitetin Shtetëror të Tiranës. E mbaroi atë me rezultate shumë të mira dhe pastaj punoi në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, në Ballsh, Fier e gjetkë, për ta mbyllur gjithçka në Kuçovën e tij të dashur, ku, krahas familjes prindërore, kishte krijuar ndërkohë edhe çerdhen e tij të lumtur me bashkëshorten dhe dy fëmijë të mrekullueshëm.

            Në vështrim të prë, Foto Duka ishte një njeri i thjeshtë e i zakonshëm, si shumë nga ne. Shihte punën dhe familjen e tij, përjetonte sipas mënyrës së tij ngjarjet e kohës, merrte ose nuk merrte pjesë aktivisht në to dhe mundohej me të gjitha forcat të jepte më të mirën për shoqërinë. Por kjo, vetëm në vështrim të parë. E veçanta e Fotos dhe sigurisht e të gjithë fëmijëve të Thanas Dukës ishte kërkesa e lartë ndaj vetvetes dhe disiplina e lartë në punë, në një sektor aq të rëndësishëm dhe me aq shumë probleme e shqetësime, ai elektrik, ku punoi deri në fund të jetës së tij. Rrallë mund të gjeje një drejtues aq kërkues dhe këmbëngulës sa Foto Duka, që ishte mësuar dhe edukuar t’iu shkonte gjithnjë punëve deri në fund. Me këtë formim të shëndetshëm, Fotua ecte nën shembullin dhe gjurmët më të mira të babait dhe fisit të tij, si dhe të labovitëve më të shquar nëpër shekuj.

 Pikërisht për këtë, Foto Duka do të kujtohet dhe do të mbetet i paharruar nëpër breza.

 APOSTOL DUKA.

    Thoma Sokrat Meksi.

  Në muajin dhjetor 2010, u nda nga jeta në mënyrë të pa pritur, bashkëfshatari ynë    Thoma Sokrat Meksi. Vdekja e tij e parakohshme, befasoi te  gjithë  shokët, miqtë dhe të njohurit e tij, që deri atë ditë ishin takuar me të dhe kishin biseduar edhe për të ardhmen e Labovës. Për te kryefjala e  bisedave ishte  "Labova  e dashur". Thoma  S.Meksi u lind ne Labove te Madhe, me 7 prill 1928. Në moshën   14  vjeçare u largua nga fshati për te punuar fillimisht ne Shkodër, më pas në  Tirane e pastaj në    Hekurudhën e Rinise. Ai karakterizohej nga entuziazmi  dhe devotshmëria, ashtu siç i kishte hije një djali arsimtari, një vëllai dëshmori, si Sofo Meksi, një vëlla    partizani,  si Pano Meksi.Ai punoi në organet e Ministrisë së Brendshme deri ne vitin 1985, vit i daljes ne    pension. Thoma Meksi u shqua për devotshmëri dhe patriotizëm, ndershmëri  dhe     ekzigjence. Flasin për ketë dekoratat dhe urdhrat e punës. Ai ishte veteran i Luftës Nacional Çlirimtare  dhe  gëzonte statusin e familjes  se  dëshmorit. Jeta  e  tij  ishte plot sakrifica, por kjo s'e pengoi atë te ishte një  baba shembullor, te përkujdesej për dy fëmijët, Zanën dhe  Sokolin, për gruan  e tij  nikoqire, por  te  sëmurë, Afërditën, për  nipërit dhe mbesat e tij. Kujdes te veçante         tregonte  edhe    për    bashkëfshataret labovit, qe vinin nga qindra kilometra larg për kurime shëndetësore. Për te Labova, si dhe çdo laboviti, ishte ne shpirtin dhe    zemrën e tij, ndaj  çdo pranvere e vjeshte, Thoma Meksi  gjendej atje. Padyshim humbja  e   tij na  la  një  boshllëk te  madh te gjithëve. Thoma Meksi  do   kujtohet me respekt e veneracion  ! THANAS    V. MEKSI.

 Qirjako Hila

 Pikërisht në  ditën kur po përgatiteshin për të festuar 80 vjetorin e lindjes së tij, më 12.12.2010,   Qirjako  Koço Hila vendosi të prehej  paqësisht në përjetësi.  Ai lindi  në fshatin Tërbuq të Rrëzës. Pas shkollës fillore në Labovë të Madhe,  kreu gjimnazin “Asim Zeneli” e më pas studimet e larta në fakultetin Histori-Filologji, në Tiranë, duke vazhduar traditën arsimdashëse të familjes Hila.Qirjakua punoi për 35 vjet rresht në sektorin e arsimit,  si mësues, metodist në Kabinetin Pedagogjik, inspektor e kryeinspektor në Seksionin e Arsimit, pedagog e përgjegjës katedre në Universitetin e Gjirokastrës, ku u karakterizua nga cilësi të vyera, si urtësia, mirësia, korrektësia, ndershmëria dhe përgjegjësia.Ai ka realizuar një veprimtari të pasur krijuese e botuese, me rreth 90 referate, kumtesa, artikuj shkencor e profesional, studime historike, redaktime e monografi. Libri i tij për personalitetin e shquar Vangjel Zhapa, është një kontribut i çmuar për ,shoqatën “Odrie - Golik” dhe më gjerë. Ikja e tij e pa pritur, la në pikëllim jo vetëm bashkëshorten, Lefterinë, djemtë Jorgon e Kostaqin, por edhe shokët, miqtë e të afërmit. Korespodenti i gazetës “Odria”

 NGUSHËLLIME! Ngushëllime, familjeve të të ndjerëve: Hodo Nislla, Bazo Tota, Ramo Guça, Ali Shehu, Bejeko Dina, të cilat humbën nga jeta njerëzit e tyre të dashur dhe të paharruar.Ngushëllime Avdul dhe Velide Elmazi, për dhimbjen e madhe që u shkaktoi largimi i parakohshëm nga jeta, i Sutes, djalit të tyre të shtrenjtë dhe shumë të dashur. Kurajo, vëllezërit e mi!Me rastin e Vitit të Ri,  uroj që viti 2011, të thajë përgjithmonë lotët në sytë tuaj. Ky vit, të jetë  për familjet tuaja dhe të gjithë hormovitëve, viti që t'u sjellë vetëm  gëzime dhe  dashuri!   

  Familjarisht Begë M. Musta.

 NJOFTIMPër abonimet në gazetën “Odria”

 Në muajin janar, fillojnë abonimet e gazetës “Odria”, të cilat duhet tëpërfundojnë brenda muajit shkurt.  Të përpiqemi  që kjo gazetë tëhyjë në çdo familje rrëzjote, si një mundësi e konsiderueshme, për tëqenë sa më pranë njeri tjetrit dhe për t’u takuar e kuvenduar sa mëshpesh. Gazeta është e destinuar të jetë e hapur dhe sa më afëranëtarësisë, duke pasqyruar sa më realisht interesat, dëshirat dheaspiratat e saj, në realizim të objektivave të shoqatës.  Kujtojmë seçmimi i gazetës do të jetë 50 lekë, ndërsa abonimi vjetor,300 lekë, ku 100 lekë do të destinohen për mbarëvajtjen e faqes sëinternetit të kësaj gazete. Secili prej jush që boton, apo përmendetnë këtë gazetë, mund ta gjejë veten në internet, duke klikuar nga çdocep i botës. Le të konsiderohet ky, si një shans për secilin, për tështuar bashkëpunimin me redaksinë e gazetës! Kryetarët e degëve, tëmarrin masa, që kjo detyrë të përfundojë në afat dhe me cilësi.Theksojmë se gjatë vitit 2010, e gjithë vlera e mbledhur nga abonimet, nuk mjaftoi veçse për përballimin e botimit të vetëm, dy numrave të gazetës,ndërsa pjesa tjetër, është kompensuar me donacione. Ju kujtojmë se kota eanëtarësisë, vazhdon të jetë 100 lekë. KRYESIA E SHOQATËS “ODRIE-GOLIK”

REDAKSIA E GAZETËS “ODRIA