Gazeta OdriaNr. 54.
FAQE E PARE
Fotoalbum
Gazeta "ODRIA" NR.57
Gazeta "ODRIA" NË INTERNET
Gazeta "ODRIA" NR.59-69
Blog
Gazeta Odria nr.71
ARKIVA
Odria70
Festohet 100 vjetori i shkollės shqipe tė Labovės.
Në Labove të Madhe, të Odries, me 10 prill 2010 u festua, jubileu arsimor labovit, me rastin e 100 vjetorit të hapjes se shkollës se pare shqipe, nga mësuesit patriote Nane Panajoti Meksi dhe Vasil Konomi .
Fusha e Ēajupit.
Fusha e Çajupit.
Porta hyrëse nga Zagoria për në fushën e Çajupit është gryka e Shënepremtes, e cila krijon lidhësi me Hijen e Mallkuar, një vend i ndritur historikisht, ku Kapllan Pasha me dy sejmenë të tij, gjetën vdekjen nga tehu i shpatës së kapedanit zagorit Kiço Vlashi nga Hoshteva, i quajtur nga populli i Zagorisë “Dreri i maleve” . Arsyeja e dhënies së këtij motivimi lidhet me faktin kokëfortë historik, pasi në sheshin e Çajupit në këtë teatër të veprimit luftarak kapedani trim Kiço Vlashi me çetën e tij asgjësoi një hordhi të tërë turke, e cila humbi në këtë akt luftues dhe drejtimin e saj, pasi komandanti i saj, Shapllo Beun, mbeti i vrarë.
Formëzimi i Fushës së Çajupit është pak a shumë i rrumbullakët. Si rrjedhojë e rrethimit me maja malesh krijohet mundësia e prezencës së ujërave dhe burime të shumta, katër burime, të cilët kanë një ujë tërësisht të kristalizuar dhe emërtohen: burimi i Papalepurit, uji i ftohtë dhe shumë i lehtë; burimi Janko, dhe mbreti i burimeve Brati, i cili dallohet për ujin e tij shumë të ftohtë, por edhe me vlera të mëdha kurative të provuara për kurim sëmundjesh të ndryshme dhe kryesisht për kurimin e sëmundjeve nga tuberkulozi. Kjo aftësi burimore është tipizuar edhe në folkloristikën e zonës, e cila është me emër jo vetëm në rreth, por edhe në vend e më gjerë. Ja si shprehen cilësitë ujore të këtyre burimeve: Brati me ujë të ftohtë, që kur e pi të rrjedhin lot, Gropë e lotëve rrëzë malit; Papalepuri, ujë i zallit; me Buzën e Rripës Pozicionimi i tillë, prezenca e ujërave, klima e shëndetshme me një ajër të pastër, lulet shumëngjyrëshe, bimët medicinale, prezenca e bimës aromëkëndshme të çajit, pejzazhet natyrale të magjishme e bëjnë këtë pllajë një qendër të rëndësishme klimaterike, të pashfrytëzuar deri tani. Ajo ka një sipërfaqe rreth 200 ha. Fusha e Çajupit është futur shpesh në lakmitë e të pasurve, të cilët kërkonin ta bënin pronë të tyre. Në fund të shekullit të XIX u shpenzuan mijëra napolona flori për të shpëtuar këtë pasuri kaq të vyer nga lakmia e Sabri bej Gjirokastrës, i cili pretendonte se ishte e tij. Vlen të përmendet mbështetja ligjore që pronarët e ligjshëm, banorët e fshatrave Lliar, Zhej gjetën tek Ilia Harito, një personalitet në fushën e jurisprudencës, i cili, veç ndihmës që ju dha atyre, duke ua siguruar pronësinë mbi Çajupin edhe me vendim gjyqi, u dallua edhe si një atdhetar me veprime të shquara në shërbim të çështjes sonë kombëtare. Barin e fushës së Çajupit e korrnin dhe e korrin me kosë. Është fakt historik dhe i provuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës nga bari i Çajupit furnizohej edhe kavaleria e tij në Tepelenë me një sasi të konsiderueshme. Tashmë fusha e Çajupit ka kaluar në pronësi të pronarëve të saj të ligjshëm. Shembuj të shfrytëzimit turistik të kësaj fushe, të këtij mjedisi mund të përmendim edhe përçapjet, kur në Çajup pat qenë ndërtuar edhe një hotel dhe një bar - kafe. Banorët e fshatrave Zhej e Lliar si dhe mjaft zagoritë të tjerë e disa gjirokastritë e kalonin pothuaj gjithë verën duke jetuar në Çajup, për klimën dhe ujërat e tij të mrekullueshëm.
Emri i Çajupit është shumë i njohur. E ka përdorur si pseudonim poeti i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare, Andon Zako Çajupi. Këtë emër e mbajnë gjithashtu dhe shumë institucione arsimore, kulturore e shoqërore. Në krijimtarinë folklorike të Zagorisë, kjo luginë ka hyrë si: O Çajup, o vend i bukur, O baçe e luleve ! kënduar me dashuri dhe mjeshtëri nga grupi polifonik i Labovës së Zhapës, i cili pavarësisht pronësisë, e ka ndjerë ati si një pjesë e pasurisë së tij shpirtërore, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Mbas vitit 1967, fusha e Çajupit kaloi në pronësi të Ndërmarjes Bujqësore Ushtarake të Gjirokastrës dhe më konkretisht në atë të sektorit “Odria”. Për më shumë se 30 vjet, labovitët duke udhëtuar herë me makinë e herë me këmbë, në një rrugë malore gati dy orë, gjëndeshin çdo mëngjes pranvere, vere e vjeshte në amfiteatrin e kësaj fushe, për të mbjellë e shkulur patate, korrur e stivosur bar, ruajtur e kujdesur tufat e shumta të dhenve. Patatet e Çajupit të asaj kohe, ku një kokër peshonte më tepër se dy kilogram, morën emër në të gjithë Shqipërinë. Janë të rrallë labovitët që nuk kanë nga një histori të veçantë me Çajupin, qoftë gjatë punës në atë fushë, mbledhjes së çajit, udhëtimit për në fshatrat e Zagories, sidomos në Zhej, Topopvë e Lliar, ku edhe miqësitë e krushqitë midis këtyre fshatrave nuk kanë qenë të pakta. Jo më kot edhe gurët gati të mermertë të ndërtimit të pallatit të Zhapës në Labovë, janë marë dhe skalitur me mjeshtëri, pikërisht nga gurorja e Zhejit.
Çajupi ka qenë i banuar qysh nga fillimi i mijëvjeçarit të dytë. Madje, mendohet se banorët në këtë fshat kanë qenë nga Dermazi, një fshat po aq i lashte sa edhe ai i Çajupit, që shtrihej në mes të fshatrave Lliar dhe Topovë. Në Dërmaz bëhej çdo vit një panair, ku vinin tregëtarë dhe nga trevat e largëta si: Mallakastra, Tepelena e gjetkë. Banorët e Çajupit merreshin me blegtori e bujqësi. Këtu mbillej elb, thekër, thjerëza, qiqëra, qep, patate e tjerë. Lidhjet me zonën përqark, sidomos me Valarenë dhe Labovën i mbanin të mira, madje, bëheshin edhe shkëmbime tregëtare. Dimrat e egër bënë, që një pjesë e kësaj popullsie të vendosen në Erind e Labovë dhe një pjesë në rrëzë të Malit të Zhejit, ku ngrihen vendbanimet e tyre dhe kultet fetare si: Shën Todhri, Shëne Diela, aty ku varrezat vërtetojnë vendbanimet e tyre. Veshmbathja sigurohej nga blegtoria. Përdorej shumë leshi i dhenëve dhe lëkurët e gjedhëve për opinga. Mendohet se banorët e Çajupit janë vendosur në Zhejin e sotëm nga vitet 1500. Fiset kryesore këtu njihen: Garajt, Sevajt, Dadajt, fise të cilat i gjejmë edhe në krahinën e rrëzës e ndonjë edhe në Labovë.
Çajupi kurdoherë ka qenë pronë e Zhejit dhe e Lliarit, për të cilin më vonë janë bërë shumë pazare, për ta marrë bejlerët, por ky është një problem i mëvonshëm.
Notifying Visitors of Site Enhancements
Another idea for my home page's text is notifying visitors about the enhancements I put on my site. For example, I want visitors to sign my guestbook or fill out my survey Form E-mailer to answer questions about my site, my business, or my site's topic.
Need some extra help building your site? Here are some topics that may be helpful.
TRADITĖ, HISTORI
GRATË E LABOVËS.
TĖ NDRYSHME
Ilia Kromidha, ky mjeshtër i madh i kuzhinës.
Lefter Dilo.
Prej hirit të një thesari të humbur.
Engjëll Serjani.
Shumë u dogjën, por shumë kanë mbetur.
“Shumë u dogjën, por shumë dorëshkrime kanë mbetur”, tregon i biri i Lefter Dilos, mjeku pediatër Llambi Dilo. Pas djegies së shtëpisë në vitin 1989 në sokakun e lagjes Varrosh të Gjirokastrës, shumë pak nga libra dhe dorëshkrime të tij origjinale kanë mundur të mbijetojnë në arkivin e familjes, por shumë të tjera janë shpërndarë nëpër muzeume e biblioteka dhe në persona privatë. Llambi thotë se në bibliotekën e familjes nuk gjendet asnjë kopje e librit “Ligjëron Noli”, apo librave të tjerë të botuar para çlirimit, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. “Ne në familje nuk kemi asnjë ekzemplar nga librat e botuara. Ato mund të gjenden vetëm në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, në arkivat e shoqërisë “Vatra” në SHBA, apo në Bibliotekën e Gjirokastrës. Pjesa më e madhe e dorëshkrimeve të tij të pabotuara gjenden ose në Arkivin Qendror të Shtetit, ose në arkivin e Muzeut të Gjirokastrës”, vijon ai. Një fat të keq kanë pasur edhe shumë nga dorëshkrimet e Lefter Dilos. I vetmi dorëshkrim i daktilografuar që zotëron familja Dilo është një libër i shkruar nga muzeologu për Faik Konicën. “Një libër në dorëshkrim i pabotuar, që babai e kishte daktilografuar me makinën e shkrimit, që është e vetmja relike që kemi dhe ruajmë prej tij dhe që për fat i shpëtoi djegies, është një monografi për jetën e Faik Konicës. Fletët e këtij dorëshkrimi, të mbështjella me një kapak kartoni në formë të një kopertine të improvizuar, janë të lidhura me kujdes me spango nga miku i babait Fotaq Kekezi, një nga personazhet e librit të Kadaresë “Kronikë në gur”, mësuesi nga Varroshi që, ashtu sikurse dinte mirë të balsamoste kafshët dhe shpendët, dinte të lidhte edhe librat”, thotë për këtë dorëshkrim i biri. Në dorëshkrimet e Lefter Dilos, sipas Llambit, por jo vetëm atij, përfshihen edhe shumë libra të pabotuar, sikurse janë shtatë monografi për figura atdhetarësh të shquar nga Gjirokastra dhe krahinat e Jugut, dorëshkrimet e plota “Gjirokastra në shekuj” dhe “Ditar Gjirokastrit”. “Dorëshkrimi ‘Gjirokastra në shekuj’, rrëfen i biri, është një monografi e plotë historike me dy volume dhe rreth 2400 faqe të daktilografuara, një histori e plotë nga antikiteti deri në kohën e sotme, histori që i mungon edhe sot këtij qyteti. Me sa di unë, dorëshkrimi gjendet në Arkivin e Muzeve të Gjirokastrës. Deri tani askush nuk është kujtuar ta botojë atë vepër voluminoze e me vlera të pallogaritshme për historinë e Gjirokastrës”. Lefter Dilo dëshironte që këtë dorëshkrim voluminoz babai ta botonte në vitin 1960. Nuk mundi pasi, sipas rregullit të asaj kohe, të gjitha botimet i nënshtroheshin një këshilli botues, që më shumë se historia dhe e vërteta historike i interesonte linja e partisë që ndiqte libri e autori. Ndërkaq, sa i takon shtatë monografive të shkruara nga Lefter Dilo për disa figura të spikatura të historisë, i biri thotë se ato u dërguan për t’u botuar në shtëpinë notuese “8 Nëntori” në vitin 1967, por nga redaktorët e censurës Lefteri mori një përgjigje negative për shkak të “stilit” të vjetruar të të shkruarit. “Dorëshkrimet e shtatë monografive, babai ia besoi për t’i përshtatur me ‘midenë’ e redaktorëve një ish-mikut të familjes A.L, mandej bashkëfshatar i babait me origjinë nga Labova e Zhapës, por deri tani, jo vetëm që këto shtatë monografi nuk janë redaktuar dhe botuar, por dorëshkrimet janë zhdukur dhe ne si familje nuk dimë asgjë për fatin e tyre”, vazhdon më tej i biri. Pandeli Pasko, ish-ambasador i Shqipërisë, djali i Dhimitër Paskos (Mitrush Kutelit) ka shkruar te gazeta “Repubblica” se i ka dërguar në vitin 1998 Bill Klintonit, ish-presidentit të SHBA-ve, dy libra të Lefter Dilos, “Ligjëron Noli” (1942) dhe “Himara dhe himarjotët” (1938), që krahas edhe shumë titujve të tjerë, do t’i shërbenin Klintonit për të mësuar rreth historisë së vërtetë të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për mirënjohjen e tyre për qëndrimin e ish-presidentit Uillson ndaj Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.Muzeumet e Lefterit.
Dylbitë dhe kapelja e Çerçiz Topullit, bastunët e gdhendur të Idriz Gurit, potinat dhe pushka e Enverit, sende, armë, veshje, dorëshkrime, antikuarë, foto dhe dokumente origjinale me vlera të pallogaritshme, kanë qenë disa nga thesaret që muzeologu i njohur gjirokastrit, Lefter Dilo, grumbulloi disa dekada më parë. I ruajti me fanatizëm, duke mos pranuar madje t’i dorëzonte as në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Sende personale të përdoruara nga personalitete historike të periudhës së Rilindjes Kombëtare, periudhës së pas pavarësisë dhe monarkisë, të Luftës së Parë Botërore, të luftës së Vlorës dhe Luftës Nacionalçlirimtare, Lefteri kishte grumbulluar dhe i kishte ekspozuar në vitrinat e rreth 11 muzeumeve që ngriti në qytetin e Gjirokastrës dhe dhjetëra të tjerë të ideuar dhe ndërtuar prej tij në qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Gjirokastrës. Se ku kanë përfunduar këto trofe dhe a i ka rënë ndokujt ndërmend të hetojë për to, për t’ia kthyer asaj pjese të historisë së cilës i mungojnë, në Gjirokastër askush nuk të jep përgjigje të saktë. Të gjithë ngrenë supet. “Nuk shkon eterniti në Kullën e Sahatit të Gjirokastrës”, mbaj mend që ishte një titull i një shkrimi të Lefter Dilos në ish-gazetën lokale “Pararoja” të qytetit. Ky “perandor muzesh” që e ktheu krejt Gjirokastrën në një muzeum të madh, nuk nguronte të kërkonte në të gjitha instancat ruajtjen e origjinalitetit të vlerave. Në një dosje që drejtoresha aktuale e muzeut të fundit të mbetur në Gjirokastër, zonja Teuta Kallajxhi e ruan me fanatizëm të madh janë të arkivuara dhjetëra letra dhe telegrame që Lefter Dilo i dërgoi në instancat e shtetit diktatorial, duke u bërë një mburojë e këtyre vlerave. Gjirokastra e njerëzve të dijes e diturisë nxori shumë mësues dhe në përjetësim të figurës së tyre, në kodrën historike, në vitin 1977, në muajin shtator u përurua Obelisku i Shkollës Shqipe dhe kompleksi muzeal kulturor kushtuar kontributit të këtyre “mësonjësve” të shquar të gjuhës e arsimit shqip. Në katër muzetë e bukura të këtij kompleksi, Lefter Dilo kishte ekspozuar qindra objekte, fotografi, dokumente e revista të shkollës së parë shqipe “Liria” dhe shoqërive kulturore patriotike. Për vite të tëra kjo qendër e rëndësishme historike u kthye në një vatër të edukimit patriotik të brezave të rinj. Tashmë nuk ka asnjë shenjë nga objektet muzeale të ekspozuara. Ka mbetur vetëm Obelisku i gurtë. Ndryshe nga emërtesa e sotme në strukturën administrative “drejtor muzeu”, në kohën kur ishte drejtor Lefter Dilo, emërtesa ishte krejt ndryshe “drejtor i muzeumeve të Gjirokastrës”, sepse ai ngriti shumë të tilla.Miqtë e ngushtë të Lefterit.
Disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lefter Dilos ishin: Dhimitër Pasko, Aleks Buda, Lasgush Poradeci, Eqrem Çabej, Aleksandër Xhuvani, Dhimitër Shuteriqi, Petro Marko, Vedat Kokona, Nonda Bulka, Vangjel Koça, Jorgji Meksi, Muzafer Xhaxhiu, Moikom Zeqo, Dritëro Agolli, etj. “Në arkivin e tij kishte me dhjetëra letërkëmbime me të gjithë të sipërpërmendurit, letra që u dogjën bashkë me qindra libra dhe dokumente të rralla që ruante babai në arkivin e tij. Mbaj mend që kur vinte Petro Marko në shtëpi bisedonin dhe debatonin gjatë, edhe ‘zorrët e barkut’ i tregonin njëri-tjetrit”. Lefter Dilo ka kryer studimet e para në Liceun Francez në Korçë dhe më pas kishte bërë dy vjet shkollë të lartë në Francë dhe zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhën frënge, krahas italishtes dhe greqishtes. Sipas mësuesit pensionist, 80-vjeçarit libohovit, Qazim Zaimi, kontributi në fushën e muzeologjisë i Lefter Dilos ishte i madh edhe për këtë qytet. Sipas tij, ai ngriti dy muzeume të plota, një muze historik për Libohovën dhe një për Avni Rustemin. “Lefteri ishte nga të parët që hodhi idenë e vendndodhjes së varrit të Shanishasë, motrës së Ali Pashë Tepelenës dhe bashkëshorte e sunduesit të Libohovës. Ai më thoshte se njëri mes varreve mesjetare në lagjen Teqe të Libohovës ishte varri i Shanishasë dhe për herë të parë është vërtetuar dhe identifikuar në fillim të viteve 70 nga gazetari dhe historiani libanez, Menahem Begin, në prani të diplomatit shqiptar Misto Treska dhe historianit e muzeologut të njohur gjirokastrit, Lefter Dilo. Gazetari dhe historiani Menahem Begin, sipas tij, arriti të lexojë vetë mbishkrimin në gjuhën arabe në qivurin e varrit të Shanishasë, që gjendet edhe sot në mesin e varreve mesjetare të Libohovës. Në komentet e drejtuesve aktualë të shoqërisë “Vatra” të shqiptarëve të emigruar në SHBA, thuhet se në librin e tij, të botuar në vitin 1942, “Ligjëron Noli”, Lefter Lame Dilo thotë se Noli është një mik i “pandarë i idealit të pastër” për Konicën. Konflikti kishte shpërthyer me forcë “të mëdhenjsh” mes rreshtash, si ato të Konicës për ngjarjet e ‘20-‘24 dhe që më pas replikat mes dy idealistëve kanë vazhduar, duke ruajtur etikën e debatit. Prof. Muzafer Xhaxhiu, në artikullin e tij me titull “Gjirokastra feniks i ringjallur”, duke vlerësuar punën e tij shkruan: “Kam dëgjuar të flitet se muzeologu i shquar, Lefter L. Dilo, të ketë lënë dorëshkrim një vepër biografike për qytetin e Gjirokastrës, e cila nuk dihet se si dhe ku ka përfunduar. Tani që nga historia e madhe e qytetit të vogël me popullsi, i cili në vitin 1938, sipas një bisede me historianin Lefter Dilo, numëronte të regjistruar vetëm 9 mijë banorë, bashkë me ata që kishin marrë rrugën e kurbetit, tani që shumëçka na ka ikur nga duart, le të shpëtojmë atë çka është e shpëtueshme”.C'm'u qepe, sevda, c'm'u qepe,
dalkadal' e me lezete.
Kondo palla me surete!*
Palla me gajtane shume,
Vito, c'me hodhe ne lume!
Ja dis ti, ja te des une,
te dy bashke s'rrojme kurre,
se kemi kusure shume!
Keto kusurete tona
s'kane te sosur akoma,
leshojne lule te njoma.**
Kusure, a mos u soci,
u befshi sa mos u njoci!
(*) E krahason vajzen me nje palle te bukur, qe te kishte fytyre ("surrete"), palle qe do ta vrase.
(**) Perterihem.
. . .
C'KAM DY NET E SONDE TRI.
C'kam dy net e sonde tri,
kam rene ne silloi
vetem-o per nje njeri,
per thellezen ne kuvli,
qe kendon turli-turli,
kendon e njeri s'e di.
Pa mba vesh, venetike,
pa mba vesh edhe degje,*
vish e cvish xhoken e re,
vasiliko nder barce.**
(*) Degjo -- per rime.
(**) Bahce -- borzilok ne kopsht.
. . .
BEJKE C'TE KAM SILLOINE.
- Bekje, c'te kam silloine,
qysh do me shkosh me jetime?*
- Si guri ne rrukullime,
si gume ne manastire!
- Rrobat ne karcelle rrine,
vishi, bejk', e prishe zine,
se tyj femija t'u rrine;
te tundesh kur merr avlline,
ment e kokes me ikne!
(*) Gruaja, se ciles i drejtohet ai qe e do, ka mbetur e ve, pra do ta kete te veshtire t'i rrite vetem jetimet e saj; te martohen te dy.
Te recituara nga Urania Malo.
trendafila manushaqe
ne dyshek te zoterise tate
me dhe besen e me ke
dhe shega me s'me nxe