Gazeta "ODRIE" Nr.47
Gazeta "ODRIA" NR.47, SHTATOR 2008
Në këtë numër, do të lexoni:
1. Shkolla e parë shqipe, në Labovë, jo në Korçë, shkruar nga Profesor Fedhon Meksi.
2. Etimologjia dhe enciklopedia e Labovës, nga Doktor Sofokli Duka
3. Takim i përzemërt në Vlorë, nga Thanas Haxhi dhe Pavllo Bezhani.
4. Veprimtari të shoqatës në muajt e Verës.
5. Marin Meksi, kampion në sportin Body Building
6. Krenari labovite
7. Labovitët ndërtojnë kishën e tyre të Papandisë
8. Iu lumtë këngëtarëve të Labovës!
9. Lekli, Antigonea e dikurshme?... Shkruar nga Profesor Skënder Muça
10. Lekli, qyteza ilire e prejardhjes së fisit Goda, nga Miltjadh Muçi11. Më mirë të mos na i kishit dhuruar atë libër! Nj grup anëtarësh të Shoqatës.
12. Kur shejtani fle, ti pse vete e ngre? Këno Toti
13. Mbrojtja e identitetit kombëtar..., nga Odhise Porodini.
14. Dy skica nga Koço Lani.
15. Portrete grash të mrekullueshme.
16.Ditë pleqërie, shkruar nga Apostol Duka
17. Skicë humoristie, nga Niko Gjoni etj
Iu lumtë këngëtarëve të Labovës!U mrekulluam në Labovë të Madhe!
Temperatura mbi 35 gradë Celcius. Vapë e madhe! Labovitët të gjithë në punë. Mblidhnin bar për bagëtinë. Fëmijët të gjithë në shkollë. Por, me të mbërritur kryetari i shoqatës, Thanas Meksi, që labovitët e konsiderojnë sidjalin e tyre, u mblodhën tek klubi i Kleos. Erdhën atje Koço veterani, Flori, Stefani, Lili i Priftajve, Janua nga Tërbuqi dhe pak më vonë, nga Gjirokastra ia behu Kristaq Xhavara me Tanën e tij.
-Ky është grupi,- tha Kleua, si gjithmonë i vëmëndshëm dhe dinamik.
Koço Lani kishte sjellë me vete këngët e vjetra labovite. Thanasi i shtoi vetëm tekstin e këngës së poetit Arben Duka, “Vangjeli me Kostandinë”.Grupi i xhirimit, i ardhur nga Elbasani, i mrekulloi labovitët. Teknikët e grupit, Ardiani dhe Shkëlqimi dhe pjesëtarët e tjerë të ansamblit “Elba-Folk” të Elbasanit, të drejtuar edhe ata nga Thanas Meksi, erdhën me shumë kënaqësi në Labovë. E ku nuk kanë shkuar ata nëpër botë, në Gjermani, Hollandë, Austri, Itali, Kosovë, Maqedoni, Greqi e më së fundi edhe në Rusi, ku merituan edhe “Çelsin e Artë”, në Festivalin Botëror të Folkut! Atje gjetën gatishmëri dhe mobilizim të labovitëve, për të inçizuar dhe filmuar këngën e bukur labovite, investim ky shumë i madh, që i shtohet fondit të artë labovit, pasionit dhe mençurisë. Thesar, që iu lihet brezave pasardhës...
E kush mund ta bënte mëmirë se ata këtë punë?Ata që punojnë dhe jetojnë në Labovë, këndojnë dhe vjershërojnë shumë bukur për Labovën e dashur. Kënga iu del nga shpirti!...
-E përse duhet të vinin të tjerë, të këndonin këngën tonë?- thotë Kleo Pesha, organizatori i grupit.
-Pse pak jemi ne që duhet të vini nga ana e anës, për të na mbajtur iso?!- vazhon Fori Stathi.
Diskutime të tilla u bënë shumë në Labovë, ndërkohë që në Tiranë, ishte menduar që për të interpretuar këngën labovite të merreshin edhe këngëtarë nga grupi i Bënçs, Vlora apo Zagoria. Në Tiranë ka dhjetë vjet që bisedohet për këtë gjë. Padrejtësisht shkroi edhe gazeta “Odria”, duke shpallur në letër ansamblin polifonik “Labova”. Thanas Meksi e pranon këtë lapsus, pasi ishin nëvleftësuar padrejtësisht këngëtarët e fshatit, të cilët ruajnë autoktoninë.
-Dëgjova një të kënduar ndryshe! Duhet ky i kënduar ndryshe, se iso mbajnë të gjithë - thotë kryetari ynë, i cili është i njohur për suksesin në ngritjen e ansambleve “Isuf Myzyri” dhe “Elba -Folk” në Elbasan.
Përgëzime të veçanta për këtë grup, i takojnë organizatorit, Thanas Meksi. Gjatë qëndrimit të përbashkët me të në Labovë, megjithse i ka kaluar të shtatëdhjetat, shikoja se ai “fluturonte” si një shqiponjë, sa në Labovën e Vogël, tek gërmadhat e shtëpisë së tij, tek Ilo e Foto Xhavara, sa në shkollën e fshatit, në Tërbuq tek Dhimo Hila, pastaj prapë në Labovë tek kisha e re e kudo gjetkë.
Kasetat e grupit polifonik të Labovës, tani ndodhen në shitje. Kënga labovite gjëmon:
“Labova një rrëzë mali,
Shokë çdo na marrë malli...”
LABOVË 1860 - SHKOLLA E PARË SHQIPE
Vendimi për të lejuar mësimin e shqipes në shkollën e Labovës, u bë i
njohur nëpërmjet një letre të shkruar nga vetë V. Zhapa, që u botua
në numrin e fundit të gazetës “Pellazgos” (01.03.1861). Vangjel
Zhapa bënte të ditur se, “në shkollën e Labovës nuk mësohet vetëm
greqisht, por edhe shqip, si mjet ndihmës për mësimin e gjuhës
greqishte.” Botimi në gazetën “Pellazgos” i letrës së Vangjel Zhapës
duket se kërkonte të siguronte grekët se vetëm për shkollën e
Labovës do të bëhej përjashtim dhe, njëkohësisht, të paralajmëronte
shqiptarët e tjerë, të cilët sigurisht do të pretendonin trajtim të
njëjtë edhe për shkollat e qyteteve ose fshatrave të tyre, se Labova
do të ishte rast unik.
Në të vërtetë, përdorimi i gjuhës shqipe për të ndihmuar mësimin e
greqishtes ishte vetëm një pretekst i pastudiuar mirë dhe i zgjedhur
me nxitim, mbasi gjuha shqipe, që gjoja do të ndihmonte mësimin e
greqishtes në shkollën e Labovës, të njëjtën ndihmë do ta jepte edhe
në shkollat e tjera, të cilat Vangjel Zhapa i kishte përjashtuar.
Sipas Vangjel Meksit, (1903-1983), ishin labovitët që e detyruan V.
Zhapën të bënte një lëshim për shkollën e tyre. Ata, pasi dështuan
fillimisht në tratativat me bashkëfshatarin milioner, udhëzuan
fëmijët e tyre të silleshin sikur nuk i kuptonin mësimet në gjuhën
greke dhe, për më tepër, ata nuk përgjigjeshin fare kur mësuesit i
pyesnin në gjuhën e huaj, duke bllokuar në këtë mënyrë zhvillimin
normal të mësimeve.
Vangjel Zhapa e kuptoi fare mirë se, pas fëmijëve, ishin prindërit e
tyre, po u detyrua të pranonte shqipen në shkollën e Labovës pa
gjetur zgjidhje tjetër që mund të shuante situatën qesharake, që
ishte krijuar në fshat. Veçse duhet theksuar se Vangjel Zhapa pati
kurajën të pranonte humbjen dhe t’i bindej pjesës dërrmuese të
labovitëve dhe, për më tepër, e bëri të ditur botërisht se në shkollën
e Labovës po mësohej shqipja. Në librin e Vangjel Meksit “Labova në
shekuj” (Tiranë, 1971), përshkruhet si më poshtë shkolla e Labovës:
“Shkolla e Labovës, përbëhej nga: foshnjore, fillore, qytetëse me
tri klasa dhe dy klasa gjimnazi. Numri i nxënësve shtohej
vazhdimisht, duke arritur në vitin shkollor 1875-1876 në: 108 nxënës
në klasat foshnjore dhe fillore, 31 në tre klasat qytetëse dhe 4 në
dy klasat e gjimnazit. Në vitin 1878, në Labovë u hap shkolla për
vajza me dy mësuese. Në fillim ishin 80 vajza, por më vonë ato u
shtuan. Nxënëset vinin nga fshatrat përreth, por edhe nga
Gjirokastra, Tepelena, Dropulli etj. Godinat e shkollës ishin nga më
të mirat për atë kohë dhe të pajisura me orendi shkollore dhe
bibliotekë. Labovitët e moshuar kujtojnë klasën në katin e parë të
shkollës, ku ishin vendosur mjetet e avlëmendit, që shërbenin për t’u
mësuar në praktikë endjen nxënëseve të shkollës.
Përfundimi i vitit shkollor bëhej me ceremoni të veçantë. Me këtë
Rast, ekspozoheshin edhe punime të dorës, si dhe prodhimet e
avlëmendit. Në vitin 1892 shkolla u mbyll, pas 32 vjet veprimtarie,
me pretekstin se qeveria rumune ndaloi dërgimin e parave nga pasuria
e Zhapës.
Dokumentet që plotësojnë “zbrazëtitë”
Në mesin e shekullit të XIX, propaganda për futjen e gjuhës greke në
shkolla, që zhvillohej sipas platformës së Patriarkanës së Stambollit,
nën drejtimin e qeverisë greke dhe me mbështetjen financiare edhe të
“panhelenistëve” të kamur shqiptarë, bëri të mundur që në Shqipërinë
e Jugut të çeleshin dhe funksiononin 163 shkolla në gjuhën greke
(“Historia e Shqipërisë” Tiranë, 1962, f.105). Duke u nisur edhe nga
këto të dhëna, historiografia shqiptare e konsideron këtë periudhë
dhe pikërisht vitet nga 1845 deri 1865, jo më pak, por një
“zbrazëtirë” për sa i përket veprimtarisë patriotike të shqiptarëve.
Veçse, tashmë janë gjetur burime të mjaftueshme historike që
mundësojnë paraqitjen e plotë dhe me të gjitha dimensionet të
përpjekjeve të intelektualëve të rinj shqiptarë të ricikluar në
folkloristë: Apostol Meksi dhe Konstandin Kristoforidhi, që
fillimisht i mësuan shqip albanologut dhe mikut të madh të
shqiptarëve Johan Georg von Hahn dhe më pas e furnizuan me
materialet e duhura folklorike, nëpërmjet të cilave vërtetohej
identiteti i popullit tonë si një popull më vete, me rrugë historike
të veçantë (“Albanesische Studien”, 1854, f.200-220). Po në këtë
periudhë, janë labovitët, duke përfshirë dhe fëmijët, që bënë të
mundur të mësohej gjuha shqipe në shkollën e tyre si në asnjë nga
163 shkollat e jugut të Shqipërisë. Këto burime historike të
identifikuara kohët e fundit, na lejojnë që t’i japim formë dhe ta
mbushim plotësisht me përmbajtje “zbrazëtirën” 20-vjeçare.
Populli shqiptar asnjëherë nuk i ka reshtur përpjekjet e tij për
gjuhën amtare, identitetin kombëtar dhe liri. Dokumentet ekzistojnë,
ato duhen zbuluar.
Shkolla shqipe dhe intrigat të konsullatës greke
Pas mbylljes së shkollës ku mësohej shqip, u hap shkolla fillore
greke. Mësuesit e kësaj shkolle, labovitët Nane Panajot Meksi dhe
Vasil Konomi, sipas porosive të veprimtarëve të Rilindjes, filluan
të japin mësime private në gjuhën shqipe jo vetëm për fëmijët e
shkollës, por edhe për të rriturit. Në këto shkolla private,
përdoreshin abetare të dërguara nga shoqëria e Stambollit. Përveç
gjuhës shqipe, mësohej edhe historia e Shqipërisë, si dhe feja,
nëpërmjet librave fetare të përkthyera nga vetë mësuesit. Në vitet e
para të shekullit XX, në Labovë kishte filluar të ndihej flladi i
lirisë dhe mbizotëronte një situatë entuziazmi patriotik, që është
pasqyruar me hollësi dhe vërtetësi nga Vangjel Meksi dhe Lefter Dilo
në librat dhe artikujt e tyre të shumtë. Në vijim do të paraqesim
kronologjikisht vetëm disa dokumente të zbuluara kohët e fundit nga
laboviti Thoma S. Meksi, pas një punë intensive dhe këmbëngulëse disavjeçare
në sallat e bibliotekave. Nisma për hapjen e shkollës shqipe
në Labovë është marrë gjatë një mbledhjeje të veçantë që u zhvillua në
Labovë më 1 shtator 1908 (gazeta “Tomorri”, 17 prill 1940), disa
ditë para hapjes së shkollës “Iliria” në Gjirokastër (shtator 1908).
Në këtë mbledhje, që u kryesua nga Nane Panajot Meksi, u vendos
gjithashtu që shkolla të çelet, pavarësisht nga persekutimet që mund
të pësonin aktivistët (gazeta “Besa”, 1933) Dhe pikërisht ashtu
sikurse e kishin parashikuar labovitët, Mitropolia e Gjirokastrës,
konsullata greke dhe mytesarifi nxitën elementë grekomëdhenj në
fshat, të cilët provokonin shqiptarët, duke arritur deri në përleshje
të dhunshme. Në mbrojtje të shkollës u dalluan te rinjtë labovitë
Kiço Ciko dhe Gaqe Mali.
Po në gazetën “Liria” të prillit 1910, në një artikull me titull
“Shkolla shqipe në Labovë dhe intrigat e konsullatës greke”, bëhet e
ditur se labovitët kishin kapur një letër të konsullit grek drejtuar
grekomanëve në fshat, të cilëve u përmendte 60 lirat që kishin marrë
gjatë viteve 1909-1910 si shpërblim të përpjekjeve të tyre për të
penguar hapjen e shkollës.
Shkolla shqipe u hap më 10.04.1910, në godinën e shkollës së
famshme të Labovës. Atë mëngjes labovitët shoqëruan, me duar të
lidhura në konsullatën greke të Gjirokastrës, dy mësuesit grekë që
ajo konsullatë kishte dërguar në Labovë (gazeta “Tomorri”, 22.04.
1940). Nuk kaluan shumë ditë dhe, ashtu sikurse pritej, egërsia
greko-turke ra edhe njëherë mbi Labovën dhe labovitët. Ndërsa
dhespoti gjatë një ceremonie të zezë si ato të inkuizicionit
mesjetar, me qirinj të shumtë të ndezur, ku ishin lidhur edhe
kordele të zeza, mallkoi labovitët dhe shpalli shkishërimin e atyre
që kishin dërguar fëmijët në shkollën shqipe, valiu i Janinës mbylli
shkollën dhe arrestoi disa nga aktivistët kryesorë (Illi Noçka dhe
Qirjako Rexhi).
Gazeta “Iliria” e prillit 1910, lajmëronte se “Labovitët zhvendosën
shkollën në një shtëpi të veçantë ku po vazhdojnë mësimet në gjuhën
amtare”, kurse “Gazeta Shqiptare” shton se labovitët denoncuan
dhespotin tek Patriarku Ikumenik: “Dhespoti punon jo si i urdhëruar
nga feja, por sipas interesave të Greqisë, kurse ne nuk bëjmë mëkat
tek mësojmë gjuhën tonë, mbasi ungjilli jo vetëm nuk e ndalon, por e
urdhëron”.
Hapja e shkollës shqipe në Labovë dhe përdorimi i shqipes gjatë
shërbesave fetare, pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ishin të shumtë labovitët që dërgonin shuma të konsiderueshme të
hollash për mbajtjen e shkollës, ndërkohë vinin mesazhe urimi nga
liderë të patriotizmit shqiptar, si Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi,
Çajupi, Mihal Grameno, Jani Vruho etj.
LABOVË 1921, KURSI I PËRSOSMËRISË
Me vendim të qeverisë shqiptare, verën e vitit 1921, u hap në Labovë
“Kursi i përsosmërisë”. Ky kurs, që zgjati 3 muaj, kishte për qëllim
formimin profesional të 150 mësuesve të rrethit të Gjirokastrës.
Qeveria shqiptare e atëhershme, me këtë zgjedhje, ka dashur të tregojë
respektin dhe mirënjohjen për përpjekjet disashekullore të
labovitëve për t’u shkolluar në gjuhën amtare. Me këtë rast, nderohej
edhe aktiviteti patriotik i mësuesit Nane Panajot Meksi i cili, pasi
hapi shkollën shqipe në Labovë (1910), hapi një tjetër shkollë
shqipe në Tepelenë. Në ato vite, ai ishte angazhuar në një detyrë
tjetër patriotike, propagandimin e futjes së gjuhës shqipe në të
gjitha kishat ortodokse. Ende kujtohen vargjet e Nane Panajot
Meksit: “... edhe ungjilli në gjuhën e vet, / do të këndohet fletë më
fletë.”
***
Pas botimit në shqip të librit “Albanesische Studien” (1854) të
albanologut dhe mikut të madh të shqiptarëve J. G. von Hahn dhe disa
artikujve që e shoqëruan atë, u shtua numri i atyre që mësuan se
argumentimi themeltar i lashtësisë së shqiptarëve në trojet e tyre,
me fjalë të tjera i autoktonisë së tyre, është nxjerrë nga studimi
krahasimor i zakoneve të shqiptarëve të shekullit të XIX me zakonet
e grekëve dhe romakëve të lashtësisë.
Modeli për argumentimin e autoktonisë së shqiptarëve buron
drejtpërdrejt nga studimi i zakoneve të Rrëzës, “fshatrat në krahun
e djathtë të lumit Drino, para bashkimit të tij me Vjosën”, të cilat
janë zgjedhur ngaqë i përkasin një zone të pastër nga pikëpamja
etnografike, larg ndikimeve sllave, vllahe, greke dhe, aq më tepër
osmane. Labovitët, duke qenë krenarë për origjinën e tyre të lashtë
dhe të pastër, kanë qenë krenarë edhe për gjuhën amtare, të cilën
janë munduar ta lëvrojnë dhe ta ruajnë të pastër dhe me xhelozi në
shekuj. Nuk është pra rastësi që laboviti Vangjel Meksi (1770-1823)
edhe pse doktor nga profesioni, është autor i një gramatike shqipe
dhe i një alfabeti shqip me shkronja greke, por edhe me 9 shkronja
latine, si dhe përkthyesi i parë në shqip i Ungjillit (1821). Nuk
është aspak rastësi që laboviti tjetër Apostol Meksi (1825-1879),
edhe ky doktor nga profesioni, pasi i mësoi Hahnit shqip së bashku
me Konstandin Kristoforidhin, shkroi për shkencëtarin gjerman
kapitullin e tretë me titull “Zakonet familjare në Rrëzë” në librin
e tij të famshëm, sikurse e pohon edhe vetë Hahn-i.
Tashmë bëhet lehtësisht e kuptueshme pse vetëm në shkollën e Labovës
mësohej shqip, kur në Jugun e vendit ishin edhe 163 shkolla të tjera në
gjuhën greke, ose pse labovitët pranuan të shkishërohen në masë dhe
të burgosen për gjuhën e tyre në shkolla dhe në kishë. Nuk është
rastësi që, fill pas pavarësisë së vendit, më 1912, shpërtheu një
plejadë e tërë mësuesish labovitë, që shkëlqyen kudo ku ishin
emëruar. Me këtë rast do të përmendim se edhe kryetari i Shoqatës së
parë të Mësuesve të Shqipërisë, ishte laboviti Kiço Konomi.
***
Shkolla e Labovës është një ndërtesë e madhe me 3 kate, bibliotekë,
2 klasë gjimnaz etj. Kjo shkollë për labovitët dhe për gjithë
shqiptarët, është simboli i përpjekjeve shekullore të popullit tonë
për gjuhën amtare. Por kjo ndërtesë simbol, ka 15 vjet që është
shitur! Pronari i tanishëm i godinës së shkollës, mbasi e bleu, i ka
vënë drynin dhe nuk është dukur më në fshat. Sigurisht, ai dhe ata që i
kanë dhënë paratë për të blerë shkollën, presin që shkolla të
shembet. Për çudi të të gjithëve, shkolla nuk po rrënohet edhe pse
askush nuk kujdeset për të! Kjo shkollë, me një rrezatim të gjerë në
qarkun e Gjirokastrës, po edhe më tej, rron në kujtesën historike të
popullit tonë si përmendore e ndritur e vullnetit të tij të
palëkundur për të ruajtur identitetin dhe dinjitetin kombëtar,
gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare. Por ajo duhet të qëndrojë më
këmbë edhe si një dëshmi historike e gjallë, ku të evokohen
përpjekjet dhe flijimet e atyre që e ngritën dhe e mbrojtën në ato
kohë të vështira. Ajo duhet të qëndrojë më këmbë edhe si një mesazh
drejtuar brezave: “Nderoni veprën dhe sakrificat e larta të të
parëve tuaj! Duajeni gjuhën shqipe, kulturën kombëtare shqiptare dhe
krenohuni për këto siç krenoheshin ata! Frymëzohuni nga përkushtimi
i tyre atdhetar!”
Për këtë qëllim, ndërtesa e kësaj shkolle, ndonëse pronë private,
duhet t’i shtohet listës së monumenteve historike e të kulturës, që
gëzojnë mbrojtje e përkujdesje të veçantë nga shteti. Duke i bërë të
njohur opinionit këto të dhëna të shkurtra për historinë e arsimit
në Labovën e Madhe dhe për rolin e rëndësishëm të shkollës së
Labovës në historinë e arsimit kombëtar, bëjmë thirrje që ndërtesa e
shkollës së Labovës të mos lihet në mëshirën e fatit ose të
pronarit, po të merret nën kujdesin e shtetit.
Fjala e arkeologutNë ditët e nxehta të këtij korriku, unë, së bashku me arkeologët e rinj, Skënder Bushi dhe Suela Xhyheri dhe në shoqërinë e Miltiadh Muçit dhe Thoma Vojnikut, muarëm rrugën nga Tirana për në fshatin Lekël. Megjithëse, ishin orët e para të mëngjesit, vapa digjte, por rruga kaloi shpejt, falë bisedës së mbajtur ndezur nga këta lekliotë për historinë dhe figurat e shquara të fshatit të tyre. Miltiadhi dhe Thomai, megjithëse të lindur dhe të rritur larg fshatit të tyre, si dhe shumë lekliotë të tjerë, mendonin dhe jetonin me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen më të mirë të fshatit të tyre.
Shekuj më parë, lekliotë të arsimuar, pas shërbimeve të bëra larg fshatit të tyre në shërbim të Perandorisë Otomane apo edhe Ali Pashë Tepelenës, ktheheshin dhe dikush ndërtonte një ujësjellës, dikush një urë apo një çezëm dhe së fundi preheshin në varrezat pranë kishave të fshatit.
Edhe ata që emigruan në Amerikën e largët, megjithëse nuk mundën të ktheheshin në fshatin e tyre, punuan dhe luftuan për shqiptarizëm, dhe midis tyre shquhet At Margarit Kondili, themelues i kishës autoqefale në Filadelfia.
Luftimet e ashpra midis ushtrisë grekë dhe asaj italiane, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shënuan dhe kohën e emigrimit të madh për fshatin e Leklit. Shumica e familjeve, nën presionin e ushtrisë italiane, muarën ç’mundën dhe u nisën drejt Vlorës, Fierit, Durrësit dhe Tiranës, për t’u bërë më pas qytetarë të tyre.
Megjithëse larg, lekliotët kurrë nuk e harruan fshatin dhe tani të gjithë së toku po përpiqen jo vetëm të lartësojnë historinë me ato që shkruajnë, por dhe të komunikojnë me të gjitha mënyrat dhe mundësitë për të rindrequr fshatin dhe për ta bërë atë ashtu siç ishte dikur në shekujt XVII-XVIII dhe pse jo për të lartësuar edhe qytetin e lashtë me gërmime dhe restaurime.
Gazeta “Odrija”
Miltiadhi, me merakun e tij të admirueshëm, nuk harroi të shpërndate gjatë rrugës, në fshatra dhe qytete numrin e fundit të gazetës “Odrija”, botim i Shoqatës së krahinës së Rrëzës së Gjirokastrës e Tepelenës.
Gazeta del me 8 faqe,me dy faqe me ngjyra, e përgatitur dhe botuar me kontribute vullnetare të banorëve të krahinës për të shkuarën dhe të ardhmen e fshatrave të saj.
Në qendër të fshatit, nën hijen e rrapit të motçëm, takojmë gati të gjithë burrat, përveç Alqit që ishte lart, në majën e Golikut, me tufën e tij të dhenëve. Të gjithë të gatshëm, me në krye Thanasin, kryeplakun, për të na shoqëruar drejt rrënojave të lashta, Kalasë, shtëpive të braktisura, kishave të shumta dhe ujësjellsave të fshatit.
Me ne u bashkua edhe gjirokastriti Ilir Lluri, njohës i mire i kulturës dhe trashgimisë së zones, punonjës i Parkut të Antigonesë dhe gazetar i apasionuar, i ftuar dhe ai ashtu si dhe ne për të ndihmuar sadopak lekliotët në qëllimin e tyre fisnik.
Lekli, me pozicionin e tij natyral, zotëron një horizont të gjerë pamjeje në territorin e dy ngushticave: ngushticën ku përfundon lugina e Drinos (ngushtica e Hundëkuqit) dhe ngushticën e Vjosës; të cilat zgjerohen të dyja sapo kapërcejnë Leklin.
Pozicioni i përshtatshëm strategjik dhe burimet e mjaftueshme ekonomike bënë të mundur ndërtimin e një qyteti të fortifikuar në mesin e shek. IV. Rrënojat e qytetit antik patën tërhequr vëmendjen e udhëtarëve dhe studjuesve të huaj që në shekullin e XIX dhe midis tyre: Liku, Pukëvil dhe Isambert kanë lënë disa shënime të shkurtëra. Në shekullin XX, në prag të Luftës së Parë dhe mbas saj ,atë e vizitojnë një numër i madh udhëtarësh: studjues dhe punonjës të shërbimeve të fshehta, si Lampros, Evangjelidhi, Klark, Hamondi dhe Ugolini. N.G.L. Hammond, arkeolog i shquar dhe njëkohësisht punonjës i shërbimit të fshehtë anglez, njohës shumë i mire i Greqisë dhe Shqipërisë së Jugut, jo vetëm që ka bërë datimin e sistemit të fortifikimit të qytetit në veprën e tij mbi Epirin, por dhe një analizë të plotë për identifikimin e këtij qyteti me Antigonenë që përmendin autorët antikë. Menjëherë pas krijimit të Muzeut Arkeologjik në vitin 1948, arkeologu i shquar Hasan Ceka ka vizituar me qëllim studimi kalanë e Leklit. Më pas, me të janë bashkuar dhe arkeologët Skënder Anamali dhe Selim Islami, të cilët kanë përshkruar sistemin e fortifikimit dhe kanë bërë përpjekje për identifikimin e saj.
Në vitin 1963 në kuadrin e studimit të hartës arkeologjike të luginës së Drinosit, kalaja e Leklit u vizitua nga arkeologu Dhimosten Budina dhe, më pas, në fillim të viteve ’70, ajo vizitohet edhe nga brezi më i ri i studjuesëve. Midis tyre nuk mund të lemë pa përmendur drejtorin e Muzeut të Tepelenës, V. Bangën, që ka një kontribut të madh në gjurmimin, ruajtjen dhe studimin e monumenteve të Tepelenës.
Me fillimin e gërmimeve në rrënojat e Kalasë së Jermës, pranë fshatit Saraqinishtë, dhe identifikimit të saj nga Dh. Budina me Antigonenë antike, mbështetur në 14 teserat prej bronzi, që mbajnë emrin Antigoneun, kalaja e Leklit dalëngadalë u la në harresë. Pra shtysa, identifikimi i Antigonesë, nuk I stimulonte më studiuesit për kërkime të mëtejshme, kurse për Institutin e Monumenteve muret me blloqe nuk sillnin probleme.
Një shtysë e re ka filluar të funksionojë vitet e fundit, dhe ajo vjen nga kumuniteti lokal (kjo shumë rrallë nënkupton pushtetin lokal), ku grupe të interesuar për zhvillimin dhe begatimin e qyteteve dhe fshatrave të tyre janë bërë nismëtarë.
I tillë është dhe komuniteti i fshatit Lekël, që po vepron dhe koordinon me të gjithë ata individë dhe institucione që lidhen sadopak me interesat e këtij fshati. Midis tyre jemi dhe ne që, duke parë përkushtimin e këtij komuniteti një ditë të nxehtë korriku dhe fund jave, muarrëm rrugën drejt fshatit Lekël, për të ndihmuar në mënyrë modeste për të kaluarën e tij të varrosur nën rrënoja.
Ndodhet në lindje të fshatit Lekël, mbi kodrën e Shën Mëhillit, në një lartësi 500 metra mbi nivelin e detit. Sipërfaqja e kodrës është shumë shkëmbore, ka një pendencë të theksuar prej lindjes në perëndim. Kjo thyerje vjen duke u ulur në formë tarracash deri poshtë, në këmbët e së cilës kalon lumi Drino. Mbi sipërfaqen e kësaj kodre, duken mbeturina muresh antikë, por është vështirë të ndjekësh të gjithë perimetrin e murit rrethues. Në gjithë sistemin e fortifikimit, të ruajtura deri në ditët tona dallohen dy teknika ndërtimi: mure poligonale dhe paralelpipedi me trashësi 3,20 m. Muri ndjek linja të drejta, ndërtuar ndërmjet shkëmbinjve, apo të mbështetur mbi platformat shkëmbore të rrafshuara për këtë qëllim. Skajet e murit lidhen mirë në shkëmbin natyral, të cilat, herë shkëmbi, herë blloku, futen si pykë te njëri - tjetri.
Dh. Budina ka mundur të vërejë nga ana veriore në drejtim të fshatit edhe hyrjen e kalasë dhe gjurmët e një rruge antike, e cila vazhdon deri në vendin e quajtur Nerinon. Ajo ka qenë pjesërisht e shtruar me gurë në formë kalldrëmi dhe afër hyrjes arkeologu ka parë gjurmë shkallësh të punuara në shkëmbin natyral.
Në sipërfaqen e kodrës, gjetjet janë të pakta, shpesh takohen fragmente enësh të përdorimit të përditshëm, pjesë pitosash (qypa) dhe tjegulla. Materiali arkeologjik, megjithëse i pakët, i përket periudhës helenistike dhe asaj romake. Në taracën e sipërme, Dh. Budina ka gjetur dhe një copë mozaiku shumëngjyrësh me figura gjeometrike, që i takon shek. III-IV m. Krishtit. Në jug perëndim të kishës së Shën Thanasit, Hamondi thotë se i kanë thenë që kishte një varr në formë tholosi, i cili ka qenë pjesërisht i zbuluar, por në vitet 30 kur ai ka qenë për vizitë, nuk ka qenë më i dukshëm.
Më parë, E. Isambert bën fjalë edhe për disa varre antike që ai ka parë në vendin e quajtur Nerinon dhe për gjetjen e disa monedhave të periudhës bizantine dhe veneciane.
Dh. Budina,në studimin e tij, mbështet datimin që i ka bërë Hamondi sistemit fortifikues të këtij qyteti, që duhet të jetë ngritur në fillimin e shek. III p. Kr.
Në përgjithësi, në atë kohë këto datime janë mbështetur në ngjarjet historike, por tani duke marrë parasysh teknikën dhe materialin arkeologjik, ato shkojnë përgjithësisht në mesin e shek. IV p. Kr.
Të dhenat e përftuara vetëm nga vëzhgimet sipërfaqësore, janë të pamjaftueshme, prandaj gërmimet dhe konsolidimet që do të ndërrmerren në të ardhmen nga Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në Gjirokastrës, do të mundësojnë për të përcaktuar jo vetëm fillimet dhe fundin e kalasë por dhe identifikimin e saj përfundimtar.
Në vitin 1950, ai shkruan se gërmadhat e mureve antikë që mbronin qytetin e dikurshëm epirot, rrethojnë një pjesë të një kurrizi
Një caktim date për vjetërsinë e qytetit është mjaft i vështirë, për arsye se qeramika e importuar, që do të jepte një mundësi të tillë, mungon pothuajse fare. Qeramika pa ngjyra, me karakter lokal, përkundrazi është mjaft e përhapur por kjo nuk mund të vlerësohet, sot për sot, për caktim date. Një fragment ene i vogël, i lyer me vernik të zi, në sipërfaqen e brendshme, është i vetmi objekt që mund të vlerësohej nga kjo pikëpamje duke na lejuar që ta përcaktojmë themelimin e qytetit aty nga shek. II p. Kr. Rrënimi i qytetit duhet të përkasë patjetër vitit 168 p. Kr., sepse ishin pikërisht fiset epirote të këtij rrethi që të bashkuara me maqedonasit, iu rezistuan romakëve, duke i detyruan të tërhiqen dy herë me radhë. Gojëdhënat popullore tregojnë se qyteti i Leklit është themeluar njëkohësisht me qytetin e Shtëpëzës; mjeshtërit ja kalonin veglat e punës njëri-tjetrit sa herë që kishin një nevojë të tillë, ky këmbim veglash pune, ndërmjet mjeshtërve që po ndërtonin të dy qytetet, ishte teorikisht i mundur, pasi të dy vendet janë përballë njëri-tjetrit, në të dy anët e lumit Drino.
H. Ceka më vonë i rekthehet edhe njëhere problemit të kalasë së Leklit dhe deri në fund ai mbron tezën se ajo identifikohet me qytetin e Antigonesë.
Megjithëse vizitën e kryen në vitin 1930, në veprën e tij të botuar në vitin 1967 ai shkruan: Shtëpitë e fshatit janë të shpërndara midis pemëve frutore, veçanërisht manat, dhe, me sa mbaj mend unë, shtëpitë nuk ishin më shumë se 50.
Midis të tjerave, ai shkruan se, që Antigonea ndodhet në Lekël, mbështetet në dy pika: ishte themeluar për të mbrojtur hyrjen nëpërmjet luginës së Drinit në Epir dhe jo hyrjen përmes luginës së Vjosës për në Dangëlli dhe kështu drejt Maqedonisë dhe, për këtë arsye, themeluesi i tij ishte Pirro Molosi dhe jo Antigoni i Maqedonisë. Së dyti “ngushtica nga Antigonea” nuk është e njëjtë si “ngushtica nga Vjosa”. Kjo bëhet e qartë nga veprimet e Filipit V në 198 p. Kr. Ushtria romake e kishte bazën e saj në Apoloni, ndërsa flota në Korkyrë. Filipi, kishte për detyrë të parandalonte kalimin e ushtrisë romake përmes Epirit dhe, për këtë, dërgoi trupat e tij me armatim të lehtë nëpër Kaoni nëpërmjet Epirit për të bllokuar kalimin, e cila është në Antigone.
Pirrua e themeloi Antigonenë në 290 p. Kr. si një kështjellë ushtarake dhe identifikimi i Antigonesë me sitin e Lekëlit është identifikimi më i saktë që mund të bëhet. Edhe stili i ndërtimit të mureve është i njëjtë me atë të 290 - ës.
Përveç kishës së Shën Mëhillit, për të cilën shkruajnë dhe H. Ceka, Hamondi dhe Budina, rrënojat e të cilës ndodhen në kala, në fshat gjenden rrënojat edhe të tetë kishave të tjera.
Kisha e shën Mëhillit
Ajo është një faltore e vogël me formë afërsisht katrore, e ndërtuar me gurët katërkëndësh të mureve të kalasë, të palidhur midis tyre as me baltë as me gëlqere, por në të thatë. Faltorja, çatia e së cilës ishte shembur në kohën e luftës italo - greke të vitit 1941, ka pasur në kohën kur është vizituar nga H. Ceka një absidë gjysmërrethore, e cila tani nuk ruhet më dhe asnjë shenjë tjetër nuk mund të ndihmojë për datimin e saj.
Rrënojat e kishave të tjera, që në pjesën më të madhe ruhen deri në lartësinë e çatisë, janë të vendosura në fshat apo jashtë tij. Pranë kalasë, është dhe kisha tjetër e Shën Kollit të Kafexhisë, kurse në majë të malit të Golikut, kisha e Listrës. Të tjerat, të vendosura në fshat, janë ato të Shën Ilias (e restauruar dhe në përdorim), Shën Kollit, Shën Mëhillit, Shën Pjetrit, Shën Thanasit dhe Shën Mërisë.Kishat ruhen në përgjithësi mirë, në disa prej tyre muret ruhen të plotë, kurse në të tjera kanë filluar të rrënohen. Nga një vëzhgim i shpejtë, pamë se në pjesën më të madhe kishat i takojnë periudhës pasbizantine, por kjo nuk e përjashton edhe mundësinë e të qenit të ndonjërës më e hershme.
Kishat e Leklit, duke i pare në kompleksitetin e tyre si numri, tipet, mobilimi, teknika e ndërtimit, mbulimi, piktura murale, varreza, përbëjnë një rast të shkëputur në fshatin e periudhës otomane dhe sot marrin vlera jo vetëm studimore, por dhe vlera turistike.
Në fshatin e Leklit ruheshin në gjendje të mirë ujësjellsat, depot e shpërndarjes dhe pjesërisht çezmat. Ujësjellësit ishin të ndërtuar me tubacion qeramike të mbrojtur ose jo, me mure të kurorëzuar me qemer guri. Këta ujësjellës e merrnin ujin nga burime të ndryshme pranë Kalasë dhe furnizonin çezma të veçanta në lagje të ndryshme ose kalonin duke furnizuar njëri pas tjetrit dy nga depot kryesore në qendër të fshatit.
Në gjendje të mirë ruhej dhe një hauz uji, që kishte shërbyer për vaditje dhe një urë me një hapësirë drite.
Rrënojat e fshatit të vjetër, Gurra e Madhe e fshatit, Shpella e Leklit (monument natyre), Rrepet e Ujit të Ftotë, kënga për të cilin i riu Oltion mendon të krijojë një grup polifonik, pemët dhe manat e kuq, inxhinieri Lluk Llukani apo topografi Jani Poga.
Të vjetrit Thanas Vaja dhe vëllai Lluk Vaja, varret e të cilëve fshati kërkon t’i rindërtojë, Mitro Byku, sekretar i tre Vilajeteve, që me paratë e tij ndërtoi ujësjellës dhe çezma për fshatin, apo rilindasi Anastas Byku.
Por ka akoma për ata që banojnë dhe jetojnë në fshat, si Vangjeli, Nakua, Foni, Kolua, Amalia dhe të tjerë që përpiqen të presin e të përcjellin ata që vijnë dhe përpiqen për të lulëzuar fshatin.
Ka dhe akoma për të treguar se si fshati asnjëherë nuk ka lejuar që bagëtia të qëndrojë pranë shtëpive të fshatit.
Ka dhe shumë e shumë për të treguar dhe shkruar.
Lekël, 27 Korrik 2008
RRËNJËT DHE DEGËT
- Lekli, qyteza ilire e prejardhjes së fisit Goda.
Neë shhkrimin për mjekun “e harruar, atdhetarin Theodhos Llukani të disa muajve më parë, kam shkruar se profesioni që zgjodhi ai nuk ishte vetëm një dëshirë, por vazhdimësi e traditës lekëliote për t’u bërë mjekë të dëgjuar e të vlerësuar edhe nga të huajt, sikurse ishte Lluk Vaja. Ai u bë mjek personal i Ali Pashë Tepelenës, pasi kishte studiuar për 12 vjet në fakultetin e mjekësisë të Parisit, Laipcigut e Vienës. Pas tij, do të kishim Aleksandrin, djalin e të madhit Thanas Vaja, i cili studioi në Pizza të Italisë, me përkujdesjen e kryetarit të Greqisë së pavarur, Jani Kapodistria.
Në ditët tona, dy mjekë të tjerë lekëliotë shquhen mes kolegëve. Njëri është Anastas Suli, i cili, me thjeshtësinë, qetësinë dhe humorin e vazhdueshëm që e kanë shoqëruar që nga fëmijëria, diagnostikon dhe lehtëson në maksimum sëmundjet psikike të fëmijëve fatkeqë. Ndërsa tjetri është Artan Goda, mjeshtri i ndërhyrjes, diagnostikimit dhe ripërtëritjes ssë zemrës pa ndërhyrjen kirurgjikale.
Këtë radhë, do të shkruaj për Artanin, i cili, sikurse babai, Piro Goda, shumë pak njihet në krahinën e Rrëzës dhe midis lekëliotëve, sepse familja e stërgjyshit të larguar nga fshati në fundin e shekullit të 19-të, u vendos në Korçë. Ishte babai im, Mihali, që shumë të larguar dhe “të harruar” nga lekëliotët, disa edhe nga familjarët, i kërkonte e i gjente brenda e jahstë vendit, deri në brigjet e Atlantikut, madje i bombardonte me letra në se nuk i përgjigjeshin.
Profesor Artan Goda është shef i Shërbimit të Parë të Kardiologjisë, i Laboratorit të Kateterizimit të Zemrës dhe Kardiologjisë Intervenuese, pedagog efektiv në fakultetin e Mjekësisë për kardiokirurgjinë, i specializuar dy vjet në universitetin e Frankfurtit dhe, me afate të shkurtra, edhe në Paris, Lozanë, Stamboll, Pragë, Padova, Kaliforni e gjetkë. Anëtar i disa shoqatave të mjekësisë brenda e jashtë vendit, autor i 110 publikimeve e referimeve në shtyp dhe në konferenca ndërkombëtare.
Artani ka mbushur tani 30 vjet në fushën e mjekësisë, gjë që në fëmijëri nuk e kishte menduar, sepse pasioni i tij i atëhershëm ishte kimia. Kthesën e nisi kur nj nga miqtë e tij më të afërt u operua dhe aty pa se sa interesant ishte profesioni i mjekut. Në momentin e duhur, ëndrra e tij e re u bë realitet. Këtë jua dedikon edhe prindërve, që ishin një modele të përkryera intelektualësh, të lidhur ngushtësisht me punën dhe me problemet e familjes, sidomos të edukimit dhe shkollimit të fëmijëve, Artanit dhe Junës. Është kjo arsyeja që për Artanin dhe bashkëshorten e tij, Tamarën, gjithashtu mjeke kardiologe, familja mbetet thesari më i çmuar.
- Prindërit nuk jetojnë më, ndërsa fëmijët i kam shumë të mirë, - të thotë Artani thjeshtësisht në se do të hysh në bisedë me të. Të dy, janë të dashur e të sjellshëm me këdo, vajza studion për mjekësi, ndërsa djali i ka hyrë fushës së ekonomisë.
Edhe pse fëmijët e Artanit, sikurse i ati dhe gjyshi, nuk kanë shkelur akoma në Lekël, sa hera që kalojnë familjarisht në Ujin e Ftohtë të Tepelenës, për të shkuar në Gjirokastër apo Sarandë, sytë i ngulin gjatë atje, në rrëzë të malit, deri sa pamja iu humbet nga sytë dhe presin të ngjiten nj ditë në Çikur, për të parë fshatin dhe truallin e shtëpisë së paraardhësve të Godajve, që ndodhet shumë pranë sheshit. Kjo ditë, sikurse kam biseduar me Tamarën, do të jetë shumë e afërt. Ajo ka dëshirë t’i bëjë të shoqit një surprizë, duke shkelur vendin e të parëve të tij, ashtu sikurndër bëri edhe ai, duke shkelur Fushëbardhën e prindërve të saj.
Si shumë intelektualë të tjerë lekëliotë, Artani mirëpriti dhe ndihmoi në ndryshimet demokratike të viteve ’90. Por asnjëherë nuk ka dashur të jetë pjesëmarrës drejtpërdrejt në politikë. Sikurse është shprehur edhe publikisht, politika është nj profesion tjetër, që nuk bën pjesë në dëshirat dhe pasionet e tij. Respektoj të gjithë politikanët, midis të cilëve kam shumë miq, sqaron ai me delikatesë. Në fakt, nga kardiologjia kanë dalë mjaft politikanë nga të gjitha krahët, disa janë sot mjaft të suksesshëm, por politika është një profesion që nuk më bashkon me atë që ëndërrova dhe bëj çdo ditë, në shërbim të jetës së njerëzve.
Qëndrimi larg politikanëve dhe politikës, për Artanin nuk do të thotë se nuk është asnjëherë i gatshëm të bëhet pjesë e saj. Kudo e kurdoherë, me miq dhe politikanë të ndryshëm, ai është shprehur i bindur e i vendosur për reformat e thella në fushën e mjekësisë, me qëllim që të rritet niveli bashkëkohor i shërbimit të saj dhe të përballohen sfidat e kohës, pa cenuar aspak humanizmin për cilëndo shtresë shoqërore.
- Politika ka mbajtur një qëndrim të gabuar me mjekësinë. Ajo është vonuar në reformat, sepse vendi ka pasur vërtet shumë probleme, por nj nga problemet më të rëndësishme të të gjithë shoqërisë mendoj se është shëndeti i njeriut, - argumenton Artani përparësinë e reformave në shëndetësi.
Me këto mendime, të thëna shkurt, por hapur e sinqerisht, për reformat do ta mbyllja shkrimin për lekëliotin tonë, shkencëtarin e talentuar në fushën e mjekësisë, Profesor Artan Godën. Megjithëse larg, ai kurrë nuk e ka harruar prejardhjen nga Lekli, qyteza ilire që pret të ringjallet, së pari nga bijtë dhe bijat e vet e, më pas, edhe nga vizitorët vendas e të huaj.
MILTJADH M. MUÇI
Tiranë, 06.07.2008
Në vend të një replike
MË MIRË TË MOS NA I KISHIT DHURUAR ATË LIBËR!
- Pas botimit të librit “Rrugët e jetës më shpien në Labovë”,
shkruar nga zoti Thanas Hoda.
Ne, një grup veteranësh, familje të dëshmorëve dhe invalidëve të LANÇ, si dhe anëtarë të Shoqatës AK “ODRIE-GOLIK” nga dyja Labovat, pasi u njohëm me përmbajtjen e librit të zotit Thanas Hoda “Rrugët e jetës më shpien në Labovë”, botuar gjatë këtij viti, e konsiderojmë një detyrim moral të shprehim publikisht disa rezerva për të.
Labovitët, në çdo periudhë historike, janë shquar jo vetëm për kulturën e tyre të gjerë, për urtësinë e mençurinë, për humanizëm e ndjenjë të theksuar njerëzore, për tolerancë e mirëkuptim, por, para së gjithash, dhe si atdhetarë të vërtetë, duke e radhitur veten përkrah vlerave më përparimtare të çdo kohe.
Këto qëndrime kanë gjetur pasqyrim jo vetëm në tërë veprimtarinë e tyre, por dhe në krijimtarinë e botimet e deritanishme. Në to, autorët labovitë kanë ngritur në piedestalin historik ato vlera të larta morale, shoqërore e politike, që e meritojnë Labovat dhe labovitët.
E, ndërsa ndodh kështu me labovitët në tërësi, na befason qëndrimi i bashkëfshatarit tonë, zotit Thanas Hoda, i cili, në botimin e tij të fundit, ka injoruar, shtrembëruar, denigruar e përbaltur mjaft nga vlerat tona historike e shoqërore.
Kështu edhe pse LANÇ ka qenë e mbetet epopeja më e lavdishme në historinë e popullit shqiptar, zoti Thanas Hoda, jo vetëm s’ka thënë asnjë fjalë në botimin e tij, por, ç’është më keq, ai e ironizon në mënyrën më cinike karakterin e lavdishëm të kësaj lufte legjendare.
Edhe pse Labovat e Rrëza ishin baza të rëndësishme të kësaj lufte, edhe pse nga gjiri i saj dolën një numër i madh djem e vajza që u radhitën në formacione partizane, me të cilët u krijua çeta partizane me emrin e dëshmorit trim, birit të Labovës, Prokop Meksi; edhe pse djemtë e Labovave u dalluan për trimëri e guxim në çdo betejë dhe 79 prej tyre në shkallë Rrëze dhe 13 labovitë dhanë jetën në lule të rinisë, Thanas Hoda nuk denjon të thotë në librin e tij qoftë edhe një fjalë të vetme.
Përkundrazi, betejat e zhvilluara prej tyre, siç është edhe ajo e Shkallës së Zezë, e cila, edhe pse për nga koha dhe rrethanat në të cilën u zhvillua, nga pjesëmarrja masive në të, nga efektet që pati si goditja e parë kundër agresorëve nazistë, përbën një ngjarje me rëndësi të veçantë, zoti Thanas në librin e tij është përpjekur ta zhvleftësojë e minimizojë. Për më tepër, ai e quan këtë betejë një “gabim” që i kushtoi shtrenjtë Hormovës.
Është për të ardhur keq që zoti Thanas, veprimtarinë kriminale të Ballit Kombëtar dhe bashkëpunimin e kësaj organizate me okupatorin nazifashist e konsideron vepër të individëve të veçantë e jo të krerëve të kësaj organizate. Për këtë, historia ka folur me kohë, vetë dokumentet gjermane të kohës së luftës flasin për bashkëpunimin e ngushtë të krerëve më të lartë të Ballit Kombëtar me pushtuesit.
Vetëm zoti Thanas Hoda nuk i ditkërka këto të vërteta historike, megjithëse tërë jetën iu ka mësuar nxënësve historinë. Ai i ka “harruar” operacionet famëkeqe të ndërmarra nga nazistët gjermanë në vitet 1943-1944, operacione këto që udhëhiqeshin nga forcat balliste, në të cilat Labovat, Rrëza, Lunxhëria e më gjerë, u plaçkitën, u dogjën e u masakruan dhe ballistët, me në krye kriminelin Mehmet Karamani, bënë kërdinë, sidomos në Labovat tona?
Me ç’të drejtë morale mund të merren në mbrojtje komandantët ballistë, si për shembull Surja Shehu, kur dihet se ai kriminel vrau tre djem labovitë, tre djem të Zherdajve në Tërbuq dhe 34 hormovitë të pafajshëm? Kushdo mund ta bënte këtë gjë, por një labotit nuk do të kishte kurrsesi të drejtë morale, duke respektuar të paktën gjakun e njerëzve të pafajshëm që u derdh nga ai kriminel. Por Thanas Hoda nuk dëgjon fare nga ai vesh. Ai, pa pikë përgjegjësie e ndjenje njerëzore, thotë se Surja Shehu u largua nga Shqipëria për t’i shpëtuar terrorit të kuq, kur duhet të thoshte pa frikë, sikurse ka qenë e vërteta, se Surja Shehu dhe kriminelët e tjerë u larguan nga Shqipëria për t’i shpëtuar përgjegjësisë për krimet makabre të kryera prej tyre.
Puna juaj, e drejta juaj, zoti Thanas, por neve na dhemb e na fyen shumë kjo sjellje. Shumë iu kini qarë hallin këtyre ballistëve në mërgim dhe pinjollëve të tyre, o zoti Thanas. Por, si nuk iu ka shkuar ndërmend dhe të hidhnit qoftë edhe disa rreshta për masakrat e bëra nga këta ballistë në krahinat tona? A nuk ishin ata që i çanë barkun me bajonetë hundëkuqotes trimëreshë Urani Qirjazi vetëm e vetëm se ajo po çonte miell në fshatin e vet? Po Çuçe Spiren nga Minguli që e hodhën të lidhur në flakët e shtëpisë dhe e dogjën të gjallë? Po Hurma Skëndin nga Hormova, të cilën, pasi e masakruan, e hodhën të gjallë nga ura e Dragotit në lumin Vjosë? Si nuk thua asnjë fjalë, more zoti Thanas, për fëmijët dhe familjet e dëshmorëve të LANÇ, që mbetën jetimë e përballë një jete të vështirë, po na tregon vetëm vuajtjet e fëmijëve të ballistëve?
Të paktën, nga ajo kulturë që kini, duhet ta dini mirë se në çdo vend, siç ishte edhe rasti ynë, kur luftohet kundër pushtuesve, nuk ka luftë civile. Dhe, më tej: Nëse në Shqipëri do të kishte pasur luftë civile e jo LANÇ, atëherë ajo nuk do ishte njohur e përkrahur nga aleatët tanë të mëdhenj qysh në vitin 1942.
Jemi të sigurt se nuk është rastësi edhe fakti tjetër, që ju në disa faqe të librit përçmoni figurën e veteranëve të LANÇ, të atyre njerëzve të nderuar e atdhetarë të vërtetë, të cilët dje vunë jetën në rrezik për çlirimin e vendit, duke luftuar me armë në dorë, apo me veprimtari të tjera në prapavija të armikut, ku rreziqet për jetën ishin po ashtu të mëdha. Janë pikërisht këta veteranë labovitë e të tjerë në shkallë krahine e vendi që edhe pas çlirimit, vunë gjithçka në shërbim të rindërtimit të Shqipërisë. Dhe nuk bënë pak në çdo sektor të jetës ku punuan. Janë po këta veteranë, si dhe pasardhësit e tyre, të cilët sot mbrojnë me dinjitet idealet dhe vlerat e LANÇ, përballë falsifikatorëve ballistë të historisë.
Është me të vërtetë e habitshme që ju, zoti Thanas, në librin tuaj kini vënë në shenjë të goditjes personalitetin e atyre labovitëve që kanë kontribuar e kontribuojnë edhe sot për Labovën e krahinën. A nuk shoqërohet nga ky qëllim i errët fakti që ju përmendni një ish mësues labovit me një emër e nga një familje e nderuar, që Labovës i kanë dhënë veç nder, duke thënë në se ai na paska qenë anëtar i partisë fashiste? Po pse, nuk e dini ju, zoti Thanas, se në atë kohë të gjithë mësuesit në shkallë vendi fashistët italianë i kishin regjistruar të tillë jashtë vullnetit të tyre? Labovitët mund të thoshin, zoti Thanas, se dhe xhaxhai juaj ka qenë anëtar i partisë fashiste. Por, jo, sepse ata e dinin që kjo ndodhi e detyruar nga rrethanat e kohës, për interesa të bashkëfshatarëve të tij.
Në të ashtuquajturën “Kronika e zezë” të librit tuaj, ndër disa raste përmendni edhe një ngjarje në fshatin Gjat, ku qenka goditur Ferhat Bilbili, goditje të cilën ia atribuoni padrejtësisht një laboviti të nderuar dje dhe sot, të cilit ju i kini veshur, me një keqdashje cinike, epitete të pamerituara, sepse ai nuk ka asgjë të përbashkët me ngjarjen e sipërme.
Me sa duket, ju zoti Thanas, i kini vënë vetes detyrë që, për të arritur qëllimet tuaja denigruese, të trilloni e shpifni, apo të mblidhni thashetheme rrugësh, të cilat pastaj t’i fusni në “veprën” tuaj. Kjo tregon se, në ato raste kur ke ardhur në Shqipëri, në vend që të takoheshe me labovitë të ndershëm, jeni futur skutave për të mbledhur të “dhëna”, për të goditur njerëzit e nderuar. Turp për këtë rol që kini marrë përsipër!
Duke kërkuar shkaqet e këtyre qëndrimeve të zotit Thanas Hoda të hedhura në librin e tij, të cilat janë një përbaltje e vlerave më të mira të Labovave e labovitëve, janë një mllef i mbushur me trillime e të paqena, menduam mos ndoshta janë të lidhura me të shkuarën, kur babai i tij, Qirko Hoda, u arrestua e u dënua si agjent në shërbim të zbulimeve të huaja?
Edhe pse kjo ngjarje ishte një goditje e rëndë për familjen Hoda, gjykuam se ajo nuk mund të përbënte shkak. Kjo për faktin se edhe për labovitët, ajo nuk ishte një ngjarje e dëshiruar. Ishte pikërisht kjo arsye që labovitët, me pjekurinë e humanizmin e tyre, pa marrë parasysh rregullat e kohës, ndikuan që familja e të dënuarit të mos pësonte asnjë konsekuencë. A mundet, zoti Thanas, të gjenden shembuj të tjerë të asaj periudhe kur babai të ishte dënuar si agjent i zbulimeve të huaja dhe djemtë e tij të ishin: njeri me punë në administratën shtetërore dhe tjetri mësues e më pas edhe drejtor shkolle?
Ishin labovitët e mirë, zoti Thanas, ata që kanë ndikuar pozitivisht në këtë drejtim. Mirëpo ju, në vend që këtë ta vlerësonit drejt dhe të shprehnit mirënjohje, bëtë të kundërtën e saj. Më keq për ju!
Me sa iu njohim, zoti Thanas, nuk kini pasur më parë mllefe e qëndrime të tilla për labovitët e nderuar. Por, me sa duket, gjatë kohës aty në Amerikë, në kontaktet me ish ballistët dhe bijtë e tyre, për të cilat bëni fjalë në librin tënd, të kanë manipuluar e deformuar në atë shkallë, saqë kini humbur masën dhe ndjenjën e një laboviti të vërtetë. Rrjedhimisht, ndryshe nga gjithë labovitët, në vend që t’i afrohesh Labovës, me këtë botim i je larguar tepër asaj. Për këtë na vjen sinqerisht keq!
Edhe diçka tjetër: Një pjesë e mirë prej nesh, që vihemi në shënjestrën e ironisë dhe përbaltjes tuaj, e morëm librin falas, madje me dedikime shumë mbresëlënëse. E kuptojmë domethënien e këtij gjesti, por edhe shpirtligësia e ka nj kufi. Më mirë të mos na i kishit dhuruar atë libër...
SHEJTANI FLE, TI PSE VETE E NGRE?!...
Nuk mund ta mohoj që jemi një gjak dhe një fis, ashtu siç e thua edhe vetë në libër. Hodaj, Totaj e Vodaj kanë qenë një e të pandarë, aq sa jo vetëm fshati na i kishte sevdanë, por edhe më gjerë. Por, pas botimit të librit “Rrugët e jetës më shpien në Labovë”, jam i bindur se marrëdhëniet e mëtejshme midis nesh kanë hyrë në një ngërç të pakthyeshëm, ashtu siç thotë një fjalë e vjetër e të parëve: “Vëllezër jemi, shokë e miq nuk jemi!” Vërtet, ti shkruan mirë për mua në atë libër, por Këno Toti nuk i ha ato kumbulla, se i mpihen dhëmbët.
Mendoj se krisja ka filluar me kohë. Para 5-6 vjetësh, më ke dërguar një letër të gjatë, në të cilën kishte shumë mllef dhe hatërmbetje, flisje në të për mungesë respekti dhe mospërfillje ndaj jush dhe prindërve tuaj. U befasova, ç’ është e vërteta, e lexova letrën dy-tri hera dhe nuk më besohej se ajo ishte shkruar nga dora jote. Bisedova për këtë edhe me vëllezërit, ata më thanë të ta ktheja me të njëjtën monedhë, por unë heshta. U mërzita, por lëre të kalojë, thashë, me mendimin vëllazëror se ajo letër ishte një lajthitje, një çast zemërimi e aq.
Pas kësaj hyrjeje të domosdoshme, po futem drejt e në temë:
Në libër, herë hapur dhe herë me nënkuptime, ti pohon se bindjet e tua politike tashmë janë të djathta. Kjo është e drejta jote. Ti je i djathtë, unë dhe familja ime rrahim majtas, por kjo nuk na pengon ta duam njëri-tjetrin, të bëjmë pjesë në të njëjtën shoqatë dhe të merremi vesh jo vetëm si njerëz të një gjaku, por edhe si bashkëfshatarë. Në të kundërt, mund të ndodhë ashtu siç e thua edhe vetë ti: “Kur shejtani fle,/ Ti pse vete e ngre?!...” E keqja, o Thanas, është se të gjitha simpatitë dhe antipatitë e tua shprehen sipas kriterit. Sipas teje, të gjithë të djathtët, të djeshmit dhe të sotmit, pavarësisht nga veprimtaria e tyre, janë të mirë dhe të gjithë të majtët janë kundërshtarët e tu të djeshëm dhe të sotëm, janë mëkatarë të mëdhenj, pjella të diktaturës, shërbëtorë të saj e të tjera, e të tjera.
Deri edhe kriminelë me damkë si Mehmet Karamani e Syrja Shehu, i cili dogji e vrau sa deshi në Labovë, Tërbuq, Hormovë, Lekël e gjetkë, ishin më të mirë se të gjithë ata që morën pjesë me armë në dorë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Akoma më tej, të gjithë ata të gjallë e të vdekur, që në të shkuarën iu paskan bërë keq ty dhe familjes tënde, janë të këqij dhe meritojnë vetëm urrejtje, pavarësisht se sa keq të kanë bërë, në ç’ kohë e rrethana, a të kanë bërë vërtet keq, apo ty të pëlqen të hiqesh si i viktimizuar, për të qenë më i pranueshëm dhe më i besueshëm në mjedisin ku jeton.
Në libër, ti falënderon për ndihmën Ilo Foton, Theodhori Karecon dhe Koço Totin. Mund të të ketë ndihmuar e këshilluar edhe ndonjë tjetër, por këtyre të treve unë do t’iu lutesha të më shkruanin. Të më thonë të paktën, në se e kanë lexuar librin në dorëshkrim para se të ofronin ndihmën e tyre dhe në se janë të gatshëm edhe sot ta mbajnë përsipër e ta përligjin të gjithë ngarkesën e tij negative. A janë ata dakord që gjenerali italian që erdhi në Shqipëri për të mbledhur kockat e të vrarëve ishte më i mirë dhe më njerëzor se disa dhjetëra oficerë madhorë të anëve tona, a ishin vërtet ushtarët italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre më të mirë se partizanët, a meritojnë më shumë respekt, nderim e mirënjohje të vrarët e tyre në rolin e pushtuesit, apo të paktën 13 dëshmorët e fshatit tonë, që e falën jetën për mbrojtjen dhe lirinë e këtij vendi? Ti nuk e di dhe nuk dëshiron ta dish këtë, ti nuk e merr mundimin të thuash asnjë fjalë të mirë (veç vrerit që e derdh pa kursim në faqet e librit) as për dëshmorët, as për partizanët dhe as për atë gjeneratë që jetoi e punoi me nder dhe e shkriu gjithçka të mirë të saj në të mirë të Shqipërisë. Këtu nuk kam parasysh ndonjë sistem shoqëror. Labovitët kështu kanë jetuar e punuar në jetë të jetëve, me nder e me dinjitet, që nga kushërinjtë Zhapa, këta bamirës të mëdhenj, që nga i madhi Vangjel Meksi, Nane Panajot Meksi dhe një gardë e tërë me të njëjtin mbiemër dhe plot të tjerë, para e pas tyre.
Si nuk e gjete rastin të thuash diçka për ta, more Thanas Hoda? Ti e ke harruar ose bën sikur e ke harruar një fakt të thjeshtë: Në kohën e luftës edhe Hodajt ishin të tërë në krahun e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Edhe yt vëlla, edhe yt atë madje, pavarësisht fatkeqësive që i ndodhën më vonë. Kot thua se rrugët e jetës të çuakan në Labovë. Cilat rrugë, o Thanas? Dhe ku të çojnë ato, tek ata njerëz për të cilët ti nuk lë gjë pa thënë? Që i shan e i përgojon pa pikë etike, herë me emër e herë pa emër, herë iu thua spiunë, herë njerëz me shpirtin katran, herë i bën dëshmitarë të rremë? Pas këtij libri, nuk e besoj se do ta marrësh guximin të shkosh ndonjëherë në Labovë, i dashuri kushëri, sepse atje janë të afërmit e atyre që ti s’u ke lënë gjë pa thënë, janë fëmijët, nipat e mbesat e dëshmorëve të Luftës, të cilët ti nuk mund t’i shohësh më drejt në sy, sepse nuk je dhe nuk dëshiron të jesh në të njëjtën llogore me ta.
Ti thua se prindërit e tu blenë shtëpi në Tiranë dhe u vendosën atje, por u detyruan të iknin brenda natës, nga që babai ishte kundërshtar i regjimit, si dhe nga presioni dhe prapaskenat që iu paskan bërë dy vëllezër me shpirtin katran nga fshati ynë ose nga anët tona. Po mirë, more Thanas, kaq shpejt i harrove ligjet dhe rregullat e asaj kohe. Ti e di shumë mirë se lëvizjet nga fshati në qytet nuk lejoheshin pa bërë më parë pasaportizimin ose shpërnguljen, siç thuhej atëherë. Dhe këtu nuk kishte dallime. Njëlloj si prindërit e tu edhe të mitë ikën disa herë për në Labovë, madje mua policia në atë kohë më ka gjobitur dy herë për shkelje të rregullave. Dhe për ta përforcuar këtë fakt, po të përmend edhe dikë që ndoshta ti ose të afërmit e tu e njohin. Unë kam komshi Ramadan Mulën. Dikur edhe ai mori nga Shkodra në Tiranë mëmën dhe babanë, me bindjen se pushteti dhe policia e asaj kohe do të bënin një vesh shurdh e një sy qorr nga që e ëma e tij ishte motra e Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku. Por edhe për të nuk u bë asnjë lëshim e dallim, sepse të tilla ishin ligjet dhe rregullat, shumë të ngurta. Është tjetër gjë në se ato ishin të mira ose të këqija, në se na pëlqenin neve apo jo, por ja që të tilla ishin dhe gjërat duhen thënë ashtu siç ishin dhe jo të thuren lloj - lloj historish e skenarësh të paqenë.
Duke e derdhur pa kursim mllefin tënd rresht pas rreshti, ti arrin në përfundimin absolut se regjimi komunist ishte gjakatar deri në fund dhe nuk meriton asnjë vlerësim, asnjë fjalë të mirë. Përsëri e them se është e drejta të mendosh e të shprehesh kështu, se nuk je as i pari dhe as i fundit që shajnë e përbaltin çdo gjë, madje edhe ato arritje në arsim, shëndetësi, ekonomi e gjetkë, që nuk ishin thjesht fryt i sistemit të kaluar politik, por fryt shumë i merituar i mundit dhe djersës shumëvjeçare të një shoqërie të tërë. Pjesë e asaj shoqërie ke qenë edhe ti, o Thanas, madje një pjesë shumë e devotshme, në rolin e mësuesit, drejtorit të shkollës e të zonës, të deleguarit të Komitetit Ekzekutiv e kështu me radhë. Babanë ta gjykuan e ta dënuan, për fat të keq, por mësues e drejtor u bëre, ama. Dhe ata që shan sot, ose që i konsideron si kundërshtarë, dje i shkruaje me shumë qejf në biografi dhe, si mësues historie, ballistët i shaje në njëqind breza, ndërsa sot të digjet zemra për ta. Ç’më këput broçkulla, si do të takohesh e do të mblidhesh me ata njerëz për të cilët thua njëqind të zeza, si do t’ia mohosh ndihmën e pamohueshme motrës së tyre, e cila, sa u martua, në të vetmen dhomë që kishte mori dy motrat e tua, i rriti, i shkolloi e i martoi dhe interesohet edhe sot për to?!...
Ti mund të tallesh sa të duash me partizanët e pashkollë e të pamësuar që nuk dinin të qëllonin me top, me luftën popullore të Shkallës së Zezë, që na qenka bërë sebep për masakrën e Hormovës, me veteranët e moshuar që nuk mundën të vinin dot një kurorë me lule tek varret e shokëve të tyre të rënë, sepse nja katër a pesë djem të rinj i paskan zënë me gurë, me ata që të shkruajnë letra familjare dhe ti ua publikon nëpër libra, me ata që të kanë ndihmuar e të janë gjendur edhe ty në krah ndonjëherë, me një bashkëfshatar që paska sot një post të lartë në Komitetin Kombëtar të Veteranëve, me një mërgimtar të nderuar, që ne e kemi njohur si atdhetar të nderuar, ndjekës të Fan Nolit e të tjera, ndërsa ti, si pa të keq, thua se paska qenë agjent i serbëve, por ata e kanë bërë një gjë të paktën: Mirë apo keq, ata e kanë shkrepur, kanë bërë luftën, kanë marrë plagë dhe kanë rrezikuar kokën për lirinë e këtij vendi.
Po ti, o Thanas, ku paske qenë gjithë këtë kohë, nuk ke qenë ndonjëherë në krahun tonë? Nëpër vite, ti e ke mbledhur helmin si ai gjarpri nën gur, për ta derdhur sot, kur të gjithë janë bërë shkrimtarë e historianë dhe shkruajnë të parën gjë që iu vjen në mendje. Shkruaj, shkruaj, por asaj ironisë dhe pushkës tënde i është lagur baruti me kohë. Puna e madhe se partizanët nuk dinin të qëllonin me top, kur erdhi puna ata mësuan nëpër shkolla dhe u bënë artilerë edhe më të mirë se gjermanët. Dhe mos u gëzo për ata të moshuarit, ose vetot, siç i quan ti, që nuk i kanë lejuar të shkonin në varrezat e dëshmorëve. Do s’do edhe ti e unë jemi sot të moshuar. Do të të vinte mirë të të zinin me gurë po të shkoje për të vënë një tufë me lule tek varret e të afërmve të tu? Sigurisht që nuk do të të vinte. Ti nuk i do dëshmorët e luftës, ata i duan, kjo është e drejta e tyre, por ti nuk ke asnjë të drejtë t’i marrësh nëpër gojë. Ti e di shumë mirë se të gjitha organizatat shoqërore sot janë ndarë më dysh, majtas e djathtas, rinia, gratë, bashkimet e djeshme profesionale, veteranët, oficerët e liruar e kështu me radhë. Dhe ai bashkëfshatari që përgojon ti në libër, nuk e fsheh aspak pozicionin e tij politik, ai është në një organizatë veteranësh që mbështet të majtën, pavarësisht në se të pëlqen ty kjo gjë apo jo. Dhe jam shumë i sigurt se po të ishte në ndonjë organizatë të djathtë, ti nuk do ta shaje. Përkundrazi.
Për të sharë atë mërgimtarin e nderuar, ti iu referohesh dokumenteve të ish - Jugosllavisë, me një fjalë paçavureve të fabrikuara në kuzhinat e fëlliqura të UDB-së. Puna më të keqe nuk mund të bëje, o Thanas, pavarësisht se na hiqesh si atdhetar i thekur. Po a e di ti se ç’iu ka punuar ajo UDB famëkeqe shqiptarëve në shtetin e ish-Jugosllavisë? A e di se pasojat e veprimtarisë së saj të errët Kosova e lirë dhe e pavarur i vuan edhe sot. Mos, o Thanas, duke cituar dokumentet e saj dhe duke i shitur këto dokumente si të vërteta të kulluara, ti e merr atë në mbrojtje, me ose pa dashje, megjithëse mund të të mos ketë shkuar hiç në mendje kjo gjë. Mos, o Thanas, mos u merr me dokumentet e shërbimeve të fshehta, se ky nuk është as zanati yt dhe as i imi. Nga një anë i shan ato shërbime, flet për dëshmi të rreme, tortura, burgje të pamerituara e më the të thashë dhe nga ana tjetër citon letrat e tyre shumë të dyshimta. Po të hapen ndonjëherë ato, siç po thuhet kohët e fundit edhe këtu në Shqipëri, kushedi ç’do të na dëgjojnë veshët, o Thanas!...
Po e mbyll këtë shkrim përsëri me fjalët e tua:
“Kur shejtani fle,
Ti, pse vete e ngre?!...”
KËNO TOTI
Profesor FEDHON MEKSI
Adresa e Internetit:: http://odriegolik.itgo.com.
Historiani Gazmend Muka, ka përkthyer në shqip dhe ka përpunuar një pjesë të rëndësishme të veprës së Pukëvilit, “Udhëtim me Greqi” dhe konkretisht “Kronika e Argjirokastrës”, e cila bën fjalë për popullimin e luginës së Drinos nga fisi i Atlasit, personazh i mitologjisë së lashtësisë, si dhe zhvillimin dhe kulturën e lartë të kësaj treve gjatë sundimit të pasardhësve të Atlasit, deri në prag të Erës ës së Re. . Ngjarjet e Epirit në këtë pjesë, fillojnë nga koha e Homerit dhe shkojnë deri ne shekujt e fundit. Emri i dorëshkrimit te njohur për kohen ka qene “Kronika e Argiro-Kastro”.
Pa u zgjatur në përmbajtjen e kësaj kronike, e cila mbart vlera të veçanta historike për zonën tonë, midis të tjerash thuhet se “në vitin 638 para Krishtit, kjo zonë ishtë nën mbretërinë e Stratonit, pasardhës i Atlasit. Mbreteria e Stratonit zgjati tridhjetetre vjet. Pas vdekjes se këtij princi, djali i tij, Olympius, u ngjit në fron, dhe pati ndërtuar një kështjellë në anë të Kaonisë (kalaja e Labovës), afër lumit të Socachus (Suhës) dhe urdhëroi të ngriheshin statujat e Saturnit dhe të Panit, në lartësinë e malit fqinj të Vathypelon,(e ngjashme me "vathi pjell jonin-tonin"), në vendin ku tani shihet një fshat Apanolampovon.”Aktualisht në Evropë, gjenden mbi 20 fshatra apo qyteza të dokumentuara me emrin Labovë, apo me trajta të përafërta me të, pa llogaritur ato që janë shuar apo kanë ndryshuar emrin. Si të tilla mund të përmendim : Labovë e Kryqit, Labovë e Sipërme, Labovë e Madhe, Labovë e Vogël në Shqipëri, Labokambo (Labovë e Fushës) në Spartë të Greqisë e ardhur si fshat nga zona e Trikallës,(ndoshta ka pasur edhe Labovë të Malit. Është interesant fakti i katër Labovave në Gjirokastër dhe në Greqi me nga dy fshatra fare pranë që dallohen nga ndajshtimiet e kundërta : e madhe, e vogël ; e sipërme e poshtme;e fushës dhe ndoshta e malit. Por këtë dukuri e gjejmë edhe në Belgjikë, ku tre fshatra me të njëjtin emër, shumë të përafërt me emrin Labovë : La Boverie (Labovëri), gjenden pranë njëri - tjetrit, në koordinatat 50.2 dhe 5.5 deri 50.6 dhe 5.58. Labova të tjera mund të përmendim Labovici në Jugosllavi (3.2 -21.3), Labovo në Bullgari, (42.6-25.6), Sedlo Labovske në Estoni, Labova dhe Laboviec në Poloni, Labovo në Bullgari, tre Laboy në shtete të tjera të Evropës Lindore dhe vendet Balltike, Labova dhe Labovets' në Ukrainë, Labova / Vabova dhe Vabovec në Rusi etj. Me ndonjë nga këto vendbanime, mund të gjendet edhe ndonjë lidhje indirekte me zonat fqinje të Labovës. P.sh., në Labovën e Polonisë, në vitin 1785 kishte 515 banorë me origjinë greke, ndërsa në vitin 1840 - 757 të tillë, ku bien në sy edhe mbiemra të tillë si: Vrona, Duda, Kulanda, Masira, Murda, Pelak, të cilët tingëllojnë edhe në shqip. Për Labovën e Polonisë është shkruar edhe një libër.
Trajta të emrit Labovë, të cilat vijnë si rezultat i gjuhës, nivelit dhe kulturës gjuhësore, dialektalizmave, përkthimeve dhe shqipërimeve etj., në gjuhë të ndryshme të botës i gjejmë të shkruara, apo të dokumentuara në shumë variante, gjë që është edhe një vështirësi tjetër në shpjegimin e etimologjisë së saj.
Shqip: Lobovë e Poshtërme, Lobovë e Poshtërme, Labova e Poshtërme, Labove e Poshtëme, Labova, Labovë e Poshtme, Labove e Poshtërme, Labovë e Madhe, Labovë e Madhe, Labovë e Kryqit, Labovë e Poshtme, Labovë e Madhe, Labovë, Labovë, Labovë e Madhe, Labovë e Poshtme, Llabove, Llabovë e Madhe, Labovë e Zhapës, Llabovë, Laboveë e Zhapes, Labova e Zhapes, Labova e Vogël, Çetë e Madhe, Çetë e Vogël..
Greqisht: Gliabovo, Kato Labova, Megali Labova, Gliabovo, Mikro Lambova...
Ndërsa në shumicën e gjuhëve të tjera evropiane mund ta gjemë në këto variante të njëjta apo të përafërta fonetike: Labovë, Rabovë, Vabovë, La Bauve, Labovë, Laborë, Labored, Laborer, Labovë, Laboë, Labouille, Labour, Labourdette, Labove, Labovites, Labouvie, Labova, Labovich, Labovitz, Laboy, Labovë, Labovitch, Labauve, Labauve, Labovë etj. Pavarësisht se përmbajtja fonetike e kësaj fjale në gjuhë të ndryshme është e njëjtë apo e përafërt, kuptimi dhe përkthimi i saj është i ndryshëm. Do të ishte me vlerë përkthimi i kësaj fjale në të gjitha gjuhët evropiane dhe më gjerë, që e kanë në leksikun e tyre. Pikërisht kjo pasuri e madhe gjuhësore që mbart ky emër, ka bërë që shumë studiues ta kërkojnë etimologjinë e saj në gjuhë të ndryshme të Evropës. Por nga trajtimi që i kemi bërë këtij problemi deri tani, mendoj se versioni më i saktë qëndron ai që, etimologjia e fjalës Labova të rrethit të Gjirokastrës, është autoktone, në variantin më të mundshëm: vend me ndriçim...Edhe në se është një emër mitologjik, ka të njëjtin kuptim.
Notifying Visitors of Site Enhancements
Need some extra help building your site? Here are some topics that may be helpful.
Customizing and Personalizing My Site
TAKIM I PËRZEMËRT NË VLORË
Një nga veprimtaritë e rëndësishme të Shoqatës “Odrie-Golik” gjatë verës që shkoi, ishte takimi i kryetarit të saj, zotit Thanas Meksi, me bashkëfshatarët tanë nga Lekli e Labova, që banojnë prej shumë vitesh në qytetin e Vlorës. Për t’u theksuar është sidomos atmosfera e gëzuar dhe pjesëmarrja e kënaqshme, madje nga disa familje, si ato Qendro, Llukmani, Llambri e të tjera, kishin ardhur nga dy vetë për secilën.
Në fjalën e tij të improvizuar aty për aty, zoti Thanas shprehu kënaqësinë për atë takim të parë të tij me bashkëfshatarët që banojnë në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës. Ai i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe mikpritjen dhe i uroi të kenë shëndet, afrim dhe gjithë të mirat në marrëdhëniet midis tyre dhe në çdo familje. Dega e shoqatës në Vlorë, vazhdoi më tej ai, gjatë dhjetë vjetëve nga themelimi i saj, është dalluar për puna të lavdërueshme, por në dy vitet e fundit veprimtaria e saj ka qenë e zbehtë, për fat të keq. Pa i hyrë më tej analizës së shkaqeve që sollën dobësimin e punës së degës së shoqatës sonë në Vlorë, zoti Thanas tha se janë të gjitha munësitë që veprimtaria e saj të gjallërohet e të hyjë në një stad të ri, duke përfshirë e tërhequr në të edhe anëtarë
I emocionuar, e mori fjalën më i mohuari pjesëmarrës në atë takim dhe midis bashkëfshatarëve tanë të qytetit të Vlorës, tetëdhjetepesë vjeçari Vangjel Llambro, i cili tha se ishte shumë i gëzuar për atë takim, merita për të cilin iu takonte organizatorëve. Një tjetër lekëliot, veprimtar i palodhur i shoqatës, duke shprehur bindjen se takime të tilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen, madje nismën për to do ta marrin vetë anëtarët e degës ë Vlorës, i njohu pjesëmarrësit me punën që ka nisur për ta shndërruar Leklin në nj qendër të njohur arkeologjikë. Ai vlerësoi punën e bashkëfshatarëve për të njohur në thellësi historinë e lashtë të Leklit dhe të figurave të tij të shquara, si të Thanas Vajës dhe vëllezërve të tij, Të Jorgo Pogës e Anastas Bykut, të Theodhos Llukanit e Thoma Papapanos, si dhe të brezave më të fundit.
Pas këtyre fjalëve, Theodhor Llambro, intelektual në fushën e mekanikës së automjeteve, bëri një gjest domethënës, që vetëm e nderoi atë, por tregoi edhe bujarinë karakteristike lekliote, si dhe në veçanti respektin për më të moshuarit dhe disa zonja nga Lekli e Labova që kishin ardhur në atë takim. Ai i ftoi pjesëmarrësit të porosisnin çfarë të dëshironin dhe iu lut atyre të mos e fusnin fare dorën në xhep, pasi të gjitha shpenzimet ishin të tijat. Ky gjest u duartrokit nga të gjithë dhe takimi fitoi më shumë vlera, për të mbetur i paharruar. Natyrisht, atë e bëri të tillë jo vetëm shpirti i madh i Dhorit, jo vetëm fjalët e ngrohta që u thnë, por edhe pjesëmarrja në të e zonjave që përmendëm më lart. Për këtë, na erdhi shumë mirë, sepse kujtuam së bashku prindërit, të cilët kanë shumë vite që janë ndarë prej nesh. Kujtuam sidomos Misi Dhimën dhe Sofie Xhorin, vendin e të cilave në takim e kishin zënë Kulla me Andromahin.
Më tej, bashkëbisedimet u gjallëruan edhe më shumë. I. Gjino tërhoqi vëmendjen që në degën e shoqatës duhen afruar e organizuar edhe moshat e reja, ndërsa në gazetën “Odria” duhet shkruar më shumë për traditat dhe zakonet e përbashkëta të Rrëz dhe ajo duhet të shkojë në Vlorë rregullisht. Dhimmitër Toti, specialist në fushën e frutikulturës, djali dhe nipi i luftëtarëve të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, vëllezërve Ndreko e Vito Toti, tërhoqi vëmendjen për të pasqyruar në gazetë kontributet e krahinës së Rrëzës dhe të personazheve të ditës, që janë më të përkushtuarit në mbarëvajtjen e punëve të shoqatës, sidomos të degëve të saj. Ai premtoi në këtë takim të parë për të, të bëhet një nga ndihmësit dhe veprimtarët më të dalluar të degës së Vlorës. Ndërsa Bebi Meksi, me temperamentin që e karakterizon, shprehu dëshirën që në gazetë të shkruhet për të gjithë bashkëfshatarët, duke hequr dorë nga mania për të shkruar gjithnjë për të njëjtit fise dhe persona.
Si pa u ndjerë, takimi zgjati më shumë se dy orë. Momente të tij, u fiksuan në fotografi nga nj katërmbëdhjetëvjeçar që shoqëronte në takim babanë e tij, Lamin, dhëndrin e rrobaqepësit të dëgjuar të Vlorës, Illi Dhimitri. Edhe pse aq i vogël në moshë, bisedat familjare i shtuan atij interesin të njihej nga afër me vendlindjen e gjyshit e të gjyshes, Leklin dhe aty për aty, mori nga Miltjadh Muçi premtimin se gjatë muajit gusht do të shkonin së bashku në Lekël, në pamundësi për t’u shoqëruar nga prindërit e tij.
Si mënyrën më të mirë për të afruar brezin e ri me vendlindjen e prindërve e gjyshërve të tyre, u hodh mendimi interesant që nga rrethet e Tiranës, Durrësit, Fierit e Vlorës duhen organizuar në të ardhmen ekskursione me grupe të fëmijëve tanë. Shkëmbime takimesh mund të ketë edhe me më të rriturit e të moshuarit misidis rretheve, sidomos qyteteve të afërt më njëri-tjetrin, siç janë Tirana me Durrësin, apo Vlora me Fierin, duke ftuar në to edhe përfaqësues nga kryesia e shoqatës.
Ka ardhur koha, u tha, që historia e përbashkët e krahinës së Rrëzës dhe veçanërisht lidhjet shumë të njohura e të lashta midis Labovës e Leklit të shkruhet e të ilustrohet dhe të pasqyrohet në një CD, duke e shpërndarë atë pastaj në çdo familje, gjë që besojmë se do të ngjallë shumë interes për brezin e ri, veçanërisht për ata që sot janë në emigracion. Kjo nuk është e lehtë për t’u bërë, por edhe aq e vështirë sa mund të duket nuk është, sepse nga anët tona nuk mungojnë as filmimet e inçizimet e hershme dhe as profesionistë e penës, të kameras e aparatit fotografik, që janë shumë të gatshëm të merren me këtë punë të frytshme. Mungojnë paratë, natyrisht, po kur janë dëshirat e mira dhe projektet joshëse e interesante edhe ato mund të gjenden.
THANAS HAXHI
PAVLLO BEZHANI
Veshja traditore e vajzës labovite
Fustani i gjatë, deri në fund të këmbëve, këpucët e zeza me majë dhe çorapet e bardha, shamia e kokës në ngjyrë të fustanit, një brez i qëndisur dhe një çantë gjithnjë e hapur në dorë, - kjo ishte veshja e vajzës labovite në prag të fejesës.
Kjo veshje me fustan është përdorur nga vajzat labovite, para dhe pas viteve ’20 - ‘30 të shekullit të XX-të.
Në këtë foto, ju po shihni një vajzë labovite, në vitet 20-të të shekullit XX-të , në prag të fejesës.
Korrespodenti i “Odries”
Labovitët ndërtojnë kishën e tyre të Papandisë
Labovitët më së fundi ndërtojnë kishën e tyre të Papandisë.
Punuan të gjithë në Labovë, edhe nga Tërbuqi, Labova e Vogël, e Andon Poçi. Projekti i studios greke u ktye në realitet. Me imagjinatën e tyre, labovitët vunë në themel të kishës së tyre gurin karakteristik të vendit. Është një ndërtim i përsosur dhe mjeshtëror... Kisha trekatëshe hijeshon Labovën e Madhe.
Pa dyshim që labovitët, falenderojnë Hirësinë e Tij, Prof.Dr. Anastas Janullatos për këtë mirësi. Por ata nuk mund të rrijnë pa falenderuar edhe duart dhe mendjet e arta të labovitëve dhe bashkëkrahinasve: Stefan Stefani, Lili Prifti, Andon Guda, Hysen Shatro, Llukan Tefa, Ylli Marku, Spiro Prifti etj., që me djersën dhe mundin e tyre, ndërtuan kishën madhështore.
Kryesia e shoqatës “Odrie-Golik”, falenderon me këtë rast të gjithë ata që punuan dhe kontribuan në ndërtimin e kishiës.