GAZETA "ODRIA" NR.46

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70



Këndon Labova

Në këtë pranverë, herë me shi e herë me diell, dikur  ftohtë e pastaj vapë, në Labovë gjëmon kënga dhe puna. Labovitët janë përfshirë në fushatën e stinës. Por ata nuk i harrojnë asnjëherë edhe aktivitetet kulturore dhe argëtuese.

 Takim në shkollë

Kyetari i Shoqatës atdhetare kulturore “Odrie – Golik”,  z. Thanas Meksi, nip i mësuesit të shkollës së parë shqipe, Nane Panajoti, Meksi, zhvilloi një takim me nxënësit e shkollës, që mban emrin e gjyshit të tij. Ai i përgëzoi ata për vijueshmërinë e rregullin    në shkollë dhe përgatitjen e mirë që bëjnë  për asimilimin e të gjitha lëndëve mësimore.  Pastaj ai bëri një fotografi me  20 nxënësit  dhe mësuesit e shkollës dhe i dhuroi secilit prej tyre,  nga një bollokume elbasani.

 Kisha madhështore

Kisha madhështore që ndërtohet në qendër të Labovës së Madhe, është me të vërtetë një vepër e shkëlqyer arti. Ajo është një dhuratë e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos. Kisha ka tre kate, hajat të gjerë dhe një kambanore elegante. Aty është punuar me dashuri nga labovitët: Lili Prifti e Llukan Tefa dhe është kombinuar me mjeshtëri, teknika bizantine e  ndërtimit me gurin vendas. Kisha është në përfundim dhe priten pajisjet e saj të brendshme, si ikonostasi, konizmat, veshja me dru dhe ndërtimi i varreve të Vangjel e Kostandin Zhapës.

E gëzofshim kishën e bukur të Labovës së Madhe!

Kaseta “ Labova këndon” 

Ishte hera e parë që në Labovë të Madhe, vinte një grup xhirimi nga Elbasani. Studioja e tij zanore u montua tek “Guva”, (dyqani i Kleo Peshës)., ndërsa si sheshe xhirimi dhe filmimi  u përdorën mjediset e shkëlqyera natyrore.  Me iniciativën e Kryetarit të Shoqatës, Thanas Meksi, u inçizuan këngët e grupit të Labovës. Pastaj u filmua në natyrë, për përgatitjen e kasetës zanore  dhe asaj televizive: “Labova këndon”. Kontributi i labovitëve ishte shumë i madh. Megjithse termometri atë ditë shënonte 35 Gradë Celsius, burrat dhe fëmijët në mbështetje të kameramanit Ardian Qosja, zanoristëve Shkëlqim dhe Arben Musta, ja arritën qëllimit që  të realizonin kasetën zanore dhe atë televizive. Brenda muajit qershor, të këtij viti, kaseta “Labova këndon”, do të hidhet në treg, së bashku me kartolinën “Labova”.

Korespodenti i “Odries”

Përkujtohet Dita e Dëshmorëve

Në kudrin e ditës së 5 Majit, “Ditës së Dëshmorëve”, Kryesia e Përgjithshme e Shoqatës “Odrie-Golik”, bëri vizita në familjet e dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare të krahinës së Rrëzës. Kryetari i shoqatës, etnolog, Thanas Meksi, i shoqëruar nga zv. kryetarët e shoqatës, Miltiadh Muçi e Jaho Ymeri, bëri vizita në familjet e dëshmorëve: Bezhani, Kuri e Pandeli Koçi, nga Lekli, Zagoll e Jaho Ymeri nga Hormova, familjet e Thoma Meksit e Nine Xhavarës nga Labova etj. Në familjet e Pano Meksit dhe Thoma Notit, zhvilloi vizitë edhe Kryetari i Degës së Tiranës të shoqatës, Këno Toti dhe sekretari Ilo Dilo. Në këto vizita u dhanë mesazhe nderimi dhe kujtimi, për të mos u harruar kurrë, njerëzit që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.

 

ALEKSANDËR MEKSI

 

Vlerësohet    me çmim të parë për librin më të mirë në fushën e shkencës dhe kulturës islame.

Një juri e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, e përbërë nga Prof. Dr.    Shefik Osmani, poeti Xhevahir Spahiu dhe Prof. Dr. Feti Mehdiu,  vlerësuan si veprën  më tëmirëtë vitit 2007,  në fushën e shkencës dhe kulturës islame, dhe nderuan me çmim të parë     librin  “Arkitektura e xhamive shqiptare në shekujt XV-XIX”, të zotit Aleksandër Meksi, me     këtë motivacion  : “Për pasqyrim me vërtetësi shkencore të historikut të ndërtimit të objekteve të kultit islam në Shqipëri.” Çmimin e dorëzoi Kryetari i Komunitetit Islam në Shqipëri, inxhi. Selim Muça, së bashku me medaljen dhe një çek, prej 1500 $ amerikan.Libri flet për një punë të mirëfilltë shkencore të labovitit Aleksandër Meksi, i cili  vlerëson trashëgiminë e kulturës islame në Shqipëri, e krijuar kjo nga aftësia e mjeshtërve shqiptar dhe që përbën një fushë të rëndësishme studimi.  Ky libër është një kontribut për shkencën shqiptare, i labovitit tonë, njëkohësisht ndjenjë mirëkuptimi  dhe afrimi midis dy besimeve tona fetare, të cilat kanë shkuar në harmoni me njëra tjetrën.Duke i uruar Prof. Dr. Aleksandër Meksit vepra të reja, që pa dyshim njëra prej të cilave do ti kushtohet Labovës tonë të dashur, presim bashkëpunimin e tij.  ....Studimi i ndërtimeve të kultit mysliman në Shqipëri dhe jo vetëm i xhamive, tregon qartë se kjo arkitekturë është krijimtari autentike e popullit shqiptar. Krijimet më të mira, edhe pse të pakta në numër dhe të vogla për nga madhësia i takojnë periudhës klasike të artit osman. M. Kiel habitet që ato i gjejmë në një zonë kaq të largët nga qendrat kryesore të krijimtarisë artistike, në radhë të parë ndër to Stambolli. Një pjesë tjetër, më e shumtë në numër, janë ndërtime të fillimit të shekullit të XVIII, që përkon me pashallëqet e mëdha shqiptare, dhe kur forca njësuese e qendrës, nuk ndjehej si më parë...  

Etnolog Thanas Meksi

 Dr. Sofokli DukaBajron. Labova dhe Cajd Harold.George Gordon Byron.Dy shekuj më parë, poeti  i madh,  Bajroni, atëhere një djalosh   ri 22  vjeçar, kreu  një nga udhëtimet e tij historike: Janinë –Tepelenë, në të cilën do të gjente mjaft motive heroike, që do ta frymëzonin në poemat e tij të ardhshme, vargjet e para të të cilave i hodhi qysh gjatë rrugëtimit e pikërisht në Labovë. Pasi kaloi  Delvinën, Bajroni  vazhdoi  më pas në Libohovë, e mandej në rrugë te gurta që të shpinin drejt Labëvës,  Tërbuqit,  për të mbërritur në destinacionin final, në kalanë e Tepelenës. Në këtë udhëtim Labova shënon dy momente të veçanta: Bajroni ka kaluar një natë në Labovë; në Labovë, ai filluar të shkruaj vargjet e para të poemës magjike “Çajd Harold”.  Këtë dëshmi, që të parët tanë ndoshta nuk i kanë dhënë rëndësinë e duhur në atë kohë, e sjell mbas  200 vjetësh, një çift anglez,    Robin Tenison dhe bashkëshortja e tij Luela, të cilët  kanë vendosur të eksplorojnë të njëjtën rrugë që ndoqi edhe Bajroni. Robin është një shkrimtar i njohur në Britani për guidat e udhëtimeve.  Në hartat e tyre tregoheshin   qartë, deri  rrugicat  që duhet të shkelin për të përjetuar përpikmërisht të njëjtën ndjesi që përjetoi dhe personazhi të cilin ata po ndjekin. Në atë kohë në Labovë, megjithse ishte një nga segmentet e rëndësishme të aksit rrugor, Janinë-Tepelenë, nuk kishte as hane dhe as hotel. Dyert e çdo shtëpie ishin të hapura për të mikpritur çdo udhëtar që e zinte nata në rrugë. Këtë traditë e mbaj mend që të jetë transmetuar deri në ditët e fëminisë time, e besoj të ekzistojë edhe aktualisht. Sipas çiftit Tenison, poeti i madh atë natë u  mikprit në shtëpinë më të  madhe të Labovës së Vogël, atë të Koçajve. Më vonë kjo familje emigroi në Rumani, duke ja lënë në trashëgimi shtëpinë, Havos, mbesës e cila u rrit në këtë shtëpi dhe u martua me Polo Dukën. Pas djegjes nga nazi fashistët, ajo u fal nga familja Duka, për t’u ndërtuar shkolla 8 vjeçare “Nane Panajoti”. Meqënse aktualisht ajo është e pabanueshme, çifti anglez e ngriti çadrën në oborrin e sipërm të kësaj shtëpie. Robini i cili zotëron hollësira të udhëtimit të Bajronit, deklaroi se pikërisht në dhomën e pritjes së kësaj shtëpie, natën e një funddimri, të vitit 1808, i frymëzuar nga natyra krenare e atyre njerëzve dhe  trevave, filloi të shkruante  vargjet e para : “Shqipëri më lër të kthej sytë nga ty o nënë e rreptë, burrash të egër”, që do të ishin tharmi i poemës së madhe  “Çajd Harold”.  

 Faleminderit Lluka Nga Thoma Vojniku 

Nga kërkimet arkeologjike dhe studimet historike, mësohet se Lekëli, ka qënë një portë hyrëse për të arritur në thellësi të Epirit, si dhe e komunikimit të Veriut me Jugun dhe anasjelltas.  Në Lekël, kalonte rruga që përshkonin karvanet e udhëtarëve dhe të mallrave, të ushtrive të huaja në Lashtësi dhe deri në filimet e shekullit të xx-të, ku ajo u zëvendësua me rrugën automobilistike që kalon përballë fshatit, në Ujin e Ftohtë.

 

Në vitet’90-të, në Lekës, nisi një trese e re rruge, që lekëlotët të qarkullonin me automjetet e tyre, deri në qëndrën e fshatit Çikur. Por, kanë kaluar dhjetë vjet dhe ajo nuk ka mbaruar. Por, së fundmi, lekëlotëve u janë ringjallur shpresat se kjo rrugë do të bëhet, madje më e mirë.Por kjo rrugë e asfaltuar, nuk do të kishte vlerë, nëse nuk rikonstruktohet sheshi i Çikurit, ballkoni natyral, nga ku shikohen si nëpëllëmbë të dorës, thellësitë e luginës së Drinos dhe Vjosës. Këtij sheshi dhe objekteve që e rrethonin, lekëlotët i kanë kënduar gjatë gjithë jetës së tyre. Ja një nga këngët e At Gjergj Sulit: “ Lekëli gjashtë mëhallë/Kurrë e kurrë s’ja nxora mallë/Sheshi i Çikurit me famë/Kishë, shkollë e dyqanë...

Dëshira shumëvjeçare e lekëlotëve ka qënë që rruga automobilistike  të niste nga Kodra, në qafën e Shën Mërisë dhe të përfundonte në Çikur. Kështu e kishte projektuar atë Aristidh Kuri, arkitekti lekëlot i diplomuar në Filadelfia, projektuesi i rrugës Pukë-Kukës. Por ai nuk e realizoi ëndrrën e tij, pasi u pushkatua nga pushtuesit fashistë, pas torturave të gjata në burgun e Shkodrës. Por tashmë pas më tepër se gjashtë dekadash,atë e ka zëvendësuar denjësisht, një tjetër lekëlot, Lluka, i biri i Jorgo Llukanit, i cili mban emrin e gjyshit edhe ai një ndërtues i dëgjuar në krahinën e Vlorës.

 

Në fillim të prillit të këtij viti, Lluka i ftoi bashkëfshatarët e tij të Tiranës, në studion e tij dhe i njohu me projektin e rrugës dhe rikonstruksionin e sheshit të Çikurit. Të pranishmit u befasuan nga puna voluminoze e grupit projektues të studios “TEC .CONSULT”, ku bënte pjesë edhe lekëloti tjetër, topografi Jani Poga, si dhe Nertil Semani dhe Fatos Hoxha, ku p adyshim merita kryesore i takonte Llukës. Falenderimet e para ai i mori qysh në paraqitjen e projektit.

 

Në mes të prillit, ky projekt u paraqit në direkt në fshatin Lekët. U zgjodh banesa më e re dhe më e bukur e fshatit, ajo e Thanas e Jeta Sulit, të cilët edhe pse të  emigruar në Greqi, ishin shpirtërisht në takimin me djemtë e fshatit: Lluka Llukani, Anastas Bezhani, Andon Mati,m Thoma Vojniku, Miltiadh Muçi etj. Ishte një takim i  veçantë. Jo më pak i rëndësishëm se ai i “Sofrës lekëlote” të vitit 2006 e 2007. Lluka paraqiti projektin me video projektor, e shpegoi dhe pastaj kërkoi vrejtje e sugjerime. Të pranishmit ishin dakort për gjithçka dhe shpreh edhe një herë falënderime për të. Në emër të strukturave të pushtetit vendor, bënë premtime konkrete, përfaqësuesit e tij : Veledin Hajdini, Arjan Jera dhe Sevo  Miçi, të arsimuar nëLekël. Ky aktivitet u mbyll me një drekë tradicionale tek Ura e Lekëlit, e cila u shoqërua nga shprehja” Faleminderit Lluka”

 

Dr. Sofokli Duka.

 Johannes Georg von Hahn  në Labovë.

Gati 40  vjet mbas Bajronit,  Labova vizitohet nga një personalitet tjetër i madh i letrave, diplomati e  historiani austriak dhe albanologu, Hahn. Ai nuk kishte lindur ende kur poeti i madh gjendej në fshatin tonë dhe do të vinte në jetë tre vjet më vonë, në Frankfurt mbi Main.  Në vitin 1847, Hahni, është emëruar konsull i Austrisë  në Janinë. Në vitin 1851, transferohet në Siros, ndërsa në vitin 1869, emërohet konsull i përgjithshëm në Athinë. Gjatë kohës si konsull në Janinë, ai së bashku me dy miqtë e tij,  djalin labotit, Apostol Meksi, i cili sapo ishte diplomuar në mjekësi, ndërkohë që  i kishte dhënë  mësimet e para shqipe albanologut dhe elbasanlliun  Konstandin Kristoforidhin, të dy ish-nxënës të gjimnazit “Zosimea” të Janinës,  përgatitën  ekspeditën e parë folklorike që do të fillonte nga Janina, Delvina, Gjirokastra, , Labova, Vlora dhe do të vazhdonte në Kavajë, Peqin, Elbasan, Petrelë, Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë Perëndimore deri në Shkodër.

Johannes Georg von Hahn, duhet të ketë mbritur në Labovë rreth viteve 1850, duke kaluar nëpërmjet  trasesë  së çaireve, ku    Karjan, fillonte rruga e shtruar me kalldrëm nga Zhapa, e cila vazhdonte deri në Labovë të Madhe. Pa dyshim që ai është mikpritur në shtëpinë e madhe të Apostol Meksit e ku në bazë të shënimeve të shumta që kanë grumbulluar, duhet të kenë qëndruar më shumë se një ditë.

Vëzhgimet dhe përfundimet Hahni i botoi në veprën “Studime shqiptare”, Jena 1854 , I, II, III që  konsiderohen si  punimet shkencore më me vlerë për historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare. Vëllimi i  I-rë trajton kulturën popullore shqiptare, ndërsa  dy vëllimet  e tjar  u kushtohen tërësisht çështjeve të gjuhës, prejardhjes së shqiptarëve dhe shqipes. Ai shpjegoi me anë të shqipes shumë toponime ilire dhe vërtetoi se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve ilire dhe i  emrave  shqiptar.

 Duke arritur në përfundimin se shqipja është vazhduese e drejtpërdrejtë e njërit prej dialekteve të vjetra të ilirishtes, ai u bë në këtë mënyrë mbrojtës i vendosur i autoktonisë së shqiptarëve. Përfundimet e Hahnit u shërbyen rilindasve tanë për të mbështetur kërkesat e tyre për njohjen e popullit shqiptar si një popull më vete, me rrugë historike të veçantë.
Albanologu Hahn është kolos, po “mësuesi i tij”?
Në të vërtetë Hahni ndodhej në Greqi që vite më parë dhe ushtronte profesionin e gjykatësit. Gjatë kësaj kohe ai njihet me shumë arvanitas dhe lidhet ngushtësisht me ta. Pasi kreu gjimnazin, A. Meksi u regjistrua në fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Athinës. Nuk dihet nëse gjatë viteve të universitetit i vazhdoi marrëdhëniet me Hahnin, por dihet me siguri që fill pas. Doktor Meksi nuk mblodhi përralla, por studioi shkencërisht kulturën e popullit tonë.

Hahni i ka kushtuar një vend të rëndësishëm kulturës dhe traditës së Labovës. Ndër të tjera ai përmend:

Popullsia dhe fiset në vitet 1830-40:

Fillimisht përmenden fiset që banonin në Labovë, ku në atë kohë numëroheshin 100 shtëpi, nga të cilat 27 i përkisnin fisit Meksi (Meksataj), 20 shtëpi i kishte fisi i Kiliatarëve dhe 33 shtëpi fisi i Miçançuliateve të ardhur nga fshati Xuljat. (Zhulat) Banorët e tjerë ishin me origjinë nga fshatrat përreth. Mesa duket Hahni, përmend vetëm shtëpitë e Labovës së Madhe, pasi qysh tre shekuj më parë Labova e Vogël figuron me rreth 50 shtëpi.

Mjeshtëritë:

Një kapitull i veçantë i kushtohet mjeshtërive që ushtronin labovitet. Një pjesë jo e vogël e burrave ndjekin kurbetin, si të gjithë nga Rrëza dhe Lunxhëria, të tjerë janë tregtarë të vegjël, zejtarë të ndryshëm dhe mjekë popullorë në shërbim të gjithë krahinës. Kohë më parë labovitët endnin pëlhura në shtëpitë e tyre. Labovitët gjithashtu janë të aftë të projektojnë dhe të ndërtojnë kanale uji. Në kohëra të vjetra ata mbikëqyrnin dhe mirëmbanin kanalet e ujit në Stamboll. Për këto shërbime ata gëzojnë disa privilegje të siguruara në fermane të sulltanëve.

Shtëpitë dhe banorët:

Shtëpitë e Labovës janë të ndërtuara si ato të qytetit. Banorët e Labovës vishen me stofa shumëngjyrëshe. Ata mbajnë gjithashtu edhe një veshje tjetër më të thjeshtë. 11 fshatrat e Rrëzës, ku bën pjesë edhe Labova formojnë një tërësi të bashkuar meqenëse banohen nga njerëz që kanë zakone të njëjta dhe ushtrojnë profesione të njëjta. Fshatarët e kësaj zone lidhen në mes tyre edhe nëpërmjet martesave, ndërkohë që me grekët nuk martohen.

Në veprën e tij Hahni pranon edhe vetë se të dhënat që bëjnë fjalë për Labovën dhe Rrëzën janë mbledhur nga Dr.Apostol Meksi.

 Labova e Zhapes,  ne kujtesen e nje qytetari Lezhian.Nga Knstaq Meleqi. Ne kujtim te punes se madhe qe eshte bere nga banoret e Laboves, do te
deëshiroja qe nepermjet ketij shkrimi te sjell pershtypjet e qytetarit lezhian Zef Pali,  qe
rastesisht e kam takuar ne kafenen e Labovitit Erion Hoda, djali të ndierit Dhiogjen
Modea, qe ndodhet në rrugëm “Zhandarke”, prane kullave 15 kateshe dhe ne afe'rsi te'
Ekspozites “Shqiperia Sot”Në kujtesën e tij te forte më shpalosi kujtimet e
qendrimet e tija nje javore ne Labove, ne fillimet e vitit 1970, kur kryente she'rbimin
ushtarak prane komandës se forcave ushtarake të Gjirokastrës. Ne kujtesen e tij ishin
te paharruara, takimi me shume banore labovite te asaj kohe, me tipare te vecanta, te
nderit e te respektit, te cilat i gjeti te konkretizuara ne shtepine e Koço Totit, ku u
strehua per gati nje jave,  i pritur me dashuri e bujari dhe me  shërbim te shkëlqyer
nga e ndiera Ifi, bashkëshortja e Kocos dhe nënë Çelja e Basho Çokiu. Në ate
periudhe kohe,  Kocua ishte financieri i sektorit te Odries,  në Fermen Bujqësore e
Blektorale ushtarake te rrethit Gjirokastër.    
Nepermjet kujtesës, Zefi kronologjikisht tregoi për jetesën qytetare te labovitëve, duke pershkruar me hollësi gjithçka qe i kishte bere përshtypje ne fshat, per rrugët e shtruara me kalldrem, shtëpite e pastra, bahçet te mbjella me perime te shumellojshme qe plotësonin nevojat familjare si dhe te mbushura me peme frutore ne përshtatje me klimën e mrekullueshme te vendit, per krojet e ndërtuara bukur e me uje te bollshëm kristali qe buronte i ftohte nga thellësia e malit, shkolla 7- vjeçare, çerdhja  e kopshti per femijët, vatra e kulturës qe funksiononte rregullisht me grupe te ngritura teatrale e të  këngëve e te valleve polifonike popullore te drejtuara me mjeshteri e profesionalizëm nga Koço Lani, që organizonte dhenjen e shfaqjeve per fshataret si dhe merrte pjese ne festivalet folklorike qe zhvilloheshin ne' Gjirokastër.Por, edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate, pas vendosjes se sistemit demokratik, ku dhe  shume  banorë tëfshatit  emigruan serish ne vitet 1990 e ne vazhdim, duhet te pergezojme e te urojmë zotin Thanas Meksi,  kryetari shoqates "Odria",  qe me iniciativen e tij a ka formuar Ansamblin e Kengeve e  Valleve "Labova", i cili do te sjelle ne kujtesen tone kenget e bukura te kenduara ne vite me shume pathos nga labovitet e hershem.  

 

Minella Karajani: “BËJE PËR FUKARENJTË!”.

Nga Apostol Duka

 

            Pas çlirimit të vendit, në fshatrat e Rrëzës filloi me vrull rindërtimi i shtëpive të djegura, si kudo në Shqipëri. Midis tyre, ishin edhe shtëpitë e Profesorit të shquar dhe kimistit të madh Minella Karajani, të parët e të cilit kanë pasur lidhje gjaku ose krushqie me Zhapajt. Babai ishte në atë kohë në rolin e një kryepunëtori. Mirë shtëpinë në Tërbuq, se atje të ka rënë koka, i tha ai Profesorit, po ajo në Labovën e Madhe përse të duhet? Mos i harxho kot paratë, lëre fare...

- Jo, Pilo, bëjë atë shtëpi dhe mos pyet fare për paratë. Bëje, të fusë kokën ndonjë fukara, ose të erren e të gdhihen në të ata që i heq udha nga anët tona. Zhapa i madh bëri të mira anembanë Ballkanit dhe jo unë të mos bëj një gjë kaq të vogël... Po ç’lidhje ka Zhapa me bisedën tonë, mund të thuash ti. Ka lidhje, ka. Po të mos ishte Zhapa, ndoshta edhe unë nuk do të isha ky që jam sot...   

 

Nderim për Isabela Koçin

 

Në moshën 72 vjeçare, u nda nga jeta Isabela Boçi (Koçi), duke lënë në pikëllim bashkëshortin dhe vajzën e vetme, Irisin, banuese në SHBA. I ati i të ndjerës, Aristidh Koçi, rrjedh prej një familjeje të nderuar nga Labova e Vogël, i martuar me Olimbi Ilia Noçkën, me të cilën lindën  dy vajza, që u arsimuan dhe edukuan me dashuri dhe adhurim për vendlindjen e prindërve të tyre.   Isabela  mbeti jetime nga babi, qysh në moshën 10 vjeçare, por nëna e saj bëri të pa mundurën që ajo të  diplomohej në fakultetin gjuhë letërsi dhe të punonte e nderuar dhe e respektuar nga kolegët dhe nxënësit,  në disa shkolla të mesme të Tiranës.

Me ndarjen e saj nga jeta, familja, të afërmit, miqtë dhe dashamirësit, humbën një nga njerëzit me të dashur e respektuar, ndërsa shoqata një nga anëtaret më aktive. Fluturim të qetë Isabela!...

 Ilia Dilo

 

 

Apostol Duka

 

RRËFENJA NGA LABOVA

 

                                              PËR ZHAPËN

 

                                        

  

                                  1.  UNË, NGA FIJA E SHKREPËSES E KAM FILLUAR

 

            Një  herë, një përfaqësi e Labovës, me të dërguar nga Çeta e Madhe dhe Çeta e Vogël, menduan t’i kërkonin Zhapës disa ndihma për fshatin. Tani, se kur ka ndodhur kjo dhe cilit Zhapë iu drejtua përfaqësia, vetë Vangjelit të madh apo babait të tij, Vasilit, Kostandinit apo babait të tij, Kristos, apo ndonjërit prej pasardhësve të tyre, - këtë rrëfenja nuk e thotë. Nuk e thotë, sepse ajo përcjell një mesazh dhe një moral dhe, për këtë, nuk kishin aq shumë rëndësi emrat, se sa vetë ndodhia.

            Labovitët, pra, nxorën nga sepetet rrobat më të mira, që i ruanin për raste e festa të shënuara, u lanë, u lyen me livando, u veshën e u ngjeshën mirë, siç e kërkonte puna e sëra, vunë kapelat ala republikë dhe qostekët e floririt, morën edhe bastunët dhe, njëri pas tjetrit, e mbajtën frymën në sarajet e Zhapës.

            Zhapa i priti me respekt e temena që tek portat e mëdha të sarajeve, iu hoqi udhën drejt odave të tij të ndrequra e të ormisura si në përralla, i uli sipas radhës u ul edhe vetë në krye të vendit dhe nisi t’i pyeste me radhë për shëndetin, punët, familjet e të tjera. Pastaj i pyeti se ç’e mirë i kishte shpurë në derën e tij dhe ai që ishte zgjedhur si i pari i asaj përfaqësie, i shpjegoi me respekt e delikatesë se fshati kishte nevojë për disa ndihma, që të ndreqeshin kalldrëmet, udhët, krojet, të ndihmoheshin të varfrit etj.

- Puna që bëhet, - u përgjigj Zhapa me gatishmërinë e tij të njohur. - Për këtë, nuk kishte nevojë të vinit kaq shumë njerëz dhe të m’i kërkonit paratë me kaq ceremoni. Mjafton të dërgonit lajm dhe unë do t’i jepja paratë, siç kam dhënë gjithmonë...

            Me këto fjalë, Zhapa e quajti punën të mbyllur e të mbaruar dhe hapi muhabete të tjera, bëri shaka, urdhëroi të gostiteshin miqtë me pije, fruta e ëmbëlsira, ndërsa vetë mori një paketë të shtrenjtë dhe iu zgjati atyre nga një cigare. Sakaq, labovitët nxorën nga xhepat shkrepëset dhe, fap e fup, i ndezën cigaret secili për qejfin e hesapin e tij. Zhapa vetë, mori me mashë një thëngjill të ndezur nga zjarri i vatrës, e ndezi cigaren me qetësi dhe ra në mendime. Labovitët shqyen sytë nga ky gjest jo i zakonshëm për atë njeri me emër dhe me pasuri që nuk iu dihej fundi e fillimi, por nuk e dhanë veten dhe biseda vazhdoi fol e qesh e hidh e prit. Qëndruan gjatë së bashku, deri sa erdhi çasti i ndarjes.

- Tani, zotëri, - foli përsëri me shumë kujdes, respekt e delikatesë i pari i përfaqësisë, na thuaj se kur do t’i marrim paratë që na premtuat dhe cilin duhet të dërgojmë prej nesh për këtë puna...

- Ah, paratë!... - qeshi Zhapa me dinakëri. - Nuk iu thashë që atje brenda se ndërrova mendje dhe ato para nuk do t’i merrni  kurrë? Paskam harruar, pra, po mendje i thonë kësaj...

- Po përse, zotëri, çfarë ndodhi që nga çasti kur na i premtuat ato para dhe deri sa dolëm nga kjo portë.

- Juve e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Po pse, more miq të dashur, si mendoni se është bërë e vënë gjithë kjo pasuri?!... Për të, është dashur të kursehej edhe fija e shkrepëses, edhe një thërrime buke, edhe një lugë gjelle e mbetur. Ndërsa juve visheni e kapardiseni edhe më mirë se unë dhe vini të kërkoni para si ai miku në dasmë. Nuk vete gjithnjë kështu kjo puna! Ju nuk paskeni nevojë për paratë e mia, kjo duket që atje tej. Prandaj, pa hajde, shkundni njëherë edhe xhepat tuaj, kurseni shkrepëset, mos blini ca kohë borsalina e bastunë dhe bëni ndonjë të mirë për fshatin tuaj, për fukarenjtë, se kjo gjë vetëm të mira do të shihni dhe ata do t’iu jenë mirënjohës përjetë... 

        

                                  2.  DHEU I FLORINJTË

 

            Fshatarët, të mahnitur nga iratet e Zhapës, vrisnin mendjen se si e kishte vënë ai gjithë atë pasuri të madhe. Dikush thoshte se, duke qenë në oborrin e Ali Pashës, kishte gjetur ndoshta ndonjë nga thesaret e tij të fshehura, dikush shtonte se kishte bërë tregti të madhe në Greqi, një tjetër përmendte Rumaninë  dhe atë legjendën e shërimit të vajzës së mbretit, e cila ishte sebepi i të gjitha pasurive të tij...

            Por, në fillimet e shekullit të 20-të, deri aty nga Lufta e Dytë Botërore, në Labovën e Zhapës nisi të thuhej gojë më gojë edhe një legjendë e re: Zhapa nuk i kishte bërë pasuritë e tij as në Rumani, as në Greqi e Turqi, por i kishte gjetur të gatshme aty në fshat. Ku i kishte gjetur? - pyesnin me një kureshtje të sëmurë edhe ata që e tregonin këtë histori, edhe ata që e dëgjonin dhe e besonin. Hiç më shumë, ai i kishte gjetur mu poshtë shtëpisë së tij, ku shkon një përrua dhe është një shpellë e madhe e një rrëpirë që e rreh dielli vetëm mëngjeseve. Ama, kur e rreh, sidomos kur ka rënë ndonjë vesë shiu, dheu ndrit e shkëlqen sikur të jenë fshehur në të thesaret e dynjasë. Duhet të ketë flori ai vend, patjetër që duhet të ketë, se ndryshe Zhapa nuk është i marrë, që i urdhëron argatët e shërbëtorët e tij ta kthejnë dheun përmbys sa herë që ai shkëlqen... E bën këtë, që ndonjë ziliqar të mos ngrihet natën e të gërmojë për të gjetur floririn magjik... Ehuu, aty ka pasur florinj edhe për Zhapën, ka edhe për nipat e stërnipat e stërmbesat e tij, thoshin disa fshatarë me siguri të plotë...

            Me kohë, legjenda u zbeh, por dikush në fshat e kishte tepër të vështirë ta shkulte nga mendja. Aq e vërtetë është kjo, sa ai “dikush” u kujtua një ditë, mori laps e letër dhe shkroi lart në qeveri për atë histori, duke këmbëngulur se poshtë sarajeve të Zhapës ka patjetër nj madem floriri. Pak kohë pas kësaj letre, në Labovë erdhi një ekip i madh me gjeologë shqiptarë dhe të huaj (Thuhej se ishin gjermanolindorë ose çekë dhe njiheshin nga mjekrat, kapelet e gjera të kashtës dhe pantallonat e shkurtra.) Edhe unë, ndonëse i vogël atëherë, i mbaj mend mirë ata gjeologë. Ata u ndalën gjatë jo vetëm tek shpella poshtë gërmadhave të sarajeve të Zhapës, por shkuan edhe në Kashan, tek Arrët e Veshkajve, sepse ai “dikush” kishte shkruar se në atë vend mund të ketë naftë...

            Gjeologët ikën ashtu siç erdhën, duarbosh....

            Si duhet të ketë lindur kjo legjendë? Ndoshta për shkak të një interpretimi të gabuar të një thënieje që nisi të qarkullonte në Labovë aty nga fillimi i shekullit: “Zhapa e ka nxjerrë floririn nga dheu...”  Andej e ka nxjerrë vërtet. Ai ishte një njohës i shkëlqyer i agronomisë, vreshtarisë, bletarisë etj., që mbetën deri në fund pasioni i tij më i madh. Ai e deshi dheun (tokën) si rrallë kush. Dhe nga dheu del nafta, dheu të fal me bujari të gjitha prodhimet bujqësore. Dhe nafta e bujqësia janë në themelet e pasurive përrallore të Zhapës... 

        

                                        3. URA E ALI PASHËS

 

            Në shekullin e 19-të, ura e madhe mbi lumin Vjosë, që ngrihej nga Tepelena deri në bregun e përtejmë, u ndërtua disa herë nga Ali Pasha dhe po aq herë u shemb nga rrëshqitja e dheut poshtë shtratit të lumit dhe nga vërshimet e ujërave të rrëmbyer. Edhe pas vdekjes së Aliut, vazhdoi e njëjta histori, prish e ndreq dhe kjo gjë krijoi një shqetësim të madh tek të gjithë banorët e asaj ane. Dikur, lajmi vajti në veshin e Zhapës, i cili tregoi një interesim të veçantë për ndërtimin urës. E bëj unë, tha ai, i sigurt. E ngre, që të rrojë përjetë e të mos shembet kurrë, sepse Tepelena, qyteti-simbol i Ali Pashës, e meriton një bamirësi të tillë.

- Cilat janë kushtet e tua? - e pyeti Zhapën paria e Tepelenës.

            - Një kusht fare i vockël, vetëm një,  - tha Zhapa. - Me përfundimin e urës, në të të vihet një pllakë bronzi, ku të thuhet se e ndërtoi i madhi Vangjel Zhapa, në shenjë nderimi e respekti për banorët e Tepelenës.

            - Nuk pranojmë! - tha paria. - U bë një palo kaur nga Labova të jetë më i madh se ne, që kemi gjithë ata tituj e nishane nga turku dhe jemi bejlerë e agallarë me emër.

            Atë mburrje e kokëfortësi boshe, ata e paguan shumë shtrenjtë. Ura në fjalë, nuk është ndërtuar ndonjëherë siç duhet edhe në ditët tona...        

   

            4.                    Minella Karajani: “BËJE PËR FUKARENJTË!”

 

            Pas çlirimit të vendit, në fshatrat e Rrëzës filloi me vrull rindërtimi i shtëpive të djegura, si kudo në Shqipëri. Midis tyre, ishin edhe shtëpitë e Profesorit të shquar dhe kimistit të madh Minella Karajani, të parët e të cilit kanë pasur lidhje gjaku ose krushqie me Zhapajt. Babai ishte në atë kohë në rolin e një kryepunëtori. Mirë shtëpinë në Tërbuq, se atje të ka rënë koka, i tha ai Profesorit, po ajo në Labovën e Madhe përse të duhet? Mos i harxho kot paratë, lëre fare...

- Jo, Pilo, bëjë atë shtëpi dhe mos pyet fare për paratë. Bëje, të fusë kokën ndonjë fukara, ose të erren e të gdhihen në të ata që i heq udha nga anët tona. Zhapa i madh bëri të mira anembanë Ballkanit dhe jo unë të mos bëj një gjë kaq të vogël... Po ç’lidhje ka Zhapa me bisedën tonë, mund të thuash ti. Ka lidhje, ka. Po të mos ishte Zhapa, ndoshta edhe unë nuk do të isha ky që jam sot...   

   

    

  
  Sazet e Odries.Grup popullor iso-polifonik me vegla i viteve 1960-1970. 
Ky grup,  përcolli me saze këngën tradicionale iso-polifonike labe të zonës së Labovës. Sazet e mbyllën brenda një dhjetvjeçari jetën e tyre artistike. Sazet e Odries përbëheshin nga Thanas Nika, Marika Nika, Xhelo Vasili, Petra Zografo, Koço Fane, Odise Porodini, etj. Në rubrikën EJ (Erotike Jugu) të fonotekës së Radio-Tiranës gjenden edhe këto këngë të regjistruara prej tyre:
Viti 1965, nr. 41-“Nusja jonë trëndafile”; viti 1966, nr. 60-“Trëndafil manushaqe”; viti 1966, nr. 61-“Nëm ujë se plasa thëllënxë e Beratit”; viti 1966, nr. 68-“Moj faqja portokalle”; viti 1966, nr. 69-“Unë do vete, lule moj lule”; viti 1966, nr. 65-“Do vesh me dhën apo jo”; viti 1966, nr. 73-“U nisa vajta në mulli”; viti 1966, nr. 75-“Cër-cër-cër ja bën tigani”; viti 1966, nr. 108-“Labova rëzë një mali”; viti 1966, nr. 112-“Këndojnë gjashtë bilbila”; viti 1967, nr. 119-“As aman moj lule verdhë”; viti 1967, nr. 127-“Në mal të Odries”. Përgatiti S.Duka. 

 

 

Odhise Porodini.  Si ylber, mes resh!... Kushtuar Rako Xhorrit.

Ikën pesë vjet,

Që Rakon s’e kemi  pranë,

Mall të madh kemi,

T’i  dëgjojmë dy fjalë.

 

Si klloçka mbledh zogjtë,

Na mblidhje çdo javë,

Qanim hallet bashkë,

Si vëllai me vëllamë.

 

Na mungon shumë, Rako,

Në halle, sebepe,

Kur me fjalë të ngrohtë,

Na bëje për vete.

 

Në shoqatën tonë,

Zure një vend nderi,

Bëre shumë për të,

Mbete gur themeli.

 

Kur shkojmë në Labovë,

Diçka na mungon,

Zërin tënd të ëmbël,

Fshati e kërkon.

 

Sa do vite të kalojnë,

Ti do mbetesh midis nesh,

I gjallë e i qeshur,

Si ylber, mes resh!...

  Takim lekëlot 

 

Në mjediset e lokalit të Fatmir Hoxhës nga Vlora, u zhvillua një tavolinë lekëlote, për të diskutuar  mbi përfundimet e problemeve të ngritura nga komuniteti i Lekëlit disa kohë më parë, si: rehabilitimi i sheshit të Çikurit, shtrimi i rrugës: Ura e Lekëlit- sheshi i Çikurit, etj. Gjatë këtij aktiviteti, u ndoq me interes videoja e problemeve të Lekëlit, si dhe u dhanë mjaft ide e mendime për zgjidhjet optimale të  çështjeve të  mësipërme. Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Shoqatës, etnolog, Thanas Meksi.

Miltiadh Muçi.

THANAS DUKËS

  

            Disa vargje të thjeshtë, që rrinë pranë njëri-tjetrit si lulet e një buqete dhe që përbëjnë, në vetvete, një homazh për babanë tonë, Thanas Duka. Ndonse nuk di të shkruaj, vargjet më dolën nga zemra dhe i hodha në letër me rastin e 25-vjetorit të ndarjes nga jeta, më 9 mars 1983.

 

Ashtu si prej qiellit shkëputet një yll,

Shumë herët ti na u ndave nga gjiri,

Shumë herët syri yt i bukur u mbyll,

O ati ynë, i shtrenjti, i miri.

 

Imazhi yt na ndjek nëpër vite,

Ashtu siç ishe, shtatlartë, hijerëndë

Dhe malli e krenaria në zemra na rritet,

Dhe në damarë na rrjedh gjaku tënd.

 

Besnik në parime, hijerëndë, burrë,

I gjendur kudo, me shpirt sakrifice,

Fundin aq të shpejtë s’e mendoje kurrë,

T’i lije në mes gjith’ punët që nise...

 

Që i ri ndër vite dole partizan,

Të thirrën në male nderi dhe lavdia,

Ta falje çdo gjë për liri, vatan,

Ta jepje dhe jetën, po ta desh liria.

 

Dhe liria erdhi, ti sërish në udhë,

Ti sërish në luftë, ku ta donte puna,

Hallet të mbuluan me thinja e rrudha,

Në sy e në supe të frynë furtunat.

 

Dhe vetë sëmundjen deshe ta sfidoje,

Po ajo kish qenë e zezë, e ligë,

Ajo të rrëzoi, s’të la të punoje,

Ajo të rrëmbeu dhe jeta t’u fik.

 

Po ti je i gjallë mes nesh, për çdo çast,

Se një nip krenar mban emrin Thanas,

Tej vitesh të flasim, i dashur baba,

Se dhe sot e tutje për ty vdekje s’ka.

 

Ecën i menduar, me hapin e rëndë,

Dhe dheu ku shkel,  të dridhet nën këmbë,

Si burrat e moçëm, që vdekje nuk kanë,

Kështu ne, fëmijët, kujtojmë babanë.

 

                                    

 

     Tiranë, 20.02.2008                                   DONIKA SHEHU (DUKA)

 Urime të Shkëlqesisë së Tij Janullatos. 

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Kryetari i Shoqatës, etnolog Thanas Meksi dhe anëtari i kryesisë, Thoma Dhima, bënë vizitë dhe uruan Hirësinë e tij, Prof. Dr. Anastas Janullatos. Në këtë takim, Hirësia e Tij, u interesua për problemet e Labovës, si asfaltimi i rrugës, përfundimi i Kishëa, ndërtimi i shtëpisë së bamirësve të mëdhenj Zhapa, etj. Me këtë rast ai u dërgoi një mesazh urimi labovitëve.

 

Korespodenti i “Odries

E kërkojmë dhe e gjejmë vetëm në ëndërr Në nderim  të “Mësuesit të Merituar” Andon Suli Nga Miltiadh Muçi Kursesi nuk mund të rrija pa shkruar për Andon Sulin. Sa herë që shkoja në Tepelenë, ai linte çfarëdo lloj pune   dhe më rezervonte momente kënaqësie në barin e thjeshtë  të zyrës së Arsimit, duke diskutuar për problemet dhe historitë e Lekëlit dhe të lekëlotëve.

Ai, lindi dhe u rrit në Lekël, në fshatin e kontrasteve të mëdha natyrore, të zhveshur e të gurtë, i largët me Tepelenën dhe Gjirokastrën, nga sheshi i Çikurit,  i afërt me horizontet e Vlorës dhe Korfuzit, nga maja e Golikut; i lashtë sa historia, i afërt me ngjarjet madhore dhe protagonistët e tyre. Andoni, ishte fëmija i fundit të Mitro e Fotini Sulit dhe vëllai i vogël i : Vangjelit, Fotos dhe Qirjakos. Gjatë viteve shkollore, si në Lekël, Tepelenë , ka qënë gjithmonë një nxënës i shkëlqyer. Për aftësi të larta pedagogjike, gjashtë muaj pasi filloi punë në gjimnazin e Memaliajt, transferohet në atë “Abaz Shehu” në Tepelenë.

 Pas 15  vjet mesuesi, ju akordua titulli “Mësues i Merituar”. Një vit më vonë emërohet  drejtor i gjimnazit të vetëm të Tepelenës, ku qëndroi si i tillë deri në vitin 1994. Njëkohësisht në këto vite ka qenë edhe drejtues i një force politike të rrethit. Më pas u emërua kryeinspektor i Zyrës së Arsimit. Në vitin 2006,  Këshilli Bashkiak, i besoi detyrën e Kryetarit. Pjesëmarrja dhe lotët në ditën e përcjelljes së fundit, treguan se sa vend kishte zënë ai në zemrat e njerëzve të thjeshtë.

Andonin e kujtojnë të gjithë me respekt: mësues, nxënës dhe kolegë. Ja si shprehen ata për të:

 Ivan Koli, mësues i rusishtes:” Andoni dallohej për intelektin, edukatën, vullnetin, dashamirësinë dhe seriozitetin. Ai kishte pretendime për jetën, të cilat i kërkonte tek vetvetja. Ai ishte një basketbollist i mirë dhe dashamirës i sportit.”

Enkelejda Zilfa, nxënëse:” Ne Andonin e kishim si model, dhe dëshironim që kur të rriteshim t’i ngjanim pikërisht atij.”

Lulo Lulaj, koleg:” Edhe pse mësues matematike, ai shkruante, sikur të ishte mësues i bukurshkrimit. I respektonte rregullat e drejtshkrimit, më mirë se një redaktor.”

Hysen Hoxha, bashkëqytetar:” Ishte një person me cilësi të çmuara njerëzore, me shpirt të madh, i fjalës dhe këngës së ëmbël. E kërkojmë dhe e gjejmë vetëm në ëndërr.”

Andoni kishte hyrë në radhët e e figurave të shquara  të lekëlotëve, jo pas vdekjes, por qysh në rininë e tij.

   Odhise Porodini Erdhi sërish prilli Kushtuar Lame Çikanit Kaloi plot një vit, Erdhi sërish prilli,Zogjtë pushuan këngën,S’këndon më bilbili. Mungon Lamja jonë,Zjarr s’i jep më këngës,Larg shkoi buzëqeshja,Iku shpirti i zemrës. Nuk të shohim më,Në kuvendet tona,Fjala tënde e ngrohtë, Ndizte zemrat tona. Ishe balsami ynë,Në ditë të vështira,Me këngë i kaloje,Ksothe e të mira. Kështu i përcolle shokët,Që të ranë në luftë,Kështu i mbajte miqtë,Të bashkuar grusht. Të kërkon Labova,Që të deshte shumë,Mall derdhe në këngë, Isua si një lumë. Me penën e artë,Qëndise historinë,Për shokët që ranë, Për fshatin, ushtrinë. Fli i qetë o LAME,Në qiejt pa anë,Dhe pse ike larg,Ne të kemi pranë.

 

Përkujtohet Lame Çekani 

Më 13 Prill, u përkujtua një  vjetori i ndarjes nga gjiri ynë, i njeriut të nderuar e mirënjohur Lame Çekani. Ceremonia filloi me vizita në familje, pastaj në varreza dhe më tej,  me drekën e shtruar në restorant “Serenata korçare”.  Përveç familjarëve, të afërmve, miqve, shokëve dhe përfaqësuesve  të shoqatës “Odrie Golik”,  mernin pjesë edhe anëtarë të Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Veteranëve.

Shish Tufina  u mbush me një varg të gjatë makinash,  mbi mermerin,  që mbante brenda mikun tonë, të mbuluar me kurora e tufa lulesh, u derdhën lot, ngushëllime dhe kujtime. Zv. Kryetari i Shoqatës, Odhise Porodini, në përshëndetjen e rastit, ndër të tjera tha:”

.... Na mungon Ai me fjalën e tij të dashur e të ngrohtë, na mungon mençuria e tij, na mungon pena që krijoi një sërë botimesh me vepra të veçanta, na mungon ajo buzëqeshje dhe humori i tij aq gazmor, por edhe zëri i tij prej bilbili, i cili gjëmonte melodjoz në çdo sebep, në kuvendet e trapezat tona.

            Megjithatë, në t njëjtën kohë, ne ndjejmë krenari për Lamen tonë, sepse ai na la pas vlera të mëdha morale e shoqërore, që na ndriçojnë sot e në të ardhmen, të cilat do t’i ruajmë si gjë të shenjtë.  Ai na la një familje të mrekullueshme, bashkëshorten e nderuar, Martën, vajzat, dhëndurët, nipërit e mbesat, tek të cilët gjejmëato virtyte që kishte edhe Lamja ynë io pa harruar...

 

Korespodenti i gazetës “Odrria”