Gazeta Odria nr.71

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 VANGJEL ZHAPA DHE VENDLINDJA LABOVE



VANGJEL ZHAPA DHE VENDLINDJA LABOVE

Nga Prof. Thanas Meksi

Jehona pėr veprėn filantropike te Vangjel Zhapės vazhdon te rritet. Pėr me shume se 100 vjet ajo u la ne harrese.
Ne Labove I prishen edhe monumentin. Me mermerin e tij shtruan shkallet e shtėpive. Vazhdojnė te marrin gurėt e shtėpisė dhe te bėjnė mure rrethues…
Pėr hir te pasurisė e quajtėn "reaksionar". Kur Ai kishte mbaruar dy shkolla te mesme dhe njė universitet ne Paris, vazhdonte te quhej I "paditur".
Ne vitin 1971 kuvendi Popullor I atėhershėm I hoqi edhe emrin fshatit Labove e Zhapės, duke e quajtur Labove e Madhe dhe Labove e Vogėl.
Ne Ure te Subashit, kur merrje rrugėn pėr Labove e pyesje. Te pėrgjigjeshin: Zhapa ėshtė nga Labova.
Sot ka edhe ndonjė labovit qe ne mėnyre jot e drejte nuk e njeh veprėn unikale te Vangjel Zhapės. Pėr Atė ėshtė shkruar pak dhe botuar me pak akoma. Me shume kane shkruar pėr Atė te huajt.

Fryma nihiliste pėr atė ka qene e dukshme dhe dashakeqėse.
Njė gjė te tille ndjeva edhe unė, kur fillova te flisja pėr Zhapen. Ne Qershor, kur organizuam ndezjen e Flakės Olimpike ne Labove, shume intelektual labovite nuk erdhėn ne ketė manifestim kulturoro – sportive, qe kaloj ne mėnyre te pelqyeshme. Disa qe ishin atje nguronin te vinin te vizitonin shtėpitė e Zhapajve.
Kryeministri i Anglisė David Cameron, me letrėn e Tij te datės 20.07.2012, gjente kohe te pėrshėndeste pėr ketė eveniment.
Habite kur mėson se Kryesia e Shoqatės Atdhetare Kulturore "ODRIA" ka bere tre propozime Presidenteve te Republikės pėr akordimin e njė titulli Vangjel Zhapės. Njė propozimi te tille ka bere dhe ish ministri I kulturės Visar Zhiti. Por presidenca ka heshtur.
A nuk ėshtė pėr tu pėrshėndetur nisma e Partneret Shqipėri – Qendra pėr manazhimin qe I akordoje Vangjel Zhapės ēmimin ndėrkombėtar "PIONIER I FILANTROPISE". VANGJEL ZHAPA NGA LABOVA E ZHAPES

Detyrohemi ta nėnvizojme ketė kapitull pėr te treguar kombėsinė e Vangjel Zhapės qė ishte Shqiptar nga Labova. Dhe as Grek, rumun apo vllah… qe kėrkojnė ta paraqesin.

Vangjel Zhapa u lind me 23 Gusht 1800 ne Labove te Madhe te Odries, Gjirokastėr. Ai ishte I biri I Vasil Zhapės, tregtar dhe Sotira Meksit, shtėpiake. Mesoi te shkruaj dhe lexoj nga mėsuesi – prift I fshatit. 14 vjeē shkoi ne Gjirokastėr, ku punoi si ēirak ne njė dyqan ėpucėsh dhe me vone u integrua ne Oborrin e Ali Pashe Tepelenės ne Janine. U regjistrua ne gjimnazin "Zosimea" dhe me vone ne njė shkolle ushtarake, qe tretohej nga oficere franceze. Mori pjese ne revolucionin grek pėr shpalljen e Pavarėsisė se Greqisė, duke luftuar me etėmohim bashkė me heronj te Sulit. Iku I zhgėnjyer nga Greqia, ku mori plage dhe vetėm njė medalje trimėrie.

Ne vitin 1830 vendoset ne Rumani, ne krahinėn e Bronshteinit, ku punon ne njė malli drithi bashkė me disa patriot.
Mė vone shkon pėr studime ne Paris , France. Mbaron Universitetin Bujqėsor dhe diplomohet pėr agronomi. Ne Paris Vangjel Zhapa lidhet me rrethet revolucionare, sidomos me rumunet dhe zė miqėsi me Princin me orgjinė shqiptare, nga Labova, Joan Gjika. Atje ai hėron me shėrbimet e xherahut (mjekėsi popullore) shume njerėz. Midis te ēileve dhe vajzėn e mbretit, qe vuante nga gangrena e kėmbės, nga peritone shume toka dhe pyje, qe me vone zbulohen si zona naftėmbajtėse. Krijon njė ferme model ne Bronshtein dhe shton pasurin me regtinė e drithėrave dhe ēifligjet, qe kishte blere, nga te cilat grumbullonte 99.000 napolon flori fitime ne vit.

Fill mbas krijimit te pasurisė se Tij ne Rumani, bamireson investime te shumta ne fshatin e tij te lindjes Labove, qe pėr hire te tyre, aty nga viti 1850 merr dhe emrin Labove e Zhapės. Me vone, Ai investon ne Rumani, Turqi, Greqi, rilind lojėrat Olimpike Botėrore, qe kishin 500 vjet qe ishin ndaluar. Merr ēmime dhe vlerėsime si filantrop I madh I Ballkanit> Pse jo, edhe I Evropės. Njihte dhe pėrdorte tete gjuhe te huaja si: rumanisht, turqisht, greqisht, latinisht, frėngjisht, anglisht, italisht, shqip, duke I shoqėruar ato me njė biblioteke shume te asur. Vdes parakohe nga njė sėmundje e rende ne moshėn 65 vjeēare, ne vitin 1865, ne Rumani. RILINDJA E LABOVES Prindėrit e Vangjel Zhapės u pėrkujdesen dhe e "mbushen" atė me dashurinė pėr vendlindjen, natyrėn e bukur, kopshtarinė dhe kafshėt e shtėpiake, pėr token dhe bimėt mjekėsore.
Ėshtė e natyrshme, qe influencimet pėr vendlindjen Vangjel Zhapa I ka se pari nga "geni" I Tij dhe se dyti nga shkolla e kultura, ambienti frymėzues I Janinės dhe Broshteinit, literature iluministe, gjuhet e huaja qe pėrdorte. Vangjel Zhapa, pas ndėrtimit te shtėpive – pallat te Tij ne Labove, ndėrtoi kishėn e Papandis, dhjete kisha te vogla si ato te Shėn Ilias, Shėn Mehillit, Shėn Gjergjit, Shėn Thanasit, Shėn Sotirit, etj. Dhe 5 faltore. Ndėrtoj 6 kroje ne fshat, ku me madhėshtori ishte Kroi I Madh, qe e rindėrtoj biznesmeni labovit Andre Dilo.
U rindėrtuan dhe u shtruan me gurė rradhe –rradhe rrugėt e fshatit dhe ndėrtimi I rrugės Labove – Karjan beri qe aty te kalonin edhe karrocat qe tėrhiqeshin nga kuaj. Nga Vllahija Vangjel Zhapa hartoi Programin e Rilindjes se Labovės. U ndėrtua shkolla - gjimnaz me dy ivele dhe konvikt pėr nxėnėsit. U ndėrtua pranė saje dhe punishtja e tezgjahut, ku jepnin mėsim dy mėsuese te huaja.
Ndėrtohet Qendra e Shėrbimit Shėndetėsor dhe Farmaceutik. Vizitat dhe shėrbimet bėheshin falas. Mjeku I fshatit ne Labove, ne vitin 1945, qe paguhej nga fondacioni Zhapa, ishte Dr. Theodhori Bllani, nga fshati Sotire I Dropullit. Kujdes I veēante nga Vangjel Zhapa shtė reguar pėr bashkėfshatarėt e tij dhe fėmijėt e tyre. Ėshtė rast unik ne Evrope bamirėsia pėr njeriun.

Sponsorizonte ne Labove 50 familje te varfra me trajtim 250 napolona flori ndihme vjetore. Trajtonte me fonde pajėn dhe martesėn e vajzave te varfra, si dhe vazhdimin e shkollės se mesme e te larte. Ne shkollat me te mire te Evropės. Vangjel Zhapa paguante epitropin e Labovės me 1700 napolona florinj ēdo vit, si dhe ja jepte te gjitha fitimet e interes qe nxirreshin nga festivalet dhe olimpiadat qe zhvilloheshin ne Pallatin "Zhapion". Nderoi njė bibliotekė modern ne gjimnazin e Labovės, sipas parametrave evropiane, me literature te zgjedhur botėrore. Vangjel Zhapa e quante vendlindjen e Tij "Vendi I Shenjte I Takimit me Zotin". Prandaj ėshtė caktuar 2 Shkurti festimi im kėsaj dite ne Labove. Dhe labovitet mblidhen me gėzim atje.
Ky shkrim, ne radhe te pare ka si qellim te tregoj dashurinė e filantropit te madh Vangjel Zhapa pėr vendlindjen e Tij Labovėn e Zhapės dhe donacionet e Tij pėr ndėrtimin e saj. Ndjekja e pėrvojėn se Tij, se dyti nga intelektualet labovite (takimi I tyre u zhvillua me 22 Mars 2014ne Tirane) pėr ta kthyer fshatin e tyre te vendlindjes ne Fshat Historiko – Turistik.
Ėshtė shembull qe duhet ndjekur……..