Gazeta "ODRIA" Nr.7
POETI ARBEN DUKA NDEROHET ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” I GJIROKASTRËS
“Si Mona Liza”, promovimi I librit të Arben Dukës është shoqëruar me dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”. Një ceremoni e bukur është zhvilluar sot në bar “Sofia” në Tiranë, me pjesëmarrjen e këngëtarëve që kanë kënduar poezitë e tij në festivalin e këngës, si Irma Libohova, Petrit Lulo, Luan Zhegu, Kozma Dushi, etj. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime, i dorëzoi, titullin “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës, poetit ARBEN PILO DUKA, i cili e falënderoi nga zemra Këshillin Bashkiak.
Aktori i mirënjohur Agim Zeka, recitoi me me dashuri e çiltërsi poezinë “Fuqia e besimit”, nga libri “Si Mona Liza”.
Ai u duartrokit ngrohtësisht dhe u përshëndet edhe nga vetë autori.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kompozitori i madh Agim Krajka, miku i ngushtë i Dukës me të cilin ngjiznin këngët më të bukura të festivaleve kombëtare, i cili në fjalën e tij, u shpreh se, poezitë e Arben Dukës na zbukuruan muzikën shqiptare dhe e quajti Arben Dukën “një monument të kulturës kombëtare”.
Famën e poetit Duka, kompozitori Krajka ia dedikoi mbështetjes në rrënjët e popullit.
Këtë aktivitet e nderoi edhe pjesëmarrja e mjaft deputetëve dhe personaliteteve të fushave të ndryshme, si deputetët: Spartak Braho, Koço Kokdhima, Agron Duka, Pirro Lutaj, Anduel XhindiMinistri i Drejtësisë Nasip Naço, si dhe Petro Koçi, Edmond Zhulali, Artur Zoto, Sokrat Gode, Osman Mula, Flamur Shehu, si dhe mjaft shkrimtarë, artist e poet.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që ka sponsorizuar botimin e librit “Si Mona Liza” të Arben Dukës.
Ishin gjithashtu poetë të njohur të vendit dhe gazetarë e politikanë.
Dhënia e titullit ishte një shenjë nderimi dhe krenarie për poetin gjirokastrit, i cili u vlerësua për kontributin e tij dhe për vitalitetin krijues, edhe në këtë kohë kur gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Poeti Arben Duka, i cili boton përditë në këndin e satirës politike në vargje në gazetën Shqiptarja.com, u vlerësua si një rast i rrallë që lëvron këtë zhanër të harruar nga shumë poetë të tjerë.
Poeti Lirim Dede, e përshëndet pikërisht për vlerën që kanë vargjet e botuara në gazetën “Shqiptarja.com”, ku ai u shpreh se “gazetat zakonisht mbajnë kahje të caktuara politike.
Por në satirën e Arben Dukës ne lexojmë të vërtetën.
Kështu që kur ai ka nisur të shkruaj satirat politike, ne jemi të abonuar në Shqiptarja.
com”.
Për poetin Arben Duka u mbajtën kumtesa që vlerësuan poezinë e tij për koloritin, larminë, stilin, emocionet që dhuron.
“Femra është tharmi që mbush poezinë e Benit, e bën atë të jetë e veccuar nga poezitë e gjithë të tjerëve poetë, pasi batica e fortë e muzës e ka shtyrë në breg të lartë, të paarritshëm nga soji ynë”, u shpreh shkrimtarja dhe gazetarja Miranda Haxhia.
Arben Dukën e vlerësuan si Ali Asllanin dhe Fan Nolin e sotëm.
Këngëtarja Irma Libohova ka kënduar gjatë ceremonisë vargjet e Arben Dukës “Ore, ore luleborë”.
Petrit Lulo kėndoi kėngėn qė konsiderohet si himn
i qytetit tė Gjirokastrės, shkruar nga biri i saj Arben Pilo Duka. Tė tjerė kėngėtarė si Luan Zhegu, Kozma Dushi, Ylli Bakj kėnduan kėngė tė kompozuara mbi vargjet e Arben Dukės. Poeti Arben Duka u pėrshėndet nga veterani Koēo Toti, nė emėr tė bashkėfshatarėve labovit dhe shoqatėa AK Odria; Alqi Janė nė emėr tė shoqatės Dielli tė Gjirokastrės dhe Mina Kuka, nė emėr tė ish-kolegėve tė tij ushtarak. Pas ceremonisė, pėr nder tė pjesėmarrėsve u shtrua njė koktej i pasur. Aktivitetin e mbylli vetė poeti i madh i kombit, Arben Duka, duke falėnderuar e
uruar pjesėmarrėsit.